BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Artan Balaj, “shėtit” Evropėn me 27 portrete

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Artan Balaj, “shėtit” Evropėn me 27 portrete

    Mesazh nga Albatros 30/11/2010, 09:42

    Artan Balaj, “shėtit” Evropėn me 27 portrete  Intervista_29

    Janė 27 portrete tė artistit Artan Balaj, qė flasin shqip, por mendojnė si evropianė, duke bėrė apel tė vendet e Bashkimit Evropian pėr integrim dhe njohje tė Kosovės.

    Dje ėshtė mbyllur ekspozita e artistit Artan Balaj, "The Young Europeans", nė Muzeun e Artit Bashkėkohor "M.I.D.A.C" nė Belforte del Chienti tė Italisė. 27 portrete, tė cilėt kanė pėrcjell pėr afro njė muaj mesazhin qė artisti ka dashur tė jap nėpėrmjet punimeve tė tij artistike, pasurinė mė tė madhe tė Kosovės, rininė e saj, natyrshėm, me pėrditshmėrinė e saj. “Karakteristikė e tė gjithave portreteve qė kam prezantuar nė Itali, sė pari, ėshtė se janė tė gjitha individuale, jam pėrpjekur qė tė gjitha ato tė kenė tipare tė veēanta, i pėrzgjodha ato qė paraqisnin tipare karakteristike. Pra, asnjė portret nuk ėshtė i ngjashėm me tjetrin. E thėnė shkurt, personazhe qė e identifikojnė Kosovėn”, u shpreh Artani, nė njė intervistė pėr “Botėn sot”. E nė fakt duket se portretet e tij, i gjejmė nė ēdo rrugė tė Prishtinės apo kafenetė e saj, nė rutinėn e jetės sė Kosovės, nė pritje tė njė perspektive apo shprese qė quhet integrim nė Bashkimin Evropian.

    Njė apel pėr njohje tė Kosovės

    Nė fund tė fundit, thotė artisti, Kosova e ka vendin aty, dhe ky ėshtė mesazhi mė i madh qė pėrcjell Artan Balaj te qytetarėt evropian. Megjithėse guximi i tij ėshtė mė i madh, duke shkuar mė tej, dhe duke e dyfishuar misionin e tij si artist dhe qytetar i Kosovės, pasi personazhet e tij janė edhe njė apel pėr njohje tė shtetit mė tė ri nė botė nga ana e shteteve evropiane qė ende nuk e kanė njohur. “Nėpėrmjet kėtyre 27 portreteve unė dėrgoj edhe njė apel te tė gjitha shtetet qė ta njohin shtetin mė tė ri nė botė, Kosovėn. Dhe ideja ime ėshtė qė kjo tė jetė njė ekspozitė shėtitėse, pra ideja ėshtė qė kjo ekspozitė tė hapet jo vetėm nė ato shtete tė Bashkimit Evropian qė na kanė njohur, por dhe nė ato vende qė nuk e kanė njohur Kosovėn”, shprehet Balaj, duke shtuar se qytetarėt e Kosovės nuk duhet tė pėrjashtohen nga procesi i integrimit dhe liberalizmit me BE-nė.

    Njė ekspozitė qė thyen paragjykimet

    deri mė sot jemi mėsuar qė shqiptarėt tė jenė paragjykuar kudo nė botė, duke e pėrgjithėsuar njė popull nė bazė tė veprimeve tė disa persiane. Dhe ky ėshtė njė paragjykim qė ekziston prej dekadash tashmė. E kėtė pikėpamje ekspozita e Artan Balajt kėrkon qė ta “thyej”. Mėnyra qė ka gjetur ai ėshtė tejet e veēantė, tė themi njė kurth i pėrgatitur pėr opinionin evropian. “Nė ekspozitė ėshtė e vėrtetė qė prezantohen 27 portrete, tė cilėn unė e kam quajtur portrete tė rinisė sė Kosovės, por nė fakt personazhet nuk janė tė gjithė shqiptarė, por ka dhe italianė, amerikane. Nėpėrmjet saj dua tė tregoj se ne si popull nuk dallojmė nga tė tjerėt, as nga aspekti fizik e as ai kulturor. Por janė vetėm paragjykime pėr shqiptarėt, prandaj dhe fotografitė i kam bėrė nė vende tė ndryshme, kėshtu njė shqiptare e kam fotografuar nė Amazonė”, shprehet Balaj.

    E megjithėse jo rastėsisht vendosi qė ekspozita tė mbyllej mė 28 nėntor, Ditėn e Flamurit, artisti, nuk e pėrmbyll kėtė ekspozitė vetėm nė Itali, por ajo do tė jetė pjesė e galerive nė vend tė ndryshme evropiane, duke shėtitur kėshtu me 27 portretet e tij, qė flasin shqip, por mendojnė si evropianė...

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28/3/2024, 15:25