BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Zbulohet liqeni i pėrbėrė nga dioksidi i karbonit nėn sipėrfaqe Tokėsore

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Zbulohet liqeni i pėrbėrė nga dioksidi i karbonit nėn sipėrfaqe Tokėsore

    Mesazh nga Vizitor 11/4/2009, 11:07

    Njė ekip i hulumtuesve nga Japonia dhe Gjermania kanė zbuluar njė "liqen" tė jashtėzakonshem nėn sipėrfaqen e shtratit oqeanik tė pėrbėrė nga dioksidi i karbonit (karbon) i lėngėt. Nė Tokė dioksidi i karbonit ėshtė zakonisht nė formė tė gazėt por nė thellėsi tė mėdha ku shtypja ėshtė e shumtė, gazi ftohet dhe shndėrrohet nė lėng.

    Pėrshkak tė ngrohjes globale, disa shkencėtarė janė duke sygjeruar qė dioksidi i karbonit tė vendoset nėn sipėrfaqe tokėsore. Ky zbulim do tė mundėson qė tė mėsojmė mė shumė mbi kėtė proces.

    Liqeni i zbuluar ėshtė formacion natyror i rrallė dhe ėshtė zbuluar nga Fumio Inagaki i Agjencisė Japoneze pėr Shkenca dhe Tekonolgji Detare-Tokėsore nė Yokosuka.

    Liqeni ėshtė zbuluar gjatė hulumtimeve tė kanaleve hidrotermale, pikat vullkanike nėn det, nė detin Kinez Lindor, afėr Taiwan-it.

    Prania e liqenit ishte e papritur sepse mali detar (formacion malor nėn ujė) gjindet nė thellėsi 1,400 metra prej nivelit tė detit. Nė ato thellėsi, dioksidi i karbonit ėshtė mė i lehtė se uji gjė qė e shkakton tė ngritet dhe lirohet nė atmosferė nė formė tė gazit. Nė kushte normale, pėr mos tė ngritet nė sipėrfaqe, dioksidi i karbonit duhet tė jetė nė thellėsi 3,000 metra.

    Por liqeni i zbuluar qėndron nė vend sepse dioksidi bashkėvepron me ujin e ftohėt qė kalon mbi atė duke reaguar dhe krijuar akull tė njohur si hidrati i dioksidit tė karbonit. Ky hidrat krijon njė lloj "mbyllesi" prej akulli qė e burgos dioksidin e karbonit.

    Ēka ėshtė mė interesante, ekzistenca e kėtyre liqeneve parashikohet nga studimi i Kurt Zenz House nga Harvard University. House pohon se kėta "mbyllėsa" mund tė pėrdoren pėr ndėrtimin e hapėsirave pėr ruajtje tė dioksidit.

    Nuk dihet se sa liqene tė tilla ekzistojnė ose se ēfarė ndikim kanė nė klimen e botės.

    Gjithashtu ėshtė zbuluar se prania e dioksidit ndikon negativisht nė botėn e gjallė. Edhe pse ky mjedis nuk ėshtė miqėsor pėr bakterie, dhe ato gjinden me numėr shumė tė vogel, ato prap arrisin tė mbijetojnė.

    Inagaki shpreh befasinė qė bakteriet arrisin tė mbijetojnė duke theksuar se ėshtė e mundur qė ato mbijetojnė falė mikroambienteve ku barazpesha e dioksidit tė karbonit, hidrateve dhe ujit detar, bien nė favor tė krijesave tė gjalla.

      Ora ėshtė 19/4/2024, 13:33