BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tirana shfaqet e frikshme me Dinamon, hyn nė lojė pėr titullin

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Tirana shfaqet e frikshme me Dinamon, hyn nė lojė pėr titullin

    Mesazh nga Albatros 31/1/2011, 23:24

    Tirana,
    24 herė kampione e Shqipėrisė, fiton derbin me Dinamon nė javėn e 18-tė
    tė superiores dhe futet seriozisht nė valle pėr titullin kampion. -11
    pikė nga Flamurtari i vendit tė parė (29 pikė) nuk janė shumė, duke
    pasur parasysh se tė enjten bardheblutė do tė luajnė ndeshjen e
    prapambetur me Skėnderbeun nė Tiranė (takim i javės sė 17-tė). Tirana
    vinte nė kėtė mdeshje e karikuar nga merkato, teksa pas Gilman Likės
    presidenti Refik Halili afroi Bekim Balėn dhe Jahmir Hykėn. Dy tė fundit
    pėr efekt dokumentacioni nuk mund tė ishin nėn urdhrat e Dedės nė
    derbi, megjithatė thjesht fakti qė ata do tė luajnė me bardheblutė
    pjesėn e mbetur tė sezonit e bėn Tiranėn mė shumė se tė frikshme.


    Ndeshja
    nisi e ashpėr dhe me shumė ritėm. Qysh nė minutėn e 4-rt Elis Bakaj
    kalon Dinamon nė avantazh, por reagimi i Tiranės qe i menjėhershėm. Nė
    minutėn e 22-tė i riu Morina e nderon sėrish trajnerin Dede, teksa kthen
    nė gol njė kros tė gjatė tė Gilman Likės. Tensioni nė fushė do tė
    rritej dhe nė minutėn e 35-tė Tirana fiton njė 11-metėrsh qė kontestohet
    fort nga stafi Dinamovit. Ilir Daja dėrgohet nė tribunė nga gjyqtari
    Jemini, ndėrsa nga pika e bardhė shėnon Andi Lila. Tirana shkon nė
    pushimin mes pjesėve nė avantazh 2-1.


    Pjesa
    e dytė sheh nė fushė njė Dinamo mė agresive, qė shkon shpesh afėr
    portės sė Likės, por goli mungon. Gjatė kėsaj pjese nuk mungojnė rastet e
    tensionit dhe ndėrhyrjet e rėnda, qė nuk i kalojnė caqet e lojės sė
    ashpėr. Nė fund tė pjesės sė dytė Peqini i Dinamos ndėshkohet me
    kartonin e dytė tė verdhė, ndėrsa Andi Lila merr tė verdhėn qė e lė
    jashtė formacionit pėr ndeshjen e radhės me Skėnderbeun. Derbi mbyllet
    me fitoren e bardhebluve, qė kėcėnojnė seriozisht pozitat e Skėnderbeut
    dhe tė Flamurtarit nė krye tė renditjes.

      Ora ėshtė 28/3/2024, 14:35