BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ndikimi i Islamit nė gjeografi

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Ndikimi i Islamit nė gjeografi

    Mesazh nga Vizitor 11/4/2009, 23:58

    Ndikimi i Islamit nė gjeografi
    Nga: Prof. Dr. Muhammed Mahmud Es-Sefjad
    profesor i gjeografisė nė Universitetin Anju-Shems nė Kajro

    Pėrktheu:
    |Shyqri Xhibo, inxh. dipl.



    Gjeografia ka qenė disiplina e parė shkencore, sė cilės arabėt dhe
    myslimanėt i kanė kushtuar rėndėsi tė posaēme. Nga lėmia e
    gjeografisė janė shkruar shumė vepra.

    Nuk dėshiroj kėtu tė flasė mbi zhvillimin historik tė gjeografisė
    arabe,as pėr veprat e mėdha qė kanė shkruar gjeografėt arabė dhe
    myslimanė me tė cilat e kanė begatuar trashėgiminė kulturore tė
    njerėzimit nė kėtė disiplinė shkencore.

    Kėto vepra shkencore,si dhe shumė instrumente tė navigacionit dhe
    harta gjeografike, i kanė shfrytėzuar lundruesit evropian nė
    udhėtimet e tyre rreth botės dhe nė zbulimin e hulumtimin e pjesėve
    tė ndryshme tė planetit tonė.



    Gjeografia - nevojė pėr arabėt



    Interesimi i arabėve pėr gjeografi, nė masė tė madhe, ėshtė fryt i
    mesit nė tė cilin kanė jetuar. Aktiviteti i tyre i parė ka qenė nė
    shkretėtirė. Ajo i ka detyruar tė mbledhin sa mė shumė shėnime
    (informata) gjeografike. Lėvizja nė shkretirė ka qenė shumė e
    vėshtirsuar dhe gati e pamundur po qė se nuk ka pasur shėnime tė
    duhura mbi yjet dhe trupat e tjerė qiellorė,tė cilėt arabėve u kanė
    shėrbyer si mjete tė vetme tė orientimit nė hapėsirė. Edhe si blegtor
    ata kanė qenė tė detyruar tė njohin rrethin e afėrt dhe tė largėt,qė
    tė mund tė gjejnė burime tė reja tė ujit dhe kullosa tė begatshme.

    Poezia paraislame arabe pėrfshin shumė fakte gjeografike dhe
    pėrshkruan shumė dukuri,ngjarje nė shkretėtirė dhe,si e tillė,ajo
    ėshtė bėrė njėri prej burimeve tė rėndėsishme tė gjeografisė arabe.
    Nė poezinė paraislame hasim nė shumė emra tė rrafshinave,tė
    burimeve,tė bjeshkėve,tė kodrave dhe tė vendeve historike. Vetėm njė
    shikim nė shtatė apo dhjetė "muallaka" tregon se sa rėndėsi i kanė
    kushtuar arabėt gjeografisė dhe rrethit nė tė cilėn kanė jetuar. Kėto
    njohuri gjeografike janė pėrcjellur brez pas brezi. Kultivimi i
    poezisė ka qenė diē mė hyjnore,sė cilės arabėt, gjatė shekujve, i
    kanė kushtuar rėndėsi tė madhe. Pėr kėtė arsye nuk duhet tė habitemi
    nėse gjeografinė e gjejmė nė mes tė disciplinave shkencore me tė
    cilat, zakonisht, janė marrė filozofėt. Al-Asmei (shek. 8) ka qenė
    filozof i madh, por njėkohėsisht ka qenė edhe gjeograf i madh. Lidhja
    e filoyofisė me gjeografinė ėshtė mbajtur deri nė kohėn e re. Kjo
    shifet edhe te Al-Zubejdi nė fjalorin e tij tė madh "tagj al-ans".



    Islami zgjon interesimin pėr gjeografi



    Islami ėshtė paraqitur nė shekullin e shtatė dhe, vetėm pas dy
    shekujve, Shteti Islam ka pėrfshirė njė territor tė madh nė
    kontinentin e Azisė dhe tė Afrikės. Ky zgjerim i Shtetit Islam ka
    shtuar nevojėn e interesimit mė tė madh pėr gjeografinė e territoreve
    tė ēliruara. Ky interesin ka qenė nevojė nga aspekti politik,
    administrativ dhe tregėtar me qėlim qė tė njihen vendet e ēliruara,
    rrugėt dhe largėsia e disa regjioneve tė njė shteti kaq tė madh.
    Ndėrsa,para kėsaj edhe haxhi, njėri nga shtyllat e islamit, ka
    paraqitur nevojėn e njohjes sė rrugėve tokėsore dhe detare deri nė
    Mekke dhe Medine. Njėkohėsisht Haxhi ka qenė edhe faktor shumė me
    rėndėsi pėr zgjerimin e marrėdhėnieve dhe pėr kėmbimin e mendimeve
    mes myslimanėve. Mekkeja u bė qendėr nė tė cilėn mblidheshin me
    dhjetėra mijėra myslimanė tė nacionaliteteve tė ndryshme nga mbarė
    bota. Mes tyre ka pasur udhėpėrshkrues,tė cilėt kanė shkruar
    udhėpėrshkrime me vlerė tė pėrhershme.



    Arabėt dhe trashėgimia e vjetėr kulturore



    Me zgjerimin e shtetit islam,myslimanėt kanė ardhur nė kontakt me
    kulturėn dhe civilizimin greko-romak, prej sė cilės, edhe pse ishte e
    bazuar nė idhujtari, kanė arritur tė veēojnė ato vlera tė cilat nuk
    kanė qenė nė kundėrshtim me ideologjinė islame.

    Puna kėrkimore-shkencore para paraqitjes sė islamit ishte nė rėnie tė
    vazhdueshme. Shkencėtarėt grek dhe ata qė kanė pranuar filozofinė e
    tyre nuk kanė arritur t'i kėnaqin filozofėt-teologė krishter nė
    shekujt e parė tė krishterizmit. Arabėt,me formimin e shtetit tė tyre
    e kanė ringjallur filozofinė greke, shkencėn dhe kulturėn dhe kėshtu
    kanė vėnė lidhje nė mes tė kulturės sė vjetėr e tė pasur me tė
    arriturat e reja shkencore. Grekėt kanė qenė popull i civilizuar dhe
    me kulturė, romakėt kanė qenė luftėtar dhe pushtues, ndėrsa
    myslimanėt i kanė pasur qė tė tė dy kėto veti. Myslimanėt kanė
    krijuar shtet tė madh,i cili ka qenė i mbėshtetur nė themelet e
    sigurta me ligje dhe kulturėn qė nuk ka qenė e kėnaqur vetėm me ate
    lokale, por ka pranuar tė arriturat kulturore tė popujve tjerė,tė
    cilėt i kanė paraprirė historisė sė njerėzimit. Me ēlirimin e Sirisė
    arabėt kanė ardhur nė kontakt me krishterėt nestorian, mbrojtės tė
    njohurive tė vjetra dhe,prej tyre,kanė marrė dhe pėrkthyer shumė
    vepra greke dhe njohuri tė popujve lindorė.

    Pas ēlirimit kanė filluar punėn kėrkimore-shkencore. Halifėt prej
    dinastisė Abbasite kanė meritė tė madhe pėr to. Ata kanė pėrkrahur
    kėtė punė kėrkimore-shkencore kėshtu qė nė gjuhėn arabe janė
    pėrkthyer veprat mė tė njohura dhe mė tė mėdha,tė shkruara nė gjuhė
    tė tjera. Nė kėtė aspekt kanė qenė tolerant deri nė kufi tė fundit.
    Ata kanė shfrytėzuar njohuritė nga tė gjitha vendet e botės,pa marė
    parasysh pėrkatėsinė e tyre fetare dhe nacionale. Kulminacionin e vet
    kjo punė shkencore e ka arritur nė kohėn e halifit Al-Me'mun. Flitet
    se pėrkthyesve ua ka paguar me ari peshėn e veprės sė pėrkthyer.
    Bizantinasit janė ēuditur me kėmbėguljen e myslimanėve qė,nė kuadėr
    tė ndonjė kontrate,t'iu jepet edhe ndonjė vepėr greke.

    Duke iu falėnderuar aktivitetit pėrkthyes tė myslimanėve, shumė
    dorshkrime greke janė ruajtur nga shkatėrrimi kėshtu qė pėrkthimi nė
    kėto suaza u bė njėsoj e rėndėsishme sikurse edhe krijimtaria
    origjinale. Fati ka qenė qė shkenca greke ka qenė shumė e zhvilluar
    nė Siri kur atė e kanė ēliruar arabėt, kėshtuqė pėrkthyesit
    gjerėsisht I kanė sqaruar tekstet mė pak tė qarta greke dhe,nė kėtė
    mėnyrė,i kanė lehtėsuar shkencėtarėve tė perėndimit qė mė lehtė tė
    kuptojnė dhe tė thellohen.

    Nė kėtė mėnyrė myslimanėt kanė ruajtur ato vlera nė tė cilat sot
    mbėshtetet kultura dhe civilizimi evropian, kanė ruajtur civilizimin
    dhe kulturėn greke e me kėtė edhe lidhjen nė mes tė sė kaluarės dhe
    tė sotmes sė Evropės.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Ndikimi i Islamit nė gjeografi

    Mesazh nga Vizitor 11/4/2009, 23:59

    Arabėt dhe njohuritė gjeografike greke



    Njohuria gjeografike greke kulminacionin e vet e ka aritur nė kohėn
    kur Ptolomeu ka shkruar veprat e tij "Sistemi i madh matematikor i
    astronomisė" dhe "Hyrja nė gjeografi". Nuk do tė teprojmė nėse themi
    se zbulimet e vjetra gjeografike janė kryer me paraqitjen e kėtyre
    veprave. Prej kėsaj kohe dhe gjatė tėrė shekujve mesjetar Evropa ka
    jetuar nė detin e errėsirės. Myslimanėt kanė ruajtur kulturėn e
    vjetėr greke,tė cilėn e kanė trashėguar. Veprat e para qė kanė
    tėrhjekur vėmendjen e arabėve janė veprat e cekura tė Ptolomeut nga
    gjeografia.

    Veprėn,"Sistemi i madh matematikor i astronomisė" e ka pėrkthyer nė
    gjuhėn arabe Al-Hagjagj ibn Jusuf bin Meta (786-835) me titulla "Al-
    Magest". Kėtė pėrkthim mė vonė e ka reviduar Ibn Kurra al-Hurani (834-
    901) pas tė cilit teksti nė gjuhėn greke ėshtė humbur, ndėrsa ka
    mbetur pėrkthimi nė gjuhėn arabe tė cilėn nė shek. XII nė gjuhėn
    latine e ka pėrkthyer Zherardi nga Kremona (1175). Ky pėrkthim
    paraqet vetėm njė pjesė tė aktivitetit pėrkthyes tė Zherardit,e cila
    ėshtė e lidhur pėr tė gjitha disiplinat shkencore dhe pėr shumė
    shkrime greke tė cilat janė pėrkthyer nė gjuhėn arabe.

    Vepra e dytė e Ptolomeut "Hyrja nė gjeografi",e cila nė mes tė
    myslimanėve ishte e njohur me titull "Gjeografia",ėshtė pėrkthyer
    disa herė, ndėrsa prej pėrthimeve mė tė mira janė pėrkthimet e Sabit
    ibn Kurra-s dhe Muhammed ibn Musa al-Havarizmit (ka vdekur mė 850).
    Kur ka shkruar veprėn e vet tė njohur "Suret al-Erd" (Pėrshkrim i
    Tokės) nė dorė ka pasur "Gjeografinė" e Ptolomeut, pėr tė cilėn
    Nollino, orientalist i njohur italian, thotė se nuk ekziston asnjė
    vepėr evropiane tė cilėn mund ta krahasojmė me veprėn e Al-
    Havarizmit - me shkrimin mė tė vjetėr arab nga gjeografia, edhe pse
    Al-Havarizmi nė Evropė mė shumė ėshtė i njohur si matematicien se sa
    si gjeograf. Duke pasur parasysh kohėn dhe rrethanat nė tė cilat ka
    jetuar dhe vepruar Al-Havarizmi, Sartoni konsideron si matematicient
    mė tė madh tė tė gjitha kohėrave.





    Evropa dhe kontaktet e saj me shkencėn arabe



    Shkenca arabe ka rėndėsi botėrore. Ajo ka pasur sukses qė t'ua
    pėrcjellė popujve tė krishter tė Evropės Perėndimore trashėgiminė e
    vjetėr kulturor tė Lindjes e tė Perėndimit. Popujt evropian kanė
    ardhur nė kontakt me shkencėn arabe nė Siri gjatė luftėrave tė
    kryqėzatave, nė Sicili dhe nė shtetet arabo-evropiane nė Spanjė.

    Nė shekullin e pestė hixhri ose shek. XI e.r. filluan luftėrat e
    kryqėzatave. Kėtyre konfrontimeve Evropa ia mveshi petkun fetar dhe
    nė kėtė mėnyrė tentoi tė fshehė qėllimet e veta kolonialiste.
    Luftėrat e kryqėzatave kanė zgjatur gadi dy shekuj me radhė.
    Okupuesit europian kanė menduar se nė vendet arabe do tė hasin nė njė
    popull primitiv dhe tė pakulturuar. Mirpo duke ardhur nė kontakt me
    kulturėn dhe civilizimin arabo-islam ata kanė qenė tė detyruar qė ta
    ndėrrojnė kėtė mendim. Arabėt kanė qenė nė nivel tė njėjtė kulturor
    sikur edhe bizantinasit tė cilėt evropianėt i kanė marrė si shembull
    tė popullit kulturor dhe progresiv. Pėr kėtė arsye luftėrat e
    kryqėzatave kanė marrė kahje tjetėr dhe janė shndėrruar nė aktivitet
    tė vjeljes kulturore,pėrmes tė cilės Evropa ėshtė njohur me tė
    arriturat shkencore arabo-islame dhe popujve tė tjerė lindorė.

    Arabėt qysh nė shekullin e IX kanė zotėruar me Sicilinė. Mė vonė ata
    i kanė shtytyr normanėt. Normanėt kanė qenė adhurues tė mėdhenj tė
    shkencės dhe tė mendimit shkencor.

    Ata kanė pranuar kulturėn dhe civilizimin arabo-islam. Marrėdhėniet e
    mira nė mes tė krishterėve dhe myslimanėve nė ishull si dhe ekzistimi
    i gjuhės arabe, pranė asaj latine, mė shumė kanė kontribuar
    bashkėpunimit shkencor nė mes tė dy popujve nė tė gjitha fushat e
    veprimtarisė njerėzore.

    Shembull tipik tė njė bashkėpunimi tė tillė kemi te Al-Idrizi,
    gjeografit dhe hartografit mė tė madh tė shekullit mesjetar,i cili ka
    punuar nė oborrin e Roxherit tė II (rreth 1095-1154, mbret i parė
    sicilian, djali i Roxherit tė I, grof i Sicilisė) nė Palermo tė
    Sicilisė. Pėrveē kėtyre dyve ka ekzistuar edhe qendra e tretė e
    kontaktit tė Perėndimit me kulturėn dhe civilizimin arabo-islam. Ajo
    qendėr ka qenė Spanja arabe (Andaluzia). Spanjės i takon vendi i parė
    dhe mė meritor nė pėrcjelljen e kulturės dhe civilizimit arabo-islam
    nė Evropė. Perėndimi ka ditur mė shumė mbi Spanjėn se sa mbi Lindjen
    e Afėrt. Universitetet e Spanjės kanė qenė qendra tė cilat i kanė
    vizituar studentėt nga tė gjitha viset e Evropės.

    Nė tė njėjtėn kohė kur luftėrat e kryqėzatave kanė arritur
    kulminacionin e vet, nė shek. XII nė Spanjė,me tė madhe,kanė punuar
    shkollat e pėrkthyesve, posaēėrisht shkolla pėrkthyese e Toledos,e
    cila ka arritur tė pėrkthejė veprat mė tė mėdha dhe mė tė rėndėsishme
    arabo-islame nė gjuhėn latine, gjuhė e shkencės nė tė gjitha viset e
    Evropės, dhe tė tė folurit nė shumė viset e Spanjės,. Nga kjo kohė
    fillon ndikimi kulturor dhe shkencor arabo-islam nė Evropė dhe nė
    mendimin evropian,e cila do tė zgjasė gati plot tre shekuj.

    Edhe pse shkolla pėrkthyese e Toledos nuk ka pasur dimenzionet e
    shkollės pėrkthyese tė Bagdadit, prap se prap ka pasur rol tė madhė
    nė pėrhapjen e shkencės,tė kulturės dhe tė civilizimit arabo-islam nė
    Evropėn Perėndimore dhe tė Mesme.

    Edhe pse kjo vulė e madhe e krijimtarisė shkencore dhe kulturore, e
    cila ka filluar nė Egjipt, Babiloni, Asiri dhe Feniki, ėshtė udhėzuar
    nė Greqi,e cila mė vonė, ėshtė kthyer prapė nė formė tė kulturės dhe
    tė civilizimit grek,tė cilėn arabėt e kanė punuar dhe plotėsuar me
    burime hindiane dhe pastaj kanė pėrshkruar nė veprat e veta
    shkencore, pastaj si tė tillė,nėpėrmjet tė Afrikės,kanė transmetuar
    nė Spanjė, prej sė cilės pėrmes qendrave shkencore janė shpėrndarė nė
    Francė, Gjermani, Itali, Angli dhe nė vende tė tjera tė Evropės.





    Ndikimi i gjeografisė arabo-islame



    Nuk dėshirojmė kėtu tė flasim mbi kontributin e myslimanėve nė kėtė
    disciplinė shkencore, posaēėrisht nė gjeografinė deskriptive dhe nė
    astronomi, sepse mbi kėto janė shkruar me dhjetėra libra nė shumė
    gjuhė. Por dėshirojmė vetėm tė tregojmė dhe tė sqarojmė se si
    shkrimet arabo-islame kanė qenė bazė nė tė cilėn ėshtė mbėshtetur
    renesansa evropiane e kohės sė re. Shkencėtarėt arabo-islam pėrmes
    vėzhgimeve astonomike dhe shqyrtimit tė traditės e kanė ndarė atė qė
    ėshtė e vėrtetė dhe shkencore nga jo e vėrteta.

    Ata ua kanė ndriēuar rrugėn lundruesve europian, tė cilėt, kanė
    pranuar tė arriturat e tyre dhe kanė vazhduar udhėtimin rreth botės
    nė zbulimin dhe hulumtimin e pjesėve tė pazbuluara tė planetit tonė
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Ndikimi i Islamit nė gjeografi

    Mesazh nga Vizitor 11/4/2009, 23:59

    Zbulimet gjeografike



    Zbulimet gjeografike dhe udhėtimi nė pjesėt e pazbuluara tė botės
    kanė qenė pikėnisje e zgjimit evropian. Kėto zbulime gjeografike nuk
    do tė kishin sukses sikur evropianėt tė mos kishin arritur deri te
    shkrimet gjeografike arabo-islame dhe te instrumentet e
    navigacionit,tė cilėt ua kanė lehtėsuar lundrimin nė detin e hapur.
    Myslimanėt kanė dhėnė kontributin e vet tė plotė nė zbulimin e
    pjesėve tė pazbuluara tė botės. Ata kanė njohur tėrė Evropėn me
    pėrjashtim tė pjesėve veriore tė saj,tė cilėt edhe vetė europianėt e
    kanė zbuluar nė kohėn e re. Gjithashtu kanė njohur Azinė Jugore dhe
    Jugperėndimore, Afrikėn Veriore deri nė Ekuador, madje edhe nėn te.
    Ata hollėsisht kanė pėrshkruar pjesėt tė njohura pėr ta tė botės. Al-
    Mesudi, pėr shembull, nė veprat e veta ka shkruar mbi erėrat sezonale
    nė Oqeanin Indian dhe ndikimin e tyre nė lundrim.

    Al-Biruni ka konstatuar se India nė tė kaluarėn ka qenė gji detar tė
    cilin lumenjtė nga Himalajet e kanė mbushur me shtresa pjellore dhe
    kėshtu e kanė shndėrruar nė tokė pjellore. Ai ka treguar edhe mbi tė
    ashtuquajturat kohėt e detit dhe ka sqjaruar se ato lindin nėn
    ndikimin e forcės tėrheqėse tė Hėnės nė sipėrfaqe tė detit. Pėrveē
    kėsaj, gjeografėt mysliman kanė folur mbi gjeografinė ekonomike tė
    vendeve qė kanė njohur, mbi pasuritė nėntoksore, prodhimet bujqėsore,
    rrugėt, popullsinė, jetėn shoqėrore dhe sociale. Puna kėrkimore-
    shkencore sot ka vėrtetuar rėndėsinė e tė dhėnave (shėnimeve) tė
    cilat i kanė mbledhur gjeografėt arabo-islam mbi vendet e
    pazhvilluara. Kėto shėnime mbi vendet e pazhvilluara mė vonė i kanė
    shfrytėzuar udhėpėrshkruesit dhe hulumtuesit europian nė periudhėn e
    zbulimeve tė mėdha gjeografike. Ėshtė konstatuar dhe vėrtetuar se
    Evropa e ka njohur Afrikėn dhe brendinė e saj vetėm pėrmes shėnimeve
    arabo-islame. Relievi ka qenė pengesė pėr hulumtimin e brendisė sė
    saj, kėshtu qė aktiviteti i tyre ka qenė i kufizuar rreth brigjeve,
    ndėrsa tėrė pjesa veriore ka qenė e njohur vetėm myslimanėve.
    Shėnimet e myslimanėve kanė qenė burimi i vetėm pėr gjeografinė e
    kėsaj pjese deri nė shek. XIX. Mjajfton tė cekim vetėm Az-Zejatin, i
    njohur nė Europė me emrin Leon i Afrikės dhe veprėn e tij "Pėrshkrimi
    i Afikės" nė tė cilėn detajisht ka pėrshkruar pjesėn veriore tė
    Afrikės. Kėtė vepėr vetė Leoni e ka pėrkthyer nė gjuhėn
    italiane,derisa ka qenė nė shėrbim te papa Leo X.





    Detaria dhe navigacioni



    Udhėpėrshkruesit evropian,nė masė tė madhe,janė bazuar nė burimet
    islame gjatė zbulimit tė pjesėve tė panjohura tė botės. Kjo shifet
    qart edhe te Marko Pollo i cili ka pėrdor shumė emra gjeografik nė
    formėt arabo-islame dhe persiane. Nė shumė udhėpėrshkrimet e veta
    Marko Pollo ka cekur njohuritė,tė cilat i ka marrė nga burimet arabo-
    islame (vizatimet dhe hartat e lundruesve mysliman nė Cejlon).

    Ėshtė dashur qė tė kalojnė shumė gjenerata tė lundruesve europianė qė
    njohuritė e tyre mbi Oqeanin Indian t'iu ofrohen pėrmes njohurive
    myslimane. Njohuritė myslimane pėr kėtė oqean kanė qenė bazė mbi tė
    cilėn ėshtė mbėshtetur navigacioni europian i kėsaj pjese tė botės.
    Portugezėt,qysh nga koha e princit Enrikut Lundrues,kanė tentuar disa
    herė qė tė arrijnė nė Indi. Kur lundruan kah brigjet perėndimore tė
    Afrikės,tentuan qė tė mos largohen shumė prej brigjeve. Nė vitin 1487
    Bartollomeo Diazi ka arritur qė tė lundrojė rreth Kepit tė Shpresės
    sė Mirė, tė cilėn e ka emėrtuar Bregu I Stuhisė(Cebtomentosa), pėr
    shkak tė stuhisė dhe erėrave tė fuqishme nė tė cilat ka hasur gjatė
    lundrimit rreth saj. Dijazi ka vėrejtur qė bregu kthehet kah
    verilindja dhe pėr kėtė arsye ka vendosur tė kthehet nė Lisabon.

    Pas tij, me tė njėjtėn rrugė, ka ecur Vasko de Gama. Ka kaluar rreth
    Kepit tė Shpresės sė Mirė dhe me vėshtirėsi tė madhe ka vazhduar
    rrugėn deri nė Malindi Kambi (Kenija e sotme). Kėtu, prej detarve
    mysliman,ėshtė informuar se India gjendet nė largėsi prej rreth 600
    ferseh larg kontinentit tė Afrikės. Nė Malindi, Vasko de Gama qėndroi
    disa javė duke menduar si tė kalojė Oqeanin Indian, pėr tė cilin ka
    pasur njohuri tė pakta,dhe tė arrijė nė brigjet perėndimore tė
    Indisė. Ishte mė se e sigurt se udhėtimi i Vasko de Gamės kėtu do tė
    pėrfundonte. Mirėpo, duke iu falėnderuar marrėdhėnieve tė mira nė mes
    tė tij dhe mbretit kambijas, si dhe marrėdhėnieve tė mira me pilotin
    Shihabudin Ahmed ibn Maxhidit, njohės i mirė i Oqeanit Indian, Vasko
    de Gama ka vazhduar rrugėn dhe ka arritur nė brigjet perėndimore tė
    Indisė mė 14 maj 1498,pa vėshtirėsi tė madhe. Vasko de Gama me atė
    rast ka qenė i habitur me shkathtėsinė e udhėheqėsit mysliman dhe me
    diturinė e tij pėr orientim me ndihmėn e yjeve.

    Deri nė atė kohė portugezėt pėr orientim kanė shfrytėzuar Diellin,
    ēka do tė thotė se udhėtimi i tyre gjatė natės ka qenė shumė i
    rrezikshėm.

    Historiani Joao de Barros i cili ka udhėtuar me Vasko de Gamėn
    thekson, duke mos pėrmendur emrin e Shihabuddin Ahmed ibn Maxhidit,
    se Vasko de Gama e njohu kėtė udhėheqės me astrollabin e madh tė
    drurit, me diametėr 60 cm dhe busullė. Mirėpo, e gjithė kjo nuk e
    befasoi ibn Maxhidin, por u befasua lundruesi portugez kur ibn Maxhid
    ia tregoi hartat detare me sistem koordinativ dhe astrollabin e
    metalit si dhe instrumente tė tjera, me tė cilat janė shėrbyer
    lundruesit mysliman.

    Shumė historian , duke shkruar pėr udhėtimin e Vasko de Gamės,
    pajtohen se udhėheqėsi i ekspeditės portugeze ka qenė arab, por nuk
    pajtohen rreth emrit tė tij. Mirėpo, a ėshtė ai ibn Maxhidi apo
    ndonjė arab tjetėr,me ndihmėn e tij Vasko de Gama ka arritur nė
    brigjet perėndimore tė Indis. Ėshtė e njohur nė qarqet shkencore se
    termini oqeanografi i pari e ka pėrdor Shihabuddin Ahmed ibn Maxhid.
    Nga lėmia e oqeanografisė ka shkruar disa vepra tė vlefshme. Nė mes
    tyre, me siguri, mė e njohura ėshtė "Al-Fevaid". Ai ėshtė fryt i
    eksperiencės sė pasur dhe udhėtimit tė tij nė Oqeanin Indian, nė
    Detin e Kuq dhe Kinez. Kėtė vepėr nė gjuhėn frėnge ka pėrkthyer dhe
    botuar orientalisti francez Gabrijell Ferand (1921-1923). Nė kėtė
    libėr ibn Maxhid, ka shkruar mbi njohuritė e tij teorike dhe praktike
    mbi kėto detėra,mbi thellėsitė e tyre, kanalet, ujėdhesat, gjitė dhe
    erėrat sezonale. Kjo ėshtė vepra mė e rėndėsishme e shkruar nė
    shekullin mesjetar nga lėmia e oqeanografisė. Ajo paraqet
    njėkohėsisht efektin e pėrparimit tė madh tė navigacionit mysliman nė
    detari. Ēdo vepėr nė shekujt e mėvonshėm, tė shkruar mbi gjeografinė
    e Azisė, siē thekson Joao de Barros, ėshtė marrė nga burimet
    gjeografike arabo-persiane.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Ndikimi i Islamit nė gjeografi

    Mesazh nga Vizitor 12/4/2009, 00:00

    Instrumentet shkencore



    Rezultate kaq tė mėdha myslimanėt, i kanė arritur duke iu falėnderuar
    instrumenteve tė konstruktuara precize. Gjatė lundrimit nė detin e
    hapur kanė shfrytėzuar gjilpėrėn magnetike. Disa konsiderojnė se
    busolla ėshtė shpikje kineze, ndėrsa tė tjerėt mendojnė se ajo ėshtė
    greke, ndėrsa Gustav Le Ron,nė veprėn e vet mbi kulturėn dhe
    civilizimin arabo-islam,pohon se busolla ėshtė instrument origjinal
    arab. Nė mes tė instrumenteve greke,qė njėkohėisht janė pėrdor nė
    detari,kanė qenė: astrollobi dhe armili. Krahas kėtyre instrumenteve
    myslimanėt kanė pasur instrumetet e tyre origjinale tė cilat i kanė
    konstruktuar vetė si pėr shembull: ora e diellit, kolure, katrori
    etj. Tipi i pėrsosur i astrollobit "safihah" tė Az-Zerkovit ka pasur
    ndikim tė madh te evropianėt dhe ka qenė i njohur nga lundruesit
    evropian disa shekuj me radhė.

    Instrumenti "sudas-al-fahri" i Al-Havkudijevit ka qenė bazė e
    instrumentit bashkėkohor,tė njohur me emrin sekstant. Nė mes tė
    astronomėve tė shumtė mysliman,tė cilėt kanė konstruktuar njė numėr
    tė madh instrumentesh nė observatoriumin "Sheref al-devle" tė
    Bagdadit,kanė qenė edhe Al-Kavhi dhe As-Sagani.

    Pėr kėtė arsye nuk ėshtė pėr t'u befasuar qė arabėt kanė qenė njohės
    mė tė mirė tė yjeve dhe janė shėrbyer me to pėr orientim nė detin e
    hapur. Edhe sot, shumė emra tė yjeve nė gjuhėt evropiane kanė bazė
    arabe si p.sh. Achernar, Aldebaran, Alaid, Altair, Betelguese,
    Centaurus, Markab, Mirfak, Regal, Famalhut etj.

    Ekspozimi ynė do tė ishte shumė i gjatė po qė se do tė flisnim mbi
    terminologjinė arabe e cila ka kaluar nė Evropė dhe kėto evropianėt i
    kanė pėrdor nė origjinal.



    Madhėsia dhe forma e Tokės



    Pėr sa i pėrket formės dhe madhėsisė sė Tokės Evropa mesjetar ka qenė
    shumė e ndarė. Formėn e rumbullakėt tė tokės Augustini i shenjtė e ka
    konsideruar tė pamundur.

    Ibn Hordazbeh (ka vdek mė 885 e.r.) , Ibn Rusteh (ka vdekur mė 903
    e.r.), Al-Mesudi, Abu al-Fida dhe shumėtė tjerė, pohimet e tyre mbi
    formėn e rumbullakėt tė tokės kanė dhėnė edhe argumente. Abu al-Fida
    si argument mbi formėn e rumbullakėt tė Tokės cek se kėndi prej sė
    cilės shiqohen yjet nė drejtim tė veriut rritet nėse shkohet nė
    drejtim tė veriut, ndėrsa ėshtė mė e vogėl ndaj yjeve tė cilėt
    gjinden nė pjesėn jugore nėse largohemi prej tyre. Kėtė kuptim mbi
    formėn e rumbullakėt tė Tokėsa, nė tė vėrtetė, ka treguar lundrimi i
    Kolombos nė drejtim tė Perėndimit mund tė ēojė deri nė Juglindje tė
    Azisė dhe Kinės. Gjeografėt arabo-islam, pasi kanė konstatuar se Toka
    ka formė tė rrumbullakėt, kanė tentuar tė masin edhe madhėsinė e saj.
    Greku Eratosten ėshtė i pari i cili ka arritur pėrafėrsisht tė matė
    gjatėsinė e meridianit nė mes tė dy poleve dhe, pėrmes kėsaj edhe
    madhėsinė e tokės. Ai ka vėrejtur se gjatė verės Dielli gjendet nė
    zenit mbi Asuan, ndėrsa devijon pėr njė tė pesėdhjetėn e rrethit mbi
    Aleksandri. Pėr tė fituar perimetrin e tokės sipas meridianit, ai
    gjatėsinė nė mes tė Asusit dhe Aleksandrisė e ka shumėzuar me
    pesėdhjetė dhe ka konstatuar se gjatėsia e meridianit ėshtė 66,2
    milje.

    Matja e gjatėsisė sė meridianit nga ana e arabėve ndaj matjes sė
    grekve dallohet nga qė arabėt dretpėrsėdrejti e kanė matur largėsinė
    e dy pikave nė provincėn Sergjov nė Irakun Verior. Matja ėshtė bėrė
    gjatė kohės sė halifit Al-Me'mun, nėn kontrollin e djemve tė Musa ibn
    Shakirit, astronomėve dhe matematicientėve tė njohur mysliman.
    Rezultati i matjeve ka qenė 56.625 milja arabe. Kėtė rezultat pastaj
    e kanė shumėzuar me 360 dhe nė kėtė mėnyrė kanė fituar perimetrin e
    Tokės nėpėr pole e cila shumė pak dallohet nga gjatėsia e vėrtetė e
    matur nė tė njėjtin vend.

    Shkencėtarėt grek kanė pohuar se Toka ėshtė e palėvizshme, qė nuk
    lėviz dhe gjendet nė qendėr tė kosmosit. Kėto pohime tė tyre kanė
    pranuar edhe shumė gjeograf arab. Por ka pas tė tillė, tė cilėt kanė
    hudhur sistemin gjeocentrik. Nė mesin e tyre padyshim janė: As-
    Singjari, Ash-Shirazi, Abu al-Feregj, Ash-Shami etj. Kuptimi mbi
    sistemin heliocentrik te mendimi arabo-islam ka paraprirė disa shekuj
    para asaj evropiane, dhe nė tė vėrtetė, ka qenė udhė pėr Kopernikun,i
    cili nė gjysmėn e shek. 16 ka vėrtetuar se Toka dhe planetet tjera
    rrotullohen rreth Diellit. Ėshtė pėr tu befasuar se Koperniku ėshtė
    vonuar nė vėrtetimin mbi lėvizjen e trupave qiellor deri nė gjysmėn e
    shek. 16, krahas bazave shkencore tė hershme myslimane.





    Hartografia



    Arabėt kanė vėrejtur se harta ėshtė vegėl mė e rėndėsishme nė duart e
    gjeografėve dhe pėr kėtė arsye kėsaj dege tė gjeografisė ia kanė
    kushtuar rėndėsi tė posaēme. Muhammed ibn Musa al-Havarizmi dhe Al-
    Behli janė nė mes tė gjeografėve tė parė arabo-islam tė cilėt veprat
    e veta i kanė plotėsuar me harta gjeografike. Krahas veprės sė Al-
    Havarizmit "Suret al-erd" gjendet pėrmbledhja e hartave
    gjeografike,ndėrsa krahas veprės sė Al-Belhit "Suver al-ekalim",
    teksti origjinal i tė cilit ėshtė humbur, gjendet edhe atlasi i parė
    arab. Gjatė kohės sė halifit Al-Me'mun njė grup shkencėtarėsh
    mysliman ka punuar nė pėrpilimin e hartės gjeografike tė cilėn Al-
    Mesudi e ka emėrtuar "As-shra al-Me'munija". Si bazė pėr pėrpilimin e
    saj ka shėrbyer gjeografia e Ptolomeut. Ajo ka qenė mė e mirė dhe mė
    e qartė ndaj hartave gjeografike tė Ptolomeut, Marinos dhe
    hartografive tė tjera antike. Edhe pse arabėt nuk kanė qenė origjinal
    nė hartografi, ata kanė ruajtur trashėgiminė e vjetėr nga
    hartografia. Ata fuqimisht kanė qenė nėn ndikimin e hartografisė
    greke, posaēėrisht tė Ptolomeut ,tė cilėt i kanė shumė borxh si edhe
    Evropa. Harta gjeografike e Al-Idrisit (vit. 1154) ėshtė gjurmė e
    vetme e hartografisė.

    Hartat gjeografike arabe kanė qenė mė tė mira, mė tė qarta dhe mė
    shumė janė pėrputhur me argumente shkencore,se ato harta gjeografike
    evropiane tė shekullit mesjetar, nė tė cilėt kryesisht ka dominuar
    mitologjia fetare (Mappae Mundi). Gjurmėt mitologjike shifen qartė nė
    hartat gjeogrrafike tė Psalterit (rreth vit. 1200), Hetorfordit
    (1280) Marina Sanotoa (1321), Estea (1459) etj.

    Edhe pse tė kufizuar, hartografėt evropian nuk kanė lėnė pas dore
    njohuritė myslimane,tė cilat ata i kanė arritur nė kėtė degė
    shkencore. Ndikimi i hartografisė islame ėshtė mjaft e theksuar nė
    hartat gjeografike tė Mas Marina Sanotoes, me tė cilėn sqaron
    bllokadėn ekonomike tė botės islame. Kraqkovski konsideron se kjo
    ėshtė kopje nga atlasi botėror islam.

    Kulminacionin e vet hartografia evropiane e ka arritur me paraqitjen
    e tė ashtuquajturės harta detare "Portoloni". Edhe nė kėto harta
    shifen gjurmėt e gjeografisė myslimane dhe gjurmėt e hartave detare
    myslimane pėr udhėtim nėpėr Oqeanin Indian. Kimble nė veprėn e
    vet "Geography in the middle ages" thekson se nė hartėn gjeografike
    tė botės, tė cilėn e ka profektuar Este mė 1450 nuk shifet ndikimi i
    Ptolomeut ,por gjurmėt e arabėve dhe e hartografisė sė tyre.

    Nė fund mund tė themi se rrėnjėt e hartografisė bashkėkohore gjenden
    larg,pra nė tė kaluarėn e hershme. Arabėt dhe myslimanėt gjatė
    mesjetės kanė qenė levė nė mes tė sė vjetrės dhe tė resė. Ata kanė
    ruajtur traditėn dhe kanė begatuar gjeografinė me zbulime tė reja
    gjeografike, me isntrumente origjinale tė navigacionit,me tė
    menduarit e lirė etj. Kontributi dhe ndikimi i tyre nė mendimin
    shkencor mbi gjeografinė ka zgjatur deri nė kohėn e renesansės
    evropiane dhe tė zbulimeve tė mėdha gjeografike.

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: Ndikimi i Islamit nė gjeografi

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 28/3/2024, 11:04