Njė penallti e dyshimtė vendos fatin e sfidės mė tė rėndėsishme tė javės sė 21 tė Kategorisė Superiore.
Nė Korcė Skėnderbeu nė ndeshjen e parė nėn drejtimin e Shpėtim Duros ka mundur 1 me 0 Flamurtarin duke rihapur pėrsėri luftėn pėr kreun e klasifikimit.
Ndeshja mė e shumėpritur e javės nuk ka dhuruar njė lojė tė mirė mes dy ekipeve tė cilat tė 90 minutat i luajnė mes tensionit dhe frikės pėr rezultatin.
Episodi vendimtar ndodh nė minutėn e 30 kur Soza rrėzohet nė zonė. Gjyqtari Jemini akordon penallti pėr Skėnderbeun tė cilėn kapiteni Shkėmbi e kthen nė gol. Flamurtari gjatė 45 minutave tė para shpėrdoron 2 mundėsi tė mira me Xhafėn dhe Plakun pėr tė shėnuar nė portėn e Shehit.
Nė pjesėn e dytė megjithė ndėrrimet e bėra trajnerit Magani i prishen planet pasi skuadra e tij mbetet me 10 futbollistė pas daljes me kartonin e kuq tė mesfushorit Devolli. Ky i fundit merr tė verdhėn e dytė pas grindjes me mbrojtėsin Arapi.
Edhe pse me 10 futbollistė Flamurtari krijon mė shumė volum loje ndėrsa nė krahun tjetėr Skėnderbeu, megjithė rastet e krijuara nuk arrin tė dyfishojė.
Ndeshja mbyllet me fitoren minimale tė korcarėve tė cilėt rindezin luftėn pėr titull duke e cuar nė vetėm 4 pikė diferencėn mes dy ekipeve.