BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ndryshimet e riteve martesore ne bote

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ndryshimet e riteve martesore ne bote

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/7/2011, 20:55

    Ndryshimet e riteve martesore ne bote Images

    Cdo komunitet, krahine, komb, shtet dhe grupim fetar ka te zhvilluar nje mori rregullash dhe traditash qe lidhen me martesen.

    Nese jeni kurioz te mesoni dicka mbi karakteristikat e dasmave ne vende dhe kultura te ndryshme nga ajo shqiptare, atehere lexoni ne vazhdim.

    Zakoni induist - Ne shoqerite induiste eshte e rendesishme qe martesa te zhvillohet ne nje moment astrologjik te favorshem. Data e marteses zgjidhet nga nje guru, i cili sheh pozicionin yjor duke vendosur edhe minutin qe do te celebrohet cifti. Nje nate para dasmes nusja organizon nje feste ku marrin pjese miket me te ngushta. Te gjitha dekorojne duart dhe kembet me tatuazhe. Dhenderi vjen ne ceremoni i shoqeruar nga familjaret dhe miqte dhe kur cifti shpallet burre e grua, te ftuarit hedhin petale te parfumosura trendafili, fillojne vallet dhe servirin specialitetet e kuzhines indiane.

    Dasmat ne Amerike- Jane konsideruar si martesat “me shaka” sepse vetem ne Las Vegas martohen nje pafundesi njerezish, ne cdo moment, ne me pak se nje minute dhe me pak dollare. Por ne Amerike ka edhe vende te tjera, ne te cilat martesa eshte nje eveniment shume serioz. Nje shembull i tille eshte New Orleans, ku gjenden edhe ritet me te hershme martesore ameriane. Ketu dasma organizohet me mizuke, kercime dhe dy torta, nje per nusen dhe nje per dhenderin. Torta e dhenderit duhet te kete nje forme qe te perputhet me profesionin e tij, kurse torta e nuses duhet te kete nje forme me tradicionale. Karakteristike per torten e nuses eshte se ajo duhet te permbaje 10 kordele ne te cilat fshihen 10 objekte. Cdo shoqe beqare e nuses duhe te terheqi njeren prej kordeleve. Objekti qe zbulon pas kordeles konsiderohet si nje ogur i mire dhe udherrefyes per te ardhmen.

    Martesat ne Kube- Ketu martesat behen vetem te shtunave. Nusja mund te veshi fustan te bardhe, roze ose te kuq dhe duhet te udhetoje me limuzine.

    Martesat budiste- Ne kulturen budiste martesa nuk eshte e rendesishme, cifti mund te jetoje sebashku pa organizuar asnje ceremoni. Ata qe deshirojne te martohen me ane te nje ceremonie mund te ftojne te afermit dhe miqte dhe te nisin dasmen duke recituar, ne vazhdim cifti dhe deshmitaret pijne tre gellejka sake qe simbolizojne tre kohet: te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen, me pas te pranishmit shprehin ndjenjat e tyre. Ceremonia mbaron serisht me recitimin e disa vargjeve tradicionale.

    Tibet - Dasmat ketu jane plote me ngjyra. Dominojne nuancat e bluse, te se kuqes, jeshiles, te bardhes dhe te verdhes. Me keto ngjyra formohen disa shirita qe vendosen ne porten e dhenderit nje nate perpara dasmes dhe ne fustanin e nuses. Nuk lejohet te dhurohen kepuce sepse ato simbolizojne ndarjen. Sipas kultures se ketij vendi, kepucet sherbejne per te ecur dhe kjo nenkupton largimin e njerit prej partnereve.

    Tradita islame- Sipas ritit myslyman, martesa eshte nje kontrat, aq sa fiksohet nje shume qe burri duhet t’ja dorezoje familjes se nuses ne rast divorci. Dhendri ka te drejte te kontraktoje me kater gra. Martesat behen ne moshe shume te re dhe me nje ritual civil. Fustani i nuses duhet te kete ngjyre te kuqe dhe nusja duhet te jete e mbuluar nga shume gjerdane te arte.Ne shtepine e dhenderit dasma vazhdon per disa dite rresht.

    Japoni- Rituali i marteses ne Japoni eshte shume serioz. Cifti vishet me kimono dhe te dy pijne tre here sake ne nje tas me oriz. Karakteristike e vjeter qe i paraprin dasmave japoneze eshte skeda. Kur nje vajze e pamartuar arrin ne moshen 25 vjecare, ajo pergatit skeden e saj personale. Kjo eshte nje lloje CV-je ku shenohen studimet, puna dhe preferncat e vajzes Sipas tradites kjo skede shperndahet te koleget e punes, familjaret, miqte dhe agjensite martesore. Kjo sherben si nje forme per t’u kontaktuar nga meshkujt qe jane ne kerkim te nje gruaje dhe per t'u martuar.

    Mongoli- Ne kete vend data e dasmes vendoset nga prinderit e dhenderit. Kusht eshte qe ceremonia te zhvillohet gjate Henes se Re dhe nese ate dite bie shi, ky eshte nje ogur i keq qe obligon shtyrjen e dites se dasmes.

    Iran- Kulmi i dasmes eshte momenti kur perpara ciftit vendoset nje pasqyre e madhe per t’i reflektuar te dy partneret dhe per te larguar shpirtrat e keqinj.

    Vietnam- Nuk lejohet ngjyra e bardhe sepse ne kulturen e ketij populli ajo simbolizon vdekjen. Ngjyra qe cila duhet te mbizoteroje ne ceremonite e dasmave eshte ngjyra e kuqe.

      Ora ėshtė 19/4/2024, 14:12