BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Edhe Albanologjia ne Munih, rrezikohet nga Globalizmi

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Edhe Albanologjia ne Munih, rrezikohet nga Globalizmi

    Mesazh nga Albatros 14/7/2011, 15:34

    Reformimi i sistemit universitar gjerman nė kuadrin e procesit reformues tė Bolonjės qė ka tė bėjė me kalimin nga sistemi me magjistraturė nė atė me dy nivele: Bachelor dhe Master, po ndikon negativisht nė mbarėvajtjen e aktivitetit tė degės sė albanologjisė... Nė kėtė kontekst tė ri dega e albanologjisė pranė LMU ėshtė transformuar nė nivelin e parė tė sistemit universitar nė njė fushė studimi me drejtim thjesht gjuhėsor, duke rrezikuar kėshtu seriozisht tė humbasė njėherė e pėrgjithmonė fizionominė e fituar

    Procesi i Bolonjės, megjithė arritjet e tij, duket se po rezulton jo aq dashamir pėr gjuhėt e ashtuquajtura ‘tė vogla’. Dhe, vėrtetė, pak ditė mė parė, njė apel drejt medias shqiptare ka bėrė me dije se rrezikohet tė mbyllet njė nga katedrat mė prestigjioze tė albanologjisė, ajo qė ndodhet nė Munih. Si pėr ironi tė fatit, LMU, si njihet shkurtimisht Dega e albanologjisė nė Universitetin Ludwig-Maximilian tė Munihut, kėtė vit kremton 50 vjetorin e zhvillimit tė saj. E themeluar nga Martin Camaj, dega e albanologjisė ėshtė pjesė pėrbėrėse e Institutit tė Gjuhėsisė Krahasuese-Indoevropiane si edhe e Albanologjisė nė LMU. Ajo pėrgatit, diplomon dhe doktoron albanologė tė rinj duke plotėsuar formimin universitar dhe pasuniversitar tė atyre studentėve qė e pėrzgjedhin albanologjinė si degė plotėsuese. E pėrfshirė nė matriksin e sistemit universitar tradicional gjerman, kjo e bėn kėtė degė tė jetė unike nė gjithė atė pjesė tė arealit shkencor albanologjik qė shtrihet jashtė hapėsirės kompakte shqipfolėse nė Ballkan, sipas Prof. Demirajt, drejtuesit tė saj. Duke qenė degė e vetme nė Evropėn Perėndimore, ajo ka shėrbyer edhe si njė pikė e cila ka thithur shumė studentė, bursistė dhe studiues (deri sot nga 15 vende tė ndryshme tė Evropės) pėr tu specializuar pranė saj. Nė bashkėpunimin e saj me qendrat e tjera albanologjike nė Itali (Cosenza, Palermo, Napoli), Kosovė (Prishtinė), Shqipėri (Shkodėr, Tiranė, Elbasan), Rusi (St. Petersburg), Maqedoni (Tetovė), Bullgari (Sofie) etj., ajo ka dhėnė frytet e veta nė botimet cilėsore, tubimet kulturore-shkencore dhe shkėmbimet e studiuesve. Prof. dr. Bardhyl Demiraj, drejtuesi i saj, qė bėri tė dukshėm shqetėsimin, ka sqaruar se: “Reformimi i sistemit universitar gjerman nė kuadrin e procesit reformues tė Bolonjės qė ka tė bėjė me kalimin nga sistemi me magjistraturė nė atė me dy nivele: Bachelor dhe Master, po ndikon negativisht nė mbarėvajtjen e aktivitetit tė degės sė albanologjisė... Nė kėtė kontekst tė ri dega e albanologjisė pranė LMU ėshtė transformuar nė nivelin e parė tė sistemit universitar nė njė fushė studimi me drejtim thjesht gjuhėsor, duke rrezikuar kėshtu seriozisht tė humbasė njėherė e pėrgjithmonė fizionominė e fituar gjatė njė pune tė mundimshme prej mė se pesė dekadash, pikėrisht atė tė njė dege universitare rajonale, ku krahas gjuhės dhe kėrkimit gjuhėsor studiohet kultura dhe historia e popullit shqiptar nė kohė dhe hapėsirė. Fati i saj mbetet pasigurt edhe pėr nivelin e dytė tė studimit universitar (Master), sa kohė qė dega mbulohet vetėm me njė vend profesure dhe pa njė lektorat tė rregullt, sikurse ėshtė rasti nė degėt e tjera universitare me karakter rajonal”, shprehet drejtuesi i saj, duke e lėnė gjithēka tė hapur tani pėr autoritetet qė tė ndėrmarrin hapat e duhur.

    “Ja si e shikoj unė ‘rrezikun’ ndaj albanologjisė”

    Prof. Dr. Shaban Sinani thotė se apeli i bėrė pak kohė mė parė duhej t’u drejtohej dhe autoriteteve shqiptare, sepse nė njė situatė rreziku qendra e albanologjisė ...do tė kishte nevojė pėr mbėshtetje nga Tirana, sikurse ėshtė vepruar qysh nė periudhėn e totalitarizmit

    Konferenca qė u zhvillua nė Muenchen me pjesėmarrjen e mbi 30 dijetarėve tė mirėnjohur albanologė nga 12 vende tė botės (mund tė kishte dhe mė shumė, pėr shembull munguan studiues nga Kosova), kishte pėr qėllim themelor tė dėshmonte se bashkėsia e kėrkuesve nga kjo fushė nuk ishte dhe aq e vogėl; se interesi pėr tė nuk ishte vetėm shqiptar, por europian; se kjo shkencė nuk ėshtė njė dije e mbyllur por gjithnjė ka probleme tė reja pėr t’i diskutuar. Po ashtu qėllimi ishte dhe qė tė provohej se albanologjia nuk u duhej vetėm shqiptarėve dhe ca simpatizantėve tė tyre, por disa disiplinave makro, si indoeuropianistika, romanistika, helenistika, sllavistika dhe doemos gjermanistika. Gjithashtu ra nė sy dhe madje u theksua se shkolla austro-gjermane vazhdon tė mbajė njė peshė pėrparėsore nė studimet albanologjike. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme. Sepse ndihet njė rrezik jo vetėm pėr albanologjinė, por pėrgjithėsisht pėr ato qė shpesh quhen “shkenca lokale” (nė kuadėr tė prirjeve tė sotme mondializuese). Europa e pasur nuk e ka pėr turp ta pranojė se ka krizė, rėnie tė ritmit tė prodhimit, bartje tė problemeve prej zgjerimit, tronditje tė autoritetit tė euros. Dhe kur flitet pėr krizė menjėherė nė mendje tė vijnė shkurtimet. Nisur nga kjo situatė, pjesėmarrėsit nė konferencė, e cila ėshtė e katėrta brenda disa vjetėve, organizuar nga Universiteti “Ludwig Maximilian”, me protagonist shefin e qendrės sė albanologjisė prof. Bardhyl Demirajn, nėnshkruan njė memorandum drejtuar autoriteteve tė universitetit pėr tė sjellė nė mendje se sa e rėndėsishme ėshtė albanologjia dhe pėr ta theksuar perspektivėn e saj tė hapur. Mirė do tė kishte qenė qė ky memorandum t’u drejtohej dhe autoriteteve shqiptare, sepse nė njė situatė rreziku qendra e albanologjisė nė LMU do tė kishte nevojė pėr mbėshtetje nga Tirana, sikurse ėshtė vepruar qysh nė periudhėn e totalitarizmit, kur mbahej me buxhet shtetėror njė pedagog nė Paris apo nė Pekin. Nuk ėshtė fjala pėr shuarjen e albanologjisė, por kufizime mund tė ketė. Duke qenė se nė LMU albanologjia ka arritur deri tek formimi i doktorėve tė shkencave, gjė qė nuk e bėjnė tani pėr tani dhe disa universitete publike kėtu nė Shqipėri; duke qenė se disa projekte botimesh albanologjia atje i ka realizuar me frytshmėri konkurruese, meriton tė vlerėsohet njė situatė e mundshme reduktimesh dhe kjo qendėr tė mbėshtetet e tė vazhdojė traditėn e Martin Camajt, Wilfried Fiedler-it, Rexhep Smajlit dhe tani sė fundmi, prej afro dy dekadash, tė prof. Demirajt.

    Duhet tė krijojmė njė mjedis sensibilizimi

    Dr. Anila Omari shpjegon rėndėsinė e Katedrės sė Albanologjisė nė Munih dhe si mund tė punohet pėr tė parė mundėsitė e ndihmės tė njė institucioni kaq tė rėndėsishėm tė rrezatimit tė kulturės shqiptare nė botė

    Zhvillimet e sotme qė kanė lidhje me sistemin arsimor gjerman kėrcėnojnė mbylljen e Katedrės sė Albanologjisė nė Mynih. Ēfarė humbje paraqet mbyllja e njė institucioni tė tillė pėr disiplinėn e Albanologjisė, sipas jush?

    ”Katedra e Albanologjisė nė Mynih ka tashmė njė jetė 50-vjeēare tė suksesshme. Ajo u themelua nga personaliteti i njohur i filologjisė shqipe Martin Camaj nė vitin 1961, i cili e drejtoi dhe i dha emėr pėr rreth 30 vjet, u udhėhoq mė pas nga gjuhėtarė me zė nė albanologjinė botėrore si Prof. W. Fiedler dhe Prof. R. Ismajli, dhe tashmė prej dhjetė vjetėsh mbahet nga Prof. Bardhyl Demiraj, i cili, mendoj, e ka ngritur degėn nė nivelet mė tė larta. Kėtė e pėrligj me faktin se, sė pari, dega e albanologjisė aktualisht mbulon njė numėr tė konsiderueshėm fushash shkencore universitare, qė nga historia e gjuhės shqipe e filologjia e teksteve tė vjetra shqipe, dialektologjia e shqipes, shqipja e sotme standarde, shqipja nė kuadrin e gjuhėsisė ballkanike, shqipja nė kuadrin e gjuhėsisė indoeuropiane e deri te letėrsia shqipe, antropologjia e kultura popullore, pėrveē mėsimit praktik tė shqipes nė katėr nivele, tė cilat i japin asaj karakter ndėrdisiplinor; sė dyti, dega e Albanologjisė e Mynihut pėrfshin tė gjitha shkallėt e shkollimit universitar e pasuniversitar, qė nga diplomimi, masteri e prej disa vjetėsh edhe doktoraturėn nė albanologji, ēka e bėn kėtė degė tė vetmen ndėr katedrat homologe nė Evropėn Perėndimore qė nxjerr doktorė nė shkencat albanologjike; sė treti, biblioteka e Albanologjisė nė gjirin e asaj tė Indoeuropianistikės sė Universitetit Ludwig-Maximilian, falė njė pune kėmbėngulėse tė drejtuesit tė degės pėr gjurmimin e sigurimin e bibliografisė kryesore tė re e tė vjetėr albanologjike, ka arritur shkallėn mė tė lartė tė pasurimit gjatė viteve tė fundit, duke krijuar tėrheqje pėr studentėt e studiuesit. Dega e Albanologjisė nė Mynih ėshtė edhe mjaft aktive nė veprimtari shkencore ndėrkombėtare: nė njė periudhė kohore prej rreth 8 vjetėsh ajo ka organizuar katėr konferenca tė rėndėsishme shkencore me pjesėmarrje tė albanologėve tė njohur nga vende tė ndryshme tė botės. Veprimtaritė shkencore finalizohen kurdoherė me botimin pėrkatės tė akteve tė tyre nga shtėpi botuese nga mė prestigjiozet nė Gjermani. Prandaj kur dėgjojmė pėr rrezikun e rrudhjes apo, edhe mė keq, tė mbylljes sė degės sė Albanologjisė nė Mynih, pėrveē keqardhjes sė thellė, ndiejmė njė kambanė alarmi dhe njė detyrė mė sė paku atdhetare tė krijojmė njė atmosferė sensibilizimi nė tė mirė tė mbajtjes gjallė tė studimeve shqiptare nė kėtė qendėr tė rėndėsishme universitare botėrore, siē ėshtė Universiteti i Mynihut.

    A ka mundėsi dhe eksperienca te njėjta nga vende tė vogla si Shqipėria qė kanė mundėsuar rijetėzimin e tė tilla katedrave nė kushtet e reja? Mendoni se mundet Shqipėria, Kosova dhe Maqedonia zyrtare tė ndihmojnė bllokimin e kėtij procesi?

    “Procesi i Bolonjės, siē dihet tashmė, ka rezultuar fatal pėr gjuhėt e ashtuquajtura ‘tė vogla’. Pėr fat, tė mirė natyrisht, shqipja nuk hyn as nė gjuhėt e rrezikuara tė Evropės, pėr tė cilat BE lėvron fonde tė konsiderueshme. Nė kėto kushte mbetet qė t’u bėhet thirrje qeverive ku ka shqiptarė nė Ballkan, pra Shqipėrisė, Kosovės e Maqedonisė, pse jo edhe Malit tė Zi, pėr tė kontribuar bashkarisht nė kėtė drejtim, ashtu siē janė bėrė e po bėhen pėrpjekje tė pėrbashkėta dy a tripalėshe, p.sh. pėr njėsimin e abetareve apo pėr reformė drejtshkrimore. Pėr kėtė do tė duhej njė marrėveshje nė plan ndėrministror, e pastaj tė njoftohej po nė rang ministrie rektorati i universitetit dhe ministria e arsimit, shkencės dhe kulturės sė Landit tė Bavarisė, se palėt shqiptare janė tė interesuara pėr ruajtjen e fizionomisė sė degės, duke mundėsuar edhe ngritjen e njė lektorati shqip, i cili mund tė mbahej me kontributin e pėrbashkėt tė tė tria qeverive. Pėr mbarėvajtjen e degės sė albanologjisė do tė mjaftonte edhe njė lektor, pėrveē titullarit, qė ajo tė funksionojė si degė mė vete.

    Pėrgjithėsisht sot lektoratet e degėve filologjike realizohen nėpėrmjet marrėveshjeve kulturore ndėrshtetėrore, ose ėshtė pala e interesuar qė ndikon nė ngritjen e tyre. Si shembull pėr kėtė mund tė merret vetė Gjermania qė dėrgon lektorėt e saj nė gjithė vendet shqipfolėse nė Ballkan edhe pse mungon ende njė marrėveshje kulturore ndėrshtetėrore e ratifikuar me Shqipėrinė. Pra nėse ekziston dėshira e mirė, gjenden edhe mundėsitė pėr tė ndihmuar njė institucion tė rėndėsishėm tė rrezatimit tė kulturės shqiptare nė botė”.

      Ora ėshtė 29/3/2024, 07:07