BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Filmat shqiptare te suksesshem ne bote

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Filmat shqiptare te suksesshem ne bote

    Mesazh nga Albatros 17/7/2011, 16:21

    Filmat shqiptare te suksesshem ne bote 1310813840-filmat_shqiptar

    “I Dashur Armik”, “Syri Magjik”, “Mao Ce Dun”, “Shqiptari”, janė kėto disa nga filmat e pas viteve 2000 qė kanė fituar ēmime nė festivalet ndėrkombėtare tė filmit.

    Por, pėr tė arritur deri kėtu, nė njė kohė kur ēdo regjizor mund tė bėhet pjesė e njė festivali ndėrkombėtar, ėshtė ndjekur njė rrugė e gjatė e qė me lehtėsi mund tė ndahet nė kinematografinė shqiptare para viteve ’90 dhe kinemaja e pas viteve ’90.

    Nė vitet e komunizmit, nė kohėn kur ēdo gjė kalonte nė filtrat e partisė-shtet, nuk ishte dhe aq e lehtė tė realizoje njė film dhe mbi tė gjitha ta paraqisje atė nė aktivitete ndėrkombėtare. Ja ēfarė na tregon kineasti Artan Minarolli pėr atė periudhė.

    “Pėr tė paraqitur njė film nė njė festival tė caktuar, kjo i nėnshtrohej mbledhjeve dhe vendimeve tė pafundme. Kinemaja para vteve ’90 ishte kinema lokale ku filmi ishte domestik dhe pėr interesa lokale. Imazhi i Shqipėrisė duhej tė paraqitej i shkėlqyer, personazhi kryesor ishte gjithmonė pozitiv, me ide komuniste dhe moral tė lartė. Nė fund duhej tė dilte gjithmonė fitimtar dhe pėr gabimet e vogla tė shoqėrisė ai duhej t’i ndėrgjegjėsonte dhe t’i bėnte edhe ata si veten”, shprehet Minarolli.

    Pavarėsisht kėtyre kritereve, filmi shqiptar mund tė paraqitej rrallėherė nė sektore tė veēanta tė festivaleve jashtė vendit. Siē na thotė njė nga kineastėt, pas viteve ’80 ka shkuar nė njė festival, por i shoqėruar nga 2 persona tė tjerė qė nuk kishin asnjė lidhje me filmin dhe kinemanė.

    E megjithatė, egzistojnė disa filma qė nė dhjetėvjecarin e fundit tė sistemit “bunker” kanė marrė disa ēmime. Kėshtu pėrpiqet tė sjellė nė mendje disa prej tyre, regjizori Eno Milkani: “Xhanfise Keko, kryesisht regjizore e filmave pėr fėmijė, por jo vetėm, nė 1978 ka fituar ēmim nė festivalin e filmit Giffoni me “Beni Ecėn Vetė”, po kėshtu edhe “Gjurma” e mė pas “Kur po Xhirohej Njė Film”.

    Numėrohen me gishta filmat e parademokracisė qė kanė arritur tė fitojnė njė ēmim ndėrkombėtar. Nė kėtė listė mund tė pėrmendim edhe filmin e heroit tonė kombėtar “Skėnderbeu”, i cili ėshtė njė prodhim ruso-shqiptar. Ky realizim ka fituar ēmimin nė Kanė. Sot po mendohet pėr njė “restaurim” tė kėtij filmi pėr ta sjellė sa mė afėr Shqipėrisė dhe shqiptarėve.

    Sot, jemi nė njė tjetėr kohė kur filmat shqiptarė prej disa vitesh konkurojnė denjėsisht nė aktivitetet ndėrkombėtare duke rrėmbyer edhe ēmime prestigjoze. Kjo epokė e re fillon mė filmin “Parullat” nga regjizori Gjergj Xhuvani e pėr tė vazhduar mė pas me

    -Nata pa hėnė
    -Trishtimi i zonjės Shnajder
    -Tirana viti 0
    -Gjallė

    Dhe mė i fundit ėshtė filmi “Amnistia” nga Bujar Alimani.

    “Kinemaja shqiptare nuk ėshtė njė kinema sot, ėshtė gjithėpėrfshirėse, ėshtė universale, duhet tė ketė njė mesazh tė kuptueshėm, shkurt, duhet tė jetė njė film me njė mesazh pėr qytetarin botėror”, pėrfundon Artan Minarolli.

      Ora ėshtė 29/3/2024, 05:59