BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rrėfimi i gardianit: Teme Sejkos i morėm rrobat para se ta groposnim

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Rrėfimi i gardianit: Teme Sejkos i morėm rrobat para se ta groposnim

    Mesazh nga Albatros 7/8/2011, 14:29

    Nė dosjen “Hazbiu” dėshmitė e dy gardianėve tė pėrzgjedhur pėr
    operacionin e fshehtė me Teme Sejkon, pas shpalljes sė vendimit
    gjyqėsor, mbajnė datėn 14 qershor 1983. Rrėfimi rrėqethės i njerėzve tė
    besuar tė Kadri Hazbiut dhe krerėve tė Sigurimit tė Shtetit zbulon pėr
    herė tė parė misteret e ēasteve tė fundit tė ishkomandantit tė Flotės
    Luftarake. Hetuesit e ministrit mė jetėgjatė tė Policisė Sekrete kanė
    hedhur nė letėr me pėrpikmėri ēdo detaj nga pohimet e zyrtarėve qė kanė
    kryer aktin e fundit me kufomėn e Teme Sejkos duke lėnė tė nėnvizuar
    pjesėn mė makabre tė tyre. Historia qė tregojnė para hetuesve tė Hazbiut
    dy zyrtarėt e Ministrisė sė Brendshme, Islam Gjondeda e Qemal Xhaferri,
    fillon me torturat ēnjerėzore mbi trupin e Teme Sejkos nė bazėn e
    Sigurimit nė Maminas, vazhdon me ēastet kur e mbytėn me litar nė makinėn
    e degės dhe mbyllet me zhveshjen e rrobave para groposjes nė zonėn e
    Linzės. Ngjarja e pa precedentė ka qenė arkivuar “Top sekret” nė skutat e
    Ministrisė sė Brendshme pėr t’u zbuluar pas 20 vitesh nė procesin e
    njėrit prej protagonistėve kryesor tė saj.
    DĖSHMIA E QEMAL XHAFERRIT

    Lidhur me sa pyetėm, kam pėr tė dhėnė kėto shpjegime: Nė vitin 1960
    mė thėrret nė zyrė pasdite, nė Ministrinė e Brendshme, armiku Mihallaq
    Ziēishti. Atje gjeta edhe Qemal Birēen e Islam Gjondedėn, Luto Beqirin
    dhe Jorgo Bimon, kushėri i Mihallaqit, qė kishte qenė shofer e u bė mė
    pas oficer e qė ka vdekur. Ishte ora rreth 17:00 pasdite. Pak mė pas
    erdhi edhe Mihallaqi. Mė tha disa herė ku ishit, do t’i thoni
    asgjėkundi, e kishte fjalėn qė ēdo gjė ta mbanim sekret. Na mbajti
    Mihallaqi nė zyrė pa na thėnė gjė. Rreth orės 21:00 erdhi armiku Kadri
    Hazbiu, nuk e mbaj mend kush erdhi tjetėr. Pa na thėnė asgjė, na morėn
    me makinė e na sollėn te burgu i vjetėr Nr. 5. Nga Qemal Birēe mėsova se
    ishte arrestuar Teme Sejko dhe Tahir Demi. Na thanė qė po bėnim roje,
    me ta nuk do tė bisedoni, nuk do tė lini njeri tė futet brenda.
    Pėrgjegjės ishin Qemal Birēe dhe Islam Gjondeda. Nuk e mbaj mend sa
    qėndruam atje. Nė kėtė kohė qė i mbanim atje, Temja me Tahirin ishin
    dėnuar me vdekje dhe prisnin vendimin pėrfundimtar. Temen me Tahirin i
    mbanin nė dy dhoma, ballė pėr ballė nė kat tė dytė, ndėrsa ne qė bėnim
    shėrbim, rrinim nė dy dhoma nė kat tė parė. Lart nė korridor, midis dy
    dhomave ku rrinin tė arrestuarit, qėndronte roje vetėm njė nga ne tė
    katėrt qė bėnim shėrbimin sipas radhės… Mė kujtohet se gjatė kohės qė dy
    tė arrestuarit kanė qėndruar atje, kam parė qė kanė ardhur bashkėrisht
    disa herė ditėn Kadri Hazbiu me Rexhep Kollin, Mihallaq Ziēishtin e
    Nevzat Haznedarin, ku qėndronin gjysmė ore a njė orė dhe iknin. Se ēfarė
    bėnin, nuk e di se nuk futeshim brenda, por me sa mbaj mend, tė dy tė
    arrestuarit i kisha parė qė shkruanin. Kadri Hazbiu ose tė tjerė nuk i
    kam parė tė vinin vetėm, nga tė sipėrmit mundet tė ketė ardhur ndonjėri
    natėn, por unė mund tė kem qenė nė gjumė, po edhe shokėt nuk mė kanė
    thėnė gjė. Njė natė, unė e kisha shėrbimin e rojės nga ora 2 deri nė 4
    tė mėngjesit. Kur u ngrita, mė tha shoku tjetėr, Luto Beqiri qė e kanė
    marrė Teme Sejkon dhe se ku e kanė ēuar. Kush e mori, i thashė unė.
    Lutua mė tha, ishte Mihallaq Ziēishti, Rexhep Kolli, Nevzat Haznedari,
    Qemal Birēja, Islam Gjondede dhe Jorgo Bimo. Pas njė ore, erdhi tek ne
    Jorgo Bimo me makinė dhe mė tha hajde, se do tė vemi nė njė vend. Mė ēoi
    afėr Maminasit, nė mes tė vreshtit ku ishte njė shtėpi e vetmuar qė nė
    tė nuk banonte njeri. Kur shkova atje, gjeta Mihallaqin, Rexhepin,
    Nevzatin, Qemal Birēen, Islam Gjondedėn, kishin edhe Teme Sejkon qė
    ishte me duar tė lidhura. Unė i gjeta duke e rrahur Temen me shkopinj. I
    kishte plasur gjaku nė gjithė trupin. Sa ndenja unė, u thyen 5-6
    shkopinj. Tė gjithė e rrihnin me radhė. Unė aty ndenja pak minuta se
    pastaj mė thanė e dola roje nė njė kodėr tė vogėl mbi shtėpi, ndėrsa
    Islam Gjondede, poshtė shtėpisė se mos afrohej njeri. Qėndruam deri nė
    darkė, rreth orės 20:00 kur erdhi Kadri Hazbiu, i cili u fut brenda,
    qėndroi pak minuta, se ē’bisedoi dhe u largua. Si iku Kadriu, qė nga
    vendi ku bėja roje, pashė qė Temen e nxorėn jashtė pėr duarsh e pėr
    kėmbėsh dhe e hodhėn nė makinė. Aty shkuam edhe unė e Islami. Kur vajta
    aty, dėgjova shokėt qė thanė qė do ta mbysim, qė mos tė qėllojmė me
    armė, se dėgjohen tė shtėnat. Se kush e tha kėtė, nuk e mbaj mend. Qė pa
    u nisur makina, mbaj mend se Temes i hodhėm nė fyt njė litar kėrpi tė
    trashė sa gishti dhe tė dy anėt e litarit i tėrhoqėm me radhė nė tė dy
    krahėt, derisa e mbytėm Temen, pra s’kishte mė asnjė shenjė jete.
    Mihallaq Ziēishti e Rexhep Kolli kanė qenė prezent gjatė gjithė kėsaj
    kohe. Ne tė shėrbimit e bashkė me ne edhe Nevzat Haznedari u nisėm nė
    drejtim tė Tiranės e pastaj shkuam nė Linzė, nė disa kodra. Para nesh,
    me sa mė kujtohet, ishte makina e Mihallaq Ziēishtit dhe kur ndaloi ai,
    ndaluam edhe ne. Aty nuk e pashė mė Rexhep Kollin, se ku kishte qėndruar
    nuk e di, mundet nė Tiranė. Kur shkuam nė Linzė, ishte errėsirė dhe
    vend me shkurre. Temen e kapėm dy veta dhe zvarrė e zbritėm rreth 20
    metra poshtė rrugės, vendi ishte shumė i pjerrėt. E ēuam ku ishte njė
    gropė e hapur, se kush e kishte bėrė, nuk e di. E hodhėm nė gropė. Nė
    gropė, me sa mė kujtohet, dikush i ra me kazmė nė kokė disa herė dhe
    tha: “Sa tė fortė e paska kokėn”. Para se ta hidhnim nė gropė, Jorgo
    Bimo i hoqi pantallonat dhe njė bluzė kadife dhe i mori me vete. Pas
    kėsaj, e mbuluam me baltė, shkuam tek makinat dhe erdhėm nė Tiranė.”

    DĖSHMIA E ISLAM GJONDEDĖS

    I vitlindjes 1914, banues nė Tėrbaē tė Vlorės, pensionist, dėshmonte
    mė 14 qershor 1983 rreth vdekjes sė Teme Sejkos si mė poshtė: “Lidhur me
    sa pyetėm, kam pėr tė dhėnė kėto gjėra: vitin e saktė nuk e mbaj mend,
    por duhet tė ketė qenė viti 1960. Isha nė Drejtorinė e Policisė tė
    Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, nė sektorin e zbatimit tė vendimeve
    penale. Njė ditė mė thirri nė zyrėn e tij armiku Mihallaq Ziēishti qė nė
    atė kohė ishte zėvendėsministėr i Punėve tė Brendshme. Aty gjeta edhe
    shokė tė tjerė qė nuk i mbaj mend. Mihallaqi na tha se do t’u ngarkoj me
    njė detyrė tė rėndėsishme. Nė mbrėmje vonė, me makinėn qė e drejtonte
    Jorgo, kushėriri i Mihallaqit, na ēuan te burgu i vjetėr. Veē Nevzat
    Haznedarit, kishte edhe tre-katėr vetė tė tjerė qė nuk i mbaj mend. Kur
    sh kuam te burgu i vjetėr, erdhi edhe Mihallaq Ziēishti, i cili na tha
    qė do tė ruani Teme Sejkon dhe Tahir Demin. Temen e Tahirin, siē mora
    vesh aty, pasi i dėnuan me vdekje, i prunė aty. Sepse, nuk e di. Unė pėr
    vete e dija deri atė ditė se ata qenė pushkatuar. Temen dhe Tahirin i
    kishin vendosur nė dy dhoma pėrballė njėra–tjetrės nė katin e dytė, qė
    ndaheshin me njė korridor nė mes. Edhe ushqimin atje e hanin. Aty kemi
    qėndruar rreth njė muaj. Aty bėnim roje katėr veta, qė s’i mbaj mend
    cilėt ishin. Roje bėnim dy e nga dy. Gjatė kohės qė qėndruam aty, mbaj
    mend qė kanė ardhur Mihallaq Ziēishti, Rexhep Kolli, Nevzat Haznedari qė
    futeshin nė dhomat e kėtyre, se ē’bėnin nuk e di se e mbyllnin derėn.
    Tjetėr njeri nuk mė kujtohet tė ketė ardhur. Njė mbrėmje erdhi Mihallaq
    Ziēishti me Nevzatin dhe shofer Jorgon. Sonte, tha Mihallaqi, do ta
    heqim Teme Sejkon. Dhe, me sa kujtoj unė, qė atė natė e hoqėn Temen, e
    ēuam me makinėn e Jorgos nė njė shtėpi nė Maminas, midis vreshtit. Atje
    nuk banonte njeri. Mua mė kujtohet se atje kemi qėndruar rreth dy ditė.
    Aty, veē ne tė shėrbimit, erdhi edhe Mihallaqi me Jorgon. Tjetėr njeri
    unė nuk mbaj mend tė ketė ardhur. Mua mė caktuan dhe qėndrova roje aty
    tek dera e shtėpisė. Unė Teme Sejkon e kam njohur shumė mirė, sepse atė e
    kam pasur komisar batalioni pėr njė vit, mė 1944, nė Batalionin e
    Disiplinės nė Gurrė tė Tiranės. E kam parė edhe mė pas kur ka qenė nė
    Vlorė. Edhe te burgu i vjetėr qė e morėm nė makinė dhe e ēuam nė
    Maminas, unė kam qenė prezent dhe Temen e kam ruajtur e shoqėruar. Kam
    qenė prezent edhe kur e kanė nxjerrė Teme Sejkon jashtė nga shtėpia nė
    oborr, i vumė njė litar me lak nė fyt dhe katėr veta, dy nė njė krah e
    dy nė njė krah e shtrėnguam sa Temja vdiq. Mihallaqi tha e lėvizni
    njėherė. Ne e kthyem nė Linzė (Linzė) nė disa kodra. Qėndruam atje ku
    kishte qėndruar Mihallaq Ziēishti. Prezent ishte edhe Nevzat Haznedari. E
    morėm kufomėn unė me shokė dhe e ēuam tek gropa qė ishte bėrė pėrpara,
    se nga kush, nuk e di, dhe ishte rreth 100-200 metra larg xhadesė nė njė
    vend tė pjerrėt me shkurre. E hodhėm nė gropė dhe e mbuluam me baltė.
    Nuk mbaj mend tė jetė bėrė ndonjė veprim tjetėr aty me kufomėn. Kujtoj
    gjithashtu qė gjithė kėto veprime janė bėrė nė errėsirė, po a ishte
    herėt nė mėngjes pa u gdhirė mirė, a ishte mbrėmje, nuk e mbaj mend. Unė
    nuk kam dijeni nėse Temen e kanė rrahur gjatė kohės qė e mbajtėn nė
    Maminas dhe nuk mbaj mend nėse e kishin dėmtuar nė fytyrė me gjak. Mė
    kujtohet vetėm njė gjė, qė kur i hodhėm litarin nė fyt, ia bėri vetėm
    njėherė “ah”, sytė i zgurdulloi dhe nuk foli mė … vijon.

    “E mbytėn, e pushkatuan apo e nxorėn nga burgu Teme Sejkon?!”

    Fundi i Teme Sejkos ishte njė nga enigmat qė kreu i regjimit nuk e
    zbardhi asnjėherė. Deri nė ēastet e fundit, pėr Hoxhėn fati i
    ish-admiralit tė Flotės Luftarake nuk e kapėrceu kufirin e dilemės
    pėrvuajtėse. E mbytėn, e vranė apo e nxorėn fshehtazi nga burgu Teme
    Sejkon?! Njėri nga zyrtarėt e kabinetit tė kreut tė Partisė pohon se e
    vėrteta pėr ēastet fatale tė “gjeneralit tradhtar” ka qenė njė nga
    misteret e periudhės sė diktaturės qė ka shkaktuar pėrvuajtje tė
    jashtėzakonshme pėr Enverin. Historia e admiralit nga Ēamėria, i dėnuar
    me vdekje nė vitin ‘61 si agjent i grekėve dhe amerikanėve, sipas
    ndihmėsit tė shefit tė regjimit, u rikthye nė vėmendjen e Enver Hoxhės
    nė fillimin e viteve ‘80. Nė gjyqin qė Sekretariati i KQ i bėri Kadri
    Hazbiut, pas dėnimit tė Mehmet Shehut nė shtator ‘82, u publikuan pėr
    herė tė parė disa aspekte tė panjohura tė dosjes sė Teme Sejkos. Sipas
    tyre, pohon ish-funksionari i KQ, admirali i Flotės nuk kishte qenė
    vetėm agjent i grekėve e amerikanėve, por edhe i KGB-sė. Ndėrkaq, nė
    kėtė mbledhje ėshtė dėshmuar edhe njė fakt tjetėr: Teme Sejkon nuk e
    kanė pushkatuar sipas vendimit tė gjyqit, por e kanė mbytur nė qeli!
    Enigma kėtė radhė tronditi fort Enver Hoxhėn, i cili kėrkoi me ngulm
    arsyen pse dy ish-zėvendėsministrat me bekimin e Kadri Hazbiut kishin
    kursyer skuadrėn e pushkatimit dhe i morėn jetėn Sejkos me duart e tyre!
    Gjithēka nė kėtė lėmsh tė dhėnash parakuptonte njė veprim tė mundshėm
    tė Mehmet Shehut pėr tė fshehur gjurmėt e tij. Sidoqoftė, mbledhja
    maratonė e 20 shtatorit 1982 nuk ofroi ndonjė gjė tė re mbi fatin e
    dosjes sė Teme Sejkos. Njė ditė mė pas, kujton ishpunonjėsi i K.Q, njė
    letėr e papritur nė zyrėn e Hoxhės e riktheu ēėshtjen e Temes me njė
    dramaticitet rrėqethės. “Teme Sejkoja ėshtė parė nė Patos!” Ky lajm qė
    Enverit i vinte nga njė i njohur, e fuste situatėn nė njė tjetėr hulli.
    Nė zbardhjen e enigmės, Enveri i dha urdhėr tė prerė Hekuran Isait,
    atėherė ministėr i Brendshėm, pėr tė gjetur vendvarrimin e Teme Sejkos e
    pėr t’i sjellė eshtrat e tij qė t’i shikonte me sytė e vetė. Njeriu qė
    ka punuar nė kabinetin e Enverit mban mend qė pas kėsaj u ndėrmor njė
    operacion sekret nė kėrkim tė eshtrave tė Teme Sejkos. “Pėr tre muaj,
    mbi 300 ushtarė, shpjegon ai, kėrkuan nė kodrat e Linzės, por pėrpjekjet
    e tyre rezultuan pa sukses. Pikėrisht ky ka qenė momenti, sipas
    funksionarit tė KQ, qė Enveri ka porositur krerėt e lartė tė Sigurimit
    pėr tė thirrur nė procesin e Hazbiut gardianėt qė kanė pasur nė ruajtje
    komandantin e Flotės, por edhe dėshmitė e tyre nuk kanė zbardhur ndonjė
    gjė rreth enigmės pėr vendvarrimin e Sejkos.

      Ora ėshtė 19/4/2024, 15:11