BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shqiperia, Kosova, Maqedoni, 80 shtepi botuese ne panairin e librit shqip!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Shqiperia, Kosova, Maqedoni, 80 shtepi botuese ne panairin e librit shqip!

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/10/2011, 12:51

    Shqiperia, Kosova, Maqedoni, 80 shtepi botuese ne panairin e librit shqip! 1318238105-panairi_librit

    Nga data 9-13 nėntor nė Pallatin e Kongreseve do tė hapet Panairi i 14-tė i librit “Tirana 2011”, ku lexuesit do tė njihen me botimet shqiptare tė vitit tė fundit, por gjithashtu ai ėshtė dhe vendtakimi mė i rėndėsishėm dhe mė i madh i autorėve dhe shtėpive botuese nga tė gjitha trevat ku jetojnė shqiptarė, ku flitet e shkruhet shqip.

    Janė rreth 80 shtėpi botuese qė do tė kenė stendėn e tyre nė Panairin e 14-tė tė Librit qė do tė mbahet nga data 9-13 nėntor Pallatin e Kongreseve nė Tiranė. Njė pjesėmarrje e gjerė kjo qė, sipas kryetarit tė Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė, Petrit Ymeri, nuk ėshtė mbyllur dhe ku pritet tė vijnė akoma mė shumė deri nė fund tė muajit tetor. Njė numėr nė rritje ky i shtėpive botuese pjesėmarrėse nė panairin e Tiranės, krahasuar me njė vit mė parė.

    Njė numėr nė rritje ėshtė shėnuar kėtė vit sidomos nga Kosova dhe Maqedonia. “Janė regjistruar deri tani rreth 80 shtėpi botuese, institucione, shoqata etj., qė do tė kenė stendėn e tyre tė librit nė panair. Ėshtė njė numėr nė rritje krahasuar me njė vit mė parė. Kėtė vit kemi njė pjesėmarrje tė gjere sidomos nga Kosova, qė pėrfaqėsohet pėrmes Shoqatės sė Botuesve tė Kosovės, tė cilėt do tė kenė njė stendė tė madhe nė panair, ku do tė ekspozohen librat nga shtėpitė botuese ‘Rilindja’, ‘Konica’, ‘Koha’, ‘Zėri’ etj. Pjesėmarrėsit nga Kosova kėtė vit janė nė numėr mė shumė sesa njė vit mė parė. Gjithashtu nė stendat e panairit do kemi dhe botime qė vijnė nga Maqedonia. Njė stendė e veēantė (qė i ėshtė siguruar falas) nė kėtė panair i ėshtė rezervuar projektit “Traduki” - tha kryetari i Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė, Petrit Ymeri. Por pėrveē shtėpive botuese nuk mungojnė as institucionet apo stendat e Universiteteve tė ndryshme qė duan tė publikojnė botimet e tyre nė kėtė panair.

    “Do tė kemi larmi nė kėtė panair. Kemi botime nga Instituti ‘Gėte’, Instituti Italian i Kulturės dhe nga Universitete tė ndryshme qė do tė reklamojnė botimet e tyre. Ka njė pjesėmarrje shumė tė gjerė kėtė vit, sepse edhe ne kemi punuar qė tė kemi sa mė shumė botime tė reja nė kėtė panair” - tregon disa detaje tė panairit kryetari Ymeri. Ashtu si ēdo vit, Panairit tė 14-tė tė Librit nuk do t’i mungojnė as ēmimet “Autori i vitit”, “Pėrkthyesi i vitit”, “Libri mė i mirė pėr fėmijė” etj. Pėr herė tė parė Panairi i Librit u ēel nė vitin 1998 dhe qė nga ajo kohė ai ėshtė mbajtur ēdo vit nė Tiranė dhe, siē thotė kryetari Ymeri, ai ėshtė i hapur pėr tė pritur tė gjitha shtėpitė botuese.

    Vetėm pak ditė mė parė ky panair u parapri nga njė debat, duke i ndarė botuesit nė dy kampe, nė Shoqatėn e Botuesve Shqiptarė dhe nė Shoqatėn e Librit Shqip, qė me sa duket do tė vazhdojnė tė jenė tė ndarė edhe nė panairin mė tė madh tė librit qė zhvillohet nė Tiranė. Panairi “Tirana 2011”, qė mbėrriti nė edicionin e tij tė 14-tė, ėshtė ngjarja mė e madhe kulturore e librit qė zhvillohet prej 13 vitesh nga Shoqata e Botuesve Shqiptarė. Kėtė vit ai do tė mbahet nga data 9-13 nėntor dhe gjatė kėsaj jave do tė zhvillohen takime, prezantime tė librave dhe autorėve etj. sipas njė programi tė hartuar nga organizatorėt. Qėllimi kryesor i panairit mbetet padyshim takimi i lexuesit me botimet shqiptare tė vitit tė fundit, por gjithashtu ai ėshtė dhe vendtakimi mė i rėndėsishėm dhe mė i madh i autorėve dhe shtėpive botuese nga tė gjitha trevat ku jetojnė shqiptarė, ku flitet e shkruhet shqip. Shqipėria.com

      Ora ėshtė 19/4/2024, 06:34