BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    NENE TEREZA

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje NENE TEREZA

    Mesazh nga Albatros 16/6/2009, 21:55

    NENE TEREZA - (Gonxhe Bojaxhi)

    Lindi nė Shkup mė 27 gusht 1910. Prindėrit e sajė ishin nga Kosova, babai Kola nga Prizreni, ndersa nana Drane ishte nga Novosella e Gjakovės. Nė moshėn shtatėvjeēare nisi shkollimin, sė pari pranė famullisė, e pastaj nė shkollėn shtetėrore. Pranė famullisė shkolla ishte nė gjuhėn shqipe ( katėr vitet e para ), kurse ajo shtetėrore nė gjuhėn sėrbishte ( katėr vitet e fundit tė tetėvjeēares dhe gjimnazi ). Ishte tejet e menēur, shumė e dėgjueshme, gėzimi, hareja dhe dashuria e tėrė familjes. Vėllau Lazri e kujton kėshtu: " Ishte vajze normale, ndoshta pak e mbyllur.Qysh nga vitet e parė tė shkollės fillore hetohej talenti apo shkathtėsia pėr mėsim. Ishte nxėnsja mė e mirė nė klasė, gjithėnjė e gatshme pėr tė ju ndihmuar tė tjerėve...


    FARA E THIRRJES

    Thirrja para sė gjithash ėshtė dhanti e Zotit, vepra e tij, sepse ai na ka dashur sė pari; mirėpo ajo varet edhe prej gatishmėrisė dhe bashkėpunimit tonė mė Zotin. Ganxhja rrėfen kėshtu:-"Isha ende e re, 12-vjeēare,kur nė gjiun familjar kam dėgjuar pėr herė tė parė zėrin e thirrjes, kam dėshiruar tė i kushtohem nė tėrėsi Zotit. Kam menduar pėr kėtė dhe jam lutur plot gjashtė vite. Sė fundi jam bindur sė Zoti mė thėrret nė jetėn rregulltare..." Sė pari iu drejtue famulltarit mė kėtė pyetje: " Zotėri , si mund ta di unė a a mė thėrret Zoti apo jo?" Ai iu pėrgjigj: " Nga gėzimi i yt. Nėse je gėzueshme kur mendon se Zoti tė thėrret, pėr ta shėrbyer atė nė tė afėrmit, atėherė kjo dmth. se ke thirrje". Vendimin pėrfundimtar Gonxhja e mori nė Letnicė, tė Komunės sė Vitisė, para Zonjės sė bekuar, natėn e kremtės sė Zonjės sė Madhe, mė 14 gusht 1928. -Nėna Tereze tregon:" Pėr herė tė parė e kam dėgjuar zėrin e Zotit, atė tė thirrjes rregulltare, nė kishėn e Zonjės se madhe nė Letnicė...Me qiri nė dorė dhe me zemėr tė dhėzur nė dashuri kam vendosur: "Do ti kushtohem nė tėrėsi Zotit".

    Vargjet e Nenes sone te madhe

    Jeta eshte mundesi
    perfito nga ajo,
    Jeta eshte e
    bukur, adhuroje.
    Jeta ehste enderr,
    jetoje.
    Jeta eshte sfide
    perballu me te.
    Jeta eshte loje, luaje.
    Jeta eshte detyre
    plotesoje.
    Jeta eshte e shtrenjte,
    vleresoje.
    Jeta eshte pasuri,
    ruaje.
    Jeta eshte dashuri,
    shijoje .
    Jeta eshte mister,
    zbuloje.
    Jeta eshte dhimbje,
    sfidoje.
    Jeta eshte kenge,
    kendoje.
    Jeta eshte tragjedi,
    shmangiu.
    Jeta eshte fat,perfito.
    Jeta eshte aventure,
    kujdes.
    Jeta eshte shume e
    cmuar, duaje.
    Jeta eshte lufte,
    mesohu dhe me te.
    Jeta eshte jete, lufto
    per te ..."
    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Re: NENE TEREZA

    Mesazh nga Albatros 16/6/2009, 22:04

    Emri i plotė: Anjezė Gonxhe Bojaxhiu
    Emri tjetėr: Nėnė Tereza
    Ditėlindja: 26 Gusht 1910
    Vendlindja: Shkup, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisė
    Vdekur mė: 5 Shtator 1997
    Vendvdekja: Kalkuta, Indi
    Aktiviteti: Humaniste , Murgeshė Katolike Romake[1]
    Nėnshtetėsia: Shqiptare


    NENE TEREZA 200px-Mother_Teresa

    Gonxhja ishte fėmiu i tretė i Kole Bojaxhiut (Nikollė Bojaxhiu) me origjinė nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzėrisė Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovės. Lindi nė Shkup, tė Perandorisė osmane, sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonisė, mė datė 26 gusht 1910. Njė ditė pas lindjes u pagėzua nė kishėn e Zemrės sė Krishtit nga famulltari i atėhershėm Dom Zef Ramaj. Kola dhe Drania kishin 5 fėmijė, dy u vdiqėn nė fėmijėrinė e hershme. Frikė tė madhe kishte nėnė Drania mos Gonxhja i vdiste menjėherė pas lindjes, sepse me trup dhe shėndet dukej e dobėt.

    Gonxhja kishte njė vėlla dhe njė motėr. Vėllai quhej Lazėr Bojaxhiu dhe studioi nė Grac tė Austrisė nė Akademinė Ushtarake, por pėr shkaqe politike emigroi qysh herėt nė Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu.

    Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte nė shtėpinė e tij artistė dhe patriotė shqiptarė.

    Gonxhja mėsimet e para i morri nė njė shkollė shqipe nė Shkup, ku poashtu e kreu dhe gjimnazin, por nė gjuhėn serbo-kroate. Pasionet e rinisė sė Gonxhes ishin tre: tė bėhej mėsuese, tė shkruante dhe recitonte poezi dhe tė kompozonte e tė luante muzikė. Emrin "Tereza" e mori kur ishte 18 vjeēe dhe u dorėzua murgeshė.

    Nėnė Tereza u largua mė 26 shtator 1928 nga Shkupi nė drejtim tė Dublinit, Irlandė. Prej kėsaj dite, nėnė, bijė e motėr nuk do tė shiheshin mė kurrė. Mė 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar kėtė letėr drejtuar tezes sė saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashtuna Tezja Lis! Mė 26 t’kti mujit po nisem prej Shkupit. S’po muj mos me ju shkrue dy tri reshta tuj da prej jush. Lamtumir; e dishroj qi Zoti ju nep shka tju dishron zemra. Pritni t’faluna ma t’pėrzemerta Gonxhja”.

    Ky ishte momenti kur ajo u nda pėrfundimisht me familjen dhe vetėm pas 30 vitesh, do tė takohej me tė vėllanė, Lazrin. Kurse nėna Drania dhe motra Age, shkuan nė atdhe, nė Shqipėri, qysh para Luftės sė Dytė Botėrore.

    Nėnė Tereza u vendos nė Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bė mėsuese dhe shumė shpejt drejtore e shkollės sė vajzave. "Nėnė Tereza e Kalkutės" u quajt kur themeloi urdhėrin "Misionaret e Dashurisė" (1951) pėr t'u shėrbyer mė tė varfėrve dhe mė tė pashpresėve tė Kalkutės, Indisė dhe gjithė botės. Nė vitin 1979, kur mori ēmimin Nobel pėr Paqe, e gjithė bota mėsoi se Nėnė Tereza ishte shqiptare. Por Shqipėria heshte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperisė nuk i kishte dhėnė vizė nobelistes sė ardhshme as sa pėr tė parė nėnėn e saj qė jetonte nė Tiranė, as pėr te marrė pjesė nė varrimin e saj mė 1974, as... pėr tė parė varrin. Madje kėtė vizė nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marrė dhenė nė tė katėr anėt e botės deri ne fillim tė viteve '90. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer nė njė legjendė tė gjallė. Ajo ishte nėnė kujdestare e 7 500 fėmijėve nė 60 shkolla, ishte nėnė qė mjekonte 960 000 tė sėmurė nė 213 dispanseri, ishte e vetmja nė botė qe trajtonte 47 000 viktima tė lebrozes nė 54 klinika, kujdesej pėr 3 400 pleq tė braktisur e tė lėnė rrugėve, nė 20 shtėpi pleqsh, kishte birėsuar 160 fėmijė ilegjitim e bonjakė. Kėto janė shifrat e mesit tė viteve '80. Deri sa Nėnė Tereza ishte gjallė dhe sot e kėsaj dite shifrat kanė ndryshuar shumė.

    Nėnė Tereza nuk qe ndonjė perėndeshė dhe me tė mund tė fliste ēdonjėri. Madje ajo kishte edhe adresė tė saktė: njė godinė ngjyrė hiri nė Bose Road, tė ndėrtuar nė njė lagje tė zhurmėshme dhe ējerrėse, tė stėrmbushur me njerėz, e cila vlonte nga ēajbėrėsit, shitėsit dhe tregtarė tė tjerė tė pjesėve mė tė ndryshme kėmbyese si dhe lėngėshtrydhėsit. Kėtu, mu nė qendėr tė Kalkutės shtrihej shtabi i pėrgjithshėm i Rregullit, „Shtėpia e Nėnės", pranė portės tė sė cilės qe vendosur njė tabelė druri ku shkruante: „Mother Teresa. IN/OUT".

    Shtėpinė e Nėnė Terezės e kanė vizituar personalitete si: mbretėresha e Britanisė, ish presidentėt e Shteteve tė Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumė tė tjerė. Nėnė Tereza ka qenė mjaft bujare, humane e zemėrgjerė dhe kėto janė karakteristikat qė do ta bėjnė tė jetojė pėrgjithmonė nė zemrat e gjithė njerėzve, sidomos nė zemrat e shqiptarėve.

      Ora ėshtė 29/3/2024, 06:41