BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Skėnderbeu

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Skėnderbeu

    Mesazh nga Albatros 20/6/2009, 16:50

    Skėnderbeu 250px-Skenderbeg-busti

    Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu lindi mė 6 maj tė vitit 1405 dhe vdiq mė 17 janar tė vitit 1468. Ėshtė Heroi Kombėtar i shqiptarėve, figura mė e shquar nė historinė e shqiptarėve.

    Etimologjia e emrit Skėnderbe

    Emri Skėnder ose Iskander eshte versioni turk i emrit Aleksandėr. Kėshtu qe shumė studiues emrin Skėnderbej e pėrkthejnė si Aleksandri i Madh. Sipas legjendės trimėria dhe aftėsia e tij ne artin ushtarak u shfaq herėt dhe pėr ketė arsye turqit i vune si emrin Iskanderbej. Fakt ėshtė qe Skenderbeut i pelqeu emri qe i vunė turqit. Kėtė e deshmojne shume dokumente te epokės ku ai firmoste me te dy emrat (Gjergj Kastrioti - Skenderbej). Nė oborret europiane te kohes njihej me tepėr me kėtė emėr, kėtė e dėshmojnė edhe veprat e shumta mesjetare te shkruara pėr te (kompozitori i famshem Antonio Vivaldi, ne vitin 1718 vuri ne skenė operėn "Scanderbeg") .

    Biografia

    Gjergj Kastrioti ishte djali mė i vogėl i Gjon Kastriotit dhe i princeshės Vojsava, fėmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi mė 6 maj 1405, u morr peng nga Pushtuesit Osman qė nė moshė tė mitur(9-vjeēare) dhe u dėrgua nė oborrin e Sulltanit nė Adrianopojė. Atje, zgjuarsia dhe shkathtėsia e ēuan Gjergjin nė shkollėn e sulltanit (icogllanėve) qė pėrgatiste komandantė e nėpunės.

    Natyra i kishte dhėnė dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandėr). Pas mbarimit tė shkollės, Gjergj Kastrioti "(Skėnderi)" kreu detyra ushtarake nė Ballkan e nė Azinė e Vogėl, duke u dalluar pėr trimėri dhe pėr kėtė arsye iu dha titulli bej qė do tė thotė princ ose fisnik pra Skėnderbeg do tė thotė Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi kurrė Atdheun e tij tė dashur dhe priste me padurim rastin tė kthehej nė tokėn qė e lindi. Me vdekjen e tė atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por nė fakt sulltani e emėroi sanxhakbej jashtė tokave shqiptare.

    Skėnderbeu nuk hoqi dorė nga ideja pėr t'u kthyer nė Shqipėri ne fronit e te atit, deri nė vitin kur ai u nise kundėr Janosh Huniadit nėn komandėn e bejlerbeut tė Rumelisė.

    Mė 3 nėntor 1443 nė afėrsi tė Nishit, u ndeshėn dy ushtritė. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tėrhoq nė panik. Skėnderbeu filloi tė zbatonte planin e kryengritjes, sė bashku me 300 kalorės shqiptarė e me tė nipin Hamza Kastrioti, u kthye nė Dibėr, ku populli e priti si ēlirimtar. Mori masa pėr pėrforcimin e rrugėve nga mund tė vinin osmanėt, dhe prej andej iu drejtua Krujės. Me njė ferman tė rremė shtiu nė dorė qytetin e garnizonin dhe kėshtu mė 28 nėntor 1443 u shpall rimėkėmbja e principatės sė Kastriotėve. Mbi kėshtjellėn e Krujės u ngrit flamuri me shkabėn e zezė dykrenare.

    Fjalimi i Skėnderbeut nxiti frymėn atdhedashėse. Kryengritja ēlirimtare u bė e pėrgjithshme. Gjatė dhjetorit, Shqipėria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u ēliruan njėra pas tjetrės kėshtjellat e kėsaj zone.

    Skėnderbeu ishte organizatori i Kuvendit tė Arbėrit, nė tė cilin u zgjodh si prijės i Lidhjes Shqiptare tė Lezhės.Ai u martua me te bijen e Gjergj Arianitit per te forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.

    Nė janar tė vitit 1468 Skėnderbeu u sėmur gjatė zhvillimit tė njė Kuvendi tė thirrur nga ai, nė tė cilin ishin tė ftuar tė gjithė princat shqiptarė. Vdiq me 17 Janar 1468 nė Lezhė.

    I mbuluar me lavdi, ai u varros nė Lezhė. Shqiptarėt humbėn prijėsin e lavdishėm qė i udhėhoqi pėr 25 vjet rresht. E shoqja me tė birin emigruan, sikurse edhe njė pjesė e parisė shqiptare, pėr nė Itali.

    Shume njerez mund te pyesin. Pse Skenderbeu, ne perkrenoren e tij e ka mbajtur dhien apo delen. Ekzistojn shume thenje por e verteta qendron sepse pasi qe Skenderbeu i versuli naten nje tub te medha delesh ndoshta me qindra mijera dele dhe mbi kokat e tyre e ka vendosur nga nje qiri ateher osmanet filluan te iknin duke menduar se ata jane njerez. Kjo eshte vetem nje legjende. Ekziston gjithashtu dhe ideja se kete perkrenare e ka mbajtur edhe per nder te Pirros se Epirit, pasi edhe ai ka mbajt po te njejten perkrenare. Kjo i pergjigjet se vertetes, pse edhe mbreter te tjere ilire si Aleksandri i Madh mbante perkrenare me brire dashi.


    Epoka e Skėnderbeut nė veprat e autorėve shqiptarė


    Epoka e Skėnderbeut e shekullit XV dhe vetė figura e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut ndikoi fuqishėm nė jetėn shpirtėrore tė shqiptarėve dhe pėr rritjen e vetėdijes kombėtare tė tyre. Tė frymėzuar prej tyre, intelektualė tė shquar shqiptarė, i pasqyruan e i pėrjetuan ato nė vepra historike monumentale, nė tė cilat nisi jetėn e vet historiografia shqiptare.

    Ishte Dhimiter Frangu (dhe jo Dhimiter Frėngu) qe shkroi i pari jeten e Skenderbeut, realisht si u zhvillua, sepse Frangu ishte bashkeshoqerues i gjithe jetes dhe luftrave te Skanderbeut, arketar e shoqerues ne udhetimet e Princit Shqiptar. Shkrime latinisht i Frangut i 1480, 12 vjet pas vdkjes se Skanderbeut, mjerisht u pervetesua nga te tjere, dhe perkthimi dhe botimi i saj italisht u be me vone, pas vdekjes se Frangut. Te gjithe shkrimater pasardhes, u mbeshteten mbi vepren e Frangut, edhe vete Barleti, por qe i shtoi tregime fantastike te paqena. Patjeter se vepra e Barletit qe u botua latinisht ne fillim tė shek tė XVI (1504) Marin Barleti kushtuar luftės heroike tė shqiptarėve pėr mbrojtjen e Shkodrės, (rrethimi i Shkodrės)pati jehone te madhe . Por vepra qė e lartėsoi figurėn e tij si historian humanist ėshtė “Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut”, tė cilėn e botoi italisht nė Romė rreth viteve 1508-1510. Kjo vepėr voluminoze njohu shumė ribotime nė gjuhė e nė vende tė ndryshme tė Evropės. Veprat e M. Barletit u bėnė burimi mė i rėndėsishėm ku patriotėt shqiptarė mėsonin historinė e epopesė legjendare tė shk. XV, kur nuk ishte zbuluar e njohur vepra e Dhimiter Frangut.

    Periudha e Skėnderbeut u pėrjetėsua edhe nė vepra tė tjera historike nga bashkėkohėsit e heroit. Siē e thame njė nga bashkėpunėtorėt e ngushtė tė Skėnderbeut, Dhimitėr Frangu, shkroi latinisht, nė frymėn e ideve humaniste tė kohės njė vepėr pėr jetėn e Skėnderbeut. Prandaj Barleti e mori si baze vepren e Frangut sepse kjo vepėr kishte pasqyruar drejt realitetin historik, tė njohur e tė panjohur edhe nga bashkėluftėtarėt e afėrt tė Skėnderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes sė tij e pėrkthyer italisht, dhe njohu shumė ribotime nė kėtė gjuhe e ne gjuhe te tjera.

    Njė vepėr tjetėr e rėndėsishme pėr tė njohur shoqėrinė shqiptarė tė shek. XV ėshtė “Historia dhe gjenealogjia e shtėpisė sė Muzakajve”, shkruar nė italisht mė 1510 nga bashkėluftėtari i Skėnderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti nė dorėshkrim dhe, pėr vlerėn qė ka pėr historinė mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. tė XIX mė tė drejtė e ka cilėsuar atė si njė “margaritar”.

    Gjergj Kastrioti Skėnderbeu - Hero Kombėtar

    Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu (6 maj 1405- 17 janar 1468) sintetizon njė epokė tė tėrė historike qė mori emrin e tij: luftėn njėshekullore kundėr pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nėn udhėheqjen e tij, lufta e shqiptarėve u ngrit nė njė shkallė mė tė lartė e mė tė organizuar dhe shėnoi njė kthesė vendimtare nė zhvillimin politik tė Shqipėrisė.

    Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu ishte pėrfaqėsuesi mė konsekuent dhe mė i shquar i elitės drejtuese shqiptarė qė udhėhoqi mė vendosmėri frontin e luftės sė shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė. Ai realizoi tė parin bashkim tė shqiptarėve, Lidhjen Shqipetare tė Lezhės, e cila hapi rrugėn e krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar, themeluesi i tė cilit u bė ai vetė.

    Kujdes tė veēantė Skėnderbeu i kushtoi ruajtjes sė burimeve tė brendshme ekonomike, tek tė cilat u mbėshtet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen nė brezin kufitar, nė lindje e nė jug, ai i dha mundėsi banorėve tė viseve tė lira tė zhvillonin njė veprimtari ekonomike deri diku normale.

    Krahas mbrojtjes sė vendit, Skėnderbeu i kushtoi vėmendje ēlirimit tė viseve tė pushtuara qė ndikoi nė formimin e mėtejshėm tė lidhjeve mė banorėt e kėtyre viseve dhe nė forcimin e bashkimin e tė gjithė popullit shqiptar.

    Aftėsitė e Skėnderbeut si burrė shteti spikatėn edhe nė marrėdhėniet me vendet e tjera. Duke pasur tė qartė sė rrezikut osman mund t’i bėhej ballė vetėm mė sukses vetėm me forca tė bashkuara, Skėnderbeu kėrkoi pareshtur pjesėmarrjen e vendeve evropiane nė luftė kundėr armikut tė pėrbashkėt.

    Nė kushtet e pabarazisė sė theksuar ndėrmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skėnderbeu pėrpunoi strategjinė dhe taktikėn e tij luftarake, nė bazė tė sė cilės qėndronte mendimi se fitorja nuk mund tė varej nga numri i ushtarėve. Ai mbante armikun nė alarm tė pėrhershėm, i priste rrugėn e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur nė kurth, e godiste me sulme tė fuqishme e tė befasishme.

    Skėnderbeu u shndėrrua nė simbol tė luftės pėr liri e pavarėsi. Ai mbeti njė figurė e dashur pėr shqiptarėt edhe pas vdekjes sė tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjė i gjallė nėpėr kėngėt, gojėdhėnat e tregimet e shumta popullore qė i dhanė atij tiparet e njė figure legjendare.

    Vepra dhe figura e Skėnderbeut kishte pėrmasa dhe rėndėsi evropiane. Ai u vlerėsua lart nga personalitetet e shquara evropiane tė kohės. Kėtė e dėshmon edhe fakti sė pėr Skėnderbeun ėshtė shkruar njė literaturė e shumellojshme , prej qindra vėllimesh, tė botuara nė shumė gjuhė, dhe nė tė katėr anėt e botės.

    Vepra per Skėnderbeun

    Shumė autorė shqiptarė dhe te huaj kanė shkruar pėr Skėnderbeun. Mė poshtė po renditim veprat e tyre: Marin Barleti Fan Noli Sabri Godo Fatos Daci

    Skėnderbeu nė film

    Mbi jetėn e Skėnderbeut ėshtė xhiruar edhe njė film me emrin e njėjtė (Velikiy voin Albanii Skanderbeg).

    Mirėnjohje

    * I pari i shqipėtarėve
    * Hero Kombėtar
    * Urdhėri i Skėnderbeut
    * Veprat kushtuar Skėnderbeut
    * Mbrojtės i krishtėrimit

    Figura e Skėnderbeut nė art

    * Scanderbeg, opera nga Franēois Francoeur dhe Franēois Rebel.
    * Scanderbeg, opera nga Antonio Vivaldi.

    Projekti kulturor Itali-Shqipėri "A.C.C.I.A ARTE" organizoi me datė 1 gusht 2006 njė konferencė shkencore me titull “Shqiponja dhe gjysmėhėna”. Nė kėtė sesion studiues e pedagogė shqiptarė e italianė diskutuan mbi praninė e figurės sė heroit kombėtar Gjergj Kastriot Skėnderbeu nė veprat letrare dhe ato muzikore, nė shekuj. Referuan gjuhėtari Gjovalin Shkurtaj, Mario Spedicato, pedagog nė Universitetin e Leēes, Alessandro Laporta, drejtor i bibliotekės sė provincės sė Leēes, muzikologėt Luisa Cosi dhe Corrado De Bernart, e shumė tė tjerė.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/4/2024, 14:00