Hajmalitė, objektet fatsjellės dhe domethėnia e tyre!

LePuRuShJa
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Hajmalitė, objektet fatsjellės dhe domethėnia e tyre!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 6/5/2012, 18:25

Hajmalitė, objektet fatsjellės dhe domethėnia e tyre! Hajmali

Tė gjithėve na ka rastisur, tė paktėn njė herė nė jetėn tonė, tė kishim apo edhe kemi, njė send tė cilin e ruajmė fort, pasi nė perceptimin tonė, mund tė jetė fatsjellės. Megjithatė hajmalia jonė mund tė mos jetė vetėm njė send, por edhe njė njeri, njė kafshė etj. Nė fakt, shumė njerėz janė tė fiksuar pas kėtij fenomeni, sikurse edhe tė tjerė qė nuk besojnė aspak, megjithatė le ta pranojmė, tė paktėn njė herė tė gjithė kemi menduar se njė ndodhi e mirė, apo arritje na ka ardhur nė sajė tė besimit nė diēka. Ndonėse ėshtė e vėshtirė tė besohet nė vetiė magjike tė kėtyre sendeve, ato sipas shumė studimeve janė njė motivues shumė i mirė dhe me reuzultate nė jetėn tonė tė pėrditshme. Varėse, byrzylykė, unaza, vathė, mbajtėse ēelėsash, tė cilat nėse kanė formėn e luleve, kafshėve, akoma edhe mė mirė, shėrbejnė si hajmali pėr tė gjithė ne. Akoma edhe mė mirė nėse ato na i ka dhuruar dikush me rėndėsi tė veēantė. Edhe pse mund tė mos jetė njė objekt i vlefshėm sa i pėrket vlerės reale, ai do tė marrė menjėherė njė vlerė mistike, duke u konsideruar si njė fatsjellės. Megjithatė jo vetėm objektet, por edhe ngjyrat, numrat madje edhe ditėt e javės, mund tė bėhen nė njė moment tė caktuar hajmalitė tona. Kėshtu ngjyra e kuqe ėshtė konsideruar shpesh si fatsjellėse, aq sa shumė raste tregojnė pėr njė obsesion tė njerėzve qė dėshirojnė tė arrijnė suksesin, pas kėsaj ngjyre. Ndėrkaq, dita e dielė ėshtė konsideruar kahera si ditė me fat, e po ashtu edhe numri dhjetė. Duke folur pėr hajmalitė, psikologėt thonė se e gjithe bestytnia ėshtė ēėshtje jo vetėm individuale, por thellėsisht psikologjike. Nė realitet, objektet nuk mendohet tė kenė asnjė fuqi tė mbinatyrshme, por megjithatė i bėjnė njerėzit qė tė mendojnė se kanė njė shtysė mė shumė pėr tė qenė tė suksesshėm nė diēka, duke i induktuar ata nė mėnyrė tė pavetėdijshme, me pozitivitet. Mė poshtė janė disa nga hajmalitė mė klasike dhe mė tė pėrhapura, tė cilat prej shekujsh janė konsideruar si fatsjellės.

Buburreci, mbrojtje

Nė Egjiptin e lashtė, buburrecat shiheshin si insekte tė cilat mbronin dhe kujdeseshin pėr shpirtrat e atyre qė vdisnin. Ata ishin kujdestarėt e kėtyre shpirtrave pėrgjatė rrugės sė tyre drejt mbretėrisė sė tė vdekurve. Kėshtu qė nėse nė kėto moment keni nevojė pėr njė mbrojtje, mundohuni qė njė buburrec ta keni me vete, qoftė ky mbi njė unazė, byrzylyke, kapėse flokėsh, apo edhe karficė nė rroba. Mendohet akoma se ndikon shumė dhe se fuqitė e tij tė kenė ardhur deri nė ditėt tona sot.

Bufi, zgjuarsi

Nėse nė njė moment tė caktuar e ndieni veten se nuk jeni nė lartėsinė e duhur intelektuale, pėr njė bisedė a takim, por nga ana tjetėr doni tė dilni me sukses, atėherė bėni mirė tė merrni me vete njė buf, tė cilin mund ta keni si objekt zbukurimi nė trup. Mendohet se ndihmon tė ruani sjelljen e ekuilibruar dhe ju largon nga injoranca. Ky shpend i veēantė i natės, i cili depėrton me shikimin e tij edhe nė terrin mė tė errėt, ėshtė kthyer padyshim nė mbrojtėsin mė tė fuqishėm kundėr syrit tė keq, mirėpo jo gjithmonė ka qenė kėshtu. Nė Romėn e lashtė, shfaqja e bufit ishte paralajmėrim pėr katastrofat.

Dielli, energji

Ky element kaq i domosdoshėm pėr jetėn nė tokė ėshtė njė prej objekteve tė konsideruara si prej kohėsh fatsjellės, madje dielli ka shėrbyer nė antikitet edhe si kult pėr njerėzit. Ngjyra e tij, e ngjashme me atė tė arit, ka frymėzuar popuj tė ndryshėm nė antikitet, tė cilėt e kishin edhe Perėndi. Tė mbash nė veshjen tėnde njė objekt simbolik qė tregon diellin, do tė thotė padyshim qė keni nevojė tė hyni nė kontakt me njė forcė energjie superiore dhe tė krijoni njė kontakt harmonie me vetėdijen tuaj.

Mollėkuqja, fat

Prej kohėsh ky insekt i ēuditshėm ėshtė konsideruar fatsjellėsi mė i madh, ndoshta nga tė gjithė insektet. Pėrveē se sjell fat, mollėkuqja supozohet tė jetė sinonim i pasurisė dhe suksesit. Por vetitė e kėtij insekti kaq simpatik, nuk mbarojnė me kaq. Mendohet se nėse njė mollėkuqe qėndron mbi njė femėr tė re, tė sapo martuar, kjo femėr shumė shpejt mund tė bėhet nėnė, pasi insekti mendohet tė jetė njė ogur i mirė i fertilitetit tė lartė.

Gjarpėri, ringjallje

Ndonėse njė kafshė e urryer nga disa, gjarpėri ėshtė prej zvarranikėve mė tė pėrfolur si fatsjellės tė mėdhenj. Jo me kot ėshtė edhe shprehja se ēdo shtėpi ka gjarprin e saj, si pėr tė treguar se ēdo shtėpi ka fatin e saj. Nė antikitet, gjarpri ishte thuajse i pandarė nga bizhutė e femrave apo objekteve tė meshkujve. Nė kėtė mėnyrė, ata mbroheshin nga njerėzit e tjetėr qė dėshironin tė keqen. Mirėpo gjarpri jo vetėm mbron dhe sjell fat, por edhe ėshtė simbol i ringjalljes, duke qenė se pėrmes ndėrrimit tė lėkurės sė tij, kjo kafshė ripėrtėrin vetveten. Njė bizhuteri apo hajmali nė formė gjarpėri, do tė duhet tė mbahet nga tė gjithė ata tė cilėt dėshirojnė tė rilindin nė vetvete.

Perla, vetėvlerėsim

Ėshtė njė nga prodhimet e natyrės mė tė vlefshme, qė mund tė jetė krijuar ndonjėherė nė natyrė. E konsideruar si magjike, perla do tė thotė feminilitet. Pėr indianėt, perlat ishin paralajmėruese dhe mbrojtėse nga katastrofat,pasi mbante nė vetė edhe forcėn e tokės, por edhe tė hėnės. Pėr tė gjithė ata tė cilėt e ndiejnė se janė shpesh nėn trysninė e ankthit apo tė depresionit, njė varėse me perla autentike , do tė ishte njė ndihmesė e madhe dhe qetėsuese e menjėhershme.

Kryqi, forcė

Ky simbol, i cili shoqėrohet menjėherė me fenė e krishterė, ishte nė fakt i pranishėm edhe mė herėt, qė nė periudhėn e neolitit dhe pėrdorej si fatsjellės. Mendohet, se nėse mban me vete njė kryq, ke thėnė nė tė njejtėn kohė se ke nevojė pėr tė rigjetur besimin tėnd, mbrojtje shpirtėrore dhe forcė.

Hurma, harmoni

Edhe nė Bibėl ky frut konsiderohet si symbol i bashkimit dhe fertilitetit. Njė ēift, nėse ėshtė i vendosur pėr t’u martuar, atėherė bėn mirė qė bonbonieret t’i dhurojė duke vėnė si symbol hurmėn, pasi nė kėtė mėnyrė do tė tregontė se bashkimi i tyre ėshtė i fuqishėm dhe jetėgjatė.



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 15/10/2019, 00:50