BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kosova pranoi udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    14062012

    Buzqeshje Kosova pranoi udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Kosova pranoi udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave! Malmstrom-udherrefyesi5

    Delegacioni i Kosovės e mori sot nė Bruksel Udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave. Dokumenti iu dorėzua ministres pėr integrime Vlora Ēitaku nga komisionerja e BE-sė Sesilia Molmstrom. Zyrtarėt nga qeveria e Kosovės janė shprehur optimist se do tė plotėsojė pa asnjė problem tė gjitha kriteret e kėrkuara.

    Delegacioni i Kosovės i prirė nga ministrja pėr integrime Vlora Ēitaku ka marrė nė Bruksel udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave. Komisionerja e BE- sė Sesilia Molmstrom e cila ia dorėzoi ministres Ēitaku dokumentin e shumėpritur, foli edhe pėr pėrmbajtjen e tij.

    Udhėrrėfyesi pėr Kosoėvn pėrmban 101 kritere, dyfish mė shumė nga ato tė vendeve tė rajonit. Zyrtarėt e BE-sė kanė sqaruar se kjo ėshtė bėrė nė mėnyrė qė tė mos pėrsėriten gabimet qė janė bėrė me shtetet e rajonit. Pėrfaqėsuesit e delegacionit kosovarė janė shprehur optimist se Qeveria e Kosovės ėshtė e pėrgatitur dhe se do ti plotėsojnė tė gjitha kriteret e kėrkuara.

    Ministerja pėr integrim Vlora Ēitaku ka thėnė se marrja e udhėrrėfyesit ėshtė fryt i punės sė pėrgjithshme tė institucioneve tė Kosovės, por nuk ka pėrmendur ndonjė afat se pėr sa kohė do tė mund tė arrihet deri tė liberalizimi i vizave.

    Ndryshe vendeve tė rajonit u ėshtė dashur tė presin nga dy deri nė tre vite pas marrjes sė udhėrrėfyesit, qė Bashkimi Evropian tė bėnte liberalizimin e vizave. Megjithatė, drejtuesit e institucioneve tė Kosovės, kanė optimistė dhe shpresojnė se nė rastin e Kosovės, liberalizimi i procesit tė vizave do tė ndodh mė shpejt.

    * * * * *

    Delegacionit tė Kosovės sot nė Bruksel, i dorėzohet udhėrrėfyesi pėr liberalizim tė vizave nė njė takimi me Komisioneren pėr Punė tė Brendshme, Cecilia Malmström.

    Pjesė e kėtij delegacioni janė Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Ēitaku, Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, Kryetari i Komisionit parlamentar pėr Integrim Evropian, Lutfi Haziri, Zv. Ministri i Integrimit Evropian, Gėzim Kasapolli, Kryetarėt e Komunave, Ali Berisha – Pejė, Haki Rugova – Istog, Bojan Stojanoviq – Graēanicė dhe Qemajl Mustafa - Gjilan.

    Komisionerja Malmström dhe zyrtarė tjerė nga drejtorati i pėrgjithshėm pėr punė tė brendshme dhe drejtorati i pėrgjithsėm pėr zgjerim tė Komisionit Evropian si dhe pėrfaqėsues tė institucioneve tjera tė Bashkimit Evropian do tė takohen me Ministren Ēitaku dhe delegacionin nė orėn 11:00 nė Komision Evropian. Nė kėtė takim Komisionerja Malmström do tė bėjė dorėzimin e dokumentit tė udhėrrėfyesit dhe do tė diskutoj rreth pėrmbajtjes sė tij.

    Nė orėn 11:45 nė Komision Evropian nė Bruksel mbahet edhe njė konferencė pėr shtyp ku merr pjesė Ministrja pėr Integrim Evropian, Vlora Ēitaku sė bashku me Komisioneren pėr Punė tė Brendshme, Cecilia Malmström.

    Marrjen e Udhėrrėfyesit, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Ēitaku e ka vlerėsuar si fryt tė punės sė pėrbashkėt tė institucioneve tė vendit.

    Nė kėtė aspekt, ajo ka thėnė se qė para tri vitesh Kosova i ka dhėnė vetes detyrėn pėr plotėsimin e kritereve tė kėrkuara nė

    Udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave.
    Ēitaku nuk ka pėrmendur ndonjė datė tė pėrafėrt kur Udhėrrėfyesi do tė kurorėzohej me marrjen liberalizimit tė vizave.

    Kurse, Ministri i Brendshėm Bajram Rexhepi, ka deklaruar se janė 101 kritere qė Kosova duhet tė pėrmbushė. Vendet e rajonit kanė pasur obligim qė tė pėrmbushin vetėm 47 kritere.

    Mirėpo, Rexhepi ka theksuar se nuk ka hapėsirė pėr dekurajim, sepse tė gjitha kėto kritere ndihmojnė procesin e integrimit evropian.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 28/3/2024, 19:56