BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Njė udhėtim nė jetėn e Nėnė Terezės!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Njė udhėtim nė jetėn e Nėnė Terezės!

    Mesazh nga LePuRuShJa 22/10/2012, 07:28

    Njė udhėtim nė jetėn e Nėnė Terezės! Largea_tereza-211350858197

    Fondacioni Kulturor “Nėnė Tereza”, pas njė rrugėtimi nė shumė vende tė botės, solli nė pėrvjetorin e 9-tė tė lumturimit tė saj, ekspozitėn “Nėnė Tereza. Vajza me emrin Gonxhe”.

    Ekspozita u ēel nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė me qėllim promovimin e vlerave si dinjiteti njerėzor, liria, barazia dhe solidariteti, tė cilat Nėnė Tereza i pėrfaqėsoi mė sė miri. Ekspozita paraqet objekte, fotografi, dorėshkrime e filmime tė cilat tregojnė jetėn e Nėnė Terezės qė nga fėmijėria, prejardhjen e saj shqiptare, deri tek misioni i saj nė Indi dhe nė mbarė botėn.

    Themeluesja e Fondacionit Kulturor “Nėnė Tereza”, Liri Berisha, nė ēeljen e kėsaj ekspozite, u shpreh se ekspozita vlerėn mė tė madhe e ka jo vetėm nė pėrkujtimin e saj, por nė mesazhet qė ajo pėrēoi gjatė njė jete dhe qė janė tė dobishme dhe tė domosdoshme gjithmonė e mė shumė nė shoqėri.

    “Ėshtė vepra e saj qė mė frymėzon ēdo ditė tė punės sime pėr tė ndihmuar fėmijėt e kėdo qė ka nevojė pėr pėrkrahje, kėdo qė ka nevojė pėr dashuri. Nuk ka gėzim mė tė madh se kur sheh se dashuria qė ti fal qetėson shpirtra tė trazuar”, tha znj. Berisha.

    Sipas saj, pasi tė kemi parė kėtė ekspozitėn do tė ndihemi mė mirė dhe do tė mendojmė si Nėnė Tereza, do tė duam si ajo dhe do tė shpresojmė si ajo. “Nėnė Tereza me veprėn e saj na mėson se ēdokush ka diēka e ka mundėsi tė ndihmojė dikė, le ta bėjmė! Le tė vazhdojmė veprėn e saj duke ndihmuar dikė, le tė vazhdojmė veprėn e saj duke falur dashuri”, tha Liri Berisha.

    Ekspozita ėshtė njė udhėtim nė jetėn e Nėnė Terezės nėpėrmjet objekteve qė i pėrkisnin familjes, veshjeve, bizhuterive dhe orendive nga vendi i origjinės sė Nėnė Terezės, fshati Novoselė. “Nėnė Tereza. Vajza me emrin Gonxhe” pasqyron gjithashtu edhe botėn shpirtėrore tė Nėnė Terezės pėrmes shkrimeve qė ajo i ka konceptuar gjithė jetėn e saj nė shėrbim tė tė varfėrve, tė fėmijėve tė sėmurė.

    Nė kėtė ekspozitė, qė do tė qėndrojė nė GKA deri nė datėn 28 tetor, paraqitet edhe projekti pėr Memorialin e Nėnė Terezės, i cili do tė jetė jo vetėm shtėpia e vlerave tė saj, por edhe shtėpia e vlerave tė tė gjithė kombit shqiptar. /BS/

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 29/3/2024, 09:11