BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Klajdi Musabelliu: “Nuk bėj muzikė pėr t’u shfaqur nė TV”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Klajdi Musabelliu: “Nuk bėj muzikė pėr t’u shfaqur nė TV”

    Mesazh nga LePuRuShJa 22/10/2012, 18:40

    Klajdi Musabelliu: “Nuk bėj muzikė pėr t’u shfaqur nė TV” Klajdimusabelliu

    Njė nga emrat qė padyshim ka shėnuar talent show “Ethet e sė premtes mbrėma”, Klajdi Musabelliu, prej disa kohėsh i ka humbur skenės shqiptare duke mos sjellė pėr njė kohė tė gjatė asnjė material muzikor. Megjithatė Musabelliu ka treguar pėr suplementin “THASH&THEM” se ka qenė pjesė e publikut gjatė performancave tė tij nė pube tė ndryshme tė Kryeqytetit. Gjithashtu ai ėshtė shprehur edhe pėr ecurinė e muzikės nė vend dhe konkurrencėn mes kėngėatarėve.

    Tashmė qė sezoni i verės ka pėrfunduar mund tė na thoni si i keni kaluar pushimet dhe me ēfarė jeni duke u marrė aktualisht?

    Kėto kohė si ēdo bashkėmoshatar i imi qė jeton nė Shqipėri i kam kaluar me pushime part-time. E them part-time sepse kam qenė i impenjuar nė dy profesione, nė administratė si dhe me muzikė live me bendin. Pėrveē ndonjė tė diele nė gjirin e Lalzit kam kaluar edhe gjashtė ditė tė mrekullueshme nė plazhin e Jalės me tė rinjtė e LRI-sė. Fundjavat ia kam dedikuar muzikės live dhe pak rrezeve tė diellit e kripės sė jodizuar tė rivierės sonė.

    Ka kohė qė nuk keni publikuar ndonjė material muzikor, jeni duke u pėrgatitur pėr ndonjė kompeticion muzikor?

    Nė fakt u bė pak shumė kohė tashmė qė edhe ime mė ma ka harruar fytyrėn.(qesh) Dėshira nuk ka munguar por skepticizmi ndoshta mė ka bėrė qė tė shoh ridaljen time me shumė mėdyshje. Dua tė them jo se kam harruar se si kėndohet por materialet muzikore jo bindėse qė kam dėgjuar poshtė e lartė nuk mė kanė tėrhequr dhe kam menduar mė mirė qė tė rri se sa tė dal sa pėr tė mos u harruar.

    Si e sheh muzikėn vitet e fundit, cilat janė ndryshimet qė sipas teje ka pėrjetuar skena muzikore?

    Sigurisht qė bashkė me kohėn dhe muzika ka evoluar disi. Ėshtė komercializuar nė maksimum si vetė prodhimtaria ashtu dhe publiku e tregu. Gjė kjo qė lė vend pėr debat, vlerash dhe antivlerash. Gjithsesi ndėr 100 kėngė qė prodhohen rėndėsi ka qė 10 ia vlejnė.

    Qarkullojnė zėra mes kėngėtarėve se ekzistojnė kolegė qė nuk duhet tė shfaqen nė ekran por askush nuk e merr guximin tė bėj kritika hapur, pse?

    Nuk e kam idenė e kėtij “klani thashethemesh” nė muzikė por di qė ndonjė nga inati i bėn kėngėtarėt tė shajnė njėri-tjetrin. Dikush ka tė drejtė dikush jo varet nga objektivizmi apo subjektivizmi i pikėpamjeve tė individėve pėrkatės.

    Pėr tė gjithė ka vend nėn kėtė qiell, dallimin e bėn publiku por numri rritet dhe dalin si kėpurdha pas shiut, ku mendon se ėshtė fajtori?

    Nuk duhet tė kėrkojmė askėnd pėr tė kryqėzuar. Dėshirat e pjesės mė tė madhe tė tė rinjve janė tė shfaqen sa mė shumė nė ekran, dikush pėr tė qenė i suksesshėm nė shoqėri e dikush aspiron tė gjejė ndonjė burrė me lekė, dikujt i kanė thėnė tė afėrmit ndonjė gėzim familjar kur ka kėnduar se ia vlen. Me pak fjalė pjesa mė e madhe e shohin si njė lanēim nė ekran, daljen me njė videoklip dhe mendojnė se “bėjnė namin”.

    Nuk bėn pjesė nė grupin e kėngėtarėve komercialist, sa fitohet nga muzika dhe ēfarė pune tjetėr bėn Klajdi?

    Termi komerc kuptohet keq nė Shqipėri, pjesa mė e madhe e muzikės komerciale e quajnė muzikėn ritmike. Nė fakt komerc do tė thotė treg qė nuk ka lidhje fare me beatin, zhanrin. Kėngėtarė komercial do tė thotė kėngėtarė qė shet. Nga viti 2003 deri nė 2006 kam shitur dhe unė. Nė muzikė fitohet shumė kur ke fat kur je nė top e kur di tė menaxhosh situatėn. Nuk pėrmendet shifra sepse ėshtė gjithnjė jo konstante. Aktualisht prej 1 viti punoj nė njė sektor tė administratės, njė eksperiencė ndryshe dhe pa lidhje me muzikėn apo gazetarinė por qė mė pėlqen. Rrogėn nuk e them (se mos mbahet puna shtetit qė ka rroga tė mira) (qesh).

    Po pėrsa i pėket jetės private, ndonjė ndryshim nė kėtė drejtim, ekziston njė dashuri qė do donit tė ndanit me lexuesit tanė?

    Horoskopi mė ka thėnė qė korriku, gushti kanė qenė muajt e mi me fat nė aspektin sentimental, ndėrkohė qė rezultoi se kanė qenė muaj plot punė dhe vetmi. Megjithatė unė vjeshtėn e kam stinėn time tė preferuar nė tė cilėn tė gjithėve u bien gjethet, ndėrkohė qė mua mė ēelin
    lulet.(qesh)

    (xh.k/shqiptarja.com)

      Ora ėshtė 19/4/2024, 05:24