BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Blerim Destani: E vėrteta e flirtit me Anxhela Martinin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Blerim Destani: E vėrteta e flirtit me Anxhela Martinin!

    Mesazh nga LePuRuShJa 6/11/2012, 16:53

    Blerim Destani: E vėrteta e flirtit me Anxhela Martinin! Blerimdestaniangelamartini-560x791

    Ndihet shumė patriot, atdhetar dhe origjinėn e tij nuk e fsheh askund. Pėrveēse ėshtė krenar, ai rrėfen se kudo qė shkon e tregon ballėhapur kėtė. Blerim Destani, rrėfen nė kėtė intervistė angazhimet e 100-vjetorit tė Pavarėsisė. Ka mjaft pika tė dobėta por edhe tė forta. Njė ndėr to janė edhe femrat, pėr tė cilat tregon se ėshtė mjaft i kujdesshėm. Vėrtet mund tė besojė tek dashuria me shikim tė parė, ama vėzhgimi dhe konstatimi i vlerave vijon edhe mė tej. Nė kėtė intervistė Blerimi prek edhe temėn e Anxhela Martinit, tymnajėn e thashethemeve mbi tė dhe marrėdhėniet qė ka me modelen. Nė kėtė prag tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė, aktori seksi Blerim Destani tregon pikat e tij tė dobėta; dashurinė pėr shqiptarinė dhe shqiptarėt.

    Ju kemi parė sė fundmi tė jeni shumė i pranishėm nė Shqipėri, pėrse?

    Jeta ėshtė dinamike, kėshtu qė puna dhe angazhimet pėrcaktojnė edhe prezencėn nė vende tė ndryshme. Unė do kisha dashur shumė tė kisha kohė tė lirė dhe tė vija nė Shqipėri pėr tė takuar miqtė e mi.

    Mė parė, para se tė korrnit megasuksesin e filmit “Koha e Kometės” dukej sikur nuk kishit shkelur mė parė nė Shqipėri; a ka ndryshuar raporti juaj shpirtėror me Shqipėrinė?

    Edhe ju nė pyetjen tuaj konstatoni “dukej sikur nuk kishit shkelur mė parė nė Shqipėri”. Vėrtet ashtu ėshtė, pasi unė nė Shqipėri kam qenė shumė herė edhe para suksesit tė “Koha e Kometės”, por siē duket nė atė kohė nuk mė kanė vėnė re shumė, kuptohet pėrveē miqve tė mi. Nė raportin tim shpirtėror pėr Shqipėrinė nuk ka ndryshuar asgjė, ka ndryshuar vetėm lista e miqve tė mi; ajo ėshtė shtuar shumė dhe kjo mė bėn tė lumtur.

    E ndjeni veten shqiptar?

    Po, dhe pėr kėtė jam krenar.

    Ku mė shumė, nė Gjermani, nė Kosovė apo nė Shqipėri?

    Ajo ndjenjė nuk ndikohet nga gjeografia e jashtme. Edhe nė Hėnė po tė shkoja, pėrsėri do tė ndihesha shqiptar.

    Cili ėshtė kryeqyteti qė ju pėlqen mė shumė, Prishtina, Shkupi apo Tirana?

    Ēdo qytet ka veēoritė e veta, dhe kjo mė bėn tė ndihem si nė shtėpinė time.
    Ajo qė i bėn kėto kryeqytete tė gjalla brenda meje janė lidhjet shpirtėrore qė kam me miqtė qė jetojnė nė kėto qytete; disi nėpėrmjet miqve tė mi unė kam edhe perceptimin pėr qytetet. Kur pėrmendet Tirana, mua mė paraqiten fytyrat e miqve tė mi qė jetojnė atje, kėshtu edhe me Prishtinėn, Shkupin e Tetovėn; miqtė janė personifikimi shpirtėror i qytetit.

    Nėse do t’i pėrshkruanit me njė fjalė tė vetme qytetet e lartpėrmendura, cila do tė ishte fjala qė do t’u shkonte mė shumė?

    Identitet.

    Tė ka pėlqyer atmosfera qė ėshtė krijuar nė Tiranė pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė?

    Po, shumė. Unė jetoj nė Gjermani dhe e di se sa tė rėndėsishme janė kėto gjėra kur festohet vazhdimi i shtetėsisė. Kjo ėshtė e rėndėsishme, qė njerėzit nė kėtė kohė tė kujtojnė dhe nderojnė bashkėkombėsit tanė qė kanė filluar atė qė ne sot pas 100-vjetėve e gėzojmė.

    Do tė riktheheni pėr aktivitete tė tjera qė do tė bėhen gjatė kėsaj kohe pėr 100-vjetorin?

    Patjetėr!

    Gjatė promovimit tė dokumentarit tė Eliza Dushkut, ēfarė ishte diēka qė ju la mė shumė mbresė?

    Dashuria pėr Shqipėrinė.

    Cila ėshtė vlera mė e madhe qė ju kanė edukuar prindėrit rreth origjinės dhe prejardhjes?

    Ajo qė kam mėsuar nga prindėrit ėshtė se, kudo qė tė shkoj, ēfarėdo qė tė bėj, unė pėrherė do kem emrin Blerim dhe mbiemrin Destani. Emri ėshtė i imi dhe duhet tė punoj qė ky emėr tė reflektojė vlera, ndėrsa mbiemri ėshtė familja, kombi. De duhet tė kujdesem qė ky mbiemėr tė jetė i respektuar kudo qė tė shkoj dhe ēfarėdo qė tė bėj.

    Ēfarė mendon se i dallon shqiptarėt nga kombet e tjera nė botė?

    Shqiptarėt nga popujt e tjerė dallohen nga historia, ēdo popull dallohet me historinė e vet.

    Cila ėshtė cilėsia mė e mirė qė kanė shqiptarėt si komb?

    Bashkėjetesa fetare. Mendoj se kjo ėshtė ajo qė neve na bėn tė veēantė.

    Po njė aspekt negativ?

    Njė fjalė popullore thotė “nuk ka mal pa ujq”. Me siguri qė ka aspekte tė tilla, por unė nuk dua tė pėrmend gjėra tė tilla.

    A e ndjetė vėrtet veten krenar qė ishit shqiptar pas gjithė asaj zhurme mediatike qė u krijua?

    Ka pasur shumė raste qė “zhurma mediatike” janė krijuar edhe pėr gjėra mė pak tė vlefshme, ndėrsa pėr ngjarje tė rėndėsishme mendoj se ia vlen.

    Ndėrkohė, vėmendja mediatike ju ka shndėrruar edhe nė njė personazh show biz-i. Ju pėlqen qė jeni nė qendėr tė vėmendjes?

    Nuk mė pėlqen qė tė jem nė qendėr tė vėmendjes siē thoni ju, por natyra e profesionit dhe punėve qė bėj shpeshherė pa dashje mė bėn qė tė jem aty.

    E kėrkoni vetė publicitetin apo thjesht jeni bėrė pjesė e show biz-it pa vullnetin tuaj?

    E thashė edhe mė lart, unė nuk e kėrkoj publicitetin, por vetė natyra e punės, pa vullnetin tim, mė bėn tė jem edhe aty.

    Jeni parė shpesh nėn shoqėrinė e modeles Angela Martini; ēfarė raportesh keni me tė?

    Raporte shumė miqėsore dhe respekt reciprok.

    Ėshtė folur pėr njė flirt mes ju tė dyve; ėshtė i vėrtetė ky lajm?

    Nė parim nuk i komentoj gjėrat qė fillojė me ‘duket se’, ‘ėshtė folur se’… etj. Ato u takojnė thashethemeve.

    Ju, do tė donit tė kishit nė krah njė femėr qė i pėrngjason Angela Martinit?

    Nėse njė mashkull e ka pėrkrah njė femėr, atėherė ai e ka pėrkrah pėr shkak tė asaj vetė, pra pėr atė se ēfarė ėshtė dhe kush ėshtė ajo femėr, dhe pėr shkak tė rėndėsisė qė ajo femėr ka pėr mashkullin, e jo pėr shkak se ajo pėrngjason me dikė. Unė pėrherė preferoj origjinalen, jo kopjen.

    Fizikisht, ēfarė ju godet menjėherė te njė femėr?

    Njė shkrimtar gjerman, nė pyetjen se ‘a ekziston dashuri me shikim tė parė’ ėshtė pėrgjigjur: “Gjatė dashurisė me shikim tė parė, duhet shikuar edhe njė herė”. Jam shumė dakord me kėtė mendim. Pra, pamja fizike mund tė perceptohet nė shikim tė parė, por pastaj duhet tė ketė tė tjera vlera qė tė tė detyrojė tė bėsh edhe shikimin e dytė.

    Po nga ana shpirtėrore ēfarė vlerėsoni mė shumė?

    E pėrmenda edhe mė lart, preferoj origjinalen, jo kopjen. Pra duhet tė jetė vetvetja dhe me vlerat e veta.

    Cila ėshtė femra mė e bukur e show biz-it aktual shqiptar?

    Shqiptarėt nė pėrgjithėsi janė racė e bukur, dhe bukuria e femrės shqiptare ėshtė e njohur gjithandej.

    Bluetooth

      Ora ėshtė 19/4/2024, 06:30