BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ardi Asllani, stili i beqarisė sė lumtur!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ardi Asllani, stili i beqarisė sė lumtur!

    Mesazh nga LePuRuShJa 20/11/2012, 15:37

    Ardi Asllani, stili i beqarisė sė lumtur! Ardiasllani-560x767

    Rendit shumė tė mira qė shijon prej tė qenit single. Tė kėqijat as qė i njeh fare. Ndihet rehat dhe i pėrkėdhelur prej jetės qė bėn, por dhe prej njerėzve tė afėrt qė e rrethojnė. Ndaj e thotė qetėsisht me bindje se, nėse martesa do tė vijė si etapė jetėsore, mirė se tė vijė. Nėse jo, mos ardhtė kurrė, se ėshtė shumė mirė edhe pa tė. Ky ėshtė rrėfimi i njė tjetėr personazhi single nė kėtė qytet…i stilistit Ardi Asllani.

    Me kė jeton?

    Me familjen time tė vogėl… mamanė dhe motrėn time.

    Cila ėshtė gjėja mė e bukur e tė qenit single?

    Uuuu sa shumė gjėra tė bukura ka, por vėrtet nuk di nga t’ia nis. Po ja, pėr shembull: marrja e vendimeve i vetėm, liria… Nuk kam arritur kurrė ta kuptoj tekstin e kėngės ”zgjohem nė mėngjes me afshin tėnd”, sepse kam kuptuar qė afshi zgjat pėr pak kohė dhe mė pas kthehet nė aromė dhe aromat jo gjithmonė janė tė kėndshme!
    Po gjėja mė e keqe?


    Pse ka gjėra tė kėqija??! Me siguri kėto janė legjenda urbane, thurur nga ata tė cilėt sapo kanė nisur “betejėn martesė” dhe nuk dinė nėse do dalin fitues prej saj. Rreziku pėr tė qenė humbės ėshtė i madh.
    Ē’do tė thotė tė jesh single?


    Njė status, i cili tė vė nė qendėr tė vėmendjes, ku ti mendon pėr veten dhe tė tjerėt mendojnė pėr ty. A ka mė bukur se kaq?!
    A ke dalė nė “blind date”, nė takim tė sajuar nga tė tjerėt me dikė qė nuk e ke njohur mė parė?


    Me dijeninė time jo, por do t’ju rrėfej qė miqtė janė munduar tė mė ngrenė rrengje tė tilla nė tė cilat kam rėnė, por kjo ka zgjatur shumė pak dhe fatkeqėsisht them kėshtu sepse nėse personi tjetėr qė ėshtė bėrė pjesė e rrengut ka ngjallur interes fillimisht, nė momentin qė ėshtė zbuluar gjithēka ka rėnė dhe ka mbetur nė nivele grackash.
    Si ka pėrfunduar?


    Ka pėrfunduar pa filluar dhe kjo histori, si shumė tė tjera, tė cilat nuk kanė pasur si pikėnisje iniciativėn personale.
    Kush e ka “problem” beqarinė tėnde?


    Nė njė rast tė tillė do mendohet qė janė familjarėt ata tė cilėt e ngrenė kėtė “problem”, por ju betohem qė vetėm ata nuk ma kanė zėnė kurrė nė gojė. Por ka plot tė tjerė, tė cilėt i janė futur “valles martesė” dhe kėrkojnė bashkėshoqėrues pėr tė hequr kėtė valle deri nė fund. Por nė jetėn time kam njė parim: “I mbyturi tė mbyt” J.
    Mbrėmjet e tua tipike tė fundjavės si janė?


    Asnjėra nuk ngjan me tjetrėn, sepse kėtė ka tė bukur tė qenit single, tė mban larg monotonisė. Por duke menduar se pėr ēdokėnd fundjava e njė beqari pėrkthehet jetė nate, unė i pėrgjigjem: Jo, kategorikisht jo! Mund tė jetė fundjavė jashtė qytetit, fundjavė me njė libėr, fundjavė e shkuar dėm pėrpara televizorit, por njė gjė ėshtė e sigurt, qė kur je single nuk kalon kurrė fundjava kundėr dėshirės tėnde, ndėrsa duke qenė i martuar do tė duhet tė bėsh kompromise, qoftė dhe pėr tė kėnaqur dėshirat personale tė partneres.
    Nė ē’orė kthehesh nė shtėpi kur del natėn?


    Vonė, shumė vonė, nė orėt e para tė mėngjesit.
    Kur e ke dėgjuar pėr herė tė parė urimin “me njė fat tė mirė” ose “nė dasmė”?


    Nė traditėn shqiptare ky ėshtė njė urim tė cilin e dėgjon herėt, shumė herėt, ndoshta dhe pa ndonjė qėllim pėrfundimtar, por mė kujtohet qė sa herė na e thoshin, mua dhe sime motre, pėrgjigjja ishte e menjėhershme: Ne nuk do tė martohemi!!! Kundėrpėrgjigjja ish: Ju qė thoni kėshtu, e keni pas dere, sa tė bėni 20 vjeē. Por ja pra ku jemi dhe pas kaq e kaq kohėsh dhe ne i qėndrojmė stoik thėnies sonė tė atėhershme…
    Ēfarė mendon nėse e dėgjon edhe sot e kėsaj dite?


    Them me vete: Sa mirė qė nė kėtė botė ka njerėz qė urojnė e mendojnė mirė, por sa keq pėr ta qė s’e kuptojnė sa plot ndihem unė me veten time, me punėn qė bėj, qoftė dhe me ata vetė qė mė rrethojnė e bėjnė ditėn time.
    Shumica e miqve dhe mikeshave tė tua janė tė martuar apo single?


    Ka tė martuar, por ka dhe shuuuuumė single, tė cilėt, profesionistė tė zotė, kėrkojnė ende tė realizohen dhe tė pėrsosin karrierėn e tyre. Por mė duhet tė cek se nė shoqėrinė tonė nuk infektohemi shpejt J!
    Sa shpesh fton njerėz nė shtėpi?


    Shumė rrallė, sepse dhe vetė mė jep bezdi tė madhe tė shkoj nė shtėpitė e tė tjerėve. Ka vende plot ku mund tė kalojmė dhe 24 orė me miqtė tanė. Pėr kėtė shėrbejnė fundjavat jashtė qytetit, pushimet etj. Shtėpia ėshtė pėr mua dhe vetėm pėr mua. E di qė ėshtė pak egoiste, por unė kėshtu jam.
    Pėr ēfarė shpenzon mė shumė?


    Pėr veten time. Ende nuk kam fėmijė qė tė kthehen ata qėllimi kryesor jetėsor. Janė udhėtimet, blerjet gjėrat qė m’i boshatisin portofolet.
    Sa shpesh gatuan?


    Prej 6 vitesh qė jetoja nė njė shtėpi tė re, m’u desh tė pėrballesha me thekėsen e bukės, tė cilėn zbulova se nuk dija ta pėrdorja. Jam djalė i vetėm i njė nėne tė pėrkushtuar nė maksimum dhe i dy motrave mė tė mėdha, tė cilat janė kujdesur me detaje qė tė mos zė kurrė gjė me dorė nė kuzhinė J.
    Cili ėshtė specialiteti yt?


    Qė ma gatuajnė tė tjerėt, se specialitet timin nuk kam, sepse siē thashė mė lart nuk di tė gatuaj, por tanimė qė kam shtuar nė peshė jam bėrė shijues i mirė!
    A tė ka ndodhur tė gatuash ndonjėherė vetėm pėr vete?


    Mė ėshtė dashur tė qėndroj pėr disa ditė i vetėm nė shtėpi dhe pas ditės sė tretė mora rrugėn dhe unė pėr pushime. Ishte e pamundur, pėrdora ēdo numėr shėrbimi Taxi dhe u ushqeva me ē’tė mundesha nga restorantet e Tiranės, por ēdo gjė e ka njė limit. Llastimi i tepėrt ka sjellė njė “produkt njeri” qė nuk di tė skuqė as njė vezė.
    Cilin nga kėta numra shėrbimesh ke nė celular: taksi, ambulancė, polici, elektricist, hidraulik, shėrbim taksi?


    Asnjėrin nė fakt, sepse nuk jetoj vetėm dhe shumicėn e kėtyre “halleve” ma zgjidhin tė tjerėt, kryesisht ime motėr. Falė saj, e kam jetėn mė tė lehtė.
    Deri kur do vazhdosh tė jesh single?


    Ėshtė njėlloj si tė pyesėsh njė tė martuar sa do tė vazhdojė tė jetė i martuar. Nuk jam kategorik nė kėtė gjė, por nuk jam as nė kėrkim tė dėshpėruar. Nėse do tė vijė si etapė jetėsore, mirė se tė vijė; nėse jo, mos ardhtė kurrė, se jam shumė mirė dhe pa tė. Gazeta MAPO

      Ora ėshtė 19/4/2024, 11:47