BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Skampa, festivali ndėrkombėtar rikthehet nė tempullin e djegur!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Skampa, festivali ndėrkombėtar rikthehet nė tempullin e djegur!

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/11/2012, 07:07

    Skampa, festivali ndėrkombėtar rikthehet nė tempullin e djegur! Largea_skampa1353454425

    Nėntori ėshtė muaji i Festivalit Ndėrkombėtar tė Teatrit Bashkėkohor “Skampa 2012”, qė zhvillohet ēdo vit nė Elbasan. Edicioni i 14 vjen ndryshe. Dhe kjo jo vetėm prej kėndvėshtrimit tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė, por edhe pėr shkak tė rikthimit tė tempullit tė artit pas djegies nė gusht tė vitit tė kaluar. Tashmė, pėr herė tė parė pas djegies, skena ka aktorėt e saj ndėrsa plateja dhe lozhat presin spektatorėt. Udhėheqėsi artistik i kėtij festivali, Adonis Filipi, thekson se nėn sloganin “Kontest”, ky edicion ka nė thelb teatrin qė diskuton vetveten dhe gjithashtu workshop-et, qė do t’i shėrbejnė pikėrisht teatrit nė studim dhe qė zhvillohen nga Interact (rrjeti i teatrove botėrore).

    Ky edicion ka rėndėsi tė madhe, jo vetėm si rezultat i atmosferės festive, por pėrbėn edhe njė rėndėsi tė veēantė pėr vetė teatrin si institucion. Ky vit ėshtė njė rilindje pėr teatrin “Skampa” pas djegies sė njė viti mė parė. Skena dhe gjithēka tjetėr e rikonstruktuar do tė rikthejė spektatorin artdashės pranė teatrit. Pėr vlerat qė mbart ky festival, duke pasur parasysh ndėrveprimin mes artistėsh, shėrben edhe si njė parabolė pėr promovimin e vlerave artistike, tė mikpritjes, qė karakterizojnė qytetin e Elbasanit.

    Gjithashtu, “Skampa”, sivjet ka edhe 50-vjetorin e krijimit. Teatri profesionist ėshtė krijuar zyrtarisht mė 16 korrik tė vitit 1962 dhe ka njė kapacitet prej 292 vendesh. Premiera e parė u vu nė skenė mė 28 tetor tė po atij viti. Nė historinė e saj 50-vjeēare numėrohen rreth 300 premiera tė autorėve shqiptarė dhe tė huaj. Nga ky teatėr kanė dalė aktorė tė shquar e tė lauruar me tituj tė lartė si “Artist i Popullit”, “Artist i Merituar” dhe “Aleksandėr Moisiu”, ku dihet se aktorėt e parė profesionistė u morėn nga grupet teatrore amatore.

    Nga ajo kohė, “Skampa” shėrbeu si njė laborator pėr pėrgatitjen e artistėve tė mėdhenj tė skenės dhe ekranit shqiptar. Lavdia nis me aktorė tė tillė si Demir Hyskja, Robert Ndrenika, Lec Shllaku, Shpėtim Shmili, Astrit Cerma, Ermira Gjata, Olimbi Bilali, Valentina Kita, Zamira Begolli, Pirro Kita, regjisorėt Spiro Duni dhe Adonis Filipi dhe emra tė tjerė, tė cilėt mė pas mbajtėn gjallė teatrin dhe kinematografinė nė vend. Mbresa tė pashlyera kanė lėnė pjesėt teatrore “Shtatė shaljanėt”, “Udha e zavalinajve”, “Njeriu qė pa vdekjen me sy”, “Familja e peshkatarit”, “Tokė e ndezur”, “Skėnderbeu”, “Qytet rrethimi”, “Dy krisma nė Paris”, e shumė tė tjera.

    Kėtė vit, ndryshe nga vitet e tjera, thuajse gjysma e shfaqjeve janė shqiptare, dy prej tė cilave vijnė nga Peja dhe Prishtina, duke i qėndruar konturit tė pavarėsisė. Ky edicion i festivalit teatror do tė zhvillohet nga datat 19 nėntor deri mė 24 nėntor pėr t’u mbyllur nė prag tė ditės sė ngritjes sė Pavarėsisė nė Elbasan. Xhani Shqerra, drejtues i projekteve artistiko-kulturore pranė Bashkisė sė Elbasanit shprehet se ky edicion ėshtė i veēantė sepse vjen pas djegies dhe mė pas rikonstruksionit tė teatrit “Skampa”. “Ėshtė njė ndėr projektet mė tė rėndėsishėm, nė kuadėr tė organizimeve qė bashkia ka nė axhendėn e saj pėr festimet me rastin e 100-vjetorit.

    Evente tė karakterit social-kulturor do tė jenė tė shumtė dhe njė ndėr kėto ėshtė edhe festivali ndėrkombėtar i teatrit bashkėkohor. Ėshtė njė sipėrmarrje impenjative. Kėtė vit marrin pjesė 9 trupa nga vende tė botės si Rumania, Italia, Maqedonia e deri Armenia, e cila kėtė vit prezantohet pėr herė tė parė. Nėntė trupa pjesėmarrėse kanė nisur mbrėmė festivalin, ku u paraqit Teatri Kombėtar i Shkupit, me pjesėn “Miss Xhuli”, me regji tė Saulius Varnas dhe “Epsidon teatėr Group Armeni”, me pjesėn “Vend i harruar”, me regji tė Arthur Makaryan. Nė kėtė edicion vjen kompania teatrale “Scena Verticale”, me pjesėn “Italianesi” nga Saverio La Ruina. /BS/

      Ora ėshtė 28/3/2024, 15:18