BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    E thjeshte dhe e dashur!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje E thjeshte dhe e dashur!

    Mesazh nga LePuRuShJa 25/11/2012, 13:13

    E thjeshte dhe e dashur! Enca-1-300x300

    E bukur dhe me njė stil tė veēantė, por qė nuk i mungon talenti pėr tė kėnduar. Kjo ėshtė kėngėtarja Enca Haxhia, e njohur kėshtu, megjithėse nė pasaportėn e saj ka njė emėr mė tė gjatė, quhet Ruenca. Ajo rrėfen pėr gazetėn tonė pasionin e saj tė madh pėr kėngėn, dhe se si nisi ajo duke regjistruar “covera” nė kanalin ‘Youtube’, ndėrsa deri tani nė tregun muzikor ka dy videoklipe dhe dy duete, ky nė njėri prej tyre ishte pjesėmarrėse me Big Bastėn nė festivalin e fundit “Kėnga Magjike”. Edhe Enca ka njė idhull qė pse jo do tė ishte ėndrra e saj e madhe tė kishte njė duet, me Lady Gagėn. Por duke qenė njė vajzė shumė simpatike, sa i ndihmon bukuria asaj nė karrierėn muzikore, dhe pse ajo thotė se ėshtė e pamjaftueshme tė jesh vetėm e bukur, pėr mė tej ndiqni rrėfimin e saj.

    Enca e bukur, apo e lumtur me muzikėn?

    Ėshtė pasioni im mė i madh, njė pjesė e imja, pa tė nuk ndihem e plotė.

    Jeta , shkolla, muzika si po shkojnė?

    Shkolla zė njė kohė shumė tė madhe tė ditės sime, sigurisht dhe tė rėndėsishme, atje ndihem mirė sepse jam pėrkrah miqve dhe njerėzve qė mė mbėshtesin. Ndėrsa muzika ėshtė bota ime tjetėr, deri mė tani ndihem e lumtur dhe e pėrmbushur, jam duke u marrė me projekte dhe materiale tė reja qė besoj do tė priten shumė mirė nga publiku.

    Je bėrė pak mendjemadhe tashmė qė je e famshme nga shoqėria?

    Jam marrė me muzikėn, kėngėn, spektaklet qė shumė e vogėl dhe mund tė them se jam mėsuar me vėmendjen qė tė jep muzika, megjithatė di tė mbaj balancėn mes kėtyre dy “botėve”. Pėr shoqėrinė e ata qė mė njohin kam mbetur po e njėjta Enca e thjeshtė dhe e dashur.

    Emėr i veēantė Enca, kujt i thua FLM pėr kėtė emėr?

    Sigurisht qė prindėrve. Enca nė fakt ėshtė njė emėr i shkurtuar, sepse emri im i gjatė ėshtė Ruenca, qė ėshtė njė bashkim emrash.

    Ke nisur tė kėndosh nė kanalin ‘Youtube’ dhe sot ja ku je, ēfarė i thua atyre vajzave qė nuk kanė guxim, por kanė talent dhe nuk e hedhin zėrin as pėr qejf nė ‘Youtube’?


    Dashuria ime pėr muzikėn ishte shumė e madhe, ndaj nė moshėn 13 vjeēare, pėrveē spektakleve nė televizion, mendovaqė disa performanca tė miat t’i ndaja me miqtė mė tė afėrt duke i ngarkuar nė ‘YouTube’. Pas disa kohėsh vura re qė audienca e shikueseve rritej dita ditės, dhe ata prisnin tė tjera materiale prej meje.

    Me kė do tė doje tė kishe njė duet qė tė duket ende i paarritshėm si kėngėtar?

    Hmmm pse jo me idhullin tim , Lady Gaga…hahahaha!

    Vajzat e bukura si ti, kėrkohen shumė edhe nga meshkujt producentė, ti si mendon?

    Pėr mendimin tim bukuria ėshtė njė faktor plus pėr njė kėngėtare, e megjithatė nėse flasim pėr artistė, veē bukuria ėshtė e pamjaftueshme.

    Paraqitja te njė femėr kėngėtare ėshtė njė plus imadh, por pėr njė mashkull qė kėndon duhet ta ketė kėtė plus?

    Artisti mbi tė gjithaduhet tė ketė talentin, por sigurishtqė imazhi (qė pėrfshin disa elemente)

    nuk duhet tė mungojė.

    Po mendon pėr ndonjė kėngė tė re?

    Sigurisht qė po, jam duke menduar gjithė kohėn pėr muzikėn, dhe do pėrpiqem tė sjell sa mė shpejt materialin mė tė bukur tė mundshėm, qė do t’i pėrkasė njė stili tė veēantė.

    Intervistoi: M. Gjokaj

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 29/3/2024, 06:52