BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Flamurit tonė t'i dalim zot!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Flamurit tonė t'i dalim zot!

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/11/2012, 07:04

    Flamurit tonė t'i dalim zot! Largea_pres-nishani-fjala-ne-vlore-21-11354152342

    Ditėlindja e 100-tė e shtetit shqiptar ėshtė ngjarja mė e bukur pėr ēdo bashkėkombės, kudo ku jeton, nė Shqipėri dhe jashtė saj. Tė gjithė, pikėrisht sot, e festojmė mes nesh tė bashkuar, tė lirė, tė fortė dhe me miq tė shumtė. Kam nderin dhe privilegjin t'i ndaj me ju kėto ēaste me anė tė kėtij mesazhi. Ēaste qė ndoshta zgjasin vetėm pak minuta, por qė janė ndėr mė tė veēantėt pėr mua, ashtu sikurse pėr ēdonjėrin prej tė gjithė atyre qė kanė lindur nė kėtė vend dhe nė trevat shqiptare; pėr tė gjithė bashkėkombėsit kudo qofshin; pėr ēdonjėrin qė krenohet me rrėnjėt e familjes shqiptare; pėr ēdonjėrin qė shpalos me dinjitet dhe krenari shenjat mė sublime tė kombit tonė: flamurin. Prej luftėrave tė Kastriotėve kundėr otomanėve, e deri mė sot, simboli ynė, shenja jonė bashkuese, ky flamur tė cilin sot nė kėtė 100-vjetor jemi mbledhur ta nderojmė, ka bėrė rrugė tė gjatė. Gjatė kėsaj rruge tė mundimshme, ia kemi arritur nga flamuri ynė tė mos ndahemi, flamurit tonė t'i dalim zot. Na e kanė rrėmbyer flamurin dhe ua kemi marrė pėrsėri e na ėshtė bėrė mė i dashur. Kanė provuar tė na e ējerrin, tė na e grisin flamurin dhe s'i kemi lejuar. Janė pėrpjekur tė na e zhdukin flamurin duke u munduar tė na bindin ta harrojmė dhe ia kanė arritur ta zhdukin pėr ca kohė, por e kemi nxjerrė pėrsėri ne nga hiri i harresės.

    Kanė arritur tė na e ndotin duke e ndryshuar dhe e kanė e ndryshuar pėr ca kohė, por pėrgjithmonė nuk kanė mundur ta ndotin e ta mposhtin, as ne e as flamurin tonė. Dhe ja ku e kemi sot atė krenar duke u valvitur. Historia e vendit tonė nė faqet e saj tė shkruara e tė pashkruara dėshmon qartė dhe bindshėm pėr gjakun e derdhur, pėr sakrificat e pafundme dhe mundin pėr tė mbėrritur nė ditėn e lavdishme tė mėvetėsisė, kur ėndrrat do tė fillonin tė bėheshin realitet. Kur shpresat e shqiptarėve do tė fitonin tė drejtėn e jetės. Dhe sot, mė shumė se kurrė, ne po jetojmė ditėn kur kujtojmė dhe nderojmė punėn, vlerėn, kontributin e burrave tė 1912-ės. Me respekt, me mirėnjohje tė thellė, me kurajė pėr tė pranuar ēdo kontribut tė ēmuar, tė ēdo atdhetari e patrioti qė bėri tė mundur mbėrritjen e ditės sė madhe, shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, ne kujtojmė dhe nderojmė ata qė na bėnė shtet tė lirė, qė na falėn dinjitetin kombėtar dhe krenarinė e tė qenit shqiptar.

    Sot, njėqind vjet mė vonė, mė nė fund, ne i njohim njė pėr njė tė gjithė emrat e firmėtarėve tė aktit tė madh tė Pavarėsisė, pa turpin e fshehjes sė qėllimtė tė njė pjese syresh. Janė dyzet patriotė, intelektualė, atdhetarė nga tė gjitha trevat shqiptare qė firmuan aktin e shpalljes sė rrugėtimit nė liri tė Shqipėrisė. Ėshtė nder dhe krenari pėr ne qė sot tė nderojmė secilin prej tyre dhe tė gjithė shqiptarėt e ndershėm qė nuk u prapsėn nga rreziqet, qė i mposhtėn dasitė fetare e krahinore, qė besuan nė ėndrrėn e tyre tė madhe e tė guximshme dhe qė me pėrkushtim, iu pėrgjigjėn thirrjes tė atij viti tė madh. Sot, ne kemi me ēfarė tė krenohemi. Nuk ėshtė mė njė vend i boshatisur nga vlerat dhe kujtesa historike apo me fotografi dhe dokumente tė fshehura dhe tė falsifikuara. Ne nderojmė Ismail Qemal Bej Vlorėn, burrin e madh tė kombit shqiptar dhe fisnikėt trima qė u mblodhėn kokė mė kokė me tė. Nderojmė ēdo dėshmor qė flijoi jetėn e tij pėr Shqipėrinė. Nė kėtė 100-vjetor tė lavdishėm tė zgjimit tonė dhe tė flamurit tonė, pėrulemi thellė para tyre duke kujtuar me respekt tė madh sakrificat sublime qė prej shekujsh pėr kėtė flamur shqiptarėt kanė bėrė. Pėrpjekjet e papėrfytyrueshme tė mijėra e mijėra martirėve tanė; lodhjet e tyre, syrgjynosjet e tyre, pasuritė qė shkrinė, jetėt qė dhanė, pėr kėtė flamur.

    Ka qenė rrugė e gjatė, e vėshtirė. Njė vend i vogėl si Shqipėria, pothuaj i papėrfillshėm nė hartat e fuqive tė mėdha, pre e synimeve shoviniste tė shteteve fqinje lakmitare, nuk u rrėzua, nuk u shua, u mbajt fort, u ngrit nė kėmbė, ushqeu me gjakun e vet ėndrrėn pėr liri; shpresėn e madhe pėr pavarėsi. Sepse pati bij tė mirė qė asnjėherė nuk u ngritėn kundėr njė vendi tjetėr. Thjesht deshėn dhe mbrojtėn trojet e tyre. Sot, ne kemi ėndrra dhe shpresa tė mėdha. Shqipėria e sotme dhe ajo e nesėrmja janė vazhdė e ngritjes sė flamurit nė Vlorėn e 1912. Si krijesa tė zjarrta tė lashtėsisė, energjikė dhe shpėrthyes, ne shqiptarėt dhe flamuri ynė, nuk mund tė ekzistojmė ndryshe veēse nė simbiozė me simbolin tonė, me flamurin tonė. Si tė tillė, ne dhe flamuri ynė jemi tė pandarė dhe tė pandashėm; si materia dhe mendimi, ideja dhe veprimi, toka dhe qielli, trupi dhe shpirti jemi njė.

    Flamuri ynė ėshtė nga mė tė pastrit; nė asnjė rast tė historisė, flamuri ynė nuk i priu asnjė pushtimi, asnjė shkatėrrimi. Flamuri ynė na ėshtė dashur ne dhe ne i jemi dashur flamurit tonė, si simbol mbijetese, si ēimento bashkimi. Aspak pėr t'i rėnė kujt nė qafė. Vetėm pėr tė ndihmuar njėri-tjetrin; flamuri ne, ne flamurin, edhe ne edhe flamuri, Shqipėrinė dhe shqiptarinė. Tė vazhdojmė ta mbajmė tė pastėr e tė paprekur flamurin tonė, simbolin tonė tė shenjtė udhėndriēues dhe bashkues. Ashtu si dielli ndrit dhe ngroh botėn dhe mban gjallė jetėn, ne na ndrit, na bashkon, shpirtrat na i ngroh, rrugėn na e tregon, ky flamur. Me pamje frymėzuese, me ngjyra ekzaltuese. Nga mė tė vjetrit, mė krenarėt, mė madhėshtorėt, mė tė bukurit nė botė, ėshtė flamuri ynė.
    Si President i njė vendi tė lirė dhe demokratik, mė shumė se kurrė pranė familjes evropiane, ju uroj: Gėzuar festėn, tė gjithė shqiptarėve qė nė kėto 100 vjet njė pjesė tė jetės sė tyre e kaluan tė privuar nga e drejta e parė themelore, nga liria! Gėzuar festėn tė gjithė shqiptarėve, nė Kosovė, nė Maqedoni e Malin e Zi; kudo ku janė nė botė, qė kanė shijuar ditėn e madhe tė lirisė kur u shemb muri i lartė i diktaturės! Gėzuar festėn tė gjithė djemve dhe vajzave njėzetvjeēarė qė lindėn nė liri dhe sot jetojnė ėndrrėn qė nuk e jetuan dot tė parėt tanė!

    Gėzuar festėn Vlorės heroike!
    Gėzuar festėn tė gjithė shqiptarėve nė tė gjitha trevat!
    Qoftė e bekuar kjo ditė pėr tė gjithė shqiptarėt kudo ku janė!
    Rroftė Vlora!
    Rroftė Shqipėria!
    Rroftė kombi shqiptar!

    /BS/

      Ora ėshtė 29/3/2024, 09:54