BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Berisha: Shtetėsi shqiptare pa kushte pėr ēdo shqiptar kudo ndodhet!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    05122012

    Buzqeshje Berisha: Shtetėsi shqiptare pa kushte pėr ēdo shqiptar kudo ndodhet!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Berisha: Shtetėsi shqiptare pa kushte pėr ēdo shqiptar kudo ndodhet! Largea_berisha-vlore-980px-4dh1354636242

    Mbledhja solemne e qeverisė “Berisha” nė Muzeun e Vlorės

    Qeveria shqiptare zhvilloi mbledhjen e radhės sot nė qytetin e Vlorės. Kjo pėr tė nderuar qeverinė shqiptare tė krijuar nė vitin 1912.

    Nė kėtė mbledhje solemne nė sallėn ku Ismail Qemali mblodhi kabinetin e tij tė parė, Kryeministri Berisha shprehu mirėnjohje tė thellė pėr tė gjithė shqiptarėt dhe miqtė e Shqipėrisė pėr atmosferėn qė i dhanė nė 100 vjetorin e Pavarėsisė.

    Qė nė fillim tė fjalės sė tij, kreu i qeverisė, risolli nė kujtėsė momentet e krijimit tė kabinetit qeveritar tė drejtuar nga Ismail Qemali, nga emėrimi i tij nga Kuvendi, si Kryeministėr, e nė pėrzgjedhjen e ministrave tė tij.

    “Mirėnjohje tė thellė pėr qytetarėt e Vlorės dhe tė Tiranės, tė cilėt me atdhetarinė e tyre me mikpritjen e shndėrruan 28 nėntorin e 100 vjetorit tė Pavarėsisė nė ftesėn mė tė bukur mė tė madhe. Kurrė ndonjėherė nė histori e tyre Tirana dhe Vlora nuk kanė pasur njė prani kaq masive, e gjigante qytetarėsh tė ardhura nga tė gjitha trevat shqiptare. Mirėnjohje tė thellė u shkon miqve nga e gjithė bota qė nderuan Shqipėrinė nė 100 vjetorin e Pavarėsisė sė tyre”, u shpreh Berisha, gjatė fjalės sė tij.

    Po nė kėtė linjė, Kryeministri rikujtoi pjesėmarrjen e miqve dhe partnerėve ndėrkombėtare nė pėrvjetorėt e kaluar.

    “Kur u festua 25 vjetori vetėm njė ministėr i huaj, nė 50 vjetor njė ambasador. Kur u festua 75 asnjė i pranishėm. Ndėrsa kur u festua 100 vjetori i Pavarėsisė morėn pjesė 57 delegacione tė huaja, 12 institucione ndėrkombėtare, nė paradėn e ushtrisė ishin tė pranishėm pėrfaqėsues tė vendeve anėtare tė NATO. Miqtė e nderun shumė Shqipėrinė”, nėnvizoi Berisha.
    Sipas kreut tė ekzekutivit, pas 100 vitesh, sot shqiptarė janė tė lirė, por sėrish jetojnė nė 5 shtete.

    Ndaj nė vlerėsimin e Kryeministrit, platforma tė bashkuar me njėrit tjetrin nė Europė i jep pėrgjigjen nė mėnyrė pėrfundimtare ēėshtjes shqiptare nė Ballkan.

    “Shqiptarėt janė tė ndarė nė 5 shtete, por ata janė tė pėrkushtuar nė projektin e integrimit europian, si e ardhmja e tyre mė e shkėlqyer. Por edhe pse tė ndarė nė disa shtete shqiptarėt nuk munden tė mos e konsiderojnė njėri tjetrin vėllezėr dhe ky ėshtė realiteti. Ndaj dalin njė sėri detyrash qė tė ecet mė platformėn, tė bashkohenmi me njėritjetrin, tė bashkohemi me Europėn. Asnjė nuk mund tė mohojė padrejtėsinė ndaj shqiptarėve, u coptuan nė 5 shtete, nė copėtmin mė flagrant pėr caktimin e kufijve. U vėrsulėn mbi kėtė komb me projektet nga mė tė zezat. Ismail Qemali u detyrua tė largohet nga Shqipėria. Ai po punonte pėr idealin e shqiptarėve, bashkimin e trojeve. Shqipėrinė e shpėtoi nga copėtimi i mėtejshėm Presidenti Uillson”, deklaroi Berisha.

    Nė kėtė kėndvėshtrim, kreu i mazhorancės qeverisėse anonēoi dhe nismėn mė tė fundit tė qeverisė sė tij atė tė hartimit tė njė ligji pėr tė bėrė tė mundur marrjen e shtetėsisė shqiptare pėr ēdo shqiptar kudo qė ata jetojnė.

    “Qeveria do tė hartojė ligjin pėr shtetėsinė shqiptare pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė. Kjo do jetė nisma nė 100 vjetorin e Pavarėsisė.
    Ftoj opozitėn qė e frymėzuar nga ky pėrvjetor tė miratojė ligjin. Edhe pse jemi nė njė vit tė rėndėsishėm elektoral, ky ligj vjen nė kėtė moment pėr t’i dhėnė mundėsinė tė gjithė shqiptarėve qė duan kėtė shtetėsi tė mund ta marrin atė. Njohja pa kushte tė shtetėsisė shqiptare pėr ēdo shqiptar kudo qė ndodhet. Ky ėshtė mesazhi pėr kėtė 100 vjetor. Duke kthyer njė tė drejtė pėr tė cilėn ka 100 vjet qė luftojnė”, vuri nė dukje Berisha.

    Por duke pėrjashtuar ēdo mundėsi pėr njollosjen e procesit zgjedhor, Kryeministri Berisha bėri me dije se ky ligj do tė hyjė nė fuqi pas zhvillimit tė zgjedhjeve parlamentare tė 23 qershorit 2013.

    Gjithashtu, kreu i qeverisė kėrkoi mirėkuptimin e fqinjėve dhe tė faktorit ndėrkombėtar pėr njė nismė tė tillė.

    “Ēėshtja shqiptare ėshtė sėrish njė ēėshtje, megjithė ndryshimet thelbėsore qė ka, por ka njė albanofobi ndaj shqiptarėve, e cila do tė mund tė zhduket vetėm pėrmes procesit tė bashkimit tė shqiptarėve. Kjo nuk mund tė zhduket pėrmes “status quove”, por vetėm me bashkim”, deklaroi ai.

    Nė funksion tė kėtij procesi, pra tė bashkimit tė shqiptarėve nė Europė, shefi i ekzekutivit ftoi opozitėn tė votojė 3 ligjet nė Kuvend, me qėllim qė tė realizohet kjo reformė madhore pėr Shqipėrinė. /BS/
    Share this post on: reddit

    Anonymous

    Mesazh 5/12/2012, 09:36 nga Vizitor

    U nisa te marr pasaporten....

      Ora ėshtė 28/3/2024, 14:14