BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Enkel Demi: Kam dashur prej kohėsh ta drejtoj festivalin e RTSH-sė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Enkel Demi: Kam dashur prej kohėsh ta drejtoj festivalin e RTSH-sė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 7/12/2012, 15:30

    Enkel Demi: Kam dashur prej kohėsh ta drejtoj festivalin e RTSH-sė! Flor-enkele

    Na ndajnė fare pak ditė nga njė prej ngjarjeve mė tė rėndėsishme nė botėn e muzikės shqiptare, siē ėshtė festivali nė RTSH. Kėtė vit emrat e prezantuesve janė bėrė publikė shumė herėt dhe provat pėr kėtė event kanė nisur. Ėshtė Festivali i 51-tė i muzikės sė lehtė shqiptare qė ēon nė ‘Eurovizion’ kėngėn fituese pėr tė pėrfaqėsuar Shqipėrinė. Enkel Demi nė kėtė intervistė tregon se si e sheh veten ai nė skenėn e madhe dhe prestigjioze tė kėtij spektakli, me njė histori gjysmėshekullore dhe tė rejat qė do tė ketė nė prezantim. Shpesh mėnyra apo pėrzgjedhja e drejtuesve janė kritikuar nga media, por Enkelin nuk e tremb aspak kjo gjė. “Nuk shkohet me frikė nė njė event tė tillė”, – thotė ai duke zbuluar disa nga detajet pikante qė do tė ketė nė skenarin e prezantuesve.

    Enkel, do tė jesh prezantuesi i sivjetshėm i Festivalit nė RTSH. Ēfarė do tė thotė pėr ty tė jesh moderatori i njė festivali me pėrmasa tė tilla?

    Do tė thotė shumė. Ėshtė njė festival qė e kam menduar prej kohėsh se duhet ta drejtoja. Madje edhe nė motet e shkuara kam biseduar qė tė isha drejtues i kėtij aktiviteti, por duke punuar nė “Klan” vėshtirėsohej ky fakt. Kemi tė bėjmė pėr festėn mė tė madhe tė muzikės shqiptare, pa dyshim mė tradicionalen dhe nė pikėpamjen televizive tri mbrėmje gala. Unė kam vite qė bėj televizion dhe nuk e fsheh se dėshiroja ta drejtoja. Them se ėshtė njė kulm nė karrierė. Tani puna ėshtė qė tė dalim mirė.

    Keni emisionin tuaj nė TVSH, “Makinė me dy timonė” dhe njė impenjim tjetėr tek “Vila Mercedes”. Ku e gjeni gjithė kėtė ritėm dhe energji?

    Duhet tė jemi seriozė nė punė, gjė qė do tė thotė edhe nė regjimin qė mban jashtė impenjimeve. Fle herėt, nuk pi alkool, nuk tymos, nuk bėj abuzime tė tjera dhe koha del. Megjithatė mos kujto se impenjimet e mia janė mė tė mėdha se tė tuat. Lehtė tė duket tė nisesh nė punė nė mėngjes dhe ta mbyllesh natėn vonė, kur mbyll faqen apo gazetėn? Nė kėtė pikėpamje jam mė i privilegjuar.

    Nga kėto, cili ėshtė formati qė ju bėn tė ndiheni mė i lirė dhe mė vetvetja, tė themi?

    Radio. Aty jam unė dhe zbavitem, por edhe program nė TVSH ėshtė shumė pas shijes sime, ndaj nuk bėj dot njė ndarje me thikė. Pjesa e “Vilės Mercedes” hyn tek “hobby”, ndaj nė kėtė pikė vetėkuptohet sa mirė e kaloj.

    Nė “Makinė me dy timonė” dukeni njė Enkel tėrėsisht ndryshe, pak rebel. Jeni kėshtu edhe nė pėrditshmėrinė tuaj?

    Ai qė dėgjon nė radio ėshtė njė Enkel i pėrditshmėrisė. Nėse heqim njė ēast hallet e ditės, nevojat e shtėpisė, detyrimet ndaj tė tretėve, edhe ju do tė ishit si unė nė radio. Ai Enkel mė pėlqen, por kuptohet jo pėrherė mund tė jem ashtu. Nė njėfarė mėnyre ėshtė njė lloj fiksioni, por qė tė paktėn e luaj unė.

    Dini tė bėni shumė mirė profesionistin, argėtuesin, ironizuesin, por keni edhe mjaft batuta thumbuese…Sa nga kėto do tė ēoni nė skenėn e festivalit?

    Edhe pėr Festivalin po punoj me Edi Ogėn dhe Engjėll Ndocajn. Them se do sjellim shumė nga kjo natyrė. Do tė ketė pak aksion nė Festivalin tonė, autoironi, batuta. Po punojmė pėr kėtė gjė.

    Kostumi qė do tė vishni, cili do tė jetė, i thumbuesit dhe ironisė sė zgjuar, apo ai i njė profesionisti serioz?

    Janė tri net. Do tė jenė tė gjitha kostumet.

    Sipas teje, tė drejtosh kėtė festival ėshtė prestigj apo pėrgjegjėsi?

    Pėrgjegjėsia ėshtė e madhe. Janė 26 kėngė nė garė. Luhet pėr pėrfaqėsuesen e muzikės sonė nė “Eurosong”. Janė nė skenė tė paktėn 70 muzikantė. Ka tė ftuar tė jashtėzakonshėm, pra ėshtė njė “lojė e rėndė”. Prestigji ėshtė se tė kanė besuar ty tė drejtosh, moderosh.

    Nė krah do tė keni Floriana Garon. Si ju duket kombinimi me tė si partnere nė skenė?

    Jam shumė i kėnaqur prej saj. Nuk kam parė njeri aq serioz nė punė. Ėshtė pak skrupuloze dhe kėrkon shumė. Kjo mė pėlqen, por ka njė inteligjencė nė komunikim krejt tė veēantė. Floriana ka pėr tė qenė zbulimi i kėtij festivali. Nuk ėshtė vajza e bukur, por vajza e bukur shumė e zonja. Ka vetėm njė defekt, ėshtė shumė e gjatė, tmerrėsisht e gjatė.

    Mendoni se do tė jeni njė dyshe e suksesshme, nisur edhe nga eksperiencat e viteve tė mėparshme?

    Uroj qė po. Kam shumė dėshirė t’ia dalim si ēift. Mė ngroh shumė fakti qė do tė drejtoj me Florianėn.

    Femrat mė shumė nė kėtė festival janė zgjedhur si bukuroshe mė tepėr dhe jo me eksperiencė nė prezantim. Mendon se do tė duhet tė jesh “pedagog” disi pėr Florianėn?

    Shumė dakord me kėtė pėrcaktim nuk jam. Hygerta dhe Enkelejda, paraardhėset tona ishin tė bukura dhe shumė tė zonjat, Elsa Lila mendoj se ka bėrė njė nga drejtimet e arrira nė dy edicione. Unė me Florianėn po punoj pėrditė, por nuk po e mėsoj, sepse ėshtė e panevojshme. Ju Florianėn do ta zbuloni dhe natėn finale do e kuptoni qė ėshtė profesioniste e vėrtetė.

    Mendon se, nėse diēka shkon keq media do tė tė “kryqėzojė”? Do ia falje vetes njė gabim tė tillė?

    Nuk e kam menduar. Nuk shkohet me frikė nė njė ngjarje tė tillė televizive. Nėse dėshtoj, nuk do tė fshihem, do tė vazhdoj tė bėj punėt e mia tė pėrditshme. Do tė kaloj dhe do tė mbledh mendjen mos t’i mėrzis mė drejtuesit e RTSH-sė pėr tė drejtuar Festivalin.

    Roli i njė prezantuesi vlerėsohet shumė nė Shqipėri, ju si e shihni veten? Ju ndodh tė bėni shpesh autokritikė?

    Unė kam kaq frikė nga punėt e mia, sa nuk i shoh ritransmetimet. Jam pėrherė kritik dhe i pakėnaqur me veten. Unė them se jam tek njerėzit qė bėj televizion. Mė ka rezultuar qė nuk kam dalė keq deri tani, por them se ka tė tjerė qė nė momente tė caktuara, programe tė caktuara, kanė qenė mė mirė se unė.

    Duke qenė pjesė e botės sė medias, sa i njeh kėngėtarėt?

    I njoh. E dėgjoj muzikėn e tyre. Kam njė opinion pėr ta dhe shumė shpesh shoqėrohet me ata ose me ato.

    Duke u kthyer pak nė nostalgji, si tė duken kėngėt e reja qė bėhen sot?

    Ka kėngė tė mira dhe kėngė tė kėqija. Por sot ka mė shumė mundėsi. Fjala vjen, Arditi i kohės sime apo Ardian Hila, janė shumė mė ndryshe sesa sot, por dėgjoj me tė njėjtėn kėnaqėsi Alban Skėnderajn dhe grupin “Burn”, Bojkenin me “Grifshat” apo Besa Kokėdhimėn, Aurelėn, Dr. Florin, Redon Makashin, Pirro Ēakon, Rosela Gjylbegun. Lista ėshtė e gjatė dhe do kem lėnė jashtė me siguri miq apo preferencat e mia.

    Je fans i ndonjė kėngėtari shqiptar?

    Jam fans i Aleksandėr Gjokės.

    Nė Shqipėri ka mjaft problematika, por problemi ynė kryesor cili ėshtė sipas jush?

    Edukata. Jemi tė egėr.



    Floriana Garo: Pikat e mia tė forta nė prezantimin e Festivalit


    Floriana Garo njihet nga tė gjithė si bukuroshja e motit nė ABC News, si imazh i firmės “Cortefiel” e si pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė nė “Miss World”. Kėtė fundvit vajza simpatike vjen me njė sipėrmarrje gjigante, atė tė prezantueses nė njė festival qė sa i madh, aq edhe shpesh i kritikueshėm pėr pėrzgjedhjet qė janė bėrė pėr ta drejtuar nė vite. Megjithatė, Floriana duket mė gati se kurrė, njė sfidė tė cilėn e ka marrė me pėrgjegjėsi dhe shumė pėrkushtim. Nė kėtė intervistė ajo tregon pėr frikėrat por edhe pėr armėt e saj tė forta tė personalitetit, tė cilat beson se do ta bėjnė tė jetė nė lartėsinė qė ky event kėrkon. Nė krah ka Enkel Demin, prezantuesin dhe gazetarin e njohur, i cili njėkohėsisht ėshtė shprehur se ndihet me fat qė do tė ngjitet nė skenė pėr tri net me vajzėn bukuroshe.

    Floriana, sė bashku me Enkel Demin do tė jeni prezantuesit e Festivalit nė RTSH. Cili ishte reagimi juaj i parė kur jua bėnė kėtė propozim?

    “Wow! Vėrtet? Po, patjetėr!!”. Pak a shumė kėto fjalė shpreha kur ma propozuan. Nuk hezitova fare, sepse e kam patur ėndėrr tė prezantoj njė spektakėl tė madh. Ky ėshtė rasti perfekt pėr ta realizuar kėtė ėndėrr.

    Si erdhi oferta tek ty dhe sa gjatė e ke menduar kėtė gjė?

    Nuk e mendova fare. Thashė direkt po. Oferta mė erdhi nga drejtuesit e “ABC News” tė cilėt e kishin diskutuar me drejtorin e RTSH-sė.

    Besoj tashmė kanė nisur provat e para. Si e shihni Enkelin si partner?

    Po, kemi filluar tė bėjmė disa prova tavolinė. Enkeli ėshtė njė gazetar e prezantues shumė i zoti dhe njeri shumė i mirė. Jam e lumtur qė po prezantoj nė krah tė tij dhe jam e bindur qė gjithēka do tė shkojė mė sė miri.

    Shumė nga prezantueset e viteve tė fundit janė kritikuar nga media dhe le tė themi se nuk kanė dalė aq mirė.. Ti vetė e ke frikėn e dėshtimit?

    Pėrgjithėsisht nuk e kam. Unė mendoj pozitivisht pėr ato qė dua tė arrij, nė mėnyrė qė tė jem mė e qetė. Pėr fat kam rreth vetes njerėz, tė cilėt mė mbėshtesin dhe mė inkurajojnė.

    Si ndikon marrja e njė pėrgjegjėsie tė madhe tek ty?

    Mė bėn tė ndjehem e fuqishme dhe e plotėsuar. Nė tė njėjtėn kohė mė bėn tė reflektoj dhe tė jem e kujdesshme nė hapat qė hedh.

    Ēfarė beson se do tė japėsh ndryshe nė kėtė festival qė pėrkon me 100-vjetorin e Pavarėsisė?

    Do tė jap provėn time tė parė tė madhe nė njė event tė madh televiziv. Dua tė jem sa mė e lirshme, e natyrshme dhe sa mė shumė nė sinkron me Enkelin dhe spektaklin nė tėrėsi.

    A i ke parė prezantimet e tjera tė festivalit nė RTSH?

    Po, kam parė disa. Jo tė gjitha, sepse jetoja nė SHBA.

    Sipas teje, a ka njė model tė suksesshėm prezantimi?

    Origjinaliteti ėshtė i rėndėsishėm, por si model, festivali i Sanremos ėshtė shumė i mirė.

    Pika jote mė e fortė cila mendon se ėshtė?

    Natyrshmėria, komunikimi nė anglisht, tė cilin do ta pėrdor gjatė festivalit, por edhe pamja e jashtme.

    Keni emisionin tuaj tė motit, keni marrė pjesė nė “Miss World”, tani prezantuese… Deri ku shkojnė ambiciet tuaja nė televizion?

    Ambiciet e mia konsistojnė nė tė paturit njė emision shumė tė suksesshėm timin dhe nė tė prezantuarit e spektakleve tė mėdha.

    Njėkohėsisht t’u besua edhe prezantimi i koncertit tė madh nė shesh me Rita Orėn. A patė emocione kur kėngėtarja e njohur u ngjit nė skenė?

    Ishte njė privilegj dhe kėnaqėsi qė prezantova koncertin e madh tė Pavarėsisė. Ishte hera ime e parė qė prezantoja nė prani tė njė audience aq tė madhe. Kishte edhe disa probleme me zhurmat, motin me shi dhe unė nuk pata mundėsi ta praktikoja prezantimin, sepse koha ishte e limituar, por ia dolėm mbanė dhe koncerti doli shumė mirė. Natyrisht pata emocione kur Rita Ora mbėrriti nė koncert. Bashkė me mijėra shqiptarė nė shesh prisnim prej orėsh njė kėngėtare me famė botėrore qė vinte posaēėrisht pėr tė ndarė me ne festėn tonė kombėtare. Ajo dha vėrtet njė shfaqje tė mahnitshme dhe unė u ndjeva e lumtur qė pata mundėsinė ta ndiqja nga afėr performancėn e saj.

    Shkėmbyet ndonjė fjalė me Ritėn?

    Po. Ne komunikuam pak kur ajo u ngjit nė skenė bashkė me Kryeministrin. Tha se do shkonte tė bėhej gati nė prapaskenė e se do tė kishte njė “laser show” tė bukur para performancės! Ishte vėrtet e emocionuar qė ndodhej nė Tiranė.

    Pamė se gjatė gjithė kohės me ty ishte edhe i dashuri jot pėr tė tė shoqėruar… A ndodhet ai nė ēdo event ku duhet tė jeni?

    Po. Tedi ndodhet me mua sa herė ėshtė e mundur! Ai mė mbėshtet gjithmonė!

    Si ju bėn tė ndiheni prania e tij, mė e fortė apo ju krijon mė shumė emocione?

    Prania e tij mė bėn tė ndjehem mė e fortė, mė e sigurt dhe me mė shumė vetėbesim. Tedi e ka ndjekur hap pas hapi karrierėn time televizive, qė kur unė e kam nisur para 2 vjetėsh dhe e ka parė tek zhvillohet. Ai emocionohet po aq sa unė pėr ēdo sukses qė unė arrij dhe mė nxit pėr tė arritur mė tė mirėn. Jam me shumė fat qė e kam pranė. /JONIDA HITOVEIZI GAZETA MAPO/

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/4/2024, 14:52