BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    10 zbulimet me te medha te 2012!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 10 zbulimet me te medha te 2012!

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/12/2012, 13:51

     10 zbulimet me te medha te 2012! Images

    Brenda 12 muajve te fundit, njerezimi ka perparuar nga zbulimet hapesinore e deri tek ato gjenetike, nga fizika e deri tek arkeologjia.

    Por cilet jane 10 zbulimet me te rendesishme per kete vit, kur kane mbetur edhe dy jave nga mbyllja e tij? Me poshte renditja e ketyre zbulimeve.

    1) 4 korrik 2012, ne laboratorin fizik te CERN-it ne Zvicer njoftohet zbulimi i “Grimces se Higgs-it”, e njohur ndryshe si “Grimca e Zotit”. Prezenca e nje grimce te tille, e hedhur ne teori 50 vite me pare nga nje fizikant skocez, shihet nga fizikantet si faktori qe percakton ekzistencen e materies, ashtu sikunder ne e njohim sot.

    2) Zberthimi i genomit te grurit, nje hap tejet i rendesishem qe pritet te ndihmoje ne krijimin e hibrideve qe do te pershtaten me temperaturat gjithnje e ne rritje te planetit tone per shkak te ngrohjes globale, por edhe nje instrument qe do t’i siguroje njerezimit me shume ushqim per te perballuar rritjen “e shfrenuar te popullsise”.

    3) Zbulimi i mekanizmit te injektimit dhe fabrikimit te proteinave ne brendi te qelizave, i konsideruar si “gurethemeli” i kurimit te semundjeve, sidomos te tumoreve.

    4) Zbulohen “intro-tokesoret” apo organizmat qe jetojne ne ambiente dhe kushte ekstreme ne Toke, qe nga thellesite me te medha te oqeaneve e deri tek skajet me te ftohta te planetit tone. Zbulimi do te ndihmoje per te kuptuar me mire origjinen e vete jetes ne Toke, por sherben edhe si orientim per kerkimet e jetes ne Mars.

    5) Zbulimi i ADN-se se denisovianeve, apo “kusheriret tane te pare” qe mendohet se kane jetuar 80 mije vite me pare ne Siberi. Autoret e zbulimit mendojne se ka patur kryqezime mes denisovianeve (te zbuluar rishtazi) dhe Homo Sapiens. Gjurmet gjenetike te denisovianeve gjenden edhe sot ne masen nga 3-6 perqind kryesisht tek banoret e Azise Jug-lindore.

    6) Zbulohet “hormoni i zemres”, ndryshe hormoni qe djeg kalorite dhe pershpejton procesin e shnderrimit te tyre ne energji. Studiuesit dhe mjekesia e konsiderojne si nje hap gjigant ne perparimin e luftes kunder obezitetit.

    7) Fizika kuantike i jep pergjigje pyetjes qe e mundon prej vitesh; fotonet jane vale apo grimce? Nje eksperiment i kryer kete vit, provoi se fotonet jane njekohesisht edhe vale edhe grimce.

    8) Qente nisen te zbuten nga njeriu rreth 33 mije vite me pare ne Azine Qendrore dhe Jugore. Me pas, epoka e akullnajave “zhduku” rracen e zbutur te qenve, e me pas zbutja dhe miqesimi me keto kafshe rinisi serish, por kete here ne shume zona te planetit.

    9) Zbulohet planeti ekstra-solar me i afert me Token. Ndodhet rreth 4.3 vite drite larg ne sistemin diellor Alpha Centaur. Siperfaqja e tij eshte e populluar nga shkembinj, por problemi eshte se temperaturat shkojne deri ne 2 mije grade celcius.

    10) Zbulohet proteina qe kuron tumorin ne koke, semundje e njohur si glioblastoma multiforme (GBM). Objektivi: te perdoret aty ku kimio dhe radio-terapia deshtojne. /ikub/

      Ora ėshtė 29/3/2024, 02:53