BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kamela Islamaj e para ėshtė motra, pastaj unė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kamela Islamaj e para ėshtė motra, pastaj unė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 19/12/2012, 07:34

    Kamela Islamaj e para ėshtė motra, pastaj unė! Kamelaislamaj

    E kanė lėnė Korēėn, pėr tė jetuar tė dyja bashkė, si vajza single, nė njė apartament kėtu nė Tiranė. E pėr aq kohė sa motra e madhe ėshtė ende e pamartuar, beqaria e Kamelės nuk ndjehet fare si problem pėr familjen. Ndonėse gjithė shoqet e saj janė tashmė tė martuara, apo dhe nė pritje tė fėmijės sė dytė. Gjithsesi, ajo vetė po e shijon dhe ka nė plan ta shijojė dhe pėr ca vite tė mira tė qenit e pamartuar.

    Me kė jeton?

    Unė jetoj me motrėn.

    Je single apo…?

    Apo… J

    Ėshtė mė mirė tė jesh single, e fejuar, e martuar apo thjesht tė bashkėjetosh me dikė?

    Unė jam gjithmonė pro bashkėjetesės. Kjo ėshtė mundėsia mė e mirė pėr tė njohur njeriun qė ke nė krah!!!

    Ke dalė ndonjėherė nė “blind date”, nė takim tė sajuar nga tė tjerėt me dikė qė nuk e ke njohur mė parė?

    Nuk kam dalė asnjėherė nė blind date dhe nuk e di si mund tė jetė tė dalėsh nė njė tė tillė. Gjithsesi mendoj se ėshtė mė mirė ta gjesh vetė atė qė kėrkon sesa tė ta sajojnė J

    Kush e ka “problem” beqarinė tėnde?

    Beqaria ime ende nuk ėshtė njė problem, se unė jam vajza e vogėl e familjes dhe kam njė motėr mė tė madhe, qė mė ka zėnė radhėn… kėshtu qė mund tė bėj edhe pak qejf akoma.

    Tė ėshtė dashur tė gėnjesh kur ke dalė nė takim me dikė? Kė ke gėnjyer dhe si?

    Sigurisht qė mė ėshtė dashur tė gėnjej dhe pėrgjithėsisht kėtė pjesė e “hanė” gjithmonė prindėrit. Sigurisht, do isha pėr vizitė tek njė shoqe ose nė ndonjė ekskursion me klasėn. Por bėhet fjalė pėr njė moshė mė tė vogėl, sepse tashmė nuk kam mė pėr ēfarė t’i gėnjej, pėr aq kohė sa nuk jetoj mė me ata.

    Si kanė qenė marrėdhėniet, komunikimi me prindėrit nė kėtė drejtim?

    Duke qenė se unė vij nga njė qytet i vogėl por dhe i madh siē ėshtė Korēa, shpeshherė adoleshentėt janė tė detyruar tė mos jenė aq tė hapur dhe tė lirshėm nė kėtė drejtim. Gjithsesi kjo ėshtė njė ēėshtje qė ka mbetur atje.

    Mbrėmjet e tua tipike tė fundjavės, kur nuk je diku duke kėnduar live, si janė?

    Nuk mė rastis shumė shpesh tė mos jem nė punė, kėshtu qė rastin e parė qė mė jepet e shfrytėzoj pėr tė dalė e pėr tė dėgjuar pak kėngėtarėt e tjerė tė live-ve, sigurisht pėr tė takuar shoqėrinė time larg ambienteve tė punės dhe kjo pasohet nga njė ēlirim akoma mė i madh, sesa ai i tė qenit nė njė skenė J

    Nė ē’orė kthehesh nė shtėpi kur del natėn?

    Varet, por pėrgjithėsisht vonė, shumė vonė…

    Kur e ke dėgjuar pėr herė tė parė urimin “me njė fat tė mirė” ose “nė dasmė”?

    S’e mbaj mend tani, aq herėt e kam dėgjuar! Por sigurisht, kohėt e fundit janė shtuar akoma mė shumė, si pėr mua ashtu dhe pėr prindėrit.

    Ēfarė mendon kur e dėgjon?

    Tani nuk mė bėn mė pėrshtypje tė them tė drejtėn. Tani pėrgjigjem vetėm me njė ‘faleminderit’. Dikur, kur isha 6 vjeē, pėrgjigjesha “bashkė me mamin”. Kur mė thoshin qė ‘do tė tė marr nuse pėr djalin’, unė pėrgjigjesha “Do vij nuse bashkė me mamin”. Tashmė mamin e kam lėnė J

    Tė pėlqejnė dasmat e tė tjerėve?

    Tė them tė drejtėn mė pėlqejnė dhe s’lė kėngė apo valle pa kėrcyer. Tek dasmat e fisit jam si pika e referimit J

    Po pėr tėnden a mendon?

    Pėr timen nuk mendoj asnjėherė. Dikur e diskutoja me mamin se ēfarė do tė vishja kur tė martohesha vetė dhe ajo mė thoshte gjithmonė “ty do tė qepi mami pantallona dhe do veshėsh atlete tė bardha J”.

    Shumica e miqve dhe mikeshave tė tua janė tė martuar apo single?

    Shumica e mikeshave tė mia janė tė martuara, shtatzėna ose me njė fėmijė dhe nė pritje tė tė dytit. Nuk di mė nga tė vėrtitem dhe nuk di mė kė tė marr pėr shembull beqarinė time apo martesėn e tyre, por pastaj kujtohem qė vazhdoj tė kem motrėn e madhe tė pamartuar dhe qetėsohem J

    Sa shpesh fton njerėz nė shtėpi?

    Nuk ftoj njerėz nė shtėpi sepse unė nuk jam nė shtėpi. Pėrgjithėsisht shtėpinė e kam si hotel, por kam krevatin mė tė mirė dhe dollapin e rrobave mė tė mirė nė botė J Shumė rrallė shkoj dhe nė shtėpitė e tė tjerėve, sepse mė duhet gjithmonė rehatia ime.

    A je tipi qė organizon festa, nė shtėpinė tėnde ose diku tjetėr?

    Mendoj se, nė qoftė se do tė kisha pak mė shumė kohė, do tė bėja ndonjė pėrēapje pėr tė organizuar diēka, por gjithmonė jo nė shtėpinė time.

    Pėr ēfarė shpenzon mė shumė?

    Sigurisht pėr rroba.

    Sa herė nė javė gatuan?

    Nuk gatuaj asnjėherė e pėrveēse nuk di tė gatuaj, nuk kam as kohė tė mėsoj J

    Cilin nga kėto numra shėrbimesh ke nė celular: taksi, ambulancė, polici, elektricist, hidraulik, shėrbim taksi…

    Shėrbim taxi…

    Kur mendon se do tė marrėsh zyrtarisht statusin: e martuar?

    Edhe pėr disa vite tė mira, nuk e kam nė plan J

    Mendon se do tė mbash mbiemrin tėnd apo atė tė bashkėshortit?

    Tė them tė drejtėn nuk e kam menduar, por nė qoftė se do ta bėnte tė lumtur burrin dhe nė qoftė se do ma kėrkonte, sigurisht qė mund t’i mbaja tė dy mbiemrat.

    Gazeta MAPO

      Ora ėshtė 28/3/2024, 20:45