BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Miratohet rezoluta pėr Kosovėn

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    22012013

    Buzqeshje Miratohet rezoluta pėr Kosovėn

    Mesazh nga Vizitor

    Miratohet rezoluta pėr Kosovėn  F.0122134017916_m

    Me 115 vota pėr dhe 11 kundėr, Asambleja Parlamentare e Kėshillit tė Evropės e ka miratuar Rezolutėn e cila rekomandon qė Kosova dhe Kėshilli i Evropės tė vendosin raporte tė drejtpėrdrejta. Kjo ėshtė e arritura e parė konkrete e Kosovės drejt anėtarėsimit nė Kėshillin e Evropės. Rezoluta e miratuar u paraqit nga raportuesi pėr Kosovėn nė kėtė institucion, deputeti socialist nga Suedia, Bjorn Von Sydow.
    Kjo ėshtė e arritura e parė konkrete e Kosovės drejt anėtarėsimit nė Kėshillin e Evropės. Rezoluta e miratuar u paraqit nga raportuesi pėr Kosovėn nė kėtė institucion, deputeti socialist nga Suedia, Bjorn Von Sydow.

    Miratimit tė saj i parapriu njė debat rreth 2 orėsh nė tė cilin pėrfaqėsues nga Serbia kėrkuan qė rekomandimi pėr vendosjen e raporteve direkte tė mos votohej, por kjo nuk u mor parasysh nga Asambleja Parlamentare e Kėshillit tė Evropės, njofton RTK.

    Pavarėsisht kundėrshtimeve tė Serbisė, Asambleja Parlamentare e Kėshillit tė Evropės ka miratuar rezolutėn pėr Kosovėn, nė njė prej pikave tė sė cilės kėrkon qė ky institucion tė vendosė raporte direkte me institucionet e Kosovės. Raporti e vlerėson pozitivisht dialogun Kosovė-Serbi, por kritikon autoritete kosovare se nuk kanė bėrė sa duhet nė zbatimin e ligjeve pėr tė drejtat e njeriut si dhe nė luftimin e korrupsionit dhe krimit tė organizuar.

    “Jeta nė Kosovė mbetet e rėndė. Mbi 50 % e qytetarėve jetojnė nė varfėri. Korrupsioni ka goditur po thuajse tė gjithė sektorėt. Funksionimi i rendit dhe ligjit duhet tė pėrmirėsohen. Dje morėm informata pėr sulmet ndaj varrezave tė serbėve dhe tė disa pėrmendoreve. Kėto zhvillime u dėnuan nga autoritete kosovare, ndėrsa policia shtoi masat e sigurisė nė zonat e ndjeshme.

    Sa u pėrket zhvillimeve tė tjera sistemi elektoral po shkon drejt pėrmirėsimit, ndėrsa liria e shprehjes duhet tė pėrmirėsohet”, ka deklaruar Bjorn Von Sidow.

    Marrė parasysh kėtė situatė, raportuesi Bjorn Von Sidow i rekomandoi Asamblesė parlamentare qė tė miratojė propozimin qė Kėshilli i Evropės pavarėsisht politikės neutrale ndaj statusit tė vendos raporte direkte me autoritetet nė Kosovė.

    “Raporti na bėnė thirrje qė tė jemi mė tė angazhuar. Ne duhet tė lejojmė autoritetet e Kosovės qė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė tė marrin pjesė nė implementimin programeve dhe aktiviteteve tė Kėshillit tė Evropės. Kjo do tė ndihmonte nė promovimin e vlerave demokratike dhe evropiane nė Kosovė”, ka shtuar raportuesi Bjorn Von Sidow.

    Gjatė debatit 2 orėsh disa anėtarė tė Asamblesė Parlamentare paraqitėn kritika tė shumta pėr situatėn nė Kosovė, ndėrsa disa tė tjerė folėn me tone optimiste pėr zhvillimet dhe kėrkuan nga Serbia qė tė respektojė integritetin territorial tė Kosovės. Njeri prej anėtarėve tė parlamentit tė Kėshillit tė Evropės nga Hungaria e pėrmendi si zhvillim pozitiv edhe themelimin e kanalit RTK 2.

    Nė pėrfundim tė debatit Asambleja me 115 vota pro dhe 11 kundėr e miratoi rezolutėn ku u pėrfshi edhe rekomandimi pėr vendosjen e kontakteve mes Kėshillit tė Evropės dhe Kosovės.

    Nė cilėsinė vėzhguese nė seancė ishin tė pranishėm edhe deputetėt, Hydajet Hyseni nga PDK dhe Vjosa Osmani nga LDK. /Telegrafi/

    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 29/3/2024, 10:00