BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kushti gjerman: Zbulohet pėrmbajtja e dokumentit pėr normalizimin e raporteve Kosovė-Serbi

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    11032013

    Buzqeshje Kushti gjerman: Zbulohet pėrmbajtja e dokumentit pėr normalizimin e raporteve Kosovė-Serbi

    Mesazh nga Vizitor

    Kushti gjerman: Zbulohet pėrmbajtja e dokumentit pėr normalizimin e raporteve Kosovė-Serbi  F.0310231622718_m

    Versioni i punės pėr marrėveshjen kornizė ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, tė cilėn e ka parė ditorja serbe Danas, ndėr tė tjera parasheh qė “tė dyja palėt tė kenė marrėveshje tė mira fqinjėsore tė bazuara nė mosndėrhyrjen nė ēėshtjet e brendshme dhe nė respektimin e ndėrsjellė tė integritetit territorial”.
    Tė dyja palėt duhet tė "bien dakord se anėtarėsimi i tyre nė Kombet e Bashkuara dhe organizatat tjera ndėrkombėtare nuk nėnkupton vėrtetimin sipas tė drejtės ndėrkombėtare", dhe se tė dy palėt angazhohen "pėr zbatimin e plotė tė marrėveshjeve tė arritura nėn patronazhin e Bashkimit Evropian".

    Danasi nga shumė burime e ka konfirmuar vėrtetėsinė e pėrmbajtjes sė kėtij dokumenti, tė cilin Christoph Heusgen - kėshilltari special pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare i Kancelares Angela Merkel - nė shkurt tė kėtij viti ia ka dorėzuar nėnkryetarit tė Qeverisė sė Serbisė, Aleksandar Vucic, gjatė qėndrimit tė kėtij tė fundit nė Berlin.

    Nga fondacioni “Konrad Adenauer” kanė thėnė pėr ditoren serbe se bėhet fjalė pėr idenė e tyre qė nė bashkėpunimin e grupeve tė juristėve dhe politikanėve shqiptarė e serbė, thuktė tė analizohen tė gjitha temat qė marrėveshja pėr normalizimin e raporteve duhet tė pėrmbajė nė rrethanat aktuale. Dokumentin e punės fondacioni nė janar ia ka dorėzuar Heusgenit. Deri tash nuk ka konfirmim zyrtar nėse ky bashkėpunėtor i besueshėm i kancelares Merkel do tė jetė nė delegacionin i cili qė nga data 16 e deri mė 19 mars do tė vizitojnė Prishtinėn dhe Beogradin.

    Siē kanė sqaruar jozyrtarisht pėr Danas, versioni i punės sė marrėveshjes pėr normalizimin e raporteve mes Kosovės dhe Serbisė nuk ka tė bėjė me dinamikėn dhe pėrmbajtjen e negociatave nė Bruksel, edhe pse nė mesin e tyre ka ngjashmėri, sidomos kur ėshtė fjala menaxhimin e integruar tė kufirit, zyrės pėr ndėrlidhje etj.

    Versioni i punės pėr normalizimin e raporteve parasheh qė “tė dy palėt tė futen nė negociata pėr caktimin e pikėkalimeve tė reja kufitare, si dhe nė pėrmirėsimin transportit rrugor, ajror dhe hekurudhor midis dy territoreve".

    Sipas dokumentit, tė dyja palėt duhet "reciprokisht tė zotohen pėr tė ngritur zyra ndėrlidhėse nė selitė e qeverisė" dhe se "do tė kėrkojnė bashkėpunim ndėrkufitar ndėrmjet komunave dhe komuniteteve, nxitje tė vėllazėrimit tė komunave dhe marrėdhėnieve reciproke, pėr tė lehtėsuar lirinė e lėvizjes nė mes tė komuniteteve fqinje" - nė mėnyrė qė tė "reduktohen barrierat".

    Nė njė prej dispozitave ėshtė parashikuar qė secila palė “tė respektojė tė gjitha bashkėsitė nacionale (pakicat) nė territorin e vet, tė garantojė mbrojtje tė tė gjitha tė drejtat tė tyre nė pėrputhje me standardet mė tė larta ndėrkombėtare, veēanėrisht nėpėrmjet promovimit tė arsimit, kulturės, fesė, dhe gjuhės sė komunitetit nacional”. Kėtu pėrmenden "organet e zgjedhura nė mėnyrė demokratike tė pakicave kombėtare ose forma tė tjera tė pėrfaqėsimit tė tyre nė tė dy anėt, tė cilat duhet tė kontribuojnė nė zgjidhjen e ēėshtjeve praktike tė mbrojtjes sė pakicave kombėtare".

    Dokumenti parashikon qė edhe Prishtina e edhe Beogradi qė synojnė tė futen nė BE, "tė respektojnė parimet e decentralizimit dhe koordinimit tė punėve pėr harmonizimin e legjislacionit me standardet e BE-sė". Tė dyja palėt nė marrėveshje duhet tė angazhohen qė "reciprokisht do tė mbėshtesin pėrpjekjet pėr tė qenė anėtare tė BE-sė”, dhe qė “nėn patronazhin e OKB-sė zgjidhen tė gjitha mosmarrėveshjet e tyre, vetėm nėpėrmjet mjeteve paqėsore, pa kėrcėnim ose pėrdorim tė forcės".
    Sipas draft-dokumentit, Prishtina dhe Beogradi duhet tė "vazhdojnė tė sillen me bindjen se asnjėra palė nuk mund tė pėrfaqėsojė palėn tjetėr nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, e as tė veprojė nė emėr tė saj, dhe se autoriteti i tyre ėshtė i kufizuar vetėm nė territorin e tyre".

    Marrėveshja, siē propozohet, duhet tė hyjė nė fuqi pas nėnshkrimit nga pėrfaqėsuesit e tė dy palėve, ndėrsa versioni anglez i tekstit konsiderohet si i vetmi pėr interpretim. /Telegrafi/

    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/4/2024, 10:58