BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    ‘Ēil njat zemėr plot kujtime...’

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje ‘Ēil njat zemėr plot kujtime...’

    Mesazh nga Vizitor 14/5/2013, 16:36

    ‘Ēil njat zemėr plot kujtime...’  F.0507230935116_m

    Nexhmije Pagarusha, primadona e kėngės sė bukur shqipe, ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet zonjė madhe e skenės sonė, njė zė qė nuk do tė zhduket kurrė, por edhe njė bukuri e rrallė dhe njė modesti, qė shumėkush ia ka lakmi. Modeste, e qetė dhe e drejtė, ndonėse e zbritur nga skena, ka mbetur respekti, arti i saj i madh dhe miqėsia e afėrsia me njerėzit, e mbi tė gjitha humanizmi i pakufishėm.
    Nė ditėlindjen e saj tė 80-tė, Nexhmie Pagarusha, nuk lė pėrshtypje ta ketė rrėmbyer nostalgjia, derisa risjell nė kujtesė njė jetė, tashmė tė ikur, artistike, me shumė pėrjetime tė furishme...

    Shkruan: Shaqir Foniqi

    Pėr tė do tė thuhen fjalė tė mėdha, por kėsaj radhe po veēojmė vetėm vlerėsimin e sopranos sė njohur Juliet Greco, e cila thotė: “Nexhmije Pagarusha ka njė zė tė jashtėzakonshėm: i ngrohtė, i ndjeshėm, i dridhshėm. Te asnjė kėngėtare nuk kam hasur cilėsitė qė ka Nexhmija. Mundėsitė e saj janė tė pakufishme. Ajo ėshtė njė artiste e madhe dhe talente e rrallė. Nexhmijen nuk do ta krahasoja me asnjė kėngėtare, sepse mendoj, do ta fyeja. Ajo ėshtė unike. Me dėshirėn mė tė madhe do tė vihesha nė kontakt me tė. Do tė isha shumė e lumtur sikur tė pėrkthehej dhe tė adaptohej nė gjuhėn shqipe diēka nga repertori im dhe ta interpretonte Nexhmija”.
    Ky konstatim dhe vlerėsim, duket se ėshtė njė kurorė e artė e tė gjitha konstatimeve pėr Nexhmijen, primadonėn e kėngės sė bukur shqipe

    ‘Ēil njat zemėr plot kujtime...’  Nexhmija_super

    E lindur mė 7 maj 1933 nė Pagarushė tė Malishevės, nga njė familje patriotike dhe arsimdashėse, ajo sikur paralajmėronte lulet e pranverės, sikur maji kishte sjell njė talent tė rrallė qė nuk do t’ia kaloje askush pėr vite tė tėra. Nexhmije Pagarusha, ose bilbili i kėngės shqipe, do tė marrė talentin e lindur dhe do tė vie nė Prishtinė, ku menjėherė u bė emėr i respektuar, jo vetėm nė Kosovė, por edhe jashtė kufijve.

    Incizimin e kėngės sė parė nė radio, Nexhmija e bėn nė moshėn 16 vjeēe, me ardhjen e familjes nga Prizreni nė Prishtinė (1947). Zėrin e saj nuk e shkolloi, as e kultivoi, ai rrodhi si uji i kulluar i kroit, dhuratė hyjnie, ndonėse shkon nė Beograd pėr kėtė qėllim, por nuk mund ta gjejė veten nė atė mėnyrėn e solokėndimit qė po e kėrkonte profesori i saj dhe kthehet. Vazhdon incizimet nė Radio Prishtinė, nis njė rrugė tė gjatė, por jo tė lehtė pėr kohėn, rrethanat, mentalitetin e atėhershėm...

    ‘Ēil njat zemėr plot kujtime...’  67716116_640

    Nė vitet e hershme tė Teatrit tė sapothemeluar krahinor, atėherė, ishte ndėr tri tė parat aktore tė tij, bashkė me Katarina Josipin e Meriban Shalėn. Nė teatėr, Nexhmija punon vetėm dy vjet (largohet pėr t'u shkolluar), ndėrsa mė vonė angazhohet edhe nė film, nė disa role (1967).
    Ndėrprerja definitive e zėrit, ndodhi nė Sarajevė, nė Lojėrat Dimėrore Olimpike 1984. Ishte kjo pėrshėndetja e saj e fundit me skenėn, me kėngėn, me zėrin.

    Ajo, tashti qė e ka lėnė kėngėn, i ėshtė kushtuar humanizmit, prandaj e shohim nėpėr koncerte humanitare, kurse kėngėt e saj janė njė mesazh i fortė pėr tė gjithė ato femra, tė cilat dėshirojnė ta ndjekin rrugėn e saj.

    Kushdo qė ka rastin dhe nderin tė pi kafe me tė, e sheh madhėshtinė saj, shpirtin e madh, artin e pakufishėm dhe zemrėn e pastėr e shumė fisnike. “Ku ke humbė”, ėshtė fjala mė e shpeshtė e saj pėr miqtė dhe adhuruesit e shumtė.

    ‘Ēil njat zemėr plot kujtime...’  538580_10150690439346012_11

    Nexhmije Pagarusha, qėmoti ėshtė ngritur nė Olimp dhe nuk zbret dot nga Olimpi i famės. Ajo, qėmoti ka ēel zemrėn dhe tashmė ka plot kujtime tė bukura, interesante dhe shumė domethėnėse. Zemra e saj ka plot kujtime, dhe me tė drejtė, nganjėherė sytė i ka tė njomė nga ato kujtime.

    ‘Baresha’ e Pagarushes, sakaq do tė bėhet Primadonė e skenės sonė dhe njė emėr qė nderon kulturėn tonė. Zonja me borzilok, Nexhmije Pagarusha, tashmė i takon epokės dhe qėmoti ka hyrė nė aorealin e vlerave kombėtare.

    Ambasadorja e kėngės shqipe, ka kėnduar shumė kėngė dhe, mund tė thuhet, secilėn me bukur se tjetra. Kėnga “Ēou, more Rexho...” ėshtė njė antologji pėr dhembjen dhe qėndresėn, pėr dashurinė dhe flijimin, pastaj radhiten kėngėt pėr Bareshėn dhe bukurinė e saj, ‘Dashnor tu bana’, ku me aq afsh e krenari i kėndon rinisė dhe bukurisė sė saj, ‘Njė lule’, ‘Po vijnė krushqit’, "Vetė ke mbetur" , 'Kur njė ditė tė kthehesh ti' e shumė kėngė tė tjera, tė cilat qėndrojnė mbi supet e shekujve

    ‘Ēil njat zemėr plot kujtime...’  577865_10150694465121012_48

    Artistja nuk kėndon mė, por perdja nuk lėshohet dot. Mėse dyzet vjet nuk zbriti nga skena, kurse nga mbamendja jonė nuk do tė zbres kurrėn e kurrės. I lumtur dhe i madh duhet tė jetė ai popull qė ka dhėnė njė artiste kaq tė madhe.

    Teksa takohemi nė lokalet e Radio Kosovės, ajo menjėherė rrethohet nga miqtė dhe adhuruesit e saj, kurse saherė qė kalon nėpėr qytet, njerėzit shfaqin pėr tė njė respekt tė pakufishėm. Nuk lė pėrshtypje ta ketė rrėmbyer nostalgjia, derisa risjell nė kujtesė njė jetė, tashmė tė ikur, artistike, me shumė pėrjetime tė furishme.

    Timbret e evergrinėve tė dikurshėm, pėrzgjedhje e Nexhmijes, mbushin hapėsirėn tek bisedohet: tė pastra si loti, incizime pa tė meta, si tė jenė bėrė nė teknikėn mė tė pėrkryer, ndonėse dhjetėvjetėsha mė parė!
    Kujtimet, megjithatė, janė ato qė plotėsojnė personalitetin e njeriut... /Telegrafi/


      Ora ėshtė 28/3/2024, 14:18