BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gjashtė kėshilla si tė studioni!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Gjashtė kėshilla si tė studioni!

    Mesazh nga LePuRuShJa 28/5/2013, 19:46

     Gjashtė kėshilla si tė studioni! 87814d77-f475-4fe4-be1c-2e75d0f30054---0-

    Zhvillimi i aftėsive tė mira nė studim ėshtė njė pikė shumė e rėndėsishme nė jetėn shkollore. Me afrimin e sezonit tė provimeve, tė gjithė studentėt duken tė stresuar dhe shumė tė ngarkuar. I gjithė sekreti qėndron nė taktikėn e ndjekur pėr tė studiuar. Duke marrė parasysh rėndėsinė e faktit “si tė mėsojmė”, duhet tė tregoheni tė vėmendshėm ndaj metodės qė ndiqni. Vetėm kjo mund tė bėjė njė diferencė tė madhe nė suksesin apo dėshtimin e pėrgatitjes suaj mėsimore. Ndiqni kėta gjashtė hapa dhe do ta gjeni studimin mė tė thjeshtė nga ē’e kishit menduar. Vetėm nė kėtė mėnyrė do tė mund tė merrni mė shumė informacion dhe tė performoni sa mė shkėlqyeshėm nė fletėn e bardhė qė pret tė mbushet prej jush.

    Hapėsira. Krijoni hapėsirė, mendėrisht dhe fizikisht, qė do t’ju shėrbejė pėr tė zhvilluar studimet tuaja. Zakonisht studimi kėrkon pėrqendrim pėr njė ngjarje specifike, siē mund tė jetė dhėnia e njė provimi. Merrni frymė thellė dhe qetėsohuni pėrpara se tė filloni. Pėrfytyroni sesi gjeni rehatinė teksa prisni tė bėni diēka qė vėrtet ju pėlqen. Cilat janė pėrgatitjet tuaja, pėr shembull, kur qėndroni pėrpara televizorit dhe prisni qė tė fillojė seriali juaj i preferuar? Tė njėjtėn gjė mund tė bėni edhe nė vendin qė keni pėrcaktuar pėr tė studiuar. Vishni rroba tė rehatshme, merrni njė pije apo ushqim tė preferuar, ndoshta vini nė sfond muzikėn qė pėlqeni dhe filloni nga puna.

    Vendi. Pėrzgjidhni zonėn e studimit dhe pėrshtateni atė sipas nevojave tuaja. Mund tė pėrdorni edhe letra ngjitėse qė shėrbejnė pėr t’ju kujtuar gjėra me rėndėsi. Sistemoni librat dhe materialet, nė mėnyrė qė kur t’ju duhen tė mos shpėrqendroheni dhe tė lodheni mendėrisht pėr t’i gjetur. Rėndėsi ka qė vendi i pėrzgjedhur tė jetė i qetė dhe i ndriēuar mirė.

    Paqja. Harrojini tė gjitha gjėrat e tjera qė nuk kanė tė bėjnė me provimin. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė tė futni sa mė shumė informacione nė kujtesėn tuaj. Kėto informacione duhen futur sipas rendit dhe pėrqendrimit tė duhur, nė mėnyrė qė kur t’ju duhen, ta dini me saktėsi pėrgjigjen. Ėshtė njėlloj si njė raft, tė cilin e mbushni me sende. Nėse nuk jeni tė pėrqendruar gjatė kohės qė i sistemoni, atėherė do ta keni tė pamundur ta dini se ku ėshtė me saktėsi ky send. Largojeni nga vetja presionin pėr kohėn e mbetur nga dita e provimit. Mbani mend se pushimi ėshtė po aq i rėndėsishėm sa studimi: pėr ēdo 30 minuta studim, ju duhet 10 minuta pushim.

    Kujtesa. Ja cili ėshtė sekreti i kujtesės, pėr ēdo sekuencė, njerėzit mbajnė mend mė mirė fillimin dhe fundin. Ēfarėdo qė do tė pėrpiqeni tė kujtoni, mė tė qartė do tė keni fillimin dhe fundin, ndėrsa mesi i historisė do t’ju kujtohet nė mėnyrė tė turbullt. Ky ėshtė njė fakt qė nuk mund tė ndryshohet, por ama mund ta pėrdorni siē duhet. Duke qenė kėshtu, organizojeni seancėn tuaj studimore, nė mėnyrė tė tillė qė gjėrat e rėndėsishme t’i mėsoni nė fillim dhe nė fund.

    Metoda.
    Ėshtė gjithnjė mirė tė keni njė plan pėr mėnyrėn sesi do t’i organizoni mėsimet. Sado e vėshtirė tė jetė situata nė tė cilėn ndodheni, ekziston njė plan qė mund t’ju pėrgatisė mė sė miri. Qėllimin tuaj mė parėsor ndajeni nė plane tė vogla, tė cilat do t’i ndiqni veē e veē. Metoda mė klasike e pėrdorur prej profesionistėve quhet “shtėpia e kujtesės”, nė tė cilėn ju vendosni gjithēka qė doni tė kujtoni nė vende tė ndryshme tė shtėpisė. Mund tė pėrdorni edhe argėtimin, duke e provuar vetė nė shkallė tė ndryshme me fjalėt kyēe. Do tė habiteni sesa e thjeshtė ėshtė tė stėrvitėsh kujtesėn me mėnyra tė ndryshme.

    Hartat e mendjes. Kuptimi i hartės sė mendjes ėshtė i thjeshtė. Ai konsiston nė formimin e njė diagrami tė madh, i cili ėshtė i kufizuar prej fjalėve kyē dhe mė pas i lidhur me degė tė caktuara qė shpjegojnė faktorė tė ndryshėm. Krijoni kategori dhe nėnkategori, sipas rėndėsisė sė informacionit. E rėndėsishme ėshtė specifikimi i termave, ideve dhe detyrave qė duhen pėrmbushur. Hartat e mendjes janė gjerėsisht tė pėrdorura dhe shėrbejnė pėr futjen nė kujtesė tė informacionit masiv nė mėnyrė eficente.

      Ora ėshtė 29/3/2024, 03:26