BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Nėna denoncon tė bijėn: Eshtė <fjalor banal kujdes>ė, ndalojeni

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    16102013

    Buzqeshje Nėna denoncon tė bijėn: Eshtė <fjalor banal kujdes>ė, ndalojeni

    Mesazh nga Vizitor

    Nėna denoncon tė bijėn: Eshtė <fjalor banal kujdes>ė, ndalojeni  Largea_b_0_0_0_00_images_ceshtje-nderkombetare_prostitution1381735205

    Njė histori mes mėshirės dhe mizores ėshtė braktisja e njė foshnje vetėm 1 vjeēe, e ngjizur nga njė 15-vjeēare me dajėn e saj. Tė ardhur nė botė mes mjerimit, tė rritur e tė zhytur mes tij, duke kėrkuar lėmoshė pėr mbijetesė, tė braktisur nga shoqėria. Kėto janė dramat nė familjen Skura nė Durrės. Njė familje prej 10 anėtarėsh, pa asnjė mbėshtetje ekonomike nga bashkia, tė papunė ku fėmija mė i madh ėshtė 20 e mė i vogli njė vjeē e gjysmė, mbijetesė kanė vetėm lypjen nė bulevardet e Durrėsit.

    Jetojnė nė njė barake tė fshehur, nė dritat vezulluese tė restoranteve, ndėrsa vajzat e kėsaj familjeje marrin rrugėt e prostitucionit, e djemtė atė tė lypjes. Marvina ishte 15 vjeēe kur e nisi 'zanatin', sapo kishte lindur njė vajzė, sot gjendet pas hekurave tė komisariatit tė Durrėsit. Nėna e saj, Flutura, e detyruar nga situata ku ndodhet familja e saj ka denoncuar vajzėn pėr prostitucion. "Vajza prostituon. Ka tentuar tė vrasė vajzėn e saj tė vogėl, Ervinėn, qė ėshtė njė vjeēe.

    Ta arrestojnė. Vajzėn e ka bėrė me vėllain tim. Foshnjėn do ta ēojmė nė jetimore". Kėshtu ka deklaruar nė njė intervistė pėr "Gazetėn Shqiptare" 40-vjeēarja Flutura Skura, gjyshja e foshnjės. Gjyshja me fėmijėn e vogėl nė krahė, Ervinėn, denoncon fėmijėn e saj tė katėrt Malvinėn, tė bėrė nėnė nė moshėn 15-vjeēare. Nė polici gruaja kėrkoi jo vetėm arrestimin, por edhe gjetjen e njė strehe tė pėrhershme pėr foshnjėn e ardhur nė jetė nga incesti. Ndėrkaq, minorenia ėshtė ndaluar dhe ėshtė shoqėruar nė polici ku po merret nė pyetje.

    Flutura, ēfarė denoncuat nė polici?
    Vajzėn time, Malvinėn. Ajo mori rrugėn e keqe. Ka braktisur fėmijėn e saj njė vjeēe. Ka tentuar edhe ta vrasė. Del dhe punon <fjalor banal kujdes>ė tek Ura e Dajlanit. E punojnė ca ēuna qė unė nuk i njoh. Ajo ikėn nga shtėpia, nuk e mbledh dot mė.

    Ēfarė ju ndodhi mbrė-mė?
    Mbrėmė isha te vajza tjetėr nė Spitallė. Ajo ishte tek Vollga. La atje fėmijėn nė mes tė rrugės dhe shkoi tė punonte tek Ura e Dajlanit me ata djemtė. E ka marrė njė lypėse vajzėn e vogėl, e mbajti nė shtėpinė e saj dhe ma solli sot nė mėngjes.

    A ka baba vajza e vogėl?
    Vajza mė tha qė shtatzėnė mbeti me dajėn, vėllain tim. Ai ka ikur, nuk ia dimė adresėn, u arratis sapo vajza mbeti shtatzėnė.

    A e denoncuat nė polici vėllain tuaj?
    Po, por s'e di a e kanė marrė parasysh denoncimin qė bėra. Se s'kanė ku ta gjejnė, ai ėshtė larguar dhe nuk mban pėrgjegjėsi.

    Me ēfarė merreni, si e siguroni jetėn?
    Mbahemi duke lypur. Nuk mund ta mbaj kėtė vajzė tė vogėl, sepse kam tetė fėmijė vetė. S'kam me se ta rris, sepse nuk kemi as ndihmė ekonomike e as sociale. Janė 10 frymė qė nuk mbushin dot barkun. I kėrkova policisė tė bėjė letrat qė ta ēojmė nė jetimore vajzėn e vajzės. Sot do ta mbaj nė shtėpinė time, nesėr do ta ēojmė nė jetimore.

    Ēfarė kėrkoni ju?
    Ne kėrkojmė qė tė jetojmė si njerėz. Po me se? Nga varfėria dhe fukarallėku na kanė ndodhur tė gjitha kėto. Vajza na ka nxirė faqen dhe pėr kėtė duam qė tė vuajė dėnimin.

    Bota Sot | 14.10.2013 09:20
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/4/2024, 10:52