BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Sot pėrurohet Autostrada e Kombit

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    26112013

    Buzqeshje Sot pėrurohet Autostrada e Kombit

    Mesazh nga Vizitor

    Publikuar: 9:12 / 26.11.2013

    Sot pėrurohet Autostrada e Kombit  Sot-p-euml-rurohet-autostrada-e-kombit_hd

    Nėn pėrkujdesjen e Kryeministrit tė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi sot do tė organizohet ceremonia e pėrurimit tė pėrfundimit tė projektit madhor pėr vendin tonė – Autostradės sė Kombit.
    Ceremonia do tė mbahet nė fshatin Mazgit, tė Komunės sė Prishtinės. Ndėrkaq Ministria e Infrastrukturės ka njoftuar se Autostrada e Kosovės, pėr qarkullim do tė hapet mė 27 nėntor e merkurė nga ora 07:00.

    Ndėrtimi i kėsaj vepre nisi nė prill 2010, me nėnshkrimin e kontratės nė mes Bechtel & Enka dhe Qeverisė sė Kosovės pėr ndėrtimin e korridorit mė tė rėndėsishėm tė infrastrukturės sė Republikės sė Kosovės, qė fillon nė Morinė, kufiri jugor me Shqipėrinė, nė drejtim tė Merdarės kufiri Verior me Serbinė.

    Standardet e projektit tė Autostradės nė Kosovė janė TEM (Trans European Motorway), shpejtėsia e projektuar pėrgjatė gjithė gjatėsisė sė Autostradės nė Kosovė ėshtė 120 km/orė, aty ku karakteristikat e lejes mjedisore lejojnė, ėshtė gjithashtu e mundshme tė miratohet njė shpejtėsi e projektit prej 140 km/orė.

    Autostrada Morinė- Prishtinė do tė jetė Autostradė e sistemit tė mbyllur (hyrje-daljet vetėm nė kyējet e autostradės). Gjerėsia prej 28 metra, ku do jenė 4 shirita qarkullues me nga 3.75 m, 2 shirita pėr ngadalėsim me nga 3.0 m si dhe brezi i gjelbėr nė mes nė gjerėsi prej 4 metrash.

    Autostrada nė Kosovė do tė ketė mbikalime, nėnkalime dhe tė gjitha pajisjet e rrugės ku pėrfshihen: Sinjalizimi dinamik (Display), Sistemet e komunikimit ,ndriēimin nė udhėkryqe dhe barrierat kundėr zhurmės. Periudha e defekteve ėshtė 18 muaj nė Kosovė, ndėrsa periudha e garancionit ėshtė 6 vite. /Telegrafi/

    Share this post on: reddit

    Anonymous

    Mesazh 27/11/2013, 07:44 nga Vizitor

    'Ibrahim Rugova' - Rrugė Europiane

    Bota Sot | 26.11.2013 09:34

    Sot pėrurohet Autostrada e Kombit  Largea_980_26_11_2013_perurimi_i_autostrades_51385503628

    Ėshtė pėruruar projekti mė i madhe dhe me koston mė tė lartė nė Kosovė deri mė tani autostrada “Ibrahim Rugova”. Me kėtė rast u tha se Kosova dėshmoi se me forcat vetanake ėshtė e aftė tė bėjė vepra tė mėdha.

    Jahjaga ka thėnė se kjo rrugė ėshtė e ndėrtuar tėrėsisht me para tė vendit dhe konsideron se Kosova dėshmoi se me forcat vetanake ėshtė e aftė tė bėjė vepra tė mėdha.

    “Kjo autostradė ėshtė arterie qė bashkon njerėzit, popujt dhe vendet. Do ndikojė tė shumėfishojė pėrfitimet. Kjo autostrad moderne ėshtė simbol i pėrkushtimit, vullnetit dhe integrimit tonė”, ka thėnė ajo.

    Nė anėn tjetėr, kryeministri Hashim Thaēi ka thėnė se kjo rrugė do tė ofrojė edhe mė shumė Kosovėn dhe Shqipėri.

    Ai e quajti rrugė europiane dhe ėndėrr e shumė brezave me radhė.

    “Kosova ėshtė i bekuar nga Zoti pėr natyrėn dhe bukuritė qė ka. Kjo autostradė ėshtė vetėm fillimi i zhvillimit tonė. Kjo autostradė lidhė njė rajon tė tėrė. Ky ėshtė projekti mė i madh dhe mė i shtrenjt ndonjėherė. Kishte kritika dhe presion tė mos fillohet por e bėmė. Jam krenar qė po e pėruroj njė projekt tė suksesshėm para afatit, e aq mė shumė, projekt ky qė fitoi ēmime tė ndryshme ndėrkombėtare”, ka thėnė ai.

    Thaēi vlerėson se kjo autostradė pėrveē qė pėrmirėson jetėn e pėrditshme tė qytetarėve do tė nxisė edhe zhvillimin e tregtisė dhe bujqėsisė e shumė sektorėve tė tjerė.

    Premtoi qė shumė shpejtė do fillojnė me punimet nė autostradėn qė lidhė me Shkupin.

    Autostrada nė Kosovė do tė ketė mbikalime, nėnkalime dhe tė gjitha pajisjet e rrugės ku pėrfshihen: Sinjalizimi dinamik (Display), Sistemet e komunikimit ,ndriēimin nė udhėkryqe dhe barrierat kundėr zhurmės.

    Gjerėsia e saj ėshtė prej 28 metra, ku do jenė 4 shirita qarkullues me nga 3.75 m, 2 shirita pėr ngadalėsim me nga 3.0 m si dhe brezi i gjelbėr nė mes nė gjerėsi prej 4 metrash.

    Periudha e defekteve ėshtė 18 muaj nė Kosovė, ndėrsa periudha e garancionit ėshtė 6 vite. Ajo pėrfundon nė Besi.

    Fjala e Presidentes Atifete Jahjaga nė pėrurimin e autostradės Durrės-Prishtinė

    Sot po pėrurojmė Udhėn e Kombit, tė ndėrtuar krejtėsisht me mjetet tona, qė mban emrin e udhėheqėsit tonė largpamės, tė njeriut qė e dha idenė e ndėrtimit tė Autostradės qė lidh Tiranėn e Prishtinėn, tė Presidentit tė Parė tė Kosovės, Doktor Ibrahim Rugova.

    Ne e dėshmuam se me forca vetjake jemi tė aftė tė bėjmė vepra tė mėdha qė lehtėsojnė komunikimin, qė nxisin bashkėpunimin, qė ndėrlidhin vendet, qė mundėsojnė lėvizjen e lirė tė njerėzve dhe tė mallrave, qė me infrastrukturėn e ndėrtuar na bėjnė njė vend tė rėndėsishėm jo vetėm tranzit por kontribuues nė rrugėn e integrimit nė Bashkimin Evropian.
    Tė nderuar qytetarė,
    Nė manifestimet dhe nė pėrurimet e veprave qė janė fryt i punės dhe i angazhimit tė qytetarėve tanė, duhet tė kujtojmė se kjo ėshtė e mundshme, sepse Republika e Kosovės ėshtė shtet sovran dhe i pavarur, qė vet menaxhon me resurset e veta, duke i pėrcaktuar politikat mė tė mira dhe mė efikase zhvillimore nė funksion tė pėrparimit dhe tė integrimit.
    Kosova vend i lirė, i pavarur e demokratik u fitua me luftėn e lavdishme tė UĒK-sė, me ndihmėn e pakursyer tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe tė vendeve mike tė Bashkimit Evropian.
    Tė nderuar qytetarė,
    Ne po ndėrtojmė njė shtet tė qytetarėve tė barabartė dhe shtet gjithėpėrfshirės, ku sundimi i ligjit dhe rendit tė jetė bazė e zhvillimit tonė tė pėrgjithshėm dhe ku toleranca ndėrmjet qytetarėve tė komuniteteve tė ndryshme ėshtė vlerė e shoqėrisė sonė. Po ndėrtojmė njė shtet, ku liria e secilit qytetar do tė respektohet, vlerėsohet e avancohet, por nė tė cilin ligji dhe Kushtetuta janė bazamenti i ndėrtimit tė tij, dhe ku pėrgjegjėsia e obligimet pėr shtetin janė tė tė gjithėve njėsoj.
    E ardhmja e Kosovės, ashtu si edhe e tė gjithė rajonit tė Evropės Juglindore, ėshtė nė Evropė dhe kjo rrugė do tė bėhet mė e lehtė kur t’i pėrfundojmė reformat tona tė brendshme.
    Ne kemi dėshmuar mė 3 Nėntor, nė zgjedhjet komunale, pjekurinė tonė si shoqėri, duke kaluar testin e demokracisė, pėrmes organizimit tė mirė tė kėtyre zgjedhjeve. Kjo ėshtė vetėm njėra pjesė e kėtij testi. Mė 1 Dhjetor ne duhet tė dėshmojmė se vota e qytetarit tė Kosovės kudo - edhe nė veri edhe nė jug, nė secilin cep tė vendit - ėshtė e shenjtė, ėshtė e lirė, e paprekshme dhe e pacenueshme. E drejta e tij pėr tė votuar lirshėm ėshtė e drejtė kushtetuese. Procesi i zgjedhjeve komunale duhet tė pėrfundojė i qetė dhe i ndershėm, sepse kjo do tė dėshmojė se ne e kemi vendin nė mesin e shteteve tė lira e tė pavarura nė BE. Ky proces duhet tė dėshmojė kompaktėsinė e territorit tonė, pavarėsinė e vendit tonė, integrimin e secilit qytetar tė secilit komunitet nė shoqėrinė dhe institucionet e vendit. Ky proces ėshtė proces i Kosovės, dhe ai do tė dėshmojė pjekurinė dhe demokracinė tonė.
    Tė nderuar qytetarė,
    Nė krijimin e kushteve pėr njė jetė mė tė mirė pėr tė gjithė qytetarėt, nė ndėrtimin e infrastrukturės sė pėrgjithshme, Udha e Kombit ėshtė njė vepėr madhore qė na lidh pėrjetėsisht ndėrmjet veti, na mundėson qė tė komunikojmė lirshėm e pa pengesa, tė qarkullojmė mallrat dhe tė shfrytėzojmė tė gjitha resurset tona pėr zhvillimin e mirėqenien e popullit tonė.
    Vullneti i pamposhtur dhe bashkimi i forcave tona tregon se jemi tė aftė t’i pėrfundojmė me sukses veprat e mėdha.
    Vetėm kėshtu e ndėrtojmė tė ardhmen e sigurt e prosperuese duke qenė autostrada njė arterie komunikimi qė i bashkon njerėzit, i bashkon popujt dhe vendet, duke na lidhur me rrugėt dhe korridoret mė tė rėndėsishme evropiane, duke nxitur bashkėpunimin e ndėrsjellė, duke shumėfishuar pėrfitimet dhe duke ndikuar nė forcimin e paqes dhe stabilitetit nė rajon, nė kėtė shekull tė integrimeve, tė anėtarėsimit tonė nė Bashkimin Evropian.
    Kjo autostradė moderne ėshtė simbol i pėrkushtimit tonė, simbol i vullnetit tonė, simbol i suksesit tonė, simbol i integrimit tonė.
    Gėzuar Udhėn e Kombit!

      Ora ėshtė 29/3/2024, 02:59