BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Njė vit i ri, njė jetė e re!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Njė vit i ri, njė jetė e re!

    Mesazh nga LePuRuShJa 4/1/2014, 15:08

     Njė vit i ri, njė jetė e re! 2c6481bd-4cc1-448c-a1df-4e3475ce0fa7---0-

    Ėshtė aksiomė: ēdo fillim viti, ndonėse jo me zė tė lartė, gjithkush prej nesh i thotė vetes se ky do tė jetė njė vit ndryshe, e tė mendosh qė pėrtej kohės kalendarike, ditėt thjesht rrjedhin njėra pas tjetrės. Megjithatė, nė psikologjinė e individit, fillimet  janė thuajse momentet mė tė mira pėr t’i premtuar vetes dhe tė tjerėve, nė rastet mė tė shumta ndryshime dhe pėrmirėsime. Shumė prej nesh i kanė premtuar vetes t’i bėjnė njė ndryshim rrėnjėsor gjithė gjėrave qė nuk kanė shkuar mirė vitin e kaluar, mirėpo sa reale janė kėto mendime, sa gjasa kemi pėr t’i pėrmbushur? Sė pari, do tė na duhet tė kuptojmė nė kemi nevojė realisht pėr njė vit tė ri kalendarik pėr tė bėrė gjithė kėto premtime, a ėshtė kjo njė ēėshtje psikologjie dhe perceptimi apo vullneti?

    “Do tė filloj dietėn”

    “Sa po tė kalojnė festat e fundvitit do tė filloj dietėn. Po i lejoj vetes edhe kėto ditė tė fundit tė ushqehem me ē’tė dua dhe pas kėsaj do ndaloj rreptėsisht ushqimet e dėmshme.” Tė paktėn njėherė nė jetė, tė gjithė ja kemi thėnė vetes dhe mė pas, ndonėse muaji i parė i vitit tė ri mund tė ketė kaluar, sėrish nuk kemi pasur vullnetin tė pėrmbushim premtimin ndaj vetes. Sensi i fajit dhe kilet qė shtohen janė kthyer nė persekutues. Bėni diēka; vendoseni qėllim nė vete, kuptoni nėse realisht ėshtė e nevojshme, jo vetėm pėr pamjen, por edhe pėr shėndetin tuaj qė ta mbani njė dietė tė tillė. Ndėrgjegjėsimi vjen atėherė kur realisht kuptojmė rėndėsinė e veprimit qė duam tė kryejmė dhe jo thjesht sepse i kemi thėnė vetes disa fjalė.  Njėherė pasi ta keni vendosur me veten, pėrpiquni tė vendosni disa rregulla dhe ē’ėshtė mė e rėndėsishmja, mos i shkelni ato.

    “Kėtė vit do tė lė duhanin!”

    Tė gjithė duhanpirėsit e kanė thėnė kėtė shprehje tė paktėn njė hėrė nė jetėn e tyre. E nė fakt, nuk duhet tė jetė fillimi i njė viti tė ri, ai i cili do tė duhet t’ju ndėrgjegjėsojė pėr tė hequr dorė nga diēka e dėmshme pėr shėndetin tuaj. Nė fakt, njė ndėrmarrje e tillė, si lėnia e duhanit, pėr tė gjithė ata tė cilėt janė cilėsuar sit ė varur, ėshtė ndėr mė tė vėshtirat, e vlerėsuar kjo nga psikologėt. Shpesh njerėzit, nuk mjaftohen thjesht duke ditur dėmet qė shkakton duhani nė shėndet, por kėrkojnė, nė vetvete njė motiv edhe mė tė fortė. Nė kėtė rast, ideja qė ky ėshtė njė vit i ri, mund t’ju ndihmojė duke i thėnė vetes se ky vit do tė jetė pa nikotinė. Evitoni sa herė tė mundeni shoqėrinė ku pihet duhan dhe i thoni vetes suaj se motive i vendosur pėr ta lėnė ėshtė shumė herė mė i madh se ideja e tė pirit njė cigare. Mundohuni ta shijoni kafenė e mėngjesit edhe pa praninė e cigares dhe pėrsėritini vetes sė forca e vullnetit ėshtė aleatja juaj mė e mirė!

    “Ky do tė jetė viti qė do tė gjej njeriun e jetės sime!”

    Kategorikisht mos ja thoni kėtė vetes suaj e mbi tė gjitha mos ja vini qėllim tė detyruar. Njė vit i ri nuk duhet tė imponojė domosdoshmėrish edhe ndryshim statusi, thjesht sepse ėshtė njė vit i ri, por sepse ju realisht do tė njihni dikė me tė cilin do tė dėshironi tė ndani gjėrat tuaja, jetėn tuaj. Nėse fiksoheni me idenė se patjetėr , me qė ėshtė njė vit i ri, duhet tė gjeni dikė, atėherė kjo do t’ju pengojė pėr shumė gjėra, madje edhe nė gjetjen e kėtij “njeriut special”. Nėse jeni e dhėnė pas parashikimeve tė fatit, evitoni nė kėtė fillim viti tė qėndroni e gozhduar pas televizorit, apo leximit tė revistave e gazetave pėr tė parė se si ėshtė parashikimi pėr shenjėn tuaj. E gjitha kjo thjesht do t;ju dėmtojė. Kuptoni qė njerėzit e dashur nuk gjenden sa hap e mbyll sytė, as nė kohėn kur duam ne. ata vijnė kur vijnė dhe nuk ka kohė tė pėrcaktuar. T’i vendosėsh vetes njė qėllim i cili jo tėrėsisht varet nga ty, mund tė bėjė qė nė fund tė vitit tė zhgėnjeheni. Ajo qė duhet tė bėni ėshtė tė doni mė shumė veten
    dhe do tė kuptoni qė tjetri do tė vijė shumė natyrshėm.

    “Ky vit i ri, do tė jetė viti i realizimit tė dėshirave tė mia!”

    Tė gjithė do tė donim tė mendonim pozitivisht, madje edhe nė kohėt mė tė vėshtira, atėherė kur jeta na vė pėrballė vėshtirėsive nga mė tė ndryshmet e mė tė kqijat. Mund tė jetė motivues shumė i mirė fillimi i njė viti tė ri, pėr tė realizuar disa objektiva, por gjithmonė duke kuptuar qė  pėr tė arritur qėllimet, mund tė shėrbejė ēdo periudhė e vitit, mjafton tė kemi vullnet.

    Pėrpiquni qė gotėn me ujė ta shihni gjysmė plot dhe jo gjysmė bosh. Pėrpiquni tė njihni atė ēfarė doni dhe vlerėsoni gjithnjė ēdo tė mirė a mundėsi qė ju vjen, sa do e vogėl tė jetė ajo. Mundohuni tė balanconi gjėrat nė jetėn tuaj, ē’ka do tė thotė se njė punė e mirė, me njė pozicion dhe pagesė tė mirė, nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tu ndjerė tė lumtur, nėse tablloja nuk plotėsohet edhe nga pėrkujdesi ndaj familjarėve dhe miqve tuaj. Nėse realisht doni qė ky tė jetė viti i realizimit tė dėshirave tuaja, atėherė pėrpiquni tė vlerėsoni gjithēka qė keni pranė, mbėshtetuni nė to dhe shikoni pėrpara.

    Nėse doni vėrtetė t’i thoni vetes qė vit i ri do tė thotė edhe kismet i ri, atėherė pėrdoreni kėtė fillim viti si rastin e mirė pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet tuaja me njerėzit e afėrt, miqtė e familjarėt, duke mos harruar sigurisht veten tuaj. Tė ndryshoni diēka nga stili i jetės qė bėnit nė vitin e kaluar , nuk duhet t’ju kthehet nė frustrim nė vetvete, sepse nė rast tė dėshtimit, ju lėkundet raporti me veten, ēka do tė thotė humbje e besimit.

    Nėse doni tė bėni diēka ndryshe, mos prisni qė ditėt e kalendarit tė jenė tė rrethuara me tė kuqe, si pėr tė treguar ditėt e shėnuara tė festave. Bėhuni tė ndėrgjegjshėm pėr atė qė doni tė arrini dhe arsyetoni mbi kėto objektiva, pa kaluar kufijtė e mundėsive tuaja gjithmonė./ikub/
      

      Ora ėshtė 29/3/2024, 08:57