BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Libri, miku yne me i mire

    Princesha...
    Princesha...
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12617
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23727
    <b>Votat</b> Votat : 296
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

    Buzqeshje Libri, miku yne me i mire

    Mesazh nga Princesha... 29/6/2014, 16:15

    Besoj se te gjitheve na ka qelluar te kemi lexuar ndonje liber aq perfshires saqe s'e kemi kuptuar as si ka kaluar koha, as qe jemi vetem ne dhome. Personazhet na duken si miq te vjeter, vuajme me to, qajme per to apo dhe lutemi per to. Nga e ka valle origjinen kjo lidhje e vecante e njeriut me librat? A kane librat nje force te tille sugjestionuese qe na prek ndergjegjen, apo akoma me thelle, nenndergjegjen tone? De se fundmi, a ia vlen te perfshihemi ne kete bote te trilluar ?



    Libri, miku yne me i mire 379310_527494580616274_1551252902_n


    Sa slogane jane perdorur ne vite per te bindur njerezit te lexojne, te kuptojne bukurine e fjales, forcen e saj dhe aftesine per te ndryshuar mendimet dhe njenjat tona! Librat jane dhe thesar, dhe burg. Nuk eshte e habitshme te perfshishesh aq shume ne nje histori, sa te nxjerresh perfundime dhe parime per jeten tende. Mund te lexosh Hamletin, dhe te vendosesh qe do te kerkosh drejtesine dhe te verteten. Mund te lexosh Migjenin dhe te kerkosh te thyesh tabu!
    Dhe pse pa jete, ato shpesh transmetojne shume me teper se nje bisede mes miqsh, sepse librat permbajne mendimet me te zgjuara e me te vlefshme te kohes, ato te cilat nuk i kane lene t'i marre era. Kjo i ben librat te kene nje force motivueve dhe sugjestionuese te konsiderueshme. Bota e librit eshte aq e pasur saqe ti ndiehesh gjithnje inferior, i perulur ndaj rrjedhes se tij, i paafte te nderhysh apo te ndryshosh ate c'ka libri thote, pra eshte si te kesh nje shok qe eshte gjithnje me i mire se ty, nga cili ti meson pa krijuar komplekse te marredhenieve njerezore.


    Libri permban art, dhe arti na ushqen shpirtin. Liria dhe gjendja e shkrimtarit transmetohet ne nje menyre fare te natyrshme. Ti ndiehesh i perfshire ne nje situate sa intelektuale dhe familjare. Ky mik, libri, te jep pergjigje pa i bere ti pyetje, te jep ndihme pa ia kerkuar ti, pra libri eshte i shkruar dhe i projektuar per njerezit. Vete natyra njerezore ka nevoje per nje bote te dyte, qe ta perfshije dhe ta largoje ndonjehere nga ajo realja, si te jete nje kure apo nje mekanizem i pavullnetshem mbrojtes.


    A eshte leximi nje nevoje baze jetesore? Ndoshta jo, por sigurisht qe eshte nje nevoje. Eshte nje nevoje, jo vetem sepse na pelqen te lexojme, por edhe sepse leximi na edukon, dhe ndikon ne sjelljen dhe kulturen tone. Nuk mund te jemi te pacenueshem nga kulturat qe na rrethojne, do te influencohemi nga ato edhe ne menyre te pavullnetshme Ceshtja eshte qe kjo influence te te jete pozitive dhe te na sherbeje per mire dhe kjo arrihet vetem nepermjet informimit dhe leximit , ndaj duhet te mbajme gjithnje ne liber ne cante.

      Ora ėshtė 19/4/2024, 10:27