BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    MĖ DUAJ- ERICH MARIA REMARQUE

    Princesha...
    Princesha...
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12617
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23727
    <b>Votat</b> Votat : 296
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

    Buzqeshje MĖ DUAJ- ERICH MARIA REMARQUE

    Mesazh nga Princesha... 24/12/2014, 09:10

    "Shpirti im, qielli im i dashur, ti mė ke shkruar kaq e kaq letra tė bukura e, unė pėrsėris atė qė kam thėnė gjithmonė: shkrimtarėt nuk duhet tė shkruajnė letra dashurie. Sepse ka tė tjerė qė shkruajnė shumė mė bukur se ata. Ti mė quan " Rezonancė qė merr frymė" - e si do tė mund tė arrija unė vallė, tė gjeja njė figurė tė tillė kaq prekėse? E, pėrveē kėsaj edhe diēka tjetėr! Ti, arrin dhe ke atė aftėsinė magjike qė t‘i thuash dikujt se sa shumė e si e dashuron atė - kurse unė, unė, e di, nuk arrij ta them atė nė mėnyrė tė plotė. Sa mirė ndihem kur ti mė thua se, edhe pse je vetėm, ndihesh e qetė dhe e lumtur. Unė, kėtė kam uruar vazhdimisht pėr ty. Nuk kam uruar kurrė qė ti tė ndihesh e mėrzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmonė qė ti tė jesh e lumtur, nė formė, vezulluese, plot dritė dhe e bukur si kurrė herė tjetėr e, dua qė kjo gjendje e jotja tė jetė e dukshme edhe sė largu nė kilometra e, qė ti ta dish me siguri absolute qė dikush tjetėr nuk jeton nė kėtė botė, veēse pėr ty. Sot gjeta dhe lexova edhe njė herė poemėn tonė tė Gėtes. E lexova dhe e rilexova vėrtet me njė emocion tė thellė: A s‘ ėshtė e vėrtetė qė fati po na bashkon? A nuk po na lidh ai pėr jetė? Ah, dhe nė kohėt qė shkojnė, nuk e di, ti je motra a nusja ime? Ti njeh me imtėsi ēdo pjesė tė qenies sime, Ti ndjen tek unė dhe nervin mė tė hollė, ti lexon ēdo gjė nė shikimin tim, me syrin tėnd hyn nė brendėsinė time. Hyn nė gjakun tim tė ngrohtė qė rrjedh nė deje dhe ecėn si i ēmendur nė drejtimin tėnd e qė me krahėt e tua prej engjėlli gjoksin tim shėron. Po, e dashura ime, a nuk ėshtė pikėrisht kėshtu? Nganjėherė, mė ndodh tė eci i vetmuar nėn shi e tė mendoj e ndiej qė lidhja jonė ėshtė gjithmonė e fortė e askush nuk mund ta prishė atė e, nė ato ēaste, me hapa tė lehtė ndiej tė vijė dikush drejt meje e, ajo je ti e, atėherė, unė jetoj njė ndjenjė tė veēantė lumturie qė asnjė qenie tjetėr njerėzore nuk e ka jetuar kurrė. E, atėherė, ndiej qė sė bashku me ty, tė kthehen tek unė vitet e rinisė qė lufta dhunshėm mi mori e, ato vite je ti qė m‘i sjell e mi shumėzon me dy e bashkė me to ndjej tė prek me delikatesė - freskinė, gjallėrinė dhe aventurat e rinisė. E, kėshtu, ti bėhesh, nė tė njėjtėn kohė: aventura e gruaja ime. Ti je bėrė pėr mua e unė jam bėrė pėr ty; nuk mund tė jetė ndryshe. Nuk je vetėm ti ajo rezonance qė unė ndiej e thith si ajėr, por i tillė jam dhe unė. E di?.. . Unė jam njė pasqyrė konkave qė kap plot ethe dritėn tėnde, e mbledh atė plotėsisht nė gjoks dhe, duke e djegur fort, e dėrgoj krejt refleksin nė drejtimin tėnd. Herė tė tjera vetja me duket si njė merimangė qė end njė pėlhurė vezulluese, tė trėndafiltė e plot reflekse, - njė pėlhurė mendimesh, ndjenjash, punė, fjalėsh ngrohtėsie, e cila do tė tė kapė e pastaj tė bėhet banesa jote, - e mbushur plot gjėra tė cilat ty tė mungojnė, njė pėlhurė plot trėndafila e dafina, e thurur me fije tė ndritshme argjendi, e lehtė dhe e fortė pėr tė mbajtur ty dhe hapat e tua tė lehtė si kaprolli, njė pėlhurė tė ngritur nėn njė qiell tė kaltėr e mbi ujin blu tė detit, nga ku ti mund tė hidhesh e tė kridhesh gjithė qejf nė ujėrat e kristalta e tė kthehesh pastaj pėrsėri tek ajo, si njė lodėr e kėndshme fėmijėsh e cila ta mbush zemrėn plot ngashėrim. O, drita ime e dashur!... E di?... Nganjėherė, unė nuk mund tė ulem pėr tė shkruar librin qė kam nisur e tė cilin e urrej, sepse ai mė largon prej teje. E atėherė tėrhiqem nga studioja, nxjerr fotografitė e tua dhe i vendos nė radhė para meje, edhe pse e di qė kjo gjė nuk mė qetėson, pėrkundrazi, e bėn edhe mė tė rėndė gjendjen. Por, megjithatė, edhe pse kėtė e di, nuk ndėrroj mendje e, duke i vėshtruar ato, nis e flas me ty e, pastaj, ndiej qė gjendja ime shpirtėrore bėhet edhe mė e rėndė, sepse ėshtė njė gjest i vėshtirė ky, i padurueshėm, por edhe i mrekullueshėm e, pastaj unė tėrhiqem pėrsėri aty te vendi im, ulem nė tavolinėn e shkrimit pėr tė vazhduar librin...Ja, tani ndalova pėrsėri, sepse ndiej qė dora s‘mė bindet. Mė duaj! Mė thuaj qė ti mė do, kjo fjalė mė bėn mirė, mė shėron. Kur ti mė thua qė mė do, unė gjej forca e shkruaj edhe mė bukur e mė shpejt. Sepse unė nuk jetoj veēse pėr dashurinė tėnde. Mė duaj!
    MĖ DUAJ- ERICH MARIA REMARQUE 10345840_496906743782726_4693843566922851405_n

      Ora ėshtė 19/4/2024, 16:10