BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Jeta ju ka ndarė pėr tė mos qenė kurrė mė, aq tė bashkuar!

    Princesha...
    Princesha...
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12617
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23727
    <b>Votat</b> Votat : 296
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

    Buzqeshje Jeta ju ka ndarė pėr tė mos qenė kurrė mė, aq tė bashkuar!

    Mesazh nga Princesha... 27/5/2015, 12:28

    Kur ishim tė vegjėl ishim tė gjithė pothuajse njė moshė, pothuajse kishim njė gjatėsi. Mbanim tė njėjtat rrecka veshur. Vishnim tė njėjtin botėkuptim, qėndisnim tė njėjtat dėshira, ngazėlleheshim prej tė njėjtit gėzim. Jetonim tė njėjtat ėndrra.
    E tek takohesh pas dekadash me shokė e shoqe fėmijėrie, sheh me habi se si disa prej tyre janė trashur, disa janė shkurtuar, disa janė plakur, disa janė shėmtuar, mė pak tė tjerė rinuar e zbukuruar.
    Disa kanė rritur njė tufė fėmijėsh, disa janė tė pa martuar ende.

    Disa kanė ecur aq para nė jetė saqė as nuk iu bie mendja tė kujtojnė shokėt e fėmijėrisė, disa tė tjerė momentet e fėmijėrisė kujtojnė si mė tė bukurat.
    Disa, aq fatalisht kanė ikur nga kjo jetė pėr tė mos u kthyer mė kurrė.
    Disa jeta i ka pėrplasur nė kontinente tė ndryshme dhe ju ende ruani kontakte, disa tė tjerė rastėsisht i ke pėrsėri aq pranė pallatit tėnd tė ri, por pėr ty janė tė huaj, mė shumė se gjithė tė tjerėt.
    Dikush ėshtė bėrė eprori yt dhe kėmba e tij ėshtė mė e rėnda, dikush tė telefon e tė bezdis sa herė ia ka ėnda.
    Dikė e respekton aq pastėrtisht si fėmijė edhe pse nuk i kujton dot mė emrin, dikė, emri i sė cilit nuk tė shkulet prej mendje, i devijon rrugėn.

    Dikush qė ti e ke marrė me shpulla nė fėmijėri dhe qė qante sa herė shikonte gjakun, sot lėviz me truproja. Dikush qė ti nuk i ke kushtuar asnjėherė vėmendje, sot sfilon si top modele.
    Ai djali i turpshėm me syze qė ulej nė bangėn e dytė u bė Show Man dhe nxėnėsja mė e dalluar e klasės pėrfundoi e droguar.

    Dhe ty, bashkė me tė gjithė, jeta ju ka trajtuar, ju ka shndėrruar me lecka tė ndryshme, mbi botėkuptime tė kithta, drejt dėshirash tė kundėrta, mbushur me gėzime tė pabarabarta, mes ėndrrash tė bukura dhe mes netėsh tė ankthshme.
    Jeta ju ka ndarė pėr tė mos qenė kurrė mė, aq tė bashkuar!

      Ora ėshtė 19/4/2024, 08:09