BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Fotografia, 150 vjet nga poza e kaēakut!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Fotografia, 150 vjet nga poza e kaēakut!

    Mesazh nga LePuRuShJa 16/9/2009, 16:11

    Ėshtė i vetmi art, tė cilit i dihet ditėlindja e saktė, nė Shqipėri. Daton 150 vjet mė parė e megjithatė, duket si e lėnė nė hije. Ishte viti 1858, kur italiani i shqiptarizuar Pjetėr Marubi, fiksoi nė pllakat e tij fotografike, tė parėn fotografi nė Shqipėri.

    Nuk ishte ndonjė femėr e pashme, por njė burrė me njė pėllėmbė mustaqe e armatosur gjer nė dhėmbė. Falė kėsaj fotoje, Hamz Kazazi mbeti nė histori, mė shumė se pėr bėmat e tij si luftėtar shkodran. Prej asaj shkrepjeje mori udhė fotografia shqiptare. Kėtė rrugėtim, studiuesi i fotografisė, Qerim Vrioni e ka pėrmbledhur nė njė libėr, tė titulluar "150 vjet fotografi shqiptare", si aktiviteti qė organizoi njė vit mė parė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve.

    Ėshtė njė libėr prej 120 faqesh, ku nė mėnyrė tė thukėt autori Qerim Vrioni pasqyron gjithė jetėn e fotografisė shqiptare, qysh prej shkrepjes sė parė deri nė ditėt tona. Por jo vetėm histori, por edhe jetė njerėzore. Shkurtimisht mund tė mėsosh mbi fotografėt e parė, fatet e tyre. Libri shoqėrohet pėrveēse nga njė album i vogėl fotografish, disa prej tė cilave botohen pėr herė tė parė, por edhe nga njė fjalorth me terma nga fusha e fotografisė.

    Historinė e fotografisė Vrioni e ka ndarė nė tre periudha, nė atė qė fillon me portretin e Hamz Kazazit, deri nė 1944, pėr tė vijuar me periudhėn 1944-1990, qė pėrkon me vitet e regjimit komunist dhe ajo post diktaturė, pas viteve '90, ku fotografia, nga e mbyllur nė kornizat e propagandės, fitoi tė gjitha liritė e shprehjes, nė tematikė dhe teknika. Historia fillon me Pjetėr Marubin, i cili themeloi edhe dinastinė "Marubi", me pasardhėsit e tij Kel (Kodheli) dhe Geg Marubi. Fotografitė qė ai realizonte ishin nga mė tė ndryshmet, qė nga fotografitė familjare, tek ato me temė sociale, historike madje ka realizuar edhe foto-peizazhin e parė.

    Gati nė tė njėjtėn kohė, u shfaq nė jug tė vendit njė tjetėr fotograf, njė prift ikonograf nga Dardha, Jani Zengo. Sipas Vrionit, ėshtė interesant fakti, qė fotografia shfaqet nė njė fshat tė Shqipėrisė, qė do tė thotė se terreni ka qenė i favorshėm, pėr zhvillimin e kėtij arti. E vijuan mė tej Kol Idromeno, i cili edhe pse njihet mė shumė si piktor dhe si realizuesi i Pikturės "Motra Tone", ka qenė edhe njė fotograf shumė i mirė, i cili ka fiksuar momente tė rralla, si "Pendimi i njė mėkatari", "Shitėsi i qymyrit", apo portrete atdhetarėsh, si Mjeda, apo Hil Mosi.

    Pėr tė vijuar me Kristo Shulin, i cili i la historisė fotot e Mėsonjėtores sė parė shqipe, apo Petro Dhimitri, i cili pėrjetėsoi Ēerēiz Topullin e Mihal Gramenon. Njė tjetėr fotograf i fundshekullit XIX, fillim i XX, ėshtė edhe Vani Burda, i cili ka realizuar fotografitė e vėllezėrve Frashėri, por edhe fotoportretin e famshėm tė Ismail Qemalit, qė ilustron gjithė librat historik, por fatkeqėsisht pak dihet pėr autorin e saj. Kristal Sotiri renditet ndėr emrat e nderuar tė fotografisė pėr portretet e tij, tė cilat nuk ishin thjesht pozime, por edhe njė pasqyrė psikologjike. Ka realizuar portretin e kėngėtares Tefta Tashko Koēo, por edhe personazheve tė rrugės, si "kurbatka", "gajdexhiu", "prostitutka", etj.

    Vėllezėrit Manaqi e ēuan mė tej artin e fotografisė dhe kanė mbetur nė histori edhe si kineastėt e parė tė Ballkanit. Tė tjerė janė Shan Pici, Ded Jakova, Ymer Bali e Jani Ristani, tė cilėt realizuan albumet e para me fotografi e morėn tė parat ēmime ndėrkombėtare. Nė historinė e fotografisė, nuk mund tė mos pėrmenden mjeshtėrit Mehmet Kallfa, Petrit Kumi, Refik Veseli, etj, tė cilėt arritėn tė bėnin art edhe gjatė viteve tė diktaturės, ku fotografia i shėrbente mė sė shumti politikės, si mjet propagandues.

    Pėr tė vijuar me fotografėt qė gjetėn mė shumė hapėsira pas diktaturės, si Roland Tasho e Gani Xhengo, deri tek mė tė rinjtė qė me artin e tyre kanė bėrė emėr jashtė vendit, si Lala Meredith Vula, Anri Sala e Mimoza Veliu. Njė vend tė veēantė zėnė korifenjtė e fotografisė Gjon Mili dhe Dhimitėr Mborja, qė e zhvilluan karrierėn e tyre nė Amerikė. I pari me fotografi tė rralla nga fusha e artit, kryesisht baleti e xhazi. Tė famshme, fotot realizuar Pikasos, Edit Piafit, apo "Nudo duke zbritur shkallėt". Ndėrsa Mborja shquhet mė shumė pėr fotografitė nga lufta. Nė qendrėn muzeale "Douglas MacArthur" nė Norfolk, janė grumbulluar rreth 45 mijė foto e diapozitiva tė Mborjes, ndėrsa nė Japoni janė botuar dy albume fotografike me punėt e tij.


    Historiku i parė

    Titullohet "150 vjet fotografi shqiptare" dhe ėshtė i pari nė llojin e vet. Pėr autorin, Qerim Vrioni, fotograf dhe studiues i apasionuar, ėshtė vepra e dytė mbi fotografinė, ndėrsa po pėrgatitet pėr njė tė tretė. Libri paraprihet nga njė hyrje e shkurtėr, ku autori shpjegon arsyet pse e botoi kėtė libėr, si dhe njė parathėnie e studiueses Suzana Varvarica Kuka, e cila e vlerėson kėtė libėr, jo vetėm sepse ėshtė i pari nė llojin e vet, por edhe pėr sasinė e informacionit qė pėrcjell dhe mėnyrėn se si ai ofrohet. Mė tej njė informacion tė shkurtėr pėr lindjen e fotografisė nė botė, nė 19 gusht tė vitit 1839 nga Niepse dhe Daguerre nė Francė, pėr tė ardhur edhe nė Shqipėri, vetėm 20 vjet mė vonė. Libri ėshtė botuar nga shtėpia botuese "Milosao" dhe kushton 500 lekė.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28/3/2024, 18:20