BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Mėrgimi !!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    jo Mėrgimi !!

    Mesazh nga LePuRuShJa 17/8/2008, 23:48


    Ai kishte shumė dėshirė tė ishte nė rresht me shokėt e tij. Gjithmonė i thoshte tė atit: dua tė iki nga ky vėnd, dua tė iki nė Itali, tė punoj atje. Ishte e vetmja mėnyrė pėr tė shpėtuar nga varfėria. Mendonte se ishte bėrė krah pune pėr familjen e tij. Ai kishte mbushut 19-tė vjeē atė vit, ishte djali i vetėm i shtėpisė dhe njėkohėsisht shpresa e vetme e prindėrve tė tij. Pas shumė mundimesh, hallesh dhe problemesh, i ati i siguroi paratė dhe pas pak ditėve ai mbėrriti atje, ku mendonte se do tė merrte fund varfėria.

    Nė shtėpi kishte lėnė prindėrit dhe motrėn e tij. Me tė shkuar atje ai gjeti strehim tek disa tė afėrm dhe siguroi njė punė tė mirė.
    Malli i nėnės ē'do ditė shtohej edhe pse zėrin ia dėgjonte pothuajse ē'do ditė nė telefon.
    Dukej se gjendja e tyre familjare po shkonte drejt normalitetit, ai punonte dhe paratė ia dėrgonte babait tė tij.
    Kaluan disa muaj nga ikja e tij dhe motra u fejua, me ndihmėn e tij bėnė njė fejesė madhėshtore edhe pse djali nuk ishte nė Shqipėri.

    Por vuajtja trokiti pėrsėri nė kėtė familje, kėsaj here ndryshe. Njė ditė nė mėngjes i ati pėsoi njė infakt vdiq.
    U mblodhėn tė gjithė dhe ishin nė dilemė, t'i tregonin djalit apo jo. Pas shumė debatesh vendosėn qė djalit tė mos ti tregonin pėr vdekjen e tė atit. Keshtu u zhvillua ceremonia mortore, pa praninė e tij. Ai merrte nė telefon, fliste me nėnėn e tij, pastaj me motrėn, shpesh kėrkonte tė atin qė ti dėgjonte zėrin, por kėto nxirnin shumė pretekste, pėr mungesėn e tij nė ato momente.

    Kėshtu kaluan muaj u bė viti. Djali akoma s'kishte mėsuar gjė pėr vdekjen e atit. I pyeste tė gjithė nė telefon dhe askush nuk tregonte. Siē duket kishte filluar tė dyshonte dhe merrte nė telefon orar pa orar, por pėrsėri ato s'tregonin asgjė. Pas dy viteve e gjysėm djali vendosi tė vinte nė Shqipėri, edhe pse nuk kishte dokumenta. Askujt nuk i tregoi se do tė vinte, deri nė momentin kur zbriti nė qytet, telefonoi nė shtėpi dhe u tha: " Unė pėr pak minuta jam nė shtėpi motėr" kishte ndryshuar shumė nė paraqitje. Kur e morėn vesht se ai po vinte, dolėn tė gjithė pėr ta pritur. Pasi i pėrshėndeti tė gjithė, u afrua te nėna e tij: " Nuk po mė njeh nėnė? Jam unė, djali yt ".

    E pėrqafoi plot mall dhe nuk hezitoi tė pyeste: po babai ku ėshtė? Tė gjithė heshtėn, ndėrsa lotėt vėrshonin pa pushim, nėna nuk foli. Menjėherė ai shkoi nė shtėpi, thirri tė atin, asnjė pėrgjigje! U fut brėnda, pa nė tė gjitha dhomat, thirri, por asgjė. Ndėrkohė jashtė shpėrthyen nė vaj. Tashmė nuk mund t'i fshinin asgjė. I treguan tė vėrtetėn.

    Nė njė moment mbeti pa fjalė, pastaj shpėrtheu me tė bėrtitura, duke i akuzuar tė gjithė. Nuk mund tė besonte njė gjė tė tillė.
    Veshi kėpucėt e tij dhe shkoi te varrezat e qytetit. Pas tij shkuan dhe disa tė afėrm dhe shokė. Me tė shkuar kėrkoi varrin e tė atit.

    Ishte e vėrtetė. Ai kishte vdekur.

    Njė natė tė tėrė e kaloi aty, duke folur e duke qarė me lot, duke treguar shumė gjėra qė kishin kaluar bashkė me tė atin, histori qė tashmė i mbante mbi supe e kaluara. Qė atė ditė ai nuk ishte mė vetvetja, humbi besimin te nėna, te motra, te tė afėrmit, te shoqėria e tij, te tė gjithė.
    I vetėm endet nėpėr rrugėt e qytetit, nuk din se kush ėshtė, ē'farė bėn. Jeta e tij ka marrė fund nė lulen e rinisė....



    KJO ISHTE HISTORIA E NJĖ DJALI SHQIPĖTAR, TĖ CILIN VUATJA E RRITI PARA KOHE DHE JETA E TRETI LARG NĖ BRIGJET MĖ TĖ ERRĖTA TĖ SAJ, DUKE I DHURUAR GĖNJESHTRA DHE VETĖM GĖNJESHTRA.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    jo Re: Mėrgimi !!

    Mesazh nga Vizitor 29/10/2008, 21:13

    waaaa sa prekeseee
    :cry: :cry:

      Ora ėshtė 19/4/2024, 05:55