BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Fragmente tė njė diskutimi pėr dashurinė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Fragmente tė njė diskutimi pėr dashurinė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 14/10/2009, 11:36

    "Shkėlqesi", premiera nė Teatrin Kombėtar tė Kosovės me regji tė Enton Kacės. Njė vepėr pėr dashurinė dhe humbjen, e ndėrtuar me tekste nga tre autorė: Ardian-Christian Kyēyku, Roland Barthes dhe Anton Ēehov.

    Prej njė muaji Enton Kaca po punon nė Teatrin Kombėtar tė Kosovės. Tė premten, mė 17 tetor, shihet rezultati i punės mbi veprėn e njė autori tashmė biling i shqipes dhe i rumanishtes, i njohur mė sė shumti si prozator, Ardian Christian Kyēyku, i cili jeton prej dy dekadash nė Rumani.

    Ashtu si nė eksperimentimet e deritanishme, kryesisht me autorė shqiptarė, Kaca ka operuar me regjinė e teatrit mbi njė tekst bazė qė ėshtė "Shkėlqesi" i Kyēykut.

    Ai ka bėrė ndėrthurje me dy tekste tė tjera tė rėndėsishme pėr tė ndjekur njė linjė tė tijėn, linjė tė cilėn Kaca e ka pėrvijuar nė performancat "Udhėtimet e Lizės" me tė cilėn u vlerėsua nė festivalin e teatrit tė tė rinjve "Regjisori mė i mirė" (2007), apo te "Net shqiptare" vėnė nė skenė nė Shkup dhe Prishtinė (2009).

    Kėsaj here tekstit tė Kyēykut i pranėvė "Fragmente tė njė diskutimi pėr dashurinė" tė Roland Barthes-it dhe "Tre Motrat" tė Anton Ēehovit.

    I pari, i botuar mė 1977, pėrmban njė listė "fragmentesh" prej letėrsisė botėrore dhe prej mendimit filozofik tė vetė Barthesit, fragmente nga kėndvėshtrimi i njė tė dashuruari, "mbi disa situata apo rrethana qė njeriu i dashuruar krijon dhe vepron kur ndjehet i tillė. Dėshiron tė njėjtin, gjysmėn e tij, tė ngjashmin e tij, e do pėr vete, ėshtė xheloz", shpjegon Kaca. "Nėse Kyēyku fliste pėr Zotin, unė zgjodha njeriun.

    Nėse ai fliste pėr humbjen e Zotit, unė flas pėr humbjen e dashurisė apo pamundėsinė pėr ta pasur atė sepse jemi egoistė. Pastaj ėshtė Ēehovi qė iu ofron vajzave aktore tekste me interes mbi pamundėsinė, fatkeqėsinė, dėshirat, kohėn qė ikėn."

    Kaca ndėrhyn sėrish te tekstet e autorėve me gjuhėn e aktorėve, tė cilėve regjisori u ka kėrkuar njė kontribut nga ana e tyre nėpėrmjet kujtimeve, imazheve dhe ideve tė tyre kryesisht pėr dashurinė.

    Interpretojnė Arjela Ajeti, Arta Selimi, Egzona Ademi, Shkėlzen Veseli, Shpėtim Selmani, Vedat Haxhiislami. Kostumet janė realizuar nga Albulena Borovci
    Gjithēka zhvillohet brenda njė rrethi.

    Shfaqja zhvillohet brenda rotativit. Skenografia ėshtė njė korridor me mure tė hapur si dritare, ku spektatorėt qė janė tė ulur nė tė katėr anėt mund t'i shikojnė aktorėt nė shumė plane.

    Kaca thotė se shfaqja ruan njė linjė tė tijėn, nuk ka ngjarje, emra personazhesh, marrėdhėnie ndėrpersonale, ėshtė punuar mbi tingullin, fjalėt, ndėrthurjet e teksteve dhe veprimeve me imazhet. Loja bazohet te ndjesitė, forma ėshtė poetike.

    Tė kėsaj linje janė elementėt qė ai i ka pėrdorur nė shfaqjet e mėparshme e qė do tė jenė edhe te ky realizim, elementė si: zjarri, uji, guri, dheu, mollėt, vera, vezėt, trėndafilat, sapuni, valixhe, fenerė, pasqyrė, thasė lini, kazan i vjetėr, enė porcelani e balte, gėrshėrė, pushkė, bukė, patate etj.

    "Tė gjitha kėto elemente u pėrpunuan dhe nė fund u shkrinė me njėri- tjetrin, thotė Kaca para premierės "Shkėlqesi". Fragmente tė njė diskutimi pėr dashurinė". "I rėndėsishėm pėr mua ka qenė procesi dhe puna e jo rezultati final, i cili mund tė ketė miliona variante."

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28/3/2024, 22:27