[b][b][b]Fatos Baxhaku (Shqip)
Jemi nė Laē, nė qytetin qė u bė i njohur nga
Superfosfati. Si do jetė Laēi mė vonė?, pyesim njė grup miqsh. Pėrparim Buna,
regjisor nė Pallatin e Kulturės, vė buzėn nė gaz. Hedh sytė andej nga sheshi i
pėrzhitur nga vapa e pazakontė, ku gėlojnė makinat e shumta dhe thotė krejt i
bindur: Do jetė njė qytet model qė ka pėr ta pasur zili vetė Europa, kėtu do tė
jetė njė vend i pėrkryer pėr tė jetuar. Nė fillim jemi tė bindur se regjisori
po bėn ndonjė shaka, tipike nga ato qė bėhen ditėve tė verės, por megjithatė,
pėr tu siguruar, e pyesim edhe njė herė: Po Amerika a do tia ketė vallė zili
Laēit? Mor po Amerika dhe mė tutje, tė gjithė do tia kenė zilinė. Unė ndoshta
jo, por ju qė jeni mė tė rinj do tia mbėrrini me siguri asaj dite, pėrgjigjet
krejt i bindur regjisori superoptimist. Nė vizitėn tonė tė shkurtėr nė Laē ėshtė
i vetmi optimist i pandreqshėm. Buna ėshtė nga themeluesit e qytetit. Ka ardhur
kėtu nga Zerqani i Dibrės kur ishte vetėm 11 vjeē. I ati i tij dhe
bashkėfshatarė tė tjerė kishin punuar nė hidrocentralin e Shkopetit. Uzina e re
qė do tė ngrihej kėrkonte punėtorė tė zellshėm. Kėshtu nisėn
tė vendosen nė
Laē familjet e para. Ishin muratorė me njė dėshirė tė madhe tė ngulur nė kokė:
ti shpėtonin varfėrisė sė fshatrave tė tyre me fare pak tokė. Nė krahun tonė,
Simon Koka, njė mik i vjetėr i yni, por edhe i regjisorit superoptimist, tund
kokėn nė mėnyrė mosbesuese. Simoni ėshtė nga Miloti,
por ėshtė njė njohės
shumė i mirė i historisė sė kėtij qyteti, me tė cilin ėshtė rritur thuajse
bashkė. A dalim mė mirė dhe e kuptoni vetė se kush do tia ketė zili Laēit?,
Simoni tashmė ėshtė ngritur nė kėmbė, i gatshėm pėr tė ecur nė mes tė vapės. E
kėshtu nisim tė ecim nėpėr qytet, duke depėrtuar pak nga pak nė radhėt e
pallateve qė nuk duken nga rruga kryesore.
Qyteti i beftė
Zakonisht
qyteteve u duhen shekuj qė tė formohen. Ata, nga grumbuj tė veēuar shtėpish,
nisin tė hedhin shtat njėsoj si njerėzit qė kompaktėsojnė mė parė muskujt dhe
eshtrat e tyre dhe pastaj nisin tė ecin me kėmbėt e tyre. Laēit, pėrkundrazi,
nuk i janė dashur shekuj qė tė ngrihet nė kėmbė. Atij i kanė mjaftuar vetėm disa
dekada. Simoni, pėr nga natyra gjithnjė i shkathėt e kėmbėlehtė, e ngadalėson ca
hapin teksa mundohet tė kthejė para syve imazhin e Laēit tė vjetėr. Kėtu kanė
qenė a nuk kanė qenė tri shtėpi - nis tė tregojė ai - pastaj poshtė tyre nji
fushė e gjanė. Atje pėrtej kalonte rruga e vjetėr pėr nė Shkodėr. Mė duket se ka
qenė edhe nji shkollė e vogėl fillore, por pėr kėtė nuk jam i bindun. Kur ishim
tė vegjėl, ne tė Milotit, as i kthenim sytė kėndej. Nuk kishte gjė pėr tė parė a
pėr tė ndaluar. Pastaj nisėm tė shihnim lėvizje, punėtorė qė vraponin
gjithandej. Mua mė ka mbetur nė mend njė gropė e madhe gėlqereje. Isha fėmijė,
nuk kisha parė kurrė njė gropė aq tė madhe gėlqereje. Pastaj pėr ne ēdo gjė u bė
normale. Nė fakt, ne hidhnim shtat njėsoj me oxhaqet e uzinės dhe me
pallatet
e qytetit.
Tė nxehtėt ka nisur tė godasė keq. Kudo shohim kalimtarė qė
nxitojnė tė shkojnė nė shtėpi. Nuk ėshtė ora e duhur pėr tė shėtitur nė Laē, por
pėr kėtė e kemi fajin vetė. Ja - bėn me dorė Simoni - kėto kanė qenė pallatet
e para nė Laē. Kėtu u strehuan punėtorė tė uzinės dhe ushtarakė. Qyteti ka pasur
shumė reparte ushtarake e komanda lloj-lloj. Banorėt qė u vendosėn kėtu nė
fillim ishin nga Burreli e Dibra, por mė pas i kishe nga e gjithė Shqipėria:
skraparlinj, korēarė, pėrmetarė, kolonjarė, mirditorė, gjirokastritė, tiranas.
Ka pasė raste qė nė njė shkallė tė vetme tė banonin 24 familje, tė gjitha tė
ardhura nga 24 qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė. Laēi mė pas u shtua jo vetėm
nga Uzina e Superfosfatit, por edhe nga industria e drurit, minerare dhe shumė
tė tjera. Qyteti, qė nisi qė kėtu, vazhdoi mė pas tė zgjerohej drejt Veriut. Nė
njė farė kohe arriti deri nė 30 mijė banorė, duke u bėrė qyteti i dytė mė i madh
i Veriut, pas Shkodrės. Eshtė kohė dreke dhe pallatet e themeluesve tė Laēit
janė krejt tė heshtur. Vetėm disa fėmijė vazhdojnė tė luajnė hareshėm tė
patrazuar edhe aq nga vapa mbytėse. Kanė mbledhur disa kartona nga ata tė kutive
tė mėdha tė ambalazhit dhe po shkojnė tė ndėrtojnė njė shtėpi. Njėsoj si
paraardhėsit e tyre edhe ata duket se janė tė bindur se ka edhe nga ato shtėpi
qė ndėrtohen nė fare pak kohė.
Aksham pazar
Shumė kohė mė parė,
pleqtė e Shqipėrisė sė Mesme, tė cilėve ua kishte qejfi ndonjėherė tė pėrzienin
shqipe me ndonjė fjalė osmanisht tė mėsuar nė mejtep, pėrdornin shpesh njė
shprehje tė tillė: Aksham pazar, batakēi mall, hajdut kandar. E thoshin sa
herė ndonjė tregtar a shitės i vogėl nga fshati ua hidhte me mall tė keq e me
ēmim tė kripur. E pėrkthyer nė shqipen e sotme, shprehja e vjetėr do tė
tingėllonte pak a shumė kėshtu: Po bėre pazar nė tė rėnė tė diellit, do marrėsh
mall tė keq nga
peshorja qė tė mashtron. Pazari i Laēit zotėrohet nga gratė.
Shitėse, blerėse, kurioze, kalimtare tė
rastit, ato janė tė gjitha femra.
Duket sikur burrat nuk kanė qejf tė kalojnė kėsaj ane tė qytetit. Tė
grumbulluara nga tre e nga katėr ato mė shumė bėjnė muhabet duke pritur orėn qė
tė shkojnė nė shtėpi, se sa arrijnė tė shesin ndonjė gjė. Sundimtaret e dyta tė
pazarit janė ēadrat. Kėto janė edhe mė tė shumėllojshme. Ēadra me emra birrash
tė njohura, akulloresh, plazhi, shiu, tė gjitha janė nxjerrė jashtė pėr tė
krijuar mbrojtjen anti-diell. Na shkon mendja tek ajo shprehja e vjetėr qė ju
thamė pak
mė lart pėr atė punėn e aksham pazarit. Nuk e dimė nėse kandari
ka nisur tė bėhet hajdut, ka shumė gjasė qė jo, porse njė erė e rėndė thartire
na jep njė tė dhėnė tė rėndėsishme paraprake pėr mallin qė po dergjet nė diell.
I do edhe disa orė qė tė thartohet plotėsisht, por duket se rruga e tij pėr tu
shndėrruar nė batakēi mall tashmė ka nisur. Kėtu, nė mesin e rrėmujės sė
pazarit tė Laēit, dallojmė pėr herė tė parė kostumin e njohur tė grave tė
Kurbinit. Ashtė aq i ngjashėm me atė tė mirditoreve. Ndryshe nga gratė
zhurmėmėdha tė qytetit, tė cilat bashkohen grupegrupe duke bėrė shaka me
njėratjetrėn, gratė e fshatit janė mė tė veēuara. Mė tė veēuara dhe mė tė
heshtura. Qėndrojnė vetėm poshtė ēadrės sė tyre tė zezė, njėsoj si kostumet e
tyre me arkėn e domateve pranė kėmbėve dhe
me njė shikim tė pėrhumbur drejt
maleve nga vijnė. Kush e di se ēfarė mendojnė nė kėto ēaste. Mbase rrugėn e
gjatė qė do tu duhet tė bėjnė pėr tė mbėrritur te familjet e tyre, mbase
monedhat e pakta qė do tė ēojnė nė shtėpi, mbase fate djemsh tė larguar larg me
kohė, mbase vetė fatin e tyre pėr tė cilin kanė vendosur gjithnjė tė
tjerėt.
Kush e di
Krejt afėr pazarit tė zhurmshėm Simoni na tregon
rrėnojat e njė kulle. Ajo ėshtė e rrethuar nga pallatet dhe e lėnė tashmė nė
mėshirėn e kohės. Kjo kėtu ka qenė njėra nga ato kullat e gurta
qė
ekzistonin para se tė ndėrtohej qytetit. Do kohė e kthyen edhe nė muze,
por taniā¦, Simoni vazhdon mė tutje. Njė grua e moshuar kurbinase kalon nė anė
tė rrėnojave. As qė e kthen kokėn fare nga muret e vjetra. Nė kėto anė historia
ėshtė njė luks pėr barkngopurit. Kurbinasja qė ėshtė larguar nga pazari vetėm sa
tė mbushė ujė, struket sėrish nėn ēadrėn e saj tė zezė. Akshami ende nuk ka
mbėrritur plotėsisht dhe dielli do ti mundojė edhe do kohė gratė qė vijnė nga
larg.
Kur tė merr malli pėr horizontin
Frrok Gjetani ka lindur
fare afėr Laēit, nė Milot. Historia e tij ėshtė krejt e veēantė. Ai ka kaluar
nga puna si montator me horizontet e gjera rreth tij, nė zyrat e gjendjes civile
tė prefekturės. Nuk ėshtė se jam keq - na thotė pasi ėshtė miqėsuar ca me ne -
puna qė bėj ėshtė e rėndėsishme dhe njerėzit mė respektojnė, porse mė mungon ajo
puna qė bėnim me shokėt kudo nėpėr Shqipėri, duke e pasur qiellin fare afėr dhe
duke krijuar e krijuar vazhdimisht. Gjetani ėshtė njė nga ata njerėz pa tė
cilėt qytete si Laēi nuk do tė ishin ngritur. Ishin montatorėt, njerėzit qė
kacavirreshin shtyllave bashkė me pesha tė
pėrbindshme, ata qė kanė sjellė nė
jetė anė e kėnd Shqipėrisė veprat e mėdha qė tashmė kanė nisur tė ndryshken.
Frroku ėshtė Hero i Punės Socialiste dhe dy herė deputet nė Kuvendin Popullor.
Nuk i pėlqen tė flasė shumė pėr titujt. Tė ishte pėr mua - thotė pasi ėshtė
menduar pak - do ti kisha ndarė ata tituj me shokėt e mi. Pėr mua tė gjithė
kanė qenė heronj tė vėrtetė. Kohėt e deshėn qė tė ma jepnin mua titullin, porse
nuk kam bėrė asgjė mė shumė se shokėt e mi. Frroku ka ardhur nė Laē fare i ri,
nė
1964, kur sapo kishte mbaruar shkollėn mekanike tė Tiranės. Asokohe vendi
ishte njė kantier i madh.
Punonim bashkė me tė burgosurit - kujton Frroku -
Laēi ishte njė ndėr kampet mė tė mėdha pėr tė burgosurit politikė. Prej shumė
prej tyre ruaj kujtime shumė tė mira. Shumė ishin jo vetėm njerėz tė mirė e
punėtorė, por edhe specialistė shumė tė aftė. Inxhinierė e teknikė tė burgosur u
kanė dhėnė zgjidhje shumė problemeve tė ndėrlikuara. Pastaj, pas Superfosfatit,
Frroku dhe kolegėt e tij punuan kudo nė Shqipėri ku kishte ngrehina tė mėdha
industriale. Kanė qenė punė tė vėshtira - vazhdon tė tregojė - me pesha tė
mėdha qė kėrkonin montim me precision super tė lartė. Mė vėshtirė e kemi ndjerė
veten nė Ferrokromin e Burrelit. Kinezėt ikėn dhe i lanė punimet pėrgjysėm. Por
gjatė kohės qė
kishim punuar me ta njė farė pėrvoje e kishim marrė dhe kėshtu
i hymė punės vetė dhe mbas qindra vėshtirėsish arritėm ta montojmė vetė uzinėn.
Po kėshtu pėr vėshtirėsi tė mėdha kujtoj
edhe montimin e antenės sė Kukėsit
qė ishte 126 metra e gjatė. Kujtoj me nderim punėn e pėrbashkėt me kimistin
hebre, Marko Menahem, nė Kukės. Unė punoja pėr pjesėn mekanike dhe ai pėr atė
kimike. Puna ka qenė e vėshtirė, e rėndė, e rrezikshme, orar pa orar dhe
gjithnjė larg familjes, por mua sepse mė merr malli ende pėr atė punė dhe shokėt
e mi. Dikush nga miqtė e pėrbashkėt kujton njė emėr: Andrea Margjini. Frroku na
lutet qė ta presim vetėm pak minuta dhe niset nėpėr zheg pėr nė zyrėn e tij. Vi
shpejt. Do tju tregoj njė fotografi t vjetėr. Nga fotografia bardhezi, qė nuk
vonon tė vijė, ne shikojmė portretet e qeta tė katėr djemve tė rinj. Fotoja
ėshtė e 1968-ės. Frroku e ka merak qė ti shėnojmė tė gjithė emrat: Nga e majta
nė tė djathtė kemi dalė, Besim Denizi, mjeshtėr i elektrikut, unė, Bardhok
Gjikola dhe i ndjeri Andrea Margjini. Frroku trishtohet ca kur i duhet tė na
rrėfejė se si ka humbur jetėn nė punė Andrea, shoku i tij montator: Duke punuar
mbi disa tubo njėri prej tyre u kėput dhe e goditi pėr vdekje. Ishte i ri dhe
njė mjeshtėr i shkėlqyer. Me foton nė dorė, mjeshtri i vjetėr nis e na tregon
pėr punėn e tij tė re nė gjendjen civile. Duket se e ka marrė me tė njėjtin
pasion e seriozitet sikur montonte dikur makineritė e rėnda
qindratonėshe.
Te Shna Ndou i Laēit
Faltoren e famshme tė Shna Ndout e
gjejmė tė heshtur. Bėn njė vapė e pazakontė dhe njerėzia e ka lėnė pėr mė vonė
vizitėn nė vendin ēudibėrės. Simoni, miku ynė i mirė, gjunjėzohet nė altarin e
kishės. Vij shpesh - na thotė - dhe sa herė qė largohem qė kėtej sikur e ndjej
veten tė liruar shpirtėrisht dhe fare mirė fizikisht. Njė grua e vjetėr e
shtrirė mbi stol tė kishės mėrmėrit diēka me vete. Faltorja ka njė histori tė
vjetėr. Shėn Antoni (Shna Ndou nė gegėrishte) emrin e vjetėr e ka fort tė gjatė:
Fernando Martin de Bulhoes e Taveira Azevedo. Djali me emėr tė gjatė lindi nė
periferi tė Lisbonės mė 15 gusht tė vitit tė largėt 1195. Ishte biri i vetėm i
njė familjeje nė gjendje tė mirė. Qė i ri shfaqi tendenca tė bėnte jetė prej
asketi. Vitet kur jetoi ishin vite tė trazuara pėr Europėn e krishterė. Krahas
priftėrinjve
dhe kalorėsve gjithnjė e mė shumė po ndihej nė shoqėri zėri i
tregtarėve dhe zejtarėve, tė cilėt, qė nė atė kohė u quajtėn borgjezė. Kisha
nisi tė dalė nga manastiret dhe meshat nisėn tė mbaheshin ndėr katedrale
madhėshtore. Shtatė kryqėzatat e njohėn Europėn me pjesėn tjetėr tė botės. Po nė
atė kohė lindėn dy urdhrat lypės, domenikanėt dhe franēeskanėt. Nė kėtė kohė
jetoi prifti i ri. Shėn Antoni i ardhshėm pati njė jetė tė trazuar. Shkoi mė
parė si misionar nė Afrikė, por pėrfundoi nė Siēili. Mė pas udhėtoi nė kėmbė nga
Siēilia deri nė Asizi, ku jetont Shėn Franēesku i madh. Qė kėtu nis historia e
tij franēeskane. Udhėtoi shumė herė nė Francė e Gjermani nė kohėn kur u emėrua
drejtues i franēeskanėve pėr Italinė e Veriut. Sa ishte gjallė krijoi njė
admirim tė madh rreth vetes. Sė pari sepse ishte njė kundėrshtar i madh i
herezive dhe, sė dyti sepse atij i atribuoheshin veti tė mrekullueshme. Thuhej
se ishte i aftė tė predikonte nė tė njėjtėn kohė nė dy vende, ose se kishte
mbajtur nė krahė fėmijėn Jezu Krisht apo vegimin e tij, nga vjen edhe pasqyrimi
i tij nė ikonat e kishės. Kur vdiq nė Padova nė moshėn 36-vjeēare, mė 13 qershor
1231, venerimi i njerėzve rrezikoi tė shkaktonte njė luftė vėllavrasėse. Tė
gjithė donin qė tė varrosej pranė tyre. Vetėm njė vit mė pas u shpall shenjt nga
papa dhe vite mė vonė eshtrat e tij u vendosėn nė Katedralen e Padovės, tė
ndėrtuar posaēėrisht nė kujtim tė tij. Thuhet se nė momentin e zhvarrimit gjuha
e tij ishte po aq e kuqe dhe e gjallė sa edhe kur predikonte. Nė Shqipėri kulti
i tij ka ardhur nga misionarėt franēeskanė, tė cilėt ndėrtuan kishėn e vjetėr nė
Sebaste, afėr Laēit, nėn hijen e njė kėshtjelle tė vjetėr mesjetare. Pas
marrėzisė ateiste tė 1967-ės, krejt zona rreth e rrotull u shpall zonė
ushtarake dhe u rrethua me tela me gjemba, por asgjė nuk mund tė ndalonte
ardhjen e njerėzve tė tė dyja besimeve nė vendin e mrekullive. Banorėt vendas
tregojnė me qindra raste mrekullish. Tė ēmendur qė vijnė duke belbėzuar dhe
kthehen me kokė ulur pėr nė shtėpi, tė verbėr qė befas dallojnė figurėn e nėnės,
tė paralizuar prej vitesh qė ngrihen nė kėmbė si djem tė rinj, pa folur pėr
vajzat fatpadala qė duket se e kanė gjetur njeriun e jetės qė porsa kanė zbritur
nė rrugėn kryesore tė Laēit. Bashkė me miqtė zbresim nė shpellėn e Shėn Vlashit,
vendi ku thuhet se vėrtetohen mrekullitė. Rrobe tė vjetra, shėnime me emra
njerėzish, shumė foto dhe shumė qirinj na shoqėrojnė nė grykėn e ngushtė tė
kėsaj shpelle, qė thuhet se vazhdon mė tej me dhjetėra kilometra. Muret e nxira,
dylli i qirinjve dhe qetėsia qė mbretėron kudo tė fusin nė njė botė
tjetėr.
Rrugės bisedojmė me miqtė tanė pėr historinė e kėtij shenjti t veēantė. A e
dini se Shna Ndou ėshtė shenjti mbrojtės i Portugalisė dhe i Brazilit?, pyet
njėri prej nesh. Aha, e mora vesht. Ja pėrse kena kaq shumė tifoza me Brazilin
na ktu nLaē, vjen pėrgjigjja aty pėr aty.
Tashmė kemi zbritur poshtė nė
Laē. Njė grup derrash tė pashqetėsuar, pasi janė zhgėrryer fort nė njė llucė tė
zezė pėr tu mbrojtur nga dielli i fortė, tani kanė zhytur noēkat nė njė tog
plehrash nė anė tė rrugės. Derrat e kėnaqur na kujtojnė edhe njė herė optimizmin
qė kishim hasur nė fillim. Thua ti ketė parė ndonjėherė kafshėt e pėrbaltura
regjisori superoptimist? Apo edhe trajtimi liberal i kafshėve bėn pjesė nė atė
zilinė qė Europa dhe Amerika do tia kenė Laēit pas pak viteve? Punė e
ngatėrruar. Kėndvėshtrim artistėsh me pak fjalė. Nėn hijen e gjigandit tė
ndryshkur Ja ku ėshtė, me atė ngjyrėn e tij tė kuqėrremtė, me ata tubat e
ngatėrruar dhe me dekorin qė duket sikur e ka krijuar ndonjė skulptor
postmodern. Superfosfati i Laēit u ndėrtua nė fillim tė viteve 70. Objektivi i
tij parėsor ishte prodhimi i superfosfateve, plehra kimike qė do ta shtonin
prodhimin bujqėsor, me tė cilin regjimi komunist synonte tė prodhonte gjithēka
nė vend. Lėnda e parė vinte nga Maroku, pastaj transportohej nga Durrėsi nė Laē
me tren. Qyteti pėr shumė vjet ishte stacioni kryesor hekurudhor i Veriut tė
vendit. Kėshtu qė bashkė me kėtė ngrehinė gjigande nisi tė zhvillohej edhe
qyteti. Uzina dhe qyteti pėr shumė kohė ishin tė pandara. Pėr ata qė nuk banonin
kėtu, kur thuhej Laē presupozohej Superfosfati dhe anasjelltas derisa erdhi
90-ta dhe vitet e krizės. Impiantet e mėdha u mbajtėn edhe disa kohė mes
shpresės dhe zhgėnjimit, derisa nisėn tė ndryshken pėrfundimisht. Nuk ėshtė gjė
e bukur tė ecėsh pėrbri oxhakėve dhe impianteve gjigandė qė tani duken krejt tė
kotė. Njė mal me dhe tė kuq, mbeturina tė punės sė dikurshme, ka mbetur ende nė
anė tė rrugės, kujtim i njė kohe kur helmonte detin dhe fushat rreth e rrotull.
Vetėm disa shkurre tė ashpra mund tė mbijnė nė kėtė territor tė helmuar. Ecim
pėrgjatė tyre tė rrethuar nga njė heshtje e thellė derisa mė nė fund dėgjojmė
disa zėra tė gėzuar. Janė disa fėmijė tė zeshkėt qė po lahen nė njė vaskė tė
braktisur. Zoti e di se ēfarė lėngu pėrmban vaska ngjyrė jeshile. Por fėmijėt
duken tė patrazuar nėn hijen e gjigandit tė ndryshkur. Poshtė disa oxhakėve tė
stėrmėdhenj ndahemi me miqtė tanė tė mirė. I hedhim edhe njė herė sytė andej nga
Shna Ndou. Vetėm njė ditė mė pas, mė 15 gusht, ėshtė ditėlindja e tij e 813.[/b][/b][/b]