BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Historia e kishes se laēit

    enigma
    enigma
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 465
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 1098
    <b>Votat</b> Votat : 30
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Un nuk enjoh zemren time, ajo eshte enigma me e madhe per mua

    Buzqeshje Historia e kishes se laēit

    Mesazh nga enigma 31/1/2010, 20:47

    Historia e kishes se laēit Attachment

    E
    marta e 13 e peligrinimit tek Kisha e Shen Ndout ne Laē ka mbledh qindra mijera
    njerez nga te kater anet e vendit, madje dhe tej kufijve pikerisht per te
    “prekur” nga afer gjurmet e shenjtit. Nuk se eshte thjeshte nje neuroze
    kolektive, siē dhe mund te paramendohet tek sheh varg te shkeputur ngjitur njeri
    tjetrit san e shkuarje dhe ne ardhje tek kodra e Kishes se Shenjte m’u siper
    Laēit. E marta e 13 eshte dhe “piku” I njerezve, por qe nga e marta e pare, kur
    rituali fillon, Laēi si qytet fillon e disafishohet dhe aty mund te takosh
    njerez te te gjithe aneve. Qe prej 18 marsit, ose “te martes se pare”, qyteti
    ritualisht 4 a 5 fishohet. Trenat, vetem ne keto dite, te kujtojne funksionimin
    me kapacitet te plote para viteve ’90-te, kur ishte e vetmja alternative
    udhetimi masiv. Furgonat, autobuset, gjithfare targash e markash, qe sjellin nje
    lume njerezish nga viset Verilindore, Shkodra, Lezha, Mati, Dibra, por dhe nga
    Tirana e krahinat jugore, madje dhe nga Kosova e Maqedonia, rreken te bejne
    punen dhe xhiron e muajit, kater te marta keshtu. Duke iu avitur Qershorit
    numeri i pelegrineve vjen gjithnje e ne rritje, per te arritur ne shifren e 1
    milion njerezve me 13 qershor te ēdo viti, e perkthyer ndryshe 1/3 e popullsise
    se vendit. Qe ne oret e para te mengjesit ky lum i papushim njerezish, drejtohen
    varg per ne nje koder qe te krijon ndjesine e nje ēatie, e tera perbere nga gure
    te bardhe. Te gjithe per atje ne maje, tek Shenjtorja e Shna Ndout. Rruga behet
    me kembe, megjithese ka nje rruge makine. Policia ka vene rregull. Sidomos deri
    ne ora 14.00, ku me se shumti, pelegrinojne te ardhurit, pas kesaj ore, me te
    shumtet jane vendalinjte, qe shkojne te marrin bekimin e Shenjtit.Kjo dite eshte
    e shenuar edhe per lypesit, qindra e qindra gati ne ēdo meter rruge, vijne nga
    ane e anes, edhe per te prekur mrekullite e Shenjtit, por edhe per te fituar.
    Por ndryshe nga vende te tjera, ketu shumica e tyre jane me devijime fizike te
    llahtarshme… Ne fund te fundit, edhe per keta, Shenjti ka gjetur nje rruge per
    t’i ndihmuar; qe per 13 te marte te fitojne sa per tere vitin. Urimit te tyre
    “Te ndihmofte!”, nuk ke si te mos i tundohesh per te rremuar neper xhepa. Ndersa
    kalon siper Laēit, njerezit besimtare fillojne te kryejne ritet sipas gjurmeve
    te Shna Ndout. Me se pari, nje vend pushues ne formen e shpines, ku mendohet te
    kete pushuar shenjti. Besimtaret mundihen te imitojne Shenjtin qe sipas tyre ka
    klauar ne vargmalin e Kurbinit. Ndersa teki shpella e Shna Vlashit njerzit
    marrin dhe me vete ne qese te vogla per ta pasur si derman ne shtepi e pune, per
    vete dhe te afermit e tyre. Ne kete peligrinazh marrin pjese te gjithe
    besimtaret e feve te ndyrshme. Shnda Ndou, si askush tjeter, ka qene shquar per
    dialog nderfetar e jo per ballafaqime luftarake, nuk e ka thene asnje fjale
    kunder myslymaneve, edhe pse bashkejetesa ne mes tyre ne vendlindjen e ti.
    Deshmitare te shumte okulare te thone se ketu jane bere mrekulli te pabesueshme.
    M. Lleshi shprehet “kam pare me syte e mij se si e sollen nje vajze pa goje e qe
    nuk ecte ne kembet e veta. Fjeten nje nate ketu, te nesermen i erdhi goja dhe
    kembet”. Po keshtu gjithesecili nga persponat qe kan frekuentuar ket kishe
    shprehen se kane degjuar nga mrekullit ne te ēuditeshme, qe po imperjetojn edhe
    ne ditetb e sotme, pai njhin njrez qe sipas tyre kane gjetur derman ne kete vend
    te shenjte.

    Historia e kishes se laēit Attachment
    Historia e kishes se laēit 00Antonio
    enigma
    enigma
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 465
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 1098
    <b>Votat</b> Votat : 30
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Un nuk enjoh zemren time, ajo eshte enigma me e madhe per mua

    Buzqeshje Re: Historia e kishes se laēit

    Mesazh nga enigma 31/1/2010, 20:48

    [b][b][b]Fatos Baxhaku (Shqip)


    Jemi nė Laē, nė qytetin qė u bė i njohur nga
    Superfosfati. “Si do jetė Laēi mė vonė?”, pyesim njė grup miqsh. Pėrparim Buna,
    regjisor nė Pallatin e Kulturės, vė buzėn nė gaz. Hedh sytė andej nga sheshi i
    pėrzhitur nga vapa e pazakontė, ku gėlojnė makinat e shumta dhe thotė krejt i
    bindur: “Do jetė njė qytet model qė ka pėr ta pasur zili vetė Europa, kėtu do tė
    jetė njė vend i pėrkryer pėr tė jetuar”. Nė fillim jemi tė bindur se regjisori
    po bėn ndonjė shaka, tipike nga ato qė bėhen ditėve tė verės, por megjithatė,
    pėr t‘u siguruar, e pyesim edhe njė herė: “Po Amerika a do t‘ia ketė vallė zili
    Laēit”? “Mor po Amerika dhe mė tutje, tė gjithė do t‘ia kenė zilinė. Unė ndoshta
    jo, por ju qė jeni mė tė rinj do t‘ia mbėrrini me siguri asaj dite”, pėrgjigjet
    krejt i bindur regjisori superoptimist. Nė vizitėn tonė tė shkurtėr nė Laē ėshtė
    i vetmi optimist i pandreqshėm. Buna ėshtė nga themeluesit e qytetit. Ka ardhur
    kėtu nga Zerqani i Dibrės kur ishte vetėm 11 vjeē. I ati i tij dhe
    bashkėfshatarė tė tjerė kishin punuar nė hidrocentralin e Shkopetit. Uzina e re
    qė do tė ngrihej kėrkonte punėtorė tė zellshėm. Kėshtu nisėn
    tė vendosen nė
    Laē familjet e para. Ishin muratorė me njė dėshirė tė madhe tė ngulur nė kokė:
    t‘i shpėtonin varfėrisė sė fshatrave tė tyre me fare pak tokė. Nė krahun tonė,
    Simon Koka, njė mik i vjetėr i yni, por edhe i regjisorit superoptimist, tund
    kokėn nė mėnyrė mosbesuese. Simoni ėshtė nga Miloti,
    por ėshtė njė njohės
    shumė i mirė i historisė sė kėtij qyteti, me tė cilin ėshtė rritur thuajse
    bashkė. “A dalim mė mirė dhe e kuptoni vetė se kush do t‘ia ketė zili Laēit?”,
    Simoni tashmė ėshtė ngritur nė kėmbė, i gatshėm pėr tė ecur nė mes tė vapės. E
    kėshtu nisim tė ecim nėpėr qytet, duke depėrtuar pak nga pak nė radhėt e
    pallateve qė nuk duken nga rruga kryesore.

    Qyteti i beftė
    Zakonisht
    qyteteve u duhen shekuj qė tė formohen. Ata, nga grumbuj tė veēuar shtėpish,
    nisin tė hedhin shtat njėsoj si njerėzit qė kompaktėsojnė mė parė muskujt dhe
    eshtrat e tyre dhe pastaj nisin tė ecin me kėmbėt e tyre. Laēit, pėrkundrazi,
    nuk i janė dashur shekuj qė tė ngrihet nė kėmbė. Atij i kanė mjaftuar vetėm disa
    dekada. Simoni, pėr nga natyra gjithnjė i shkathėt e kėmbėlehtė, e ngadalėson ca
    hapin teksa mundohet tė kthejė para syve imazhin e Laēit tė vjetėr. “Kėtu kanė
    qenė a nuk kanė qenė tri shtėpi - nis tė tregojė ai - pastaj poshtė tyre nji
    fushė e gjanė. Atje pėrtej kalonte rruga e vjetėr pėr nė Shkodėr. Mė duket se ka
    qenė edhe nji shkollė e vogėl fillore, por pėr kėtė nuk jam i bindun. Kur ishim
    tė vegjėl, ne tė Milotit, as i kthenim sytė kėndej. Nuk kishte gjė pėr tė parė a
    pėr tė ndaluar. Pastaj nisėm tė shihnim lėvizje, punėtorė qė vraponin
    gjithandej. Mua mė ka mbetur nė mend njė gropė e madhe gėlqereje. Isha fėmijė,
    nuk kisha parė kurrė njė gropė aq tė madhe gėlqereje. Pastaj pėr ne ēdo gjė u bė
    normale. Nė fakt, ne hidhnim shtat njėsoj me oxhaqet e uzinės dhe me
    pallatet
    e qytetit”.

    Tė nxehtėt ka nisur tė godasė keq. Kudo shohim kalimtarė qė
    nxitojnė tė shkojnė nė shtėpi. Nuk ėshtė ora e duhur pėr tė shėtitur nė Laē, por
    pėr kėtė e kemi “fajin” vetė. “Ja - bėn me dorė Simoni - kėto kanė qenė pallatet
    e para nė Laē. Kėtu u strehuan punėtorė tė uzinės dhe ushtarakė. Qyteti ka pasur
    shumė reparte ushtarake e komanda lloj-lloj. Banorėt qė u vendosėn kėtu nė
    fillim ishin nga Burreli e Dibra, por mė pas i kishe nga e gjithė Shqipėria:
    skraparlinj, korēarė, pėrmetarė, kolonjarė, mirditorė, gjirokastritė, tiranas.
    Ka pasė raste qė nė njė shkallė tė vetme tė banonin 24 familje, tė gjitha tė
    ardhura nga 24 qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė. Laēi mė pas u shtua jo vetėm
    nga Uzina e Superfosfatit, por edhe nga industria e drurit, minerare dhe shumė
    tė tjera. Qyteti, qė nisi qė kėtu, vazhdoi mė pas tė zgjerohej drejt Veriut. Nė
    njė farė kohe arriti deri nė 30 mijė banorė, duke u bėrė qyteti i dytė mė i madh
    i Veriut, pas Shkodrės”. Eshtė kohė dreke dhe pallatet e themeluesve tė Laēit
    janė krejt tė heshtur. Vetėm disa fėmijė vazhdojnė tė luajnė hareshėm tė
    patrazuar edhe aq nga vapa mbytėse. Kanė mbledhur disa kartona nga ata tė kutive
    tė mėdha tė ambalazhit dhe po shkojnė “tė ndėrtojnė njė shtėpi”. Njėsoj si
    paraardhėsit e tyre edhe ata duket se janė tė bindur se ka edhe nga ato shtėpi
    qė ndėrtohen nė fare pak kohė.
    “Aksham pazar”

    Shumė kohė mė parė,
    pleqtė e Shqipėrisė sė Mesme, tė cilėve ua kishte qejfi ndonjėherė tė pėrzienin
    shqipe me ndonjė fjalė osmanisht tė mėsuar nė mejtep, pėrdornin shpesh njė
    shprehje tė tillė: “Aksham pazar, batakēi mall, hajdut kandar”. E thoshin sa
    herė ndonjė tregtar a shitės i vogėl nga fshati ua hidhte me mall tė keq e me
    ēmim tė kripur. E pėrkthyer nė shqipen e sotme, shprehja e vjetėr do tė
    tingėllonte pak a shumė kėshtu: Po bėre pazar nė tė rėnė tė diellit, do marrėsh
    mall tė keq nga
    peshorja qė tė mashtron. Pazari i Laēit zotėrohet nga gratė.
    Shitėse, blerėse, kurioze, kalimtare tė
    rastit, ato janė tė gjitha femra.
    Duket sikur burrat nuk kanė qejf tė kalojnė kėsaj ane tė qytetit. Tė
    grumbulluara nga tre e nga katėr ato mė shumė bėjnė muhabet duke pritur orėn qė
    tė shkojnė nė shtėpi, se sa arrijnė tė shesin ndonjė gjė. Sundimtaret e dyta tė
    pazarit janė ēadrat. Kėto janė edhe mė tė shumėllojshme. Ēadra me emra birrash
    tė njohura, akulloresh, plazhi, shiu, tė gjitha janė nxjerrė jashtė pėr tė
    krijuar mbrojtjen anti-diell. Na shkon mendja tek ajo shprehja e vjetėr qė ju
    thamė pak
    mė lart pėr atė punėn e “aksham pazarit”. Nuk e dimė nėse “kandari”
    ka nisur tė bėhet hajdut, ka shumė gjasė qė jo, porse njė erė e rėndė thartire
    na jep njė tė dhėnė tė rėndėsishme paraprake pėr mallin qė po dergjet nė diell.
    I do edhe disa orė qė tė thartohet plotėsisht, por duket se rruga e tij pėr t‘u
    shndėrruar nė “batakēi mall” tashmė ka nisur. Kėtu, nė mesin e rrėmujės sė
    pazarit tė Laēit, dallojmė pėr herė tė parė kostumin e njohur tė grave tė
    Kurbinit. Ashtė aq i ngjashėm me atė tė mirditoreve. Ndryshe nga gratė
    zhurmėmėdha tė qytetit, tė cilat bashkohen grupegrupe duke bėrė shaka me
    njėratjetrėn, gratė e fshatit janė mė tė veēuara. Mė tė veēuara dhe mė tė
    heshtura. Qėndrojnė vetėm poshtė ēadrės sė tyre tė zezė, njėsoj si kostumet e
    tyre me arkėn e domateve pranė kėmbėve dhe
    me njė shikim tė pėrhumbur drejt
    maleve nga vijnė. Kush e di se ēfarė mendojnė nė kėto ēaste. Mbase rrugėn e
    gjatė qė do t‘u duhet tė bėjnė pėr tė mbėrritur te familjet e tyre, mbase
    monedhat e pakta qė do tė ēojnė nė shtėpi, mbase fate djemsh tė larguar larg me
    kohė, mbase vetė fatin e tyre pėr tė cilin kanė vendosur gjithnjė tė
    tjerėt.

    Kush e di

    Krejt afėr pazarit tė zhurmshėm Simoni na tregon
    rrėnojat e njė kulle. Ajo ėshtė e rrethuar nga pallatet dhe e lėnė tashmė nė
    mėshirėn e kohės. “Kjo kėtu ka qenė njėra nga ato kullat e gurta

    ekzistonin para se tė ndėrtohej qytetit. Do kohė e kthyen edhe nė muze,
    por taniā€¦”, Simoni vazhdon mė tutje. Njė grua e moshuar kurbinase kalon nė anė
    tė rrėnojave. As qė e kthen kokėn fare nga muret e vjetra. Nė kėto anė historia
    ėshtė njė luks pėr barkngopurit. Kurbinasja qė ėshtė larguar nga pazari vetėm sa
    tė mbushė ujė, struket sėrish nėn ēadrėn e saj tė zezė. “Akshami” ende nuk ka
    mbėrritur plotėsisht dhe dielli do t‘i mundojė edhe do kohė gratė qė vijnė nga
    larg.

    Kur tė merr malli pėr horizontin

    Frrok Gjetani ka lindur
    fare afėr Laēit, nė Milot. Historia e tij ėshtė krejt e veēantė. Ai ka kaluar
    nga puna si montator me horizontet e gjera rreth tij, nė zyrat e gjendjes civile
    tė prefekturės. “Nuk ėshtė se jam keq - na thotė pasi ėshtė miqėsuar ca me ne -
    puna qė bėj ėshtė e rėndėsishme dhe njerėzit mė respektojnė, porse mė mungon ajo
    puna qė bėnim me shokėt kudo nėpėr Shqipėri, duke e pasur qiellin fare afėr dhe
    duke krijuar e krijuar vazhdimisht”. Gjetani ėshtė njė nga ata njerėz pa tė
    cilėt qytete si Laēi nuk do tė ishin ngritur. Ishin montatorėt, njerėzit qė
    kacavirreshin shtyllave bashkė me pesha tė
    pėrbindshme, ata qė kanė sjellė nė
    jetė anė e kėnd Shqipėrisė veprat e mėdha qė tashmė kanė nisur tė ndryshken.
    Frroku ėshtė “Hero i Punės Socialiste” dhe dy herė deputet nė Kuvendin Popullor.
    Nuk i pėlqen tė flasė shumė pėr titujt. “Tė ishte pėr mua - thotė pasi ėshtė
    menduar pak - do t‘i kisha ndarė ata tituj me shokėt e mi. Pėr mua tė gjithė
    kanė qenė heronj tė vėrtetė. Kohėt e deshėn qė tė ma jepnin mua titullin, porse
    nuk kam bėrė asgjė mė shumė se shokėt e mi”. Frroku ka ardhur nė Laē fare i ri,

    1964, kur sapo kishte mbaruar shkollėn mekanike tė Tiranės. Asokohe vendi
    ishte njė kantier i madh.
    “Punonim bashkė me tė burgosurit - kujton Frroku -
    Laēi ishte njė ndėr kampet mė tė mėdha pėr tė burgosurit politikė. Prej shumė
    prej tyre ruaj kujtime shumė tė mira. Shumė ishin jo vetėm njerėz tė mirė e
    punėtorė, por edhe specialistė shumė tė aftė. Inxhinierė e teknikė tė burgosur u
    kanė dhėnė zgjidhje shumė problemeve tė ndėrlikuara”. Pastaj, pas Superfosfatit,
    Frroku dhe kolegėt e tij punuan kudo nė Shqipėri ku kishte ngrehina tė mėdha
    industriale. “Kanė qenė punė tė vėshtira - vazhdon tė tregojė - me pesha tė
    mėdha qė kėrkonin montim me precision super tė lartė. Mė vėshtirė e kemi ndjerė
    veten nė Ferrokromin e Burrelit. Kinezėt ikėn dhe i lanė punimet pėrgjysėm. Por
    gjatė kohės qė
    kishim punuar me ta njė farė pėrvoje e kishim marrė dhe kėshtu
    i hymė punės vetė dhe mbas qindra vėshtirėsish arritėm ta montojmė vetė uzinėn.
    Po kėshtu pėr vėshtirėsi tė mėdha kujtoj
    edhe montimin e antenės sė Kukėsit
    qė ishte 126 metra e gjatė. Kujtoj me nderim punėn e pėrbashkėt me kimistin
    hebre, Marko Menahem, nė Kukės. Unė punoja pėr pjesėn mekanike dhe ai pėr atė
    kimike. Puna ka qenė e vėshtirė, e rėndė, e rrezikshme, orar pa orar dhe
    gjithnjė larg familjes, por mua sepse mė merr malli ende pėr atė punė dhe shokėt
    e mi”. Dikush nga miqtė e pėrbashkėt kujton njė emėr: Andrea Margjini. Frroku na
    lutet qė ta presim vetėm pak minuta dhe niset nėpėr zheg pėr nė zyrėn e tij. “Vi
    shpejt. Do t‘ju tregoj njė fotografi t vjetėr”. Nga fotografia bardhezi, qė nuk
    vonon tė vijė, ne shikojmė portretet e qeta tė katėr djemve tė rinj. Fotoja
    ėshtė e 1968-ės. Frroku e ka merak qė t‘i shėnojmė tė gjithė emrat: “Nga e majta
    nė tė djathtė kemi dalė, Besim Denizi, mjeshtėr i elektrikut, unė, Bardhok
    Gjikola dhe i ndjeri Andrea Margjini”. Frroku trishtohet ca kur i duhet tė na
    rrėfejė se si ka humbur jetėn nė punė Andrea, shoku i tij montator: “Duke punuar
    mbi disa tubo njėri prej tyre u kėput dhe e goditi pėr vdekje. Ishte i ri dhe
    njė mjeshtėr i shkėlqyer”. Me foton nė dorė, mjeshtri i vjetėr nis e na tregon
    pėr punėn e tij tė re nė gjendjen civile. Duket se e ka marrė me tė njėjtin
    pasion e seriozitet sikur montonte dikur makineritė e rėnda
    qindratonėshe.

    Te Shna Ndou i Laēit
    Faltoren e famshme tė Shna Ndout e
    gjejmė tė heshtur. Bėn njė vapė e pazakontė dhe njerėzia e ka lėnė pėr mė vonė
    vizitėn nė vendin ēudibėrės. Simoni, miku ynė i mirė, gjunjėzohet nė altarin e
    kishės. “Vij shpesh - na thotė - dhe sa herė qė largohem qė kėtej sikur e ndjej
    veten tė liruar shpirtėrisht dhe fare mirė fizikisht”. Njė grua e vjetėr e
    shtrirė mbi stol tė kishės mėrmėrit diēka me vete. Faltorja ka njė histori tė
    vjetėr. Shėn Antoni (Shna Ndou nė gegėrishte) emrin e vjetėr e ka fort tė gjatė:
    Fernando Martin de Bulhoes e Taveira Azevedo. Djali me emėr tė gjatė lindi nė
    periferi tė Lisbonės mė 15 gusht tė vitit tė largėt 1195. Ishte biri i vetėm i
    njė familjeje nė gjendje tė mirė. Qė i ri shfaqi tendenca tė bėnte jetė prej
    asketi. Vitet kur jetoi ishin vite tė trazuara pėr Europėn e krishterė. Krahas
    priftėrinjve
    dhe kalorėsve gjithnjė e mė shumė po ndihej nė shoqėri zėri i
    tregtarėve dhe zejtarėve, tė cilėt, qė nė atė kohė u quajtėn borgjezė. Kisha
    nisi tė dalė nga manastiret dhe meshat nisėn tė mbaheshin ndėr katedrale
    madhėshtore. Shtatė kryqėzatat e njohėn Europėn me pjesėn tjetėr tė botės. Po nė
    atė kohė lindėn dy urdhrat lypės, domenikanėt dhe franēeskanėt. Nė kėtė kohė
    jetoi prifti i ri. Shėn Antoni i ardhshėm pati njė jetė tė trazuar. Shkoi mė
    parė si misionar nė Afrikė, por pėrfundoi nė Siēili. Mė pas udhėtoi nė kėmbė nga
    Siēilia deri nė Asizi, ku jetont Shėn Franēesku i madh. Qė kėtu nis historia e
    tij franēeskane. Udhėtoi shumė herė nė Francė e Gjermani nė kohėn kur u emėrua
    drejtues i franēeskanėve pėr Italinė e Veriut. Sa ishte gjallė krijoi njė
    admirim tė madh rreth vetes. Sė pari sepse ishte njė kundėrshtar i madh i
    herezive dhe, sė dyti sepse atij i atribuoheshin veti tė mrekullueshme. Thuhej
    se ishte i aftė tė predikonte nė tė njėjtėn kohė nė dy vende, ose se kishte
    mbajtur nė krahė fėmijėn Jezu Krisht apo vegimin e tij, nga vjen edhe pasqyrimi
    i tij nė ikonat e kishės. Kur vdiq nė Padova nė moshėn 36-vjeēare, mė 13 qershor
    1231, venerimi i njerėzve rrezikoi tė shkaktonte njė luftė vėllavrasėse. Tė
    gjithė donin qė tė varrosej pranė tyre. Vetėm njė vit mė pas u shpall shenjt nga
    papa dhe vite mė vonė eshtrat e tij u vendosėn nė Katedralen e Padovės, tė
    ndėrtuar posaēėrisht nė kujtim tė tij. Thuhet se nė momentin e zhvarrimit gjuha
    e tij ishte po aq e kuqe dhe e gjallė sa edhe kur predikonte. Nė Shqipėri kulti
    i tij ka ardhur nga misionarėt franēeskanė, tė cilėt ndėrtuan kishėn e vjetėr nė
    Sebaste, afėr Laēit, nėn hijen e njė kėshtjelle tė vjetėr mesjetare. Pas
    marrėzisė ateiste tė 1967-ės, krejt zona rreth e rrotull u shpall “zonė
    ushtarake” dhe u rrethua me tela me gjemba, por asgjė nuk mund tė ndalonte
    ardhjen e njerėzve tė tė dyja besimeve nė vendin e mrekullive. Banorėt vendas
    tregojnė me qindra raste mrekullish. Tė ēmendur qė vijnė duke belbėzuar dhe
    kthehen me kokė ulur pėr nė shtėpi, tė verbėr qė befas dallojnė figurėn e nėnės,
    tė paralizuar prej vitesh qė ngrihen nė kėmbė si djem tė rinj, pa folur pėr
    vajzat fatpadala qė duket se e kanė gjetur njeriun e jetės qė porsa kanė zbritur
    nė rrugėn kryesore tė Laēit. Bashkė me miqtė zbresim nė shpellėn e Shėn Vlashit,
    vendi ku thuhet se vėrtetohen mrekullitė. Rrobe tė vjetra, shėnime me emra
    njerėzish, shumė foto dhe shumė qirinj na shoqėrojnė nė grykėn e ngushtė tė
    kėsaj shpelle, qė thuhet se vazhdon mė tej me dhjetėra kilometra. Muret e nxira,
    dylli i qirinjve dhe qetėsia qė mbretėron kudo tė fusin nė njė botė
    tjetėr.
    Rrugės bisedojmė me miqtė tanė pėr historinė e kėtij shenjti t veēantė. “A e
    dini se Shna Ndou ėshtė shenjti mbrojtės i Portugalisė dhe i Brazilit?”, pyet
    njėri prej nesh. “Aha, e mora vesht. Ja pėrse kena kaq shumė tifoza me Brazilin
    na ktu n‘Laē”, vjen pėrgjigjja aty pėr aty.
    Tashmė kemi zbritur poshtė nė
    Laē. Njė grup derrash tė pashqetėsuar, pasi janė zhgėrryer fort nė njė llucė tė
    zezė pėr t‘u mbrojtur nga dielli i fortė, tani kanė zhytur noēkat nė njė tog
    plehrash nė anė tė rrugės. Derrat e kėnaqur na kujtojnė edhe njė herė optimizmin
    qė kishim hasur nė fillim. Thua t‘i ketė parė ndonjėherė kafshėt e pėrbaltura
    regjisori superoptimist? Apo edhe trajtimi liberal i kafshėve bėn pjesė nė atė
    “zilinė” qė Europa dhe Amerika do t‘ia kenė Laēit pas pak viteve? Punė e
    ngatėrruar. Kėndvėshtrim artistėsh me pak fjalė. Nėn hijen e gjigandit tė
    ndryshkur Ja ku ėshtė, me atė ngjyrėn e tij tė kuqėrremtė, me ata tubat e
    ngatėrruar dhe me dekorin qė duket sikur e ka krijuar ndonjė skulptor
    postmodern. Superfosfati i Laēit u ndėrtua nė fillim tė viteve ‘70. Objektivi i
    tij parėsor ishte prodhimi i superfosfateve, plehra kimike qė do ta shtonin
    prodhimin bujqėsor, me tė cilin regjimi komunist synonte tė prodhonte gjithēka
    nė vend. Lėnda e parė vinte nga Maroku, pastaj transportohej nga Durrėsi nė Laē
    me tren. Qyteti pėr shumė vjet ishte stacioni kryesor hekurudhor i Veriut tė
    vendit. Kėshtu qė bashkė me kėtė ngrehinė gjigande nisi tė zhvillohej edhe
    qyteti. Uzina dhe qyteti pėr shumė kohė ishin tė pandara. Pėr ata qė nuk banonin
    kėtu, kur thuhej “Laē” presupozohej “Superfosfati” dhe anasjelltas derisa erdhi
    ‘90-ta dhe vitet e krizės. Impiantet e mėdha u mbajtėn edhe disa kohė mes
    shpresės dhe zhgėnjimit, derisa nisėn tė ndryshken pėrfundimisht. Nuk ėshtė gjė
    e bukur tė ecėsh pėrbri oxhakėve dhe impianteve gjigandė qė tani duken krejt tė
    kotė. Njė mal me dhe tė kuq, mbeturina tė punės sė dikurshme, ka mbetur ende nė
    anė tė rrugės, kujtim i njė kohe kur helmonte detin dhe fushat rreth e rrotull.
    Vetėm disa shkurre tė ashpra mund tė mbijnė nė kėtė territor tė helmuar. Ecim
    pėrgjatė tyre tė rrethuar nga njė heshtje e thellė derisa mė nė fund dėgjojmė
    disa zėra tė gėzuar. Janė disa fėmijė tė zeshkėt qė po lahen nė njė vaskė tė
    braktisur. Zoti e di se ēfarė lėngu pėrmban vaska ngjyrė jeshile. Por fėmijėt
    duken tė patrazuar nėn hijen e gjigandit tė ndryshkur. Poshtė disa oxhakėve tė
    stėrmėdhenj ndahemi me miqtė tanė tė mirė. I hedhim edhe njė herė sytė andej nga
    Shna Ndou. Vetėm njė ditė mė pas, mė 15 gusht, ėshtė ditėlindja e tij e 813.
    [/b][/b][/b]

      Ora ėshtė 29/3/2024, 01:15