BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:26

    First topic message reminder :

    * JETA E PROFETIT MUHAMED * - Faqe 2 2qdo27k

    JETA E PROFETIT MUHAMED

    Nga
    Leila Azzam dhe Aisha Gouvernuer

    Si filloi e tėrė kjo

    Para afėr katėr mijė vjetėsh, nė qytetin Sumer Ur, nė luginėn e lumit Eufrat, jetonte njė djalė qė quhej Ibrahim. Nė fillim banorėt e Urit e adhuronin Zotin mirėpo me kalimin e kohės, ata e harruan fenė e tyre tė vėrtetė dhe filluan tė adhurojnė idhujt e ndryshėm, skulpturat e bėra nga druri apo argjili e disa herė edhe gurėt e ēmuar.
    Edhe pse ishte i vogėl Ibrahimi nuk mund tė kuptonte se pėr ē’arsye populli i tij, e veēanėrisht i ati, sendet te cilat i krijonin me duart e veta i quanin zota, e pastaj edhe i adhuronin. Ai ēdo herė refuzonte qė, sė bashku me tė tjerėt, t'i respektojė keto skulptura. Ne vend te kesaj ai e lėshonte qytetin dhe i vetmuar mendonte mbi qiellin dhe botėn rreth tij. Ai ishte i sigurt se populli i tij gabonte dhe kėshtu i vetmuar e kėrkonte rrugėn e drejtė. Njė natė tė kthjellėt duke shikuar qiellin, ai pa njė yll shkelqyes shumė tė bukur, aq tė bukur saqė klithi: "Ky duhet tė jetė Allahu!"
    Pėr njė kohe ai e shikoi yllin me admirim, derisa papritmas filloi tė zbehet dhe tė zhduket. Ai pėrsėri iu kthye dėshpėrimit duke thėnė:

    “Unė nuk i dua ata qė humbin”
    (El En’am: 76)

    Njė natė tjetėr, Ibrahimi pėrsėri shikonte qiellin dhe pa hėnėn aq tė madhe e aq tė ndritshme qė ngrihej nė qiell dhe sakaq mendoi se mund ta prekė atė. Ai tha nė vetvete:

    “Ky ėshtė Zoti im”
    (El En'am : 77)

    Pas pak kohe hėna perėndoi. Atėherė ai tha:

    “Nėse Zoti im nuk mė udhėzon, unė do tė jem prej njerėzve tė humbur.”

    (El En’am: 77)


    Pastaj Ibrahimi pa bukurinė dhe mrekullinė e lindjes sė diellit, dhe mendoi se dielli do tė duhej tė ishte mė i madhi dhe mė i fuqishmi i gjithėsisė. Mirėpo, edhe kėtė herė gaboi, sepse nga fundi i ditės edhe dielli perėndoi. Atėherė atij iu bė e qartė se Allahu ėshtė mė i Fuqishmi Krijuesi i tė gjitha yjeve, i hėnės i diellit, i tokės dhe i tė gjitha krijesave tė gjalla. Papritmas pėr njė ēast e ndjeu veten plotėsisht tė qetėsuar, ngase e dinte se e gjeti te Vėrtetėn.

    “Kur i tha babait tė vet dhe popullit tė vet: "Ēka jeni duke adhuruar?" Ata i thanė: "Adhurojmė idhuj, vazhdimisht u jemi besnikė atyre!" Ai tha: "A ju dźgjojnė ata juve kur luteni?" Ose, " a ju sjellin juve dobi apo dėm?" Ata thanė: "Jo, por kėshtu i gjetėm se bėnin edhe prindėrit tanė!" Ai tha: "A po shihni se ē'po adhuroni? Ju dhe prindėrit tuaj tė mėparshėm. Nė tė vėrtetė, ata (qė adhuroni ju) janė armiq tė mi, pėrveē Zotit tė botėve (nėse pėrveē idhujve adhuroni edhe Atė). Zoti qė mė krijoi, Ai me udhėzon mua. Dhe ai mė ushqen dhe mė jep tė pijė, dhe kur tė sėmurem Ai mė shėron, Ai mė bėn tė vdes e mandej mė ngjall, Ai tek i cili kam shpresė se do tė m'i falė mėkatet e mia nė Ditėn e Gjykimit.”

    (Esh-Shuara: 70-82)

    Njė ditė, kur tė gjithė bashkėqytetarėt gjendeshin jashtė qytetit Ibrahimi i zemėruar, me dorėn e tij tė djathtė i theu tė gjithė idhujt pėrveē njėrit prej tyre, i cili ishte shumė i madh. Kur njerėzit u kthyen, ata u zemėruan shumė. Atyre iu kujtuan fjalėt qė Ibrahimi u kishte thėnė rreth idhujve. E sollėn atė para tė gjithėve dhe:
    “I thanė: "A e bere ti kėtė me zotat tanė, o Ibrahim?" Ai tha: "Jo, por atė, e bėri i madhi i tyre, ju pyetini ata nėse mund tź flasin?”
    (El-Enbija: 62-63)


    Turma iu pėrgjigj:
    “Po ti e ke ditur se kėta nuk flasin?”
    (El-Enbija: 65)
    “Ai (Ibrahimi) tha: "A adhuroni atė qė vetė e keni gdhendur? E Allahu ju krijoi juve dhe atė qė e punoni.”

    (Es-Safat: 95-96)
    Ibrahimi vazhdoi:
    “A po adhuroni nė vend tė Allahut diēka qė nuk u sjell kurrfarė dobie e as dėmi?”
    (El-Enbija: 66)
    Nė fund, Ibrahimi i paralajmėroi ata:
    “Adhuroni Allahun dhe kini frikė prej Atij, se kjo, nėse e kuptoni, ėshtė shumė mė mirė pėr ju. Ju nė vend tė Allahut jeni duke adhuruar vetėm idhuj qė i trilloni vetė si gėnjeshtarė. S'ka dyshim se ata qė i adhuroni nė vend tė Allahut, nuk posedojnė furnizimin tuaj, pra kėrkojeni furnizimin tek Allahu, adhurojeni Atė dhe shprehini falenderimin Atij, sepse tek Ai do te ktheheni.”

    (El-Ankebut: 16-17)

    Njerėzit e Urit vendosėn qė t’i japin Ibrahimit dėnimin mė tė ashpėr qė mund tė gjenin: ta digjnin deri nė vdekje. Nė ditėn e caktuar, tė gjithė njerėzit si edhe mbreti i qytetit Ur u grumbulluan nė qendėr tė qytetit.
    Pastaj e vendosėn Ibrahimin brenda njė ndėrtese tė mbushur me dru. Pas kėsaj drunjve iu vu zjarri. Sė shpejti u pėrhap aq shumė zjarri, saqė njerzit filluan tė zprapsen nga flaka. Mirėpo Allahu tha:


    “O zjarr, bėhu i ftohtė dhe shpėtim pėr Ibrahimin!”

    (El-Enbija: 69)

    Njerėzit pritėn derisa pėrfundimisht u shua, pastaj e panė Ibrahimin, qė rrinte sikur tė mos kishte ndodhura asgje! Nė atė ēast u hutuan plotėisht. Sido qė tė jetė, ata nuk mund tė lėviznin nga mrekullia qė ndodhi para syve tė tyre. Ibrahimi akoma mundohej ta bindte tė atin e tij tė dashur, i cili quhej Azer, qė tė mos i adhurojė idhujt e verbėr, memecė e tė pafuqishėm. Ibrahimi ia shpjegoi njohurinė e posaēme qė i kishte ardhur dhe e luti tė atin:
    “0 babi im, mua mė ėshtė dhėnė nga dituria ēka ty nuk tė ėshtė dhėnė, andaj mė dėgjo se unė tė udhėzoj nė rrugė tė drejtė. O babai im, mos adhuro djallin.”

    (Merjem: 44)

    Mirėpo Azeri nuk dėgjonte. Ai iu kėrcėnua tė birit se do ta qėllojė me gurė nėqoftėse akoma vazhdon t’i refuzojė zotat e Urit. Ai e urdhėroi Ibrahimin qė ta braktisė qytetin duke thėnė:
    “… ndaj largohu prej meje pėr njė kohė tė gjatė.”
    (Merjem: 46)


    “Ibrahimi tha: “ Qofsh i lirė prej meje! Unė do ta lus Zotin tim
    pėr tė tė falur ty, pse ai (babai) ishte i kujdesshėm ndaj meje.”
    (Mejrem: 47)

    Merreni me mend se sa vėshtirė e ka pasur ai qė ta lėshojė shtėpinė e vet, familjen e vet dhe ēdo gjė qė kishte, dhe tė arratisej drejt sė panjohurės. Por nga ana tjetėr, si mund tė mbetej nė mesin e njerėzve qė nuk besonin nė Allahun por adhuronin idhujt? Ibrahimi ēdo herė e kishte atė ndjenjė se Allahu kujdesej pėr tė, dhe gjatė tėrė udhėtimit e ndjente Allahun pranė tij.
    Mė nė fund, pas njė rruge tė gjatė, arriti nė njė vend pranė detit Mesdhe, jo fort larg Egjiptit. Atje U martua me njė grua bujare, qė quhej Sara dhe u vendosėn nė tokėn e Palestinės.
    Edhe pse disa vjet martesė, Ibrahimi dhe e shoqja e tij, nuk patėn fėmijė. Me shpresė qė tė kenė fėmijė dhe nė pajtim me traditėn, Sara i sugjeroi Ibrahimit qė tė martohet me Haxheren, rrobaqepėsen e saj egjiptianse. Pasi u realizua kjo, Haxherja lindi njė djalė qė e quajtėn Ismail.
    Pas njė kohe, Allahu i premtoi Ibrahimit edhe njė djalė tjeter, mirėpo kėsaj rradhe nėna e fėmijės ishte gruaja e parė Sara. Djali i dytė u quajt Is'hak. Gjithashtu, Allahu i tha Ibrahimit se nga dy bijtė e tij - Ismaili dhe Is'haku – do tė krijohen dy popuj e tri fe, dhe pėr kėtė shkak ai do tė duhej ta marrė Haxheren dhe Ismailin dhe t’i ēojė larg Palestinės nė njė tokė tė re.
    Kėto ngjarje ishin pjesė e rėndėsishme e planit tė Allahut, sepse pasardhėsit e Ismailit do tė krijonin njė popull, nga i cili do tė dalė i dėrguari i madh qė do t’i udhėheqė njerėzit drejt rrugės sė Allahut. Ky ishte Muhamedi (s.a.v.), i Dėrguari i Allahut. Nga pasardhėsit e Is’hakut, fėmijės sė Sarės, do tė vijnė Musai dhe Isai.
    Kėshtu Ibrahimi, Haxhereja dhe Ismaili e lėshuan Palestinėn. Ata udhėtuan shumė ditė, derisa mė nė fund arritėn nė luginėn e thatė tė Bekės (mė vonė tė qujtur Meka), e cila gjendej nė njėrėn nga rrugėt e karvanėve tė mėdhenj. Nė luginė nuk kishte ujė, dhe megjithėse Haxhereja dhe Ismaili kishin vetėm pak ujė, Ibrahimi i la aty qė Allahu tė kujdesej pėr ta.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:48

    Pėrulėsia e Pejgamberit (s.a.v.)
    Enes ibn Maliku rrėfen se Pejgamberi (s.a.v.) e kishte zakon tė vizitojė tė sėmurėt dhe tė shoqėrojė xhenazet e varrimit, t'i hipė gomarit e madje edhe t'i pranojė ftesat e robėrve.
    Husejni thotė se... babai i tij kishte thėnė se kur Pejgamberi (s.a.v. erdhi nė shtėpi, ai kohėqėndrimin e vet e kishte ndarė nė tri pjesė. Njėrėn pjesė e ruajti pėr Allahun, tė Plotfuqishmin, tjetrėn pėr familjen, ndėrsa atė qė mbetej e mbante pėr vete. Pjesėn e tij e ndau nė mes vetes dhe tė tjerėve.
    Ai mė pas vazhdon: "Sillini tek unė hallet e atij qė nuk ėshtė nė gjendje tė vijė vetė, sepse kėmbėt e atij qė i sjell kėto lajme, pėr ata qė nuk mund t'i sjellin vetė, nė Ditėn e Gjykimit do tė qėndrojnė drejt."
    Husejni thotė:"... babai i tij u pėrgjigj se Pejgamberi (s.a.v.) thirrej nė emrin e Allahut edhe kur ulej edhe kur ngrihej nė kėmbė."
    Sjelljet e Pejgamberit (s.a.v.)
    Enes ibn Maliku thotė:"... pėr tė gjitha ato qė i bėri, Pejgamberi (s.a.v.) nuk e pyeti kurrė: "Pse e bėre atė gjė?" dhe as qė Pejgamberi mori nė pėrgjegjėsi dikė pėr ndonjė gabim tė bėrė a lėshim e t'i thotė: "Pse nuk e bėre kėtė?" Nė bazė tė sjelljeve qė kishte, Pejgamberi (s.a.v.) ishte njeriu mė i mirė i njerėzimit."
    Aisheja thotė:"... ai nuk e ktheu tė keqen me tė keqe, por e kishte zakon tė falė. Aisheja thotė se Pejgamberi (s.a.v.) kurrė dhe askėnd nuk goditi, pėrveē gjatė xhihadit."
    Enes ibn Maliku thotė se Pejgamberi (s.a.v.) asgjė nuk mbante pėr vete pėr tė nesėrmen.

    Ėndėrrimi i Pejgamberit
    Abdullah ibn Mes'udi thotė se Pejgamberi (s.a.v.) i kishte thėnė: "Kushdo qė mė sheh nė ėndėrr, nė tė vėrtetė mė sheh, sepse shejtani nuk mund tė marrė trajtėn time."

    Familja e Pejgamberit (s.a.v.)
    Bashkėshortet e Pejgamberit (s.a.v.)
    Gruaja e parė e Pejgamberit (s.a.v.) ishte Hatixheja, e bija e Huvejidit. Ajo ishte njė grua e ndershme dhe e pasur, qė merrej me tregti, e cila para se tė martohej me Pejgamberin (s.a.v.), kishte mbetur e ve dy herė. Ai atėherė ishte njėzet e pesė vjeēar, ndėrsa ajo ishte dyzet vjeēe. Gjatė njėzet e pesė viteve tė ardhshme, ajo qe gruaja e vetme dhe nėna e fėmijėve tė tij: Zejnebes, Rukijes, Ummu Kulthumit dhe Fatimes. Gjithashtu kishte edhe dy djem, Kasimin dhe Abdullahun, tė cilėt vdiqėn qė foshnje.
    Pas vdekjes sė Hadixhes, Pejgamberi (s.a.v.) u martua me Sevdanė nga fisi Benu Amir. I ati i saj ishte ndėr tė parėt qė e kishte pranuar Islamin. Ajo ishte vejushė e njėrit prej shokėve muslimanė qė u shpėrngulėn nė Abisini, por qė vdiq gjatė kthimit nė Meke. Asokohe ai ishte i fejuar me Aishen, tė bijėn e Ebu Bekr Es-Siddikut, shokut tė Pejgamberit (s.a.v.). Pasi Aisheja ishte shumė e re pėr t'u martuar, martesa u shty pėr tri vjet mė vonė. Pjesa mė e madhe e haditheve vjen nga Aisheja.
    Pastaj Pejgamberi (s.a.v.) u martua edhe me gra tė tjera. Njėra prej tyre ishte Hafsa, e bija e Umer ibn ul-Hattabit. Kur i vdiq i shoqi pas plagėve tė marra nė betejėn e Bedrit ajo mbeti vejushe. Ishte shumė e re kur mbeti e ve. Pejgamberi (s.a.v.) u martua me tė tri vjet pas hixhrit.
    Vejusha tjetėr, me tė cilėn Pejgamberi (s.a.v.) u martua, ishte edhe Zejnebja, e bija e Huzejmit. Burri i saj vdiq si dėshmor nė betejėn e Bedrit. Ajo u bė e njohur si nėna e varfanjakėve, pėr shkak tė zemėrgjerėsisė dhe kujdesit tė posaēėm qė tregonte ndaj tė varfėrve.
    Ummu Seleme ishte bija e Ebu Umejjeh ibn el Mugire, njėrit nga prijėsit e kurejshėve. Nė fillim ajo u martua me Ebu Selemen dhe sė bashku u shpėrngulėn nė Abisini. Kur mė vonė, pas plagėve tė marra nė Betejėn e Uhudit ai vdiq, ajo u bė njėra nga gratė e Pejgamberit.
    Njė vit pas betejės sė Hendekut, Pejgamberi (s.a.v.) edhe njė herė luftoi kundėr Benu el-Mustalikėve dhe i mundi. Berrehu erdhi me plaēka tė shumta nė kampin e muslimanėve, si bija e prijėsit tė njerėzve tė saj. Pejgameri (s.a.v.) e mbrojti nga poshtėrimet dhe u martua me tė, ia ndėrroi emrin nė Xhuverije.
    Zejneb bin Xhahsh ishte vajza e hallės sė Pejgamberit (s.a.v.), motrės sė Abdullahut. Pejgamberi (s.a.v.) e martoi atė me djalin e adoptuar tė tij, Zejd ibn Harithin, i cili ishte njė rob i ēliruar. Pesė vjet pas hixhrit ata u shkurorėzuan. Islami nuk e njihte institucionin e adoptimit, andaj Pejgamberit (s.a.v.) iu shpall njė ajet i Kuranit, nė tė cilin atij iu urdhėrua tė martohet me Zejneben.
    Ummu Habibe, e bija e Ebu Sufjanit, e pėrkrahu Islamin dhe sė bashku me tė shoqin e saj tė parė u shpėrngulėn nė Abisini, ku ai u bė i krishterė. Si rezultat i kėsaj, kjo martesė me Ummu Habiben u ndėrpre. Mė vonė burri i saj vdiq. Pejgamberi (s.a.v.) e kuptoi vėshtirėsinė e saj dhe nėpėrmjet Nexhashiut rregulloi martesėn me tė. Ajo dha pėlqimin e saj. Safija ishte bija e prijėsit tė fisit hebre Benu Nadir. I ati i saj ishte njėri nga armiqtė e pėrbetuar tė Pejgamberit (s.a.v.). Kur ky fis u dėbua nga Medineja, babai i saj u vendos nė Hajber. Pas rėnies sė Hajberit, nė vitin e shtatė tė hixhrit, Safija u zu rob. Ajo e pranoi Islamin dhe Pejgamberi (s.a.v.) u martua me tė.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:49

    Mejmune ishte bija e Harithit nga fisi i Havazinėve dhe kunata e El Abbasit, xhaxhait tė Pejgamberit. Ajo ishte e ve dhe jetonte nė Meke. Pejgamberi (s.a.v.) u martua me tė, kur pas shumė viteve tė mėrgimit, sė bashku me ithtarėt e tij hyri nė Meke.
    Pas marrėveshjes sė Hudejbijes, Pejgamberi (s.a.v.) me ftesė personale ftoi Sirinė, Egjiptin dhe viset e tjera qė t'i bashkohen Islamit. Mukaukisi, kryetari i koptėve tė Egjiptit, i dėrgoi Pejgamberit (s.a.v.) si dhuratė Marijen, e cila ishte njė vashe kopte. Ajo ishte e vetmja grua pas Hatixhes, e cila i lindi Pejgamberit (s.a.v.) njė djalė qė e quajtėn Ibrahim, i cili vdiq nė fėmijėri.
    Zejnebja u martua me Ebu el As Rebi'un, e ėma e tė cilit ishte motra e Hatixhes. Rukijje dhe Ummu Kulthumi u martuan me Utben dhe Utejben, djemtė e Ebu Lehebit. Sidoqoftė, me ardhjen e Islamit kėto martesa u prishėn. Mė vonė, Uthman ibn Affani u martua me Rukijjen, kurse pas vdekjes sė saj, me tė motrėn Ummu Kulthumin.
    Fatimeja u martua me Ali ibn Ebu Talibin, kushėririn e Pejgamberit (s.a.v.) dhe lindi fėmijėt Hasanin, Husejnin dhe Zejneben.

    Fjalorthi

    Abbasi - Njėri nga xhaxhallarėt e Pejgamberit (s.a.v.), kaloi nė Islam dhe iu bashkua muslimanėve nė ēastin kur ata po hynin nė Meke.
    Abdullahu - Djali mė i ri i Abdulmuttalibit. Babai i Pejgamberit (s.a.v.).
    Abdullahu ibn Ebi Rebi'ah - Sė bashku me Amr ibn el Asin u dėrguan nė Abisini.
    Abdullah ibn Ubejji - Njėri nga sunduesit e Jethribit para hixhretit. Ai u bė musliman, por nga ana tjetėr bėri komplot tė fshehtė bashkė me mekasit kundėr Pejgamberit (s.a.v.).
    Abdulmenafi - Djali i Kusejjit; u bė prijės i kurejshėve pas vdekjes sė tė atit.
    Abdulmuttalibi - I biri i Hashimit. Zuri vendin e tė atit si kryepar i kurejshėve. Ai hapi burimin e Zemzemit.
    Addasi - Shėrbėtor i krishterė i njėrit prej fiseve tė mėdha tė Taifit dhe njeriu i vetėm nga ky qytet qė besoi nė Pejgamberin (s.a.v.) kur ai erdhi nė kėtė qytet.
    Aisheja - Gruaja e Pejgamberit (s.a.v.) dhe e bija e Ebu Bekrit.
    Aliu - Djali i Ebu Talibit. Kushėriri i parė i Pejgamberit (s.a.v.). Mė vonė, Aliu u martua me Fatimenė, bijėn mė tė re tė Pejgamberit (s.a.v.).
    Allahu Ekber - Thėnie qė do tė thotė: "Zoti ėshtė mė i Madhi".
    Amineh - Emineja, Amineh bintu Vehb - Nėna e Pejgamberit (s.a.v.)
    Amr ibn el Asi - Njeri i menēur dhe i rėndėsishėm nė mesin e kurejshėve; u dėrgua nė Abisini pėr t'i kthyer prapė tė shpėrngulurit e parė muslimanė. Mė vonė u bė njeri nga luftėtarėt mė tė mėdhenj tė Islamit.
    Beduinė - Endacakė arabė tė shkretėtirės, zakonisht barinj.
    Behira - Njė murg qė jetonte nė shkretėtirė, nė rrugėn e karvanit tė kurejshėve pėr nė Siri.
    Benu Hashimi - Degė e kurejshėve, sė cilės i takonte Pejgamberi (s.a.v.)
    Benu Kurejdheh - Njė fis hebre qė jetonte nė Jethrib nė kohėn kur Pejgamberi (s.a.v.) arriti atje. Ata e shkelėn disa herė marrėveshjen e tyre me Pejgamberin (s.a.v.), duke e detyruar atė qė tė luftojė me ta.
    Bilali - Robi i Umejje ibn Halerit. Ai u bė musliman pėrkundėr vullnetit tė zotėrisė sė tij, prandaj edhe hoqi shumė, por kurrė nuk e humbi besimin e tij. Mė vonė u bė muezin i parė (njeriu qė thėrret ezanin).
    Bismil-lahirr-Rahmanirr-Rahim - Thėnie qė do tė thotė: "Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!"
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:49

    Burak - Kafsha, sė cilės i hipi Pejgamberi (s.a.v.) gjatė ngritjes nė qiell ( Isra' dhe mi'raxhi ).
    Ebrehe - Mbreti i Jemenit, i cili erdhi nė Meke me njė ushtri tė madhe pėr tė shkatėrruar Qaben.
    Ebu Bekri - Tregtar i pasur dhe i nderuar nga Meka. Burri i parė qė besoi nė Pejgamberin (s.a.v.) dhe pėrqafoi Islamin. Ai ishte shoku dhe miku mė i mirė i Pejgamberit (s.a.v.).
    Ebu Duxhane - Njėri nga luftėtarėt mė tė mėdhenj Ensarė. Ky ishte ai, i cili u vra nė betejėn e Uhudit, kur me trupin e tij i shpėtoi jetėn Pejgamberit (s.a.v.).
    Ebu Lehebi - Njėri nga xhaxhallarėt e Pejgamberit Muhamed (s.a.v.), i cili ishte armik i madh i Islamit. Nė Kuran ėshtė pėrmendur nė suren 111.
    Ebu Sufjani - Njėri nga udhėheqėsit kurejshė, qė u priu mosbesimtarėve nė luftrat e tyre kundėr Pejgamberit (s.a.v.). Mė nė fund u bė musliman. Gruaja e tij ishte Hindi.
    Ebu Talibi - Xhaxhai i Pejgamberit (s.a.v.), babai i Aliut, njėri nga njerėzit e ndershėm tė kurejshėve, u kujdes pėr Pejgamberin (s.a.v.) pas vdekjes sė gjyshit tė tij dhe vazhdoi ta mbrojė derisa vdiq.
    Ebu Xhehli - Njėri nga njerėzit mė tė rėndėsishėm tė kurejshėve. E kundėrshtoi ashpėr Islamin dhe bėri shumė gjėra pėr t'i bėrė dėm Pejgamberit (s.a.v.). U vra nė betejėn e Bedrit.
    Ensarė - Banorė tė Medines qė u bėnė muslimanė dhe e ftuan Pejgamberin (s.a.v.) qė tė vijė e tė jetojė me ta.
    Esselamu alejkum ue rahmetull-llahi ue berekatuhu - Thėnie qė pėrdoret gjatė pėrshėndetjes sė muslimanėve, e cila do tė thotė:" Paqja, Mėshira dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi ju."
    Ezani - Thirrja pėr t'u falur nė namaz.
    Faltore - Vend i shenjtė; vendstrehim.
    Hadith - Shprehje apo fjali qė Pejgamberi (s.a.v.) e ka thėnė, e ka bėrė, apo me heshtjen e tij e ka aprovuar.
    Hatixheja - Gruaja e parė e Pejgamberit Muhamed (s.a.v.) deri nė vdekjen e saj. Ajo ishte e para qė besoi nė Pejgamberin (s.a.v.) dhe e pranoi si tė vėrtetė Shpalljen, qė ai e solli nga Allahu xh.sh.
    Halid ibn Velidi - Luftėtar i madh, shumė i shkathėt nė punėt e luftės. Ai e planifikoi disfatėn e muslimanėve nė Uhud, por mė vonė e pranoi Islamin dhe pėr besimin e tij tė ri luftoi edhe me mė tepėr zemėr.
    Halimeja - Njė grua beduine nga fisi i Benu Sa'dėve, e cila u kujdes pėr Pejgamberin (s.a.v.) nė kohėn e fėmijėrisė sė tij.
    Hamza - Xhaxhai i Pejgamberit (s.a.v.); njėri nga muslimanėt mė tė guximshėm e mė trima. Luftoi nė Bedėr, ndėrsa u vra nė Uhud.
    Hashimi - Djali i Abdulmenafit. Organizonte udhėtimet e karvaneve tė kurejshėve pėr nė Siri dhe Jemen. Si pasojė e kėsaj, Meka u bė qendėr e madhe dhe e rėndėsishme tregtare.
    Haxhereja - Gruaja e dytė e Ibrahimit dhe nėna e djalit tė parė tė tij, Ismailit.
    Haxh - Udhėtim pėr nė vend tė shenjtė, nė Qabe.
    Herakliu - Perandori i Perandorisė Romake tė Lindjes.
    Hindi - Gruaja e Ebu Sufjanit.
    Hira - Shpellė afėr Mekės ku pėr herė tė parė i zbriti Shpallja Muhamedit (s.a.v.).
    Hixhreti - Shpėrngulja nga Meka nė Medine.
    Ibrahimi (Abrahami) - Babai i themelimit tė tri feve monoteiste (adhurimin e vetėm tė Allahut) - hebraizmit, krishtėrimit dhe Islamit. Pasardhėsit e tė birit, Ismailit, e formuan fisin e kurejshėve, i cili ėshtė fisi i Pejgamberit Muhamed (s.a.v.).
    I Dėrguar - Njeri qė vjen me porosi nga Allahu xh.sh.
    Imam - Njeri qė u prin muslimanėve nė kohėn kur ata falen.
    Islam - Feja e shpallur Pejgamberit (s.a.v.) nga Allahu xh.sh.
    Ismaili - Djali i parė i Ibrahimit nga gruaja e tij, Haxhereja. U vendos nė Meke ku i ndihmoi babait pėr tė rindėrtuar Qaben. Pasardhės tė tij janė kurejshėt.
    Karvan - Njė grup udhėtarėsh, zakonisht tregtarė me mallrat e veta.
    Klan - Familje e madhe apo fis.
    Kopt - Egjiptian i krishterė.
    Kurejshėt - Pasardhės tė Ismailit, djalit tė Ibrahimit, tė cilėt u bėnė fisi mė i rėndėsishėm nė Meke. Fisi i Pejgamberit (s.a.v.).
    Kusejji - Njėri nga udhėheqėsit e kurejshėve i cili u bė sundues i Mekes. Ai ruante ēelėsat e Qabes. (Ai ėshtė stėrgjyshi i stėrgjyshit tė Pejgamberit (s.a.v.).
    Mejsereh - Robi i Hatixhesė. E shoqėronte Pejgamberin (s.a.v.) gjatė udhėtimeve tė tij me karvanėt e Hatixhesė.
    Minare - Kullė e lartė nga e cila bėhet thirrja pėr t'u falur, pėr namaz.
    Musliman - Ai qė i nėnshtrohet Allahut; u referohet ithtarėve tė Pejgamberit (s.a.v.).
    Oaze - Vend i vogėl nė shkretėtirė ku ka ujė dhe bimė.
    Sa'd ibn Mu'adhi - Njėri nga Ensarėt (banorėt e Jethribit). Ai luftoi pranė Pejgamberit (s.a.v.) nė Bedėr dhe nė betejat e tjera. Vdiq menjėherė pas luftės sė Hendekut.
    Sara - Gruaja e parė e Ibrahimit dhe nėna e djalit tė tij tė dytė, Is'hakut.


    Sidret ul Munteha - Fundi i qiellit.
    Sure - Kaptinė e Kuranit.
    Shehid - Ai qė vdes nė rrugėn e Allahut.
    Shejh - Prijės i fisit, njeri plak, i ndershėm dhe i ditur.
    Shpallja - E vėrteta e dėrguar te njeriu nga Allahu xh.sh.
    Tavaf - Ecja rituale rreth e pėrqark Qabes.
    Theur - Shpella ku u fshehėn Pejgamberi (s.a.v.) dhe Ebu Bekri nga mushrikėt kur bėnė hixhretin.
    Ubejd ibn Harithi - Njėri nga tre muslimanėt e zgjedhur nga Pejgamberi (s.a.v.), tė cilėt e filluan luftėn nė Bedėr.
    Umer ibn el Hattabi - Njėri nga trimat mė tė mėdhenj kurejshė, i cili ndikoi shumė nė drejtim tė Islamit atėherė kur e pranoi vetė.
    Uahshi - Robi abisinas qė vrau Hamzain.
    Xha'fer ibn Ebi Talibi - Kushėriri i Pejgamberit (s.a.v.) dhe vėllai i Aliut; ai ishte folėsi i muslimaneve qė u shpėrngulėn nė Abisini.
    Xhami - Faltore nė tė cilėn falen muslimanėt.
    Xhennet - Vend ku shkojnė shpirtrat e njerėzve tė mirė pas vdekjes.
    Xhibrili - Engjėlli, i cili Pejgamberit tė Allahut (s.a.v.) i dorėzoi shpalljen e Kuranit.
    majlinda
    majlinda
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 04/04/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 214
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 470
    <b>Votat</b> Votat : 11
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Lindaaa

    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga majlinda 18/4/2010, 12:36

    Historia e Muhamedit dhe Kuranit

    Fėmijėria tragjike

    Jeta e hershme e Muhamedit nė Gadishullin arabik ėshtė njė ngjarje e tragjedisė dhe e pėrpjekjeve tė shumta. Ai qe lindur nė vitin 570 m.K. Babai i tij, Abd-Allahu, vdiq para se tė lindte. Allahu ishte pjesė e emrit tė babait tė tij sepse ky ishte emri i hyjnisė kryesore tė klanit tė tij. Eminja, nėna e Muhamedit, ndoqi njė zakon tė vjetėr arab duke ia dhėnė foshnjėn njė gruaje beduinase pėr ta ushqyer pėr njė periudhė tė gjatė. Kur ai ishte gjashtė vjeē, nėna e tij vdiq. Tė ishe jetim nė Mekėn e shekullit tė gjashtė qe njė situatė e pikėlluar. Abu-Talibi, kreu i klanit tė varfėruar Hashim nga fisi Kurejsh ishte xhaxhai i tij, tė cilit i ishte besuar djali. Ai u rrit nė njė mjedis tė konflikteve tė dhunshme nė mes tė individėve dhe fiseve.

    Martesa e shkatėrruar nga vdekja

    Njė nga mėnyrat njė person nė pozitėn e Muhamedit do tė mund tė fitonte pasuri dhe fuqi ishte pėr t’u martuar me njė grua tė tillė. Njė grua tregtare dyzet vjeēare e quajtur Hatixhe vendosi ta martohej me Muhamedin njėzet-e-pesė vjeēar nėse do ta dėshmonte veten pėrgjegjės duke vepruar si agjent nė karvanėt e saj pėr nė Siri. Ajo ishte e martuar dy herė mė pare. Deri nė vdekjen e saj, Hatixhja ishte gruaja e vetme e Muhamedit. Ata rritėn katėr vajza sepse dy djemtė e tyre vdiqėn si foshnje. Pėrkundėr gruas sė tij me ndikim, Muhamedi pėrpiqej tė fitonte respekt nga tregtarėt Mekas tė cilėt e pėrjashtuan atė nga rrethi i tyre i brendshėm. Ėshtė e mundshme qė kjo gjė ishte njė faktor qė e drejtoi atė nė kėrkim tė ndihmės shpirtėrore.

    Kėrkimi religjioz

    Muhamedi e perceptoi jetėn religjioze arabe mė tepėr trazuese se sa ndihmėse. Tė krishterėt e perandorive Romake dhe Bizantine dominonin shumicėn e botės dhe kishin fituar tė konvertuar nė Arabi. Edhe kushėriri i Hatixhes, Varaqa, qe bėrė i krishterė. Nė gadishullin arabik kishte po ashtu edhe fise tė pasura hebraike, ndonėse religjioni kryesor i vendit dhe besimi i fisit tė Muhamedit ishte adhurimi i idhujve.

    Meka ishte qendra e kėtij religjioni politeist tė cilit Muhamedi i takonte. Kėta paganė luteshin duke u kthyer nga Meka. Ata udhėtonin nė Mekė pėr pelegrinazhe vjetore. Ata do tė hynin nė njė arenė (Mesxhid) ku do tė silleshin pėrreth njė ndėrtese antike nga guri i lartė rreth 14 m, i gjerė 10m dhe i gjatė 15m, e quajtur Qabja, e cila ishte e mbushur me idhuj. Guri i zi mund tė shihej jashtė Qabesė si njė gur themeli. Guri apo meteori puthej nė shenjė nderimi. Rreth 1 milje larg Qabesė, nė Vadi Mina, pelegrinėt hidhnin gurrė nė shtyllėn e cila pėrfaqėsonte djallin. Ata besonin nė muajin lunar tė agjėrimit dhe dhėnies lėmoshė ndaj tė varfėrve.

    Kur Muhamedi zuri kontrollin mbi Mekėn, ai i shkatėrroi tė gjitha idhujt brenda Qabesė, pėrveē gurit tė zi tė respektueshėm. Sidoqoftė, ai ruajti ēdo njėrėn nga kėto praktika pagane dhe sot ato pėrbėjnė njė pjesė domethėnėse tė ritualeve monoteiste islamike. Kjo me siguri mundėsoi qė konvertimi tė ishte mė i lehtė pėr njerėzit nė ditėt e Muhamedit. Shumė nga myslimanėt e sotėm, edhe pse kanė vėshtirėsi nė tė ndjekurit e kėtyre ritualeve dhe nė anėn tjetėr duke mbajtur ritmin nė njė shoqėri me teknologji tė lartė. Shumica e myslimanėve po ashtu jetojnė larg Arabisė Saudite ku duhet tė shkojnė pėr pelegrinazh, e cila bėhet barrė e madhe financiare pėr ta.

    Kurani

    Situata dėshpėruese e Muhamedit arriti kulmin nė shpalljen e pėrvojave shpirtėrore. Pėr arsye tė tij, Muhamedi filloi tė meditonte nė shpella tė shkretėtirės. Ai pohonte qė gjatė momenteve tė tilla ai qe vizituar nga njė qenie shpirtėrore e cila e urdhėroi atė tė recitonte disa fjali. Mė vonė, Muhamedi besoi qė ishte i demonizuar dhe bėri pėrpjekje vetėvrasėse por pastaj sėrish pohoi tė ishte i shpėtuar nga njė shfaqje tjetėr shpirtėrore, e cila e siguroi atė rreth profetėsisė sė tij.

    Bazuar nė historinė myslimane, Muhamedi vazhdoi tė pranonte mesazhe. Ai i recitonte ato ndjekėsve tė tij tė cilėt i shkruanin nė ēfarėdo objekti tė mundshėm si gurė apo eshtra. Kėto mesazhe vinin ndėrkohė qė Muhamedi kishte episode tė cilat dukeshin tė ishin konvulsione. Nė vazhdėn e kėtyre fjalėve magjike, Muhamedi fliste sikur Allahu tė ishte duke folur nė vend tė tij. Ai pohonte qė udhėzuesi i tij shpirtėror, tė cilin mė vonė e identifikoi si engjėlli Gabriel, drejtonte mesazhet nėpėrmjet zbulesave tė tij poetike. Kurani e bėn tė qartė qė shumica e tė krishterėve dhe hebrenjve tė kohės sė tij besonin se sjellja e tij ishte e njė tė ēmenduri apo e njė tė demonizuari. Nė fillim kėto thėnie qenė tė shkurtra, por mė vonė nė jetėn e tij ato u bėnė mjaft tė gjata.

    Dekada e mohimit

    Kurani ka njė kualitet tė caktuar poetik, gjė tė cilėn myslimanėt e besojnė tė jetė mrekullisht e bukur. Megjithatė, shumica dėrrmuese e bashkėkohėsve tė Muhamedit nuk besonin qė vargjet e Muhamedit ishin tė jashtėzakonshme meqė gadishulli arabik ishte i famshėm pėr poetė tė shumtė dhe parashikues mistik. Ky fakt ėshtė dėshmuar edhe nė Kuran vetė.

    Mėnjanė stilit tė shkruar, pėrmbajtja e mesazhit qe ofenduese pėr adhuruesit e idhujve nė Mekė. Muhamedi recitonte vargje qė shpallnin Allahun tė ishte njė dhe i vetmi hyjni. Mesazhi i tij dėnonte adhurimin e idhujve, mbi tė cilin bazohej ekonomia mekase.

    Si rrjedhojė, Muhamedi fitoi shumė pak ndjekės nė dhjetė vitet e para tė profetėsisė sė tij tė vetė-shpallur. Madje edhe fisi i tij u kthye kundėr tij, gjė qė ishte e padėgjuar nė njė kohė kur besnikėria ndaj klanit ishte bazamenti i kulturės.

    Ndėrsa Muhamedi kėrkoi tė transferonte lėvizjen e tij nė njė qytet qė quhej At-Taif, udhėheqėsit pėrfunduan negociatat me njė kundėrshti aq tė fortė sa qė inkurajuan banorėt e komunitetit tė hidhnin gurė nė Muhamedin deri sa ai tėrhiqej.

    Lufta e shenjtė

    Mekasit thurnin kurthe pėr t’ia marrė jetėn Muhamedit andaj rilokimi nė njė vend tjetėr qe i domosdoshėm. Negociatat me qytetin e Medinės kaluan shumė mė mire se ato nė At-Taif. Medina qe njė qendėr e pėrparuar bujqėsore qė vuante nga grindjet fisnore. Disa nė Medinė shpresuan qė prezenca e myslimanėve do t’i sillte njė kuptim shpirtėror paqes dhe Muhamedi u ftua tė vinte si arbitėr i mosmarrėveshjeve. Pikėrisht para se mekasit u pėrpoqėn tė ekzekutonin planin e tyre tė vrisnin Muhamedin, ai dhe grupi i tij i vogėl prej besimtarėsh ikėn pėr nė Medinė ku komuniteti i besimtarėve tė tij filloi tė rritej nė fuqi dhe ndikim. Dita e parė e lėvizjes sė tij ishte 1 korrik, 622, m.K. Myslimanėt e theksojnė kėtė date si ditėn e parė tė kalendarit islamik.

    Shpejt pas shpėrnguljes, religjioni islamik u kthye nė dhunė si mėnyrė e sjelljes me armiqtė e tyre. Muhamedi i shpalli vargjet qė i lejonin myslimanėt tė luftonin pėr Islamin. Ata filluan duke i shėnjuar mekasit. Myslimanėt i sulmonin karvanėt nė emėr tė Allahut, e cila pėrfundimisht ēoi nė beteja zyrtare nė mes tyre dhe forcave tė armatosura tė Mekės. Lufta u zgjerua pėr tė pėrfshirė edhe ata qė pėrkrahnin Mekėn. Myslimanėt filluar tė fitonin pasuri me anė tė fitimeve nga lufta.

    Myslimanėt pėrjetonin suksese. Fakti qė ata tashmė ishin forcė ushtarake i unifikoi radhėt e tyre dhe zmadhoi anėtarėsimin. Ndikimi i myslimanėve mbi fiset e Medinės rritej pėrderisa armiqtė e tyre filluan t’u frikėsoheshin atyre.

    Pėr shembull, nė Medinė kishte tre fise hebraike. Qė tė tre fiset mohuan Muhamedin si profet tė vėrtet nė traditėn e profetėve biblikė. Kjo duket qė ka qenė njė zhgėnjim i madh pėr Muhamedin meqenėse Kurani pohon tė jetė njė vazhdimėsi e Biblės. Nuk ka evidencė qė ata ndėrmorėn veprime ushtarake kundėr myslimanėve, porse Muhamedi i sulmonte fiset veēmas. Dy tė parat, Benu Kejnuka dhe fisi Nadir, qenė detyruar tė mėrgonin. Forcat islamike konfiskuan shtėpitė e tyre, tokat dhe kopshtet e pasura. I fundit nga kėto fise hebraike ishte Benu Kurejza. Forcat e Muhamedit i rrethuan Benu Kurejzėt. Rrethimi ishte njė sukses. Pas dorėzimit tė tė gjitha armėve tė tyre ata pranuan njė dekret qė ishte i ashpėr qoftė edhe pėr atė kohė. Myslimanėt ekzekutuan tė gjithė meshkujt hebrenj, diku nė mes 600 dhe 900 ndėrsa gratė dhe fėmijėt e tyre u bėnė skllevėr tė pushtuesve myslimanė apo qenė shitur. Muhamedi ishte pėrgjegjės rreth shpėrndarjes sė pasurisė sė tyre. Muhamedi po ashtu mori njė nga tė vejat e tyre, Rajhanėn, burri i sė cilės sapo ishte ekzekutuar, pėr tė qenė konkubina e tij.

    Ushtarėt e Mekės u takuan me forcat myslimane nė betejat e Bedrit dhe Uhudit. Nė betejėn e Uhudit nė vitin 625 m.K, Muhamedi personalisht ishte lėnduar nė kokė aq seriozisht sa gabimisht doli njė zė qė thoshte se ai kishte vdekur. Beteja ishte njė barazim, por pėr myslimanėt tė ballafaqoheshin me mekasit dhe tė mbijetonin pas tė gjithave ishte, nė njė kuptim, njė lloj i fitores.

    Pėrfundimisht, forcat myslimane u forcuan mjaftė sa qė Meka ra nė pajtim pėr njė marrėveshje paqėsore me Muhamedin, e njohur si marrėveshja e “Al-Hudejbija” nė mars tė vitit 628. Sipas marrėveshjes duhej tė ekzistonte paqe e siguruar pėr dhjetė vjet. Gabimi i mekasve nė kėtė marrėveshje ishte qė i lejuan lirinė Muhamedit tė sulmonte fiset fqinje tė cilat nuk ishin tė mbrojtur nga armėpushimi. Muhamedi po ashtu i lejoi sulmet tė vazhdonin mbi karvanėt mekase nga grupet tė cilat sipas tij nuk ishin anėtarė tė forcave tė tij. Ata supozohej qė vepronin pėrtej kontrollit tė Muhamedit.

    Marrėveshja qe thyer vetėm dy vjet pas ratifikimit. Ekzistojnė arsye tė ndryshme rreth faktit se si armėpushimi qe mbaruar, por pėrfundimi ėshtė histori. Muhamedi pohoi qė Marrėveshja Paqėsore Al-Hudejbija ishte thyer nga mekasit. Forcat e tij islamike invaduan dhe pushtuan Mekėn nė janar tė vitit 630.

    Pas vdekjes sė Muhamedit, fitoret ushtarake islamike nė Afrikėn veriore, Evropė dhe nė Lindjen e Mesme me siguri i shtuan pėrhapjes sė religjionit siē bėri tregtia ndėrkombėtare me vendet aziatike. Pėrdorimi i forcės nga ana e myslimanėve kundėr armiqve tė tyre, si pjesė e detyrės sė tyre religjioze e njohur si “xhihad” apo “lufta e shenjtė”, ėshtė edhe mė tej gjerėsisht e praktikuar pėrreth mbarė botės nė mileniumin e ri pėr vetė-mbrojtje dhe pėr tė zgjeruar fuqinė dhe ndikimin islamik. Pyetja me tė cilėn myslimanėt ballafaqohen ėshtė si dhe kur xhihadi duhet vėnė nė praktikė.

    Suksesi i Muhamedit

    Muhamedi kishte pasuri dhe fuqi tė pamasė nė vitin e tij tė gjashtėdhjetė. Ngritja e dominimit tė tij nė Medinė dhe fitorja pėrfundimtare e myslimanėve mbi Mekėn i solli Muhamedit kontroll tė plotė rreth territorit tė zgjeruar. Ai konsiderohej si zėri i Allahut. Ai kontrollonte fatin dhe pronėn e atyre qė kundėrshtonin Islamin. Shumė komuniteteve hebraike dhe krishtere u ishte lejuar njė liri adhurimi pėrderisa i paguanin taksat Muhamedit, i nėnshtroheshin tiranisė islamike dhe ndalonin sė shpalluri besimin e tyre me qėllim ungjillėzimi.

    Respekti qė i ishte dhėnė atij ishte aq i madh sa edhe nė ditėt e sotme mendimet e tij rreth rregullave mbi sjelljen, veshjen, zakonet e pėrditshme madje edhe stili i mjekrės mbahet si shembull pėr t’u ndjekur nė mbarė botėn. Mendimet e Muhamedit dhe historia e ngritjes sė tij nė fuqi janė tė pėrshkruara nė shkrime tė quajtura “hadithe”. Hadithi nuk ėshtė njė vėllimesh por mė tepėr njė numėr i madh i teksteve tė grumbulluara disa qindra vite pas kohės sė Muhamedit. Mė tė respektuarat nga kėto ėshtė koleksioni i quajtur “Sahih Al-Buhari”. I detajizon rregullat qė Muhamedi i dha pėr jetėn e pėrditshme, mburrjet e akteve heroike tė Muhamedit dhe i ofron njė myslimani besnik njė udhėrrėfyes pėr jetėn e pėrditshme.

    Pėr dikė i cili duhej tė dėshmonte veten tė denjė pėr tė martuar njė tė vejė tė pasur, Muhamedi tani kishte marrėdhėnie tė shumta femėrore. Pas vdekjes sė Hatixhės, Muhamedi kishte pėrafėrsisht gjashtėmbėdhjetė gra plus vajza skllave qė ishin zėnė nė beteja. Nė momentin e vdekjes sė tij Muhamedi kishte nėntė gra qė ende jetonin dhe dy vajza skllave. Dy nga martesat e tij kontroverse ishin martesat me Ajshėn dhe Zejnebėn. Ajsha i ishte premtuar Muhamedin kur ishte gjashtė vjeēe pėr t’u futur nė lidhje martesore nė kohėn kur ajo ishte vetėm 9 vjeē atėherė kur luante ende me lojėra. Nė atė kohė Muhamedi ishte pesėdhjetė e tre vjeēar. Zejnebja ishte ish gruaja e djalit tė tij tė adoptuar. Historia myslimane duket e qartė qė Zejnebja ishte divorcuar sepse Muhamedi e dėshiroi nusen e djalit tė tij.

    Kritikat e sjelljes sė Muhamedit qenė kundėrshtuar shpesh nga shpalljet e vargjeve tė Kuranit nga ana e Muhamedit. Nė kėtė mėnyrė, ishte sikur Allahu tė mbronte sjelljen e Muhamedit. Vargjet qenė gjithashtu cituar nga Muhamedi pėr t’i instruktuar gratė e tij dhe publikun gjeneral rreth asaj se si duheshin tė silleshin drejt tij. Myslimanėt u besonin urdhėrimeve tė tilla dhe tė gjitha vargjeve tė cituara nga Muhamedi qenė grumbulluar nė tekstin e Kuranit.

    Kurani bėhet njė Libėr

    Sė shpejti pas vdekjes sė Muhamedit, vargjet e tij mbeten tė shkruara nėpėr gurė, eshtra, lėkurė dhe tė fshehura nė kujtesėn e ndjekėsve tė tij. Vitet kaluan dhe shumica e tyre, qė pohonin tė mbanin nė mend tė tėrė Kuranin, qenė mbytur nė luftėra. Disa prej gjėrave nė tė cilat u shkruan vargjet ishin dėmtuar apo humbur. Si rezultat, ekspertėt me njė urgjencė tė madhe ndanė atė qė kishin mbajtur mend dhe mblodhėn vargjet e regjistruara nga tė tjerėt pėr tė prodhuar Kuranėt e parė. Ato qenė kopjuar dhe shpėrndarė anembanė komuniteteve islamike.

    Myslimanėt sot janė tė pėrkushtuar ndaj idesė qė ekziston njė Kuran origjinal qė ishte grumbulluar pa asnjė gabim, lėnie anash apo shtesė. Megjithatė, historia islamike dėshmon se mbase katėr deri nė shtatė versione tė ndryshme tė Kuranit dolėn nė shesh. Njėri nga trashėgimtarėt e Muhamedit, kalifi Uthman, qe shokuar nga ky fakt. Ai caktoi njė komision prej tre njerėzish pėr tė konstruktuar versionin e standardizuar tė Kuranit. Pastaj udhėheqėsit myslimanė u pėrpoqėn t’i djegin tė gjitha versionet e Kuranit (Sahih Buhariu, Vėll.6, fq 479).

    Hadithi mė i respektuar pėrshkruan qė madje edhe kopja e standardizuar e Uthmanit duhej tė korrigjohej. Njėri nga anėtarėt e komisionit, Zeidi, tregoi si e kishin kuptuar qė njė varg mungonte. Ata kėrkuan dhe e gjetėn nga njė njeri i thirrur Kuzaima-bin-Tabit al Ansari. Tradita thotė qė pasazhi qė ishte shtuar tek versioni i standardizuar gjendet nė kapitullin e tridhjetė e tretė, vargu njėzet e tre tė Kuranit modern (Sahih Buhariu, vėll.6, fq.479). Edhe me shtimin e kėtij pasazhi, ekzistojnė tradita islamike mė pas tė besueshme qė raportojnė se vargje tė caktuara janė lėnė anash versionit tė standardizuar tė Uthmanit. Ishte raportuar se Muhamedi recitonte vargje tė Kuranit qė urdhėronin gurėzimin e kurorėshkelėsve (Ibn Ishak, Sirat Resulullah, fq.684). Ky mėsim nuk gjendet sot nė Kuran.

    Mundėsia e humbjes sė vargjeve qė urdhėron gurėzimin e kurorėshkelėsve, pėrkrahet edhe nga praktika islamike. Qė nga themelimi i Islamit, kurorėshkelėsit janė gurėzuar ēdo herė, megjithatė versioni i standardizuar i Uthmanit kėrkon qė kurorėshkelėsit tė fshikullohen me njė qind kamxhikė (24:2).

    Shumica dėrrmuese e myslimanėve ofendohen fuqishėm nga studiuesit qė sugjerojnė Kurani ėshtė redaktuar, ndryshuar apo nė ndonjė mėnyrė ėshtė ndryshe nga shpalljet origjinale tė Allahut nėpėrmjet Muhamedit. Ata besojnė qė kopjet e djegura tė Kuranėve pėrmbanin vetėm dallime tė vogla dhe kopja standarde, e bekuar nga kalifi Uthman, qe bėrė nga ndjekės tė devotshėm tė Muhamedit qė i kishin mėsuar pėrmendėsh vargjet me njė perfeksion tė sigurt.

    Atributet e Kuranit

    Karakteristikat fizike tė Kuranit janė interesante. Ėshtė njė libėr qė ėshtė pak mė i shkurtėr se Dhiata e Re krishtere. Kapitujt e saj nuk qenė rregulluar me renditje siē ishin recituar, por u bazuan tek madhėsia me kapitujt mė tė mėdhenj sė pari dhe mė tė shkurtrat nė fund. Pėr kėtė arsye, nuk ka kronologji tė ngjarjeve apo ideve. Kurani, i publikuar nga klasikėt Pengun, pėrpiqet tė korrigjoj duke i rirregulluar kapitujt sipas asaj se kur janė recituar nga Muhamedi.

    Tė ndjekėsh vazhdėn e mendimeve brenda njė kapitulli ėshtė sfiduese. Subjekti brenda kapitullit dhe madje vargu mund tė ndryshoj nė njė temė tjetėr pa njė tranzicion. Kjo Prandaj njė studim tematik sikurse ky nė kėtė libėr ėshtė shumė i rėndėsishėm.

    Kur Muhamedi i recitonte vargjet, ai nuk e pėrdorte vetėn e parė nė njėjės sikurse “Unė ju them qė duhet tė besoni.” Ai fliste sikur tė transmetonte mesazhin nga Allahu, nėpėrmjet njė engjėlli, i cili ėshtė dashur tė fliste nė vetėn e parė shumės pėr shembull: “Ne krijuam botėn dhe ne i urdhėrojmė njerėzit tė besojnė nė ty (Muhamed) si profet,”. Myslimanėt nuk besojnė qė pėrdorimi i vetės “ne” pėr Allahun ėshtė nė kontradiktė me njėshmėrinė e Allahut.

    Muhamedi fliste arabisht qė ėshtė gjuha e Kuranit. Madje myslimanėt qė nuk e kuptojnė gjuhėn udhėzohen tė mėsojnė pėrmendėsh Kuranin nė arabisht. Ata e bėjnė kėtė sepse besojnė qė Kurani ndėrpritet sė qeni Kuran i vėrtet kur pėrkthehet nė ndonjė gjuhė tjetėr duke e humbur kuptimin e vėrtetė gjatė procesit.

    Mėsimet e Kuranit

    Disa tema pėrsėriten shpesh nė Kuran. Mė kryesoret janė urdhėrimet pėr tė besuar nė njėshmėrinė e Allahut se sa nė idhujtari dhe nė besueshmėrinė e Muhamedit si profet i njėjtė me profetėt biblik. Nė pėrkrahje tė kėtyre besimeve, Kurani i pėrsėrit mrekullitė e krijimit, marrėzitė e adhurimit tė idhujve, tmerret e Ditės sė Gjykimit dhe konfirmimin e supozuar nga Bibla.

    Fjala e “supozuar” pėrdoret nė referencė ndaj marrėdhėnies sė Kuranit me Biblėn pėr arsye tė mirė. Kur hebrenjtė dhe tė krishterėt e kohės dėgjonin referencat e Kuranit ndaj Biblės, ata vunė re dy probleme. Ata gjetėn mjaft tregime tė ēuditshme tė portretizuara si ngjarje biblike. Njėri shembull ėshtė mbreti Solomon qė komunikonte me milingona dhe zogj. Kjo ishte njė arsye qė Muhamedit i mungonte pėrkrahja e pritur nga besimet tjera monoteiste. E dyta ishte qė teologjia e Kuranit ishte nė kundėrshti me atė tė Biblės. Kurani pohonte tė pajtohej me ungjillin e Jezus Krishtit ndėrkohė qė mohonte Trinitetin, hyjninė e Krishtit dhe shpėtimin nėpėrmjet kryqit dhe ringjalljes sė Zotit Jezus.

    Pėr t’i bindur lexuesit tė besojnė dhe tė binden ndaj mėsimeve tė Kuranit, disa nxitės qenė pėrsėritur nė tekst. Shpėrblimet tokėsore qenė zgjeruar siē ėshtė fitorja nė luftė dhe plaēkat e luftės qė vijnė nga tė luftuari nė rrugėn e Islamit. Pas vdekjes, janė premtimet e kėnaqėsive sensuale nė kopshtet e parajsės nė kontrast me shume tmerre tė ferrit.

    Ekzistojnė pesė shtylla kryesore tė Islamit tė cilėt myslimanėt i theksojnė si tė nxjerrura nga Kurani dhe nga librat e tyre historik tė shenjtė tė quajtur Hadithe. Ato pėrfshijnė rrėfimin qė Allahu ėshtė njė dhe Muhamedi ėshtė profet (Kalima), lutja qė drejtohet nga Meka pesė herė nė ditė ēdo ditė (Salati), dhėnia lėmoshė (Zeqati), njė muaj agjėrimi gjatė orėve tė ditės tė praktikuar ēdo vjet (Ramazani) dhe pelegrinazhi nė Mekė sė paku njė herė nė jetėn e myslimanit (Haxhi).

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 28/3/2024, 16:24