BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Mihmoza Ahmeti rrėfen femrėn

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Mihmoza Ahmeti rrėfen femrėn

    Mesazh nga Albatros 28/2/2010, 16:14

    Njė rrėfim pėr dashurinė e penguar, ku historitė individuale ishin vetėm grimca tė parėndėsishme nė kazanin e madh kolektiv.

    Libri “Ich liebe dich, Adlia” pėrbėhet nga tetė tregime, ku secili prej tyre ėshtė njė tėrėsi e rrumbullakuar nė vete, por qė sė bashku krijojnė njė vėllim unik nė diversitetin e tyre… i bashkon fuqia shprehėse dhe figurative e fjalėve, ngarkesa e trishtė e mendimeve, eleganca dhe lehtėsia e narracionit nė vetėn e parė, shkėndijat e njė inteligjence shpėrthyese dhe njė sinkretizėm magjepsės i gjuhės sė prozės me elemente lirike. Titulli nė gjuhėn gjermane (i shoqėruar nga nėntitulli anglisht) sigurisht nuk ėshtė i zakonshėm nė traditėn tonė letrare, por shpreh botėkuptimin qė ka autorja pėr artin dhe misionin e tij.

    Tregimi “Ich liebe dich, Adlia” ėshtė rrėfim pėr njė grua “tė gjithėkohshme”, njė violiniste tė bukur qė detyrohet tė punojė si pėrkthyese. Ajo nuk ka fat nė dashuri dhe nuk mund tė jetė me mashkullin e dashur edhe si rrjedhojė e ndryshimeve tė kurseve tė politikave shtetėrore... Ksenofobisė qė infekton politika, i kundėrvihet dashuria, (qė nuk vjen me komandė nga lart, por as nuk zhduket aq lehtė - madje as atėherė kur “gabimisht tė dashuruarit” martohen madje edhe bėjnė fėmijė me tė tjerė. “A e dini sa e kemi dashur perėndimin” i rrėfehet Adlia narratores, duke prekur nervin gjenetik-mistik me idenė se nė pamundėsi pėr tė pasur histori intime normale me njerėz tė popujve tė tjerė, persona tė caktuar lidheshin me gjuhėt e atyre popujve..., sepse “duke komunikuar, kufiri humbiste” – thotė Adlia.

      Ora ėshtė 28/3/2024, 19:26