BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    ''Avatar'', filmi me shikueshmėrinė mė tė lartė nė botė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje ''Avatar'', filmi me shikueshmėrinė mė tė lartė nė botė

    Mesazh nga Albatros 28/2/2010, 16:21

    Filmi “Avatar”, ėshtė filmi qė po sjell mė shumė tė ardhura nė kinema, dhe patjetėr njė nga pretendetėt kryesor pėr ēmimin Oscar, me 9 kandidatura. Realizuesit e filmit po mendojnė pėr seri tė tjera pasardhėse tė filmit, duke parė interesin e madh tė shikuesit pėr filma tė realizuar nė teknologjinė 3 dimensonale.

    Producenti i filmit “Avatar”, Jon Landau tha se ende nuk ėshtė menduar konkretisht se cila do tė jetė historia pasardhėse, por njė gjė ėshtė e sigurt, dhe nė filmin e ardhshėm, qėllimi ėshtė tė pėdoren sa mė shumė burimet dhe teknologjia e pėrdorur nė filmin “Avatar”.

    Me rreth 2 miliard dollarė tė fituar nga shitja e biletave anembanė botės, ky film ka thyer rekordin e deritanishėm tė filmit “Titanik” me 1.84 miliardė dollarė.

    Filmi “Avatar” dhe filmi “The hurt locker”, kanė nga 9 kandidatura Oscar, dhe janė tė dy pretendetė pėr ēmimin e madh, nė ceremoninė e ndarjes sė ēmimeve qė zhvillohet nė 7 mars.

    2. Filmi “Jud suss- film Ohne Gewissen”, ėshtė njė film i ri pėr aktorin gjerman Ferdinant Marian- i cili ka interpretuar nė filmin famėkeq tė propagandės naziste tė viteve 1940 me tė njėjtin emėr.

    Filmi ėshtė pritur me reagime tė forta nga publiku, pėr tė cilat regjizori Oskar Roheler thotė se ishin tė pritshme.

    “Thjesht nga vendosja e fjalės “jud” ēifut nė titull, njerėzit kanė njė farė ndjeshmėrie negative. Por unė kam treguar nė film xhunglėn e kohės sė nazizmit, dhe se si pėrfundoi ky personazh i propagandės naziste kur ai humbi pushtetin, kur humbi dhe mėndjen si pasojė e humbjes sė moralit dhe parimeve tė tij bazė, duke u kthyer thjesht dhe vetėm nė njė vegėl propagande.”.

    Filmi pėrshkruan ndryshimin e Marian nga suksesi dhe presioni i kohės. Mjaft interesant paraqitet nė film edhe personazhi i Geblesit, interpretuar nga aktori Mortiz Blaibtreu.

    Filmi “ Jud Suss- film Ohne Gewissen”, nis transmetimin nė Gjermani nė muajin shtator.

    3. Filmi “The God guy” ka disa ditė qė po shfaqet nė kinematė ameriknae. Komedia romantike ka nė qendėr tė saj marrėdhėniet e dashurisė dhe dilemėn e njė vajze se cilin djalė duhet tė zgjedhė nė jetėn e saj.

    Aktorja kryesore Alexis Bledel thotė se skenari i filmit e pat habitur disi kur e lexoi nė fillim. Por sipas saj ėshtė e vėshtirė tė dish se ē’kuptohet me fjalėn “djalė i mirė” nė njė marrėdhėnie.

    Personazhi i Beth, jeton dhe punon nė Manhatan. Ajo do gjithēka, njė punė tė mirė, miq tė mirė si dhe njė djalė qė tė ndajė jetėn e saj nė lagjen e zhurmshme amerikane. Por jeta e saj vihet nė dilemė, pasi i duhet tė zgjedhė mes dy djemsh, qė nuk plotėsojnė secili atė qė do tė donte vėrtetė Beth.

    Ndonėse filmi shtron pyetjen nėse ka ende djem tė mirė ose jo nė kėtė botė, aktorja Bledel thotė se pavarėsisht tė gjithave, mendon se ende ka djem tė mirė me tė cilėt mund tė biesh nė dashuri.

    Perzonazhi i filmit mendon se tek e fundit tė gjesh tė dashurin e jetės ėshtė pak a shumė si investimi nė Wall Street, njė hap i rrezikshėm, me fitim tė madh por me pak fat pėr tė gjetur djalin e duhur nė momentin e duhur.

      Ora ėshtė 29/3/2024, 06:17