BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Portret, njė vėshtrim i ri pėr tė dashurėn e Hitlerit, Eva Braun

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Portret, njė vėshtrim i ri pėr tė dashurėn e Hitlerit, Eva Braun

    Mesazh nga Albatros 28/2/2010, 16:36

    Portret, njė vėshtrim i ri pėr tė dashurėn e Hitlerit, Eva Braun Eb-ger10

    Derisa vdekja tė na ndajė

    Kėrkimet pėr detajet e marrėdhėnies mes Adolf Hitlerit dhe Eva Braunit nisėn, ndėrkohė qė diktatori ishte ende gjallė. Fyhreri pėrgjithėsisht binte vonė pėr tė fjetur. Mėngjesin e vonė, pasi largohej nga dhoma e gjumit, qė nga dera e cila e lidhte me vendbanimin e Braun e teksa stafi ndėrronte ēarēafėt, punonjėsit kuriozė i shihnin me shumė vėmendje kėta dhe kėllėfėt e jastėkėve, nė kėrkim tė shenjave se ēfarė kish ndodhur aty njė natė mė parė.

    E zhbironim pėrreth krevatėve", ka thėnė disa dekada mė vonė nė njė intervistė televizive Herbert Dėring, menaxher i Berghof, shtėpia e Hitlerit nė alpet bavareze. Por ata nuk gjenin asgjė, gjė qė e bėnte Dėrhingun tė mendonte se marrėdhėnia mes diktatorit dhe Braun, 23 vite mė e re se ai, duhet tė ketė qenė platonike.

    Nė rajhun e Tretė, Dėhring ishte njėri i njė grupi shumė tė vogėl njerėzish qė kishin dijeni pėr marrėdhėnien e ngushtė tė Braunit me Hitlerin. Ndėrsa, publiku vetėm pas lufte e mori vesh se diktatori kishte kaluar shumė muaj nėn shoqėrinė e njė bjondeje tėrheqėse nga Mynihu, me tė cilėn u martua vetėm pak orė para se tė kryenin vetėvrasje, nė 30 prill 1945, nė bunkerin e Fyhrerit nė Berlin.

    Fshehtėsia e tyre bazohej nė pėrllogaritje politike. "Shumė gra mė gjejnė tėrheqės, sepse jam i pamartuar", besonte Hitleri. "Eshtė e njėjta gjė me njė aktor filmi: kur martohet, ai e humbet diēka mes grave qė e adhurojnė, dhe kėto nuk e duan mė aq sa mė parė".

    Korrigjim imazhi

    Pėr shkak tė natyrės relativisht tė fshehtė tė marrėdhėnies sė tyre, pas luftės publiku ishte edhe mė i intriguar nga historia e bijės sė njė mėsuesi shkolle nga Mynihu, qė kish kaluar njė dekadė e gjysmė krah tij - kryesisht nė Berghof nė Alpet gjermane, dhe herė pas here nė Berlin. Por, pėrgjigjet e para nuk e kėnaqėn kuriozitetin. Historiani britanik njėkohėsisht oficer i zbulimit, Hugh trevor-Roper, i cili mori nė pyetje shoqėruesit e Hitlerit menjėherė pas fundit tė luftės, konkludoi se Eva Braun ishte "jointeresante". Ēdo biograf i njohur i Hitlerit do tė mbėrrinte mė vonė nė tė njėjtin konkluzion.

    -Por a ėshtė e vėrtetė?

    Historiania nga Berlini, Heike Gėrtemaker, ka marrė tashmė pėrsipėr detyrėn e korrigjimit tė kėtij imazhi tė Eva Braunit, duke shkruajtur biografinė e parė tė saj. Vepra e saj ėshtė paraprirė nga disa tė tjera mė tė lehta.

    Me njė qasje strikte akademike, Gėrtemaker arrin tė pėrjashtojė shumė prej anektodave qė kanė argėtuar lexuesit. Sipas njėrės prej kėtyre historive, supozohet qė Braun tė jetė ankuar nė bunkerin e Fyhrerit, pėr zėnkat e vazhueshme me Hitlerin nė lidhje me vaktet e ngrėnies. Hitleri, njė vegjetarian i paepur, thuhet se kėrkonte qė ajo tė hante vetėm qull dhe lėng kėrpudhash, tė cilat asaj ia shpifnin ("Nuk mund t'i ha kėto gjėra").

    Sipas njė tjetėr historie, rrėfyer nga njė prej sekretareve tė diktatorit, Brauni godiste nė fshehtėsi me shkelma qenin gjerman tė Hitlerit, Blondie, sipas kėtyre zėrave sepse ajo ishte xheloze pėr tė. Thuhet se ajo rrinte e vėshtronte e kėnaqur teksa qeni ulėrinte nga dhimbjet ("Adolf ėshtė i habitur nga sjellja e ēuditshme e kafshės. Kjo ėshtė hakmarrja ime").

    "Historia e atij divani"

    Gėrtemaker i kushton shumė pak vėmendje historive tė tilla pėr tabloidė. Historiania shkruan se ēifti ka patur njė jetė normale, tė ngushtė, siē do tė tregonin mė vonė miqtė dhe tė afėrmit e Braun. Sipas atyre rrėfimeve, kur Braun kishte parė fotografinė ku kish dalė Kryeministri britanik, Neville Chamberlain, i ulur nė divan nė apartamentin e Hitlerit nė Mynih, nė vitin 1993, kish qeshur dhe kish thėnė: "Sikur ta dinte ai historinė e atij divani".

    Historiania e merr seriozisht personazhin nė qendėr tė librit tė saj, dhe nė materialin qė ka analizuar ka prova tė besueshme se, Braun ishte pėr Hitlerin mė shumė se sa njė "e re tėrheqėse" tek e cila diktatori "kishte gjetur, pavarėsisht apo ndoshta pėr shkak tė dukjes sė saj tė pashije, llojin e relaksimit dhe qetėsisė qė kėrkonte", siē do tė thoshte mė vonė fotografi personal i Hitlerit, Heinrich Hoffmann.

    Nė testamentin e tij, qė Hitleri e shkroi nė 1938, emri i Braun shfaqej menjėherė pas atij tė Partisė Naziste. Sipas kushteve tė testamentit, partia do tė duhej ti paguante asaj njė goxha pension tė pėrjetshėm, qė do tė pėrftohej prej aseteve tė tij. Ministri i Propagandės dhe i besuari i Hitlerit, Joseph Goebbels, vėrente disa herė se sa shumė e vlerėsonte Fyhreri tė dashurėn e tij ("Njė vajzė e menēur, e cila ka shumė rėndėsi pėr Fyhrerin").

    Ajo u angazhua nė planet pėr shndėrrimin e qytetit austriak tė Linzit nė kryeqytetin kulturor tė Fyhrerit, ku Hitleri, i cili kish lindur nė Austri, kish nė plan tė tėrhiqej pas fitores pėrfundimtare tė nazistėve. Dhe po t'i kish ecur ashtu si kish menduar, Brauni do ti kish mbijetuar edhe rėnies sė Rajhut gjerman. Ai i kėrkoi asaj nė mėnyrė tė pėrsėritur qė tė largohej nga Berlini nė ditėt e fundit tė luftės dhe tė shkonte nė Bavari. Por, Braun refuzoi. Deri nė fund fare, Hitleri fliste pėr "tė me shumė respekt dhe nderim", ka thėnė Albert Speer, princi i kurorės i Hitlerit, nė deklaratat e tij tė para pėr aleatėt nė 1945.

    -Pa miq?

    Ideja qė Braun kish rėndėsi pėr diktatorin nuk ėshtė aq banale sa mund tė duket nė pamje tė parė. Perceptimi pėr tė si njė vegėl e parėndėsishme kontribuoi shumė pėr imazhin e Hitlerit, si njė qenie e pastėr politike. Ky ėshtė njė kėndvėshtrim qė ėshtė pėrcjellė nga biografė me libra bestseller mbi Hitlerin si Joachim C. Fest, Sebastian Haffner dhe Ian Kershaė.

    Sipas versioneve tė tyre, Hitleri bėri njė jetė pa miq, pa dashuri dhe pasion - njė jetė qė ishte e lehtė ta hidhje poshtė dhe, kėshtu qė, ai ka qenė shoqėruar gjithmonė nga njė gatishmėri konstante pėr tė kryer vetėvrasje. Tė paktėn pėr Haffnerin, vetėvrasja e Hitlerit nė vitin 1945 nė bunkerin e tij nė Berlin "duhej pritur". Nė njė kuptim mė tė gjerė, politikat gjithēka ose asgjė qė ndoqi Hitleri deri nė humbjen totale, mund tė interpetohen gjithashtu si njė pasojė e boshllėkut emocional tė diktatorit.

    Gėrtemaker shmang kritikėn e drejtpėrdrejtė ndaj kėtij interpretimi, por ėshtė e qartė se, rrėfimi i saj e ngre si ēėshtje, edhe njė herė, psikikėn e Hitlerit. Sigurisht, libri i saj tregon edhe se sa e vėshtirė do tė jetė tė gjenden pėrgjigje, pėr shkak tė urdhėrit qė Hitleri nxorri nė 1945 pėr tė shkatėrruar tė gjithė tė dhėnat private. Me shumė gjasa urdhėri u shtri edhe nė korrespondencėn e tij me Braun, qė ėshtė vėrtetuar se ka ekzistuar dikur.

    Pėr kėtė arsye, historiania mundet tė shfrytėzojė vetėm disa letra qė Braun ua niste shoqeve tė saj dhe tė afėrmve, si dhe disa fragmente tė njė ditari tė vitit 1935, ndonėse autenticiteti i tij ėshtė vėnė nė diskutim. Ajo pėrdor gjithashtu deklarata tė bėra nga shėrbėtorė tė Hitlerit, truproja, badigardi i tij, si dhe disa zyrarė tė lartė nazistė nė dekadat e para pasluftės, megjithėse kėtė informacion ajo e trajton me njė goxha dozė skepticizmi, dhe me tė drejtė. Njė linjė konstante gjatė tė gjithė librit ėshtė pranimi prej Gėrtemaker se ka shumė pyetje, tė cilave ajo nuk u jep dot pėrgjigje.

    Edhe fillimi i lidhjes ėshtė relativisht i turbullt. Hitleri u takua me Braunin nė vitin 1929, kur ajo ishte 17 vjeē nė 'NSDAP PHOTOHAUS HOFFMANN", njė dyqan fotografish nė Amalienstras nė Mynih. Vajza e re, qė nė fotografi duket ēapkėne dhe e hedhur, kish vazhduar mė parė njė shkollė vajzash pėr ekonomi dhe menaxhim zyrash, dhe tani punonte nė dyqanin e fotografive. Shefi i saj, Heinrich Hoffmann, qė mė vonė u pėrzgjodh si fotografi zyrtar i Hitlerit, ishte njė nga anėtarėt e hershėm tė Partisė Naziste nė Gjermani. Njė antisemitist qė pinte shumė alkool, Hoffmann fitoi shumė para me fotografi propagande dhe libra me foto, duke pėrfshirė edhe njė libėr me titull "Hitleri qė askush nuk e njeh".

    -Sa politike?

    Pėr Hitlerin, nė atė kohė njė politikan opozitar 40-vjeēar, kishte shumė shanse pėr tė bėrė vizita nė dyqanin e Hoffmann. Zyra kombėtare e Partisė Naziste ishte prapa qoshes, po kėshtu edhe zyrat e gazetės sė partisė, Völkischer Beobachter ashtu sikurse dhe restoranti i preferuar i Hitlerit, Osteria Bavaria.

    Ashtu sikurse ka konfirmuar edhe mė vonė vajza e Hoffmann, lideri i partisė e joshi adoleshenten me njė sharm fals prej vienezi. "A mund t'ju ftoj nė opera, Miss Eva? E dini, unė jam gjithmonė i rrethuar nga burra, dhe kėshtu qė mund tė ēmoj shumė fatin e mirė kur e gjej veten nė shoqėrinė e njė gruaje".

    Kur ishte me gra, manierat e vrasėsit masiv rafinoheshin, dhe ai asnjėherė nuk tregonte as prirjen mė tė vogėl pėr t'u dhėnė pas femrave. Eva Braun, njė vajzė naive, e cila fantazonte pėr botėn e filmave dhe qė pėlqente shumė revistat e modės, u pėrthith prej fuqive tė forta sugjestionuara qė edhe vėzhguesit mė neutralė ia kanė atribuar Hitlerit. Menjėherė, pasi takoni Braunin, lideri nazist urdhėroi menjėherė qė tė shihej se mos familja Braun kishte ndonjė paraardhės hebre.

    Askush nuk e di se kur ngacmimi u kthye nė njė marrėdhėnie. Nė vitin 1932, Braun u pėrpoq tė kryejė vetėvrasje me armėn e babait tė saj, qė disa bashkėkohės dyshonin se kish qenė njė pėrpjekje pėr t'i bėrė presion Hitlerit, qė t'i kushtonte mė shumė vėmendje asaj. Lideri nazist e kishte syrin nga kanceleria, dhe kjo do tė ishte vetėvrasja e dytė e njė vajze tė re, qė kishte lidhje me Hitlerin. Mbesa e tij, Geli Rauball qėlloi vetveten pėr vdekje, thuhet pėr t'i shpėtuar xhaxhait tė saj xheloz.

    Prapa grupit

    E reja Eva Braun, nga ana tjetėr, dukej se kish vuajtur nga njė mungesė vėmendjeje nga Hitleri. Veterani i Luftės sė Parė Botėrore, qė nė jetėn civile kish qenė njė dėshtim, vazhdoi tė bėjė njė jetė boheme, pasi erdhi nė pushtet nė 1933. Ai shpesh herė mungonte me ditė nga puna e drejtimit tė qeverisė nė Berlin. Kohėn e kalonte duke bredhur nėpėr Mynih, duke shkuar nė opera dhe teatėr me shoqėruesit e tij misteriozė dhe duke vizituar sheshe ndėrtimi qė, Hitleri, njė i dashuruar pas arkitekturės, i konsideonte tė rėndėsishėm. Nė kohė tė mirė, grupi do tė shkonte nė fshat, dhe shpesh herė nė kėto dalje shkonte edhe Braun.

    Sigurisht, asaj i kėrkonte tė udhėtonte veēmas bashkė me sekretaret, dhe gjatė shėtitjeve nė fshatra vendi i saj ishte prapa grupit. Herė pas here, Hitleri i jepte asaj njė zarf tė mbushur me para, gjė qė Speeret i kujtonte "filmat amerikanė me gangsterė".

    Nė vitin 1935, Braun u pėrpoq sėrish tė kryejė vetėvrasje, kėtė herė me hape gjumi, dhe ka disa tė dhėna qė pas kėsaj marrėdhėnia u bė edhe mė e ngushtė. Hitleri pagoi pėr apartamentin e saj dhe mė vonė e vendosi nė shtėpinė e tij, me qėllim qė ajo mė nė fund tė largohej nga shtėpia e prindėrve. Ajo u bė zonjė shtėpie nė Berghof, ku Hitleri shpesh herė kalonte edhe javė tė tėra, edhe gjatė luftės. Titulli i saj zyratar ishte "sekretare private". Por erdhi njė moment qė Hitleri dhe Brauni u bėnė mė tė afėrt me njėri-tjetrin edhe nė sytė e njerėzve tė tjerė.

    Sigurisht, diktatori vazhdoi ta mbajė marrėdhėnien e tij larg syve tė publikut. Vetėm njė fotografi e ēiftit u shpėtoi censorėve dhe doli nė shtyp. Nė tė, Hitleri shfaqet nė Lojėrat Olimpike tė 1936 nė Mynih nė Garmisch-Partenkirchen, me Braun, tė ulur njė radhė pas tij.

    Dėm i imazhit

    Pavarėsisht pėrpjekjeve tė tij pėr tė fshehur kėtė marrėdhėnie, shtypi i aleatėve mėsoi herėt a vonė se Hitleri kishte njė tė dashur qė quhej Braun, dhe "Time" e nxori kėtė lajm nė vitin 1939. Por nė Gjermani mbeti njė sekret, dhe Hitleri ndoshta kishte tė drejtė nė supozimin se, nėse do ta bėnte publike marrėdhėnien e tij dashurore, atėherė do t'i bėnte dėm imazhit tė tij si Fyhrer.

    Reinhard Spitzy, njė nazist i vendosur dhe i punėsuar i ish-ambasadorit gjerman nė Londėr, Joachim Ribbentrop, u befasua kur pa qė njė vajzė e re, tė cilėn nuk e njihte ndėrpreu krejt papritur bisedėn ndėrmjet Ribbentropit dhe Hitlerit nė Berghof dhe tha se dy burrat duhej qė mė nė fund tė vinin tė hanin darkė. Njė koleg i shpjegoi Spitzyt pozicionin e Braun. Ai u befasua, sepse Hitlerin e kish menduar "si njė asket, mbi seksin dhe pasionin". Por, tani kėtu mėsoi se heroi i tij nuk ishte i ndryshėm nga gjithė tė tjerėt.

    Braun kishte njė interes tė madh pėr fotografinė dhe filmat, dhe asaj gjithashtu i pėlqente tė fotografohej. Albumet fotografikė dhe filmat qė kanė mbijetuar e tregojnė njė grua tė shkujdesur, tip atlete dhe ekstroverse, e cila pėlqente tė pozonte me kostum banjoje dhe madje edhe filmonte motrėn e saj tek shkonte tė bėnte not lakuriq. Pas luftės, njė ish-pjesėtar i SS-ve do tė deklaronte se ajo "nuk ishte nė pėrputhje me idealin e njė vajze gjermane". Sipas oficerit SS, Braun fillonte tė bėnte 'pėrgatitjet fillestare pėr gjithfarėlloj dėfrimesh" - festa nė vendin e fshehtė nė mal - menjėherė, pasi limuzina e Hitlerit ish-larguar nga Berghof.

    Deklarata tė tilla janė nė pėrputhje me njė enturazh apolotik qė tė gjithė ata qė ishin tė pėrfshirė- nga shėrbėtore deri tek njerėz tė njohur si Labert Speer - e kanė pėrshkruar pas luftės, dhe nė tė cilin Braun u integrua me lehtėsi. Thuhet se nė Berghof kishte njė rregull: nuk duhej qė tė diskutohej pėr politikė nė prani tė grave. Nė vend tė kėsaj, temat e diskutimit ishin moda, qentė dhe operetat.

    Politikė e pastėr

    Biografia Gėrtemaker nuk e ka problem tė hedhė argumenta kundėr ekskluzivitetit tė kėtij versioni. Njė vėshtrim i albumit fotografik tė Braun, qė pėrfshin fotografi qė ajo ka nxjerrė nė 23 gusht 1939, mjaftojnė pėr tė vėrtetuar kėtė ide. Nė atė ditė Ribbentrop, qė ishte promovuar nė postin e ministrit tė Jashtėm tashmė, ishte nė negociata me Stalinin nė Moskė nė lidhje me ndarjen e Evropės Lindore mes Gjermanisė Naziste dhe Bashkimit Sovjetik. Hitlerit i duhej aleanca me qėllim qė tė pushtonte Poloninė. Fotografitė tregojnė se sa i tensionuar dhe i paduruar ishte ai, teksa priste rezultatin e bisedimeve tė Ribbentropit me Stalinin. Ishte politikė e pastėr, dhe Braun ishte aty.

    Gėrtemaker beson gjithashtu se, gruaja nė krah tė tij "ndante pa asnjė kritikė kėndvėshtrimin pėr botėn dhe bindjet politike tė Hitlerit". Vetė rrethanat tregojnė se, kjo ėshtė e vėrtetė. Braun e kaloi gjysmėn e jetės 33-vjeēare nėn shoqėrinė e nazistėve fanatikė.

    Dihet mirė se, nė vitin 1939, Hitleri foli hapur nė Reichtag pėr shkatėrrimin e hebrenjve europianė - dhe nė testamentin e tij tė dytė, tė cilin e shkroi pak para se tė kryente vetėvrasje, ai nėnvizonte edhe njė herė urrejtjen pėr hebrenjtė. Eshtė e vėshtirė tė besosh qė, Braun do tė kish duruar ato 2280 ditė mes dy testamenteve, nėse nuk do tė kish qenė edhe vetė njė antisemitiste. Megjithatė, ndoshta nuk do ta mėsojmė asnjėherė nėse ajo u pėrpoq ta influenconte.

    Legjendat

    Braun ishte besnike deri nė vdekje, dhe ishte kjo besnikėri pa kushte qė Hitleri vlerėsonte mė shumė se ēdo gjė tek ajo. "Vetėm Miss Braun dhe Pastori im gjerman janė besnikė ndaj meje dhe mė pėrkasin", thuhet se ka thėnė ai aty nga fundi i luftės, kur Europa ishte nė rrėnoja dhe vrasja e hebrenjve europianė ishte kryesisht nė sekt i kryer.

    Nė atė pikė, Braun kish vendosur tashmė tė qėndronte me Fyhrerin. Ajo madej i kėrkoi dikujt ta mėsonte si tė pėrdorte pistoletėn kur Ushtira e Kuqe tė hynte nė Berlin. "Kėtu po luftojmė deri nė fund", i shkruante ajo nga bunkeri i Fyhrerit, nė 22 prill, njė mikeshės sė saj. "Do tė vdes ashtu si kam jetuar. Nuk do tė jetė e vėshtirė pėr mua".

    Sipas tė dhėnave tė Gjykatės sė Distriktit tė Berschtesgaden, Eva Braun vdiq nė 30 prill 1945, nė orėn 3:28, pasi piu njė kapsulė cianid kaliumi. Hitleri e ndoqi pas dy minuta mė vonė.

    Tashmė mund tė fillonte thurja e legjendave.

      Ora ėshtė 28/3/2024, 10:52