BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kompozitori qė bėri epokė nė Evropė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Kompozitori qė bėri epokė nė Evropė

    Mesazh nga Albatros 9/3/2010, 22:53

    Kompozitori qė bėri epokė nė Evropė Kompoz10

    Me rastin e 200 vjetorit e lindjes Robert Shuman

    Nė mesin e kompozitorėve qė zhvilluan veprimtarinė e tyre nė Gjermani gjatė gjysmės sė parė tė shekullit XIX, njė vend tė veēantė zė edhe Robert Shuman. Ky kompozitor kėtė vit ka edhe 200 vjetorin e lindjes sė tij, e me kėtė rast ky shkrim vjen nė mesin e aktiviteteve qė mbahen nė nderim tė veprimtarisė sė tij krijuese. Ai ishte kompozitor, publicist e pianist, pra artist me kulturė tė gjerė. Shuman lindi mė 1810 nė Cvikau tė Gjermanisė, rrjedh nga njė familje qytetare. Qysh nė fėmijėri ky kompozitor ka treguar talentin e dashurinė e tij pėr muzikėn. Pas mbarimit tė shkollės fillore dhe asaj tė mesme regjistroi studimet nė drejtėsi, por dashuria pėr muzikėn bėri qė ai t’i ndėrpres ato dhe filloi tė ushtronte shumė nė piano te pedagogu i njohur i asaj kohe Vik. Ėndrra e tij pėr tu bėrė pianist dėshtoi, sepse Shuman lėndoi gishtin kėshtu qė ai orientohet mė shumė nga dirigjimi dhe kompozimi, ndėrkaq pėr interpretimin e veprave tė tij nė piano kujdesej gruaja e tij, Klara Vik (bija e pedagogut tė tij Vik). Shuman jetoi nė kohėn e ngjarjeve revolucionare dhe kėto ndikuan drejtpėrdrejt tek ai, ku ai edhe filloi tė shkruante artikuj tė ndryshėm gjithashtu themeloi njė gazetė tė re nė tė cilėn ai nisi luftėn kundėr parimeve mikroborgjeze tė kohės. Puna e madhe tė cilėn e bėnte ky kompozitor ndikoi keq nė shėndetin e tij, veēanėrisht nė sistemin nervor. Njėherė edhe kishte tentuar tė vriste veten. Kjo sėmundje i pėrshpejtoi vdekjen kompozitorit, ai vdes nė moshėn 46 vjeēare nė njė spital afėr Bonit.

    Veēoritė e krijimtarisė muzikore tė Shumanit


    Shumani shquhej pėr metodėn e tij krijuese pėr stilin e pasur muzikor. Ai ishte njohės i mirė i folklorit gjerman, gjatė kompozimit tė disa veprave tė tij ai mbėshtetej nė intonacionet e kėngėve popullore gjermane. Nė veprat e kėtij kompozitori qė nga ato mė tė thjeshtat e deri tek ato madhore pėrshkohet fryma poetike, ndjenjat e pastra, dashuria pėr natyrėn, tipare kėto qė konsiderohen karakteristika tė artit popullor.

    Opusi krijues i kėtij kompozitori ėshtė i begatshėm dhe i pėrbėrė nga veprat pėr piano, kėngė solo, simfoni, koncerte deri tek ato tė mėdha skenike opera. Njė ndėr format e reja e shfaqur nė epokėn e romantizmit janė miniaturat pianistike nė tė cilat ky kompozitor shpreh natyrėn e tij romantike, fantazinė e tij personale. Kėto vepra Shumani i ka tė pėrmbledhura nė cikle e tė mbėshtetura nė program, tė njohura janė: “Karnavali”, “Fluturat”, “Skena fėmijėsh” dhe “Albumi pėr rininė”. Vepra tjera pianistike tė njohura janė “Pjesėt fantastike” dhe “ Etydet simfonike” dhe temė me variacione “Krajsleriana”. Ai gjithashtu kompozoi kuartete pėr piano, fantazi pėr klarinetė e piano, trio pėr piano, sonata pėr piano e violinė etj. Kompozitori paraqet zhvillimin e tyre duke pėrdorur kontrastet mė tė thjeshta e deri tek momentet dramatike. Shumani gjithashtu njihet si njė ndėr kompozitorėt e kėngėve solo. Ka kompozuar rreth 130 kėngė solo dhe janė tė njohura ciklet “ Dashuria dhe jeta e gruas” dhe “ Dashuria e poetit”

    Ka kompozuar 4 simfoni ( B dur, C dur, Es dur dhe d mol) tė cilat pėrmbajnė tiparet tipike tė Romantizmit dhe mė e njohura ėshtė simfonia e 3-tė e tij nė Es- dur (Simfonia e Rajnės). Vepra tė tjera tė njohura tė kėtij kompozitori janė edhe ato Vokalo-instrumentale “Manfred” dhe “ Tablo nga Fausti”. Muzika e kėtij kompozitori paraqet rėndėsi tė madhe edhe pėr popullin gjerman, por edhe pėr mbarė Evropėn.

    Me veprat e tij ai paraqet karakteristikat themelore tė epokės se romantizmit dhe janė me shprehje tė fuqishme tė kohės kur jetoi dhe krijoi ky kompozitor.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28/3/2024, 09:55