BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Urdhri "Mjeshtėr i Madh” pėr humoristėt shkodranė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Urdhri "Mjeshtėr i Madh” pėr humoristėt shkodranė

    Mesazh nga Albatros 27/3/2010, 14:38

    Ata kanė mbi 50 vjet nė skenė. Me bejte, parodi dhe kompozimet e tyre humoristike e satirike janė munduar qė t’i mbush shpirtin me gaz popullit. Njė jetė e tėrė nė skenėn e humorit, pėr Gjosho Vasinė dhe Gėzim Krujėn ėshtė nderuar sot nga presidenti i Republikės Bamir Topi me urdhrin "Mjeshtėr i Madh". Ceremonia zyrtare ėshtė zhvilluar sot nė ambientet e Presidencės.

    Pas ekzekutimit tė himnit kombėtar, Kryetari i Shtetit i dorėzoi Urdhrin "Mjeshtėr i Madh" aktorit Gėzim Kruja me motivacionin: "Pėr interpretim me nivel tė lartė artistik dhe krijimtari tė gjerė nė fushėn e artit tė humorit shqiptar".

    Ndėrsa aktori Gjosho Vasija u dekorua me motivacionin: "Talentit dhe krijuesit tė rrallė tė skenės sė humorit, qė falė personalitetit dhe karakterit tė fuqishėm, jo vetėm diti t’i rezistojė me fisnikėri pėrpjekjes sė egėr tė diktaturės komuniste, por me humorin e tij u dha gėzim, dritė dhe shpresė njerėzve tė thjeshtė dhe bashkėvuajtėsve tė tij nė tė gjithė vendin".

    Nė fjalėn e tyre aktorėt falėnderuan Presidentin Topi pėr vlerėsimin e lartė ndaj krijimtarisė dhe veprimtarisė sė tyre artistike.

    "Gjashtėdhjetė vjet nė skenė jam munduar qė t’i mbush shpirtin me gaz popullit qė e kishte barkun bosh. Populli kishte dashur tė na jepte gjithēka, shteti nuk dha asgjė pėr kėtė popull. Erdhi koha dhe ne sot kemi njė parfum lirie dhe demokracie", tha z. Vasija.

    Artisti i njohur i humorit Shkodran, Gjosho Vasija ėshtė shquar mė tepėr pėr bejtet, paroditė dhe kompozimet e tij humoristike e satirike, tė cilat i kėndon me kitarė.

    Aktori Gėzim Kruja lindi nė Shkodėr nė vitin 1939. Gjatė 52 viteve nė skenė ai ka luajtur rreth 1 mijė role, si dhe ėshtė autor i dy skenarėve filmash, 250 skeēeve, pjesėve gazmore dhe pantonima.

      Ora ėshtė 19/4/2024, 07:18