BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dr Ibrahim Rugova

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Dr Ibrahim Rugova

    Mesazh nga Albatros 21/5/2010, 20:29

    Ibrahim Rugova lindi mė 2 dhjetor tė vitit 1944 dhe vdiq
    21 janar tė vitit 2006, ishte
    politikan shqiptar, president historik i Kosovės.

    Dr. Ibrahim Rugova lindi mė 2 dhjetor tė vitit 1944
    fshatin Cerrcė, komuna

    e Istogut. Mė 10 janar 1945 komunistėt jugosllavė
    ia pushkatuan tė atin, Ukėn dhe gjyshin Rrustė Rugova, qė kishte qenė
    luftėtar i njohur kundėr ēetave ēetnike qė po depėrtonin nė Kosovė gjatė
    Luftės sė Dytė Botėrore.
    Ibrahim Rugova shkollėn fillore e kreu nė Istog, tė mesmen e kreu nė
    Pejė, mė 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhė e Letėrsi Shqipe e kreu
    nė Prishtinė. Gjatė vitit akademik 1976-77 qėndroi nė Paris, nė Ecole
    Pratique des Hautes Etudes, nėn mbikėqyrjen e Prof. Roland Barthes-it,
    ku ndoqi interesimet e veta shkencore nė studimin e letėrsisė, me
    pėrqendrim nė teorinė letrare. Doktoroi nė fushėn e letėrsisė nė
    Universitetin e Prishtinės, mė 1984. Nė vitin 1996 Dr. Ibrahim Rugova u
    zgjodh anėtar korrespondent i Akademisė sė Arteve dhe Shkencave tė
    Kosovės. Nė fillim ishte redaktor nė gazetėn e studentėve Bota e re dhe
    nė revistėn shkencore Dituria (1971-72), qė botoheshin nė Prishtinė. Njė
    kohė punoi edhe nė revistėn Fjala. Mandej, pėr afro dy dekada, Dr.
    Ibrahim Rugova veprimtarinė e vet shkencore e zhvilloi nė Institutin
    Albanologjik si hulumtues i letėrsisė. Njė kohė ka qenė kryeredaktor i
    revistės Gjurmime albanologjike tė kėtij Instituti. Me krijimtari
    letrare u mor qė nga fillimi i viteve gjashtėdhjetė.
    Dr. Ibrahim Rugova mė 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatės sė
    Shkrimtarėve tė Kosovės, qė u bė bėrthamė e fuqishme e lėvizjes
    shqiptare, e cila kundėrshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav nė
    Kosovė.
    Si intelektual me nam qė i jepte zė kėsaj lėvizjeje intelektuale e
    politike Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh, mė 23 dhjetor 1989, nga themelimi
    kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, partisė sė parė politike nė
    Kosovė qė sfidoi drejtpėrdrejt regjimin komunist nė fuqi. LDK, nėn
    udhėheqjen e Dr. Ibrahim Rugovės, u bė shpejt forca politike prijėse nė
    Kosovė, duke mbledhur shumicėn e popullit rreth vetes. Nė bashkėpunim me
    forcat e tjera politike shqiptare nė Kosovė si dhe me Kuvendin e
    atėhershėm tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja pėrmbyllėn kornizėn
    ligjore pėr institucionalizimin e pavarėsisė sė Kosovės. Deklarata e
    pavarėsisė (2 korrik 1990), shpallja e Kosovės Republikė dhe miratimi i
    kushtetutės sė saj (7 shtator 1990), referendumi popullor pėr pavarėsinė
    dhe sovranitetin e Kosovės, mbajtur nė fund tė shtatorit 1991, qenė
    prelud pėr zgjedhjet e para shumėpartiake pėr Kuvendin e Kosovės,
    mbajtur mė 24 maj 1992. Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i
    Republikės sė Kosovės. Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh President i
    Republikės sė Kosovės nė zgjedhjet e mbajtura nė mars tė vitit 1998.
    Nėn udhėheqjen e Dr. Ibrahim Rugovės LDK-ja fitoi shumicėn e votave
    nė zgjedhjet e para lokale tė sponsorizuara ndėrkombėtarisht nė Kosovėn e
    pasluftės nė tetor tė vitit 2000 si dhe n zgjedhjet e para nacionale nė
    vitin 2001 dhe nė zgjedhjet e dyta lokale tė vitit 2002. LDK fitoi edhe
    zgjedhjet e fundit nacionale mė 2004.
    Nė pėrvjetorin e vdekjes sė Ibrahim Rugovės, mė 21 janar 2007,
    Presidenti i Kosovės, Dr. Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik tė
    Kosovės me Urdhrin “Hero i Kosovės”, titulli mė i lartė nė vendin tonė
    qė u jepet figurave historike shqiptare dhe tė Kosovės qė kanė bėrė
    “vepra trimėrie pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės”.

      Ora ėshtė 28/3/2024, 17:42