BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bekim Fehmiu

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Bekim Fehmiu

    Mesazh nga Albatros 16/6/2010, 20:03

    Bekim Fehmiu ėshtė aktori mė madh i tė gjitha kohėrave nga Kosova dhe njėri ndėr mė tė famshmit nė ish-Jugosllavi.

    Jeta

    Bekim Fehmiu ėshtė aktor, dhe lindi nė Sarajevė mė 1 qershor 1936 dhe vdiq mė 15 qershor 2010 nė Beograd.

    Rrjedh nga nje familja e njohur gjakovare. Babai i tij, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar, njėri ndėr mėsuesit e gjeneratės sė parė nė Kosovė dhe propagandues i madh i arsimit nė gjuhėn shqipe. Fehmiu u bė i famshėm me filmin "Mbledhėsit e Puplave", nė vitin 1966. Deri nė atė kohė, ai kishte studiuar dhe ishte bėrė i njohur nga shumė shtėpi filmi nėpėr botė. Ai ėshtė aktori i parė shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses nė filmat dhe skenat e gjithė hapėsirės sė ish-Jugosllavisė. Ka qenė njė nga personalitetet qė ka lėnė gjurmė nė kinematografinė ballkanike, por mbi tė gjitha, ai ėshtė i madhė pėr kontributin artistik nė kinematografinė botėrore.

    Rolet e tij nė "Prova speciale", "Odiseja", "Aventurieri", "Rruga", "Vitet e nxehta", "Dezertori", pėrmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qenė "Ko puca otvorice mu se", "Vitet e nxehta", "Protesta", "Eskadrionet e partizanėve" dhe "Tė kuq dhe tė zinjė". Ai ka bashkėpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar nė shqip, sėrbisht, maqedonisht, turqisht, nė gjuhėn rome, nė spanjisht, anglisht, frėngjisht dhe italisht.

    I martuar me njė Branka Petric, ai ishte nga ata njerėz qė nuk e braktisi nė asnjė moment Beogradin dhe nuk iu tremb tė qėnurit shqiptar. Shqipėrinė e ka vizituar nė vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrė mallin qė kishte pėr tė. I pyetur pėr dėshirėn e tij ai ka thėnė thjeshtė se: "Do tė doja tė njihja mė mirė shqipen". Nė tė gjithė hapėsirėn ballkanike ėshtė gati nė pėrmasat e njė miti. Ndoshta kjo ka qėnė njė nga arsyet, qė i biri quhet Uliks. "Njeriu nuk duhet tė fajėsojė pėr diēka qė i ndodhė as babanė as vėllezėrit, as fqinjėn, as perėnditė, por vetėm veten. Njėra nga tragjeditė tona lidhet me atė, qė duke jetuar pėr shekuj sė bashku nuk kemi mėsuar nga njėri- tjetri, por dhe kur e kemi bėrė kėtė kemi mėsuar vetėm tė keqen",-shprehet ai.

    Bekim Fehmiu ėshtė njė nga artistėt mė tė mėdhenj qė kanė dalė prej kėtyre anėve. Nga viti 1987, kur nė mėnyrė demonstrative braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" tė Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, nė teatrin jugosllav tė dramės, ai i dha lamtumirėn aktivitetit artistik nė Jugosllavi.

    Pas disa kohėsh mori dhe vendimin pėr t'i dhėnė fund karrierės edhe nė aktivitetet artistike botėrore. Pak kohė mė parė nė Jugosllavi ėshtė botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, "Shkėlqim dhe frikė", nė tė cilin pėrshkruhet periudha qė nga lindja e tij nė Sarajevė, duke pėrfshirė gjithėēka deri nė vitin 1955, kur u pranua nė teatrin e dramės sė Prishtinės.

    Bekim Fehmiu ėshtė aktori i parė shqiptar, i cili para rreth 4O vjetėsh "preku" qiellin e Hollivudit. Por pėr Bekimin ka vite qė nuk ėshtė dėgjuar nėse ėshtė duke xhiruar diē, apo ka zgjedhur heshtjen pas aq viteve tė pėrgjakshme nė kėto hapėsira. Pėr aktorėt dihet se nuk dalin nė pension, ata nė njėfarė dore para kamerės apo nė skenė janė deri nė frymėn e fundit. Pėr Bekim Fehmiun, aktor me energji tė madhe, nė tė njėjtėn kohė i suksesshėm si nė film ashtu edhe nė teatėr, aq mė pak mund tė thuhet se nuk ka forcė tė japė edhe shumė kreacione. Pėr herė tė fundit xhiroi filmin "Xhingis Kan" (1992), kurse herėn e fundit mbi dėrrasat e njė teatri ka luajtur nė Beograd nė shfaqjen "Zonja Kolontajn", ku luajti Leninin edhe Stalinin. Ishte ky viti 1987, kur Bekimi nė mėnyrė demostrative braktis shfaqjen nė shenjė proteste pėr sabotimin qė i bėhet nga personeli teknik, ngase si duket nuk mund t'i shėrbenin njė aktori shqiptar. Karriera e tij prej aktori profesionist nisi menjeherė pas mbarimit tė Akademisė se Teatrit dhe Filmit nė Beograd mė 196O me sukses tė shkėlqyeshėm, kurse profesorėt e Bekimit gjithmonė kanė folur pėr njė aktor shumė tė talentuar dhe me perspektivė. Krahas punės nė Teatrin Jugosllav tė Dramės, Bekimi paraqitet edhe nė film, fillimisht nė role episodike, nė mėnyrė qė nė vitin 1966 me rolin kryesor nė kult filmin "Mbledhėsit e puplave" tė Aleksandar Petroviqit (apo siē njihet nė botė me titullin "Kam takuar edhe ciganė tė lumtur"), tė bėhet aktori mė i njohur nė Jugosllavi. Interpretimi i tij brilant i romit Beli Bora do ta mahnisė edhe publikun e zgjedhur nė Festivalin prestigjizor tė Kanės nė Francė nė vitin 1967. Bekimi Fehmiu nė kėtė festival u bė njė yll i vėrtetė filmi. Tėrė shtypi jugosllav me ditė tė tėra shkruante nė superlativ pėr suksesin e filmit e veēanėrisht pėr Bekimin. Vallėzimi nė gala mbrėmjen e festivalit dhe flirti me yllin e filmit amerikan Shirli Meklejn, e cila ishte anėtare e jurisė sė festivalit, e vunė Bekimin nė faqet e para tė shtypit francez. Regjisori Aleksandar Petroviq e ndan Ēmimin e jurisė pėr regji me kolegun e tij shumė tė njohur anglez Xhozef Louzi, i cili nė atė kohė thuhej se refuzon tė paraqitet tė marrė ēmimin bashkė me njė regjisor nga Ballkani! Nė ditėn e ndarjes sė ēmimeve tė festivalit, kur Bekimi Fehmiu tashmė ishte kthyer nė Beograd dhe tė gjithė ishin tė bindur se do tė fitonte Palmėn e artė si aktor, e priste njė avion special pėr ta ēuar nė Kanė. Por, propozicionet festivalit ishin tė tilla qė njė film nuk mund tė merrte dy ēmime -Bekimi mbetet pa u shpėrblyer. "Mbledhėsit e puplave" njė viti mė vonė hyn nė konkurrencėn e ngushtė prej pesė filmave pėr ēmimin Oskar nė gjuhėn e huaj, por triumfon ēeku Jizhi Mencel me veprėn "Trenat e kontrolluar rreptėsisht". Edhe njė e dhėnė pėr kėtė film. Nė tė gjitha anketat me kineastėve jugosllavė "Mbledhėsit e puplave" shpallet filmi i mirė i tė gjitha kohėve nė Jugosllavi. Por festivali i Kanės Bekimit do t'i hapė dyert e filmit botėror. Menjeherė nėnshkruan njė kontratė me producentin e famshėm Dino de Laurentis. Pason xhirimi i serialit "Odiseja" me regji tė Franko Rosit dhe hapen dyert e filmit botėror pėr Bekimin. Nė vitin 1968 shkon nė Holivud pėr tė xhiruar filmin "Aventurierėt", me regji tė Luis Xhilbertit. Bekimi luan rolin kryesor, tė plejbojit Purfirio Rubiroza, sipas romanit tė Harold Robinsit. Krahas tij luajnė edhe shumė yje tė njohura tė Hollivudit, si Kendis Bergen, Olivia de Hevilend, Ernest Borgnin, Sharl Aznavur, Fernardo Rej, Li Tejlor Jang e disa tė tjerė. Por nė film luan edhe diva shumė e bukur italiane e operės Ana Mofo. Me kėtė film Bekimi bėhet njė yll internacioinal i filmit. Nė Holivud i propozojnė Bekimit ta marrė njė emėr tjetėr, sepse vėshtirė e shqiptojnė amerikanėt, por Bekimi refuzon kategorkisht. Pėrkundrazi ai me mburrje kudo qė paraqitet e thekson pėrkatėsinė e tij shqiptare. Premiera e kėtij filmi mbahet nė Nju Jork, ku Bekimi do tė paraqitet me veshje tė stilizuar kombėtare shqiptare, qė ia kishte qepur disenjatori mė i njohur jugosllav. Pas premierės Bekimi vjen nė Prishtinė dhe nė redaksinė e gazetės Rilindja rrėfeu gjerė e gjatė pėr filmin dhe pėrshtypjeve nė Holivud, pėr djalin e tij tė porsalindur Uliksin qė e kishte pagėzuar nga dashuria pėr heroin e Homerit. Por njė sėmundje e papritur e ndan pėrkohėsisht nga kamerat. Por pas pak kohe xhiron njė film uestern me regji tė Bėrt (Burt) Kenedit - "Dezertori" - nė tė cilin luajnė edhe disa legjenda tė Holivudit, si Xhon Hjuston, Vudi Stroud, Riēard Krena, Ēak Konors. Bekimi rolin kryesor tė njė oficeri tė ushtrisė amerikane i cili pas vrasjes sė gruas arratiset pėr t'u hakmarrė... Kthehet nė Beograd ku xhiron disa filma nė Jugosllavi dhe Itali. Me kėtė rast duhet veēuar "Kurthin pėr gjeneralin", "Deps" (Kroaci", "Koshava", ndėrkaq nė Itali xhiron filmat "Libera, amore mio" (1973) me regji tė Mauro Boloninit, ku luan edhe diva italiane Klaudia Kardinale, pastaj "Ultima neve di primavera", bashkė me Agostina Belin, "Kalostro", "Sallon Kiti". Nė vitin 1975 Bekimi paraqitet nė filmin "Leja pėr vrasje" bashkė me divėn e njohur tė Holivudit Ava Gardner, tė cilėn e quante njė "zonjė e rėndė" tė filmit, dhe aktorin e famshėm anglez Dirk Bogard. Gjatė viteve '7O ai xhiroi edhe disa filma. Me kėtė rast duhet veēuar filmin amerikan "E dielja e zezė" ( Black Sunday) me regji tė Xhon Frankenhajmer, ku Bekimi interpreton rolin e njė palestinezi tė vetėdijsuar, i cili refuzon tė marrė pjesė nė ngritjen nė erė tė njė stadiumi sportiv nė SHBA. Nė vitin 1977 Bekimi do tė xhirojė filmin "Edukata speciale" ku regjisor ėshtė njė debutant, Goran Markoviq, i cili i takon shkollės sė famshme filmike tė Pragės. Ėshtė interesant tė theksohet se ky film nė festivalin e filmit jugosllav nė Pula, pritet shumė mirė nga kritika, por kritikohet interpretimi i Bekim Fehmiut se kinse ėshtė shumė "holivudian". Kur i tregova Bekimit se filmi ėshtė pritur shumė mirė, ai mė pyeti "a mė kritikuan mua"? Pastaj mė foli pėr bashkėpunimin e pakuryser nė skenarin e filmit (autor ishte vetė regjisori), duke ia ndryshuar edhe vetė fundin e ngjarjes. Gjatė viteve 8O Bekimi do tė xhirojė edhe disa filma dhe drama televizive nė Jugosllavi e Itali, si "La voce", "Tregimi i fundit", "Disperetamente Giulia" "Tė kuqtė e tė zinjtė" "Ili cuore e la spada", "Bambino di nome Jesus" etj. Ndaj Bekim Fehmiut, jo pak aktorė serbė kanė pasur xhelozi e smirė. Autori i kėtyre rreshtave mėse njėherė ėshtė bindur pėr kėtė personalisht. Madje gjatė xhirimit tė filmit "Koshava" (1974) intoleranca e aktorit serb B.Zh. ka mundur t'i kushtojė me kokė Bekimit. Por ka pasur edhe aktorė qė e kanė admiruar atė pėr karrierėn e tij tė suksesshme. Mė kujtohet aktorja Tanja Boshkoviq gjatė njė interviste mė foli mė shumė pėr Bekimin sesa pėr rolin e saj. Biografia e shkurtėr Bekim Fehmiu ka lindur nė Sarajevė nė vitin 1936. Babai i tij Ibrahim Fehmiu ishte mėsues dhe patriot i ēėshtjes kombėtare, njeri pėrndjekur nga tri regjime: ai i Zogut nė Shqipėri, i mbretėrisė jugosllave dhe asaj socialiste. Bekimi ėshtė njėri nga katėr vėllezėrit dhe tri motrat e kėsaj familjeje, e cila qė nė vitin 1951 mbetet pa kreun e familjes. Shkollėn fillore dhe tė mesme Bekimi e kryen nė Prizren, ndėrkaq nė vitin 1956 regjistrohet nė Akademinė e Filmit nė Beograd tė cilėn e mbaron me sukses tė shkėlqyeshėm mė 196O. Si aktor i talentuar menjėherė bėhet anėtar i Teatrit Jugosllav tė Dramės nė Beograd, teatėr mė prestigjioz nė atė kohė nė Jugosllavi. Shtatė vjet mė vonė largohet nga ky teatėr dhe bėhet aktor profesionist. Gjatė karrierės sė tij internacionale filmike ka interpretuar mbi 5O role nė filma e seriale TV. Nė vitet '9O, pas shpėrbėrjes sė Jugosllavisė Bekim Fehmiu nuk luan mė as nė film as nė teatėr. Tani jeton nė Beograd me bashkėshorten Branka Petriq, po ashtu aktore. Ka dy djem: Uliksi dhe Hedoni. Uliksi gjithashtu ka kryer Akademinė e Filmit nė Beograd. Si aktor i ri ka pasur njė fillim brilant nė film e teatėr. Por nė Beogradin e Millosheviqit ishte e pamundur tė jetosh, sidomos nėse je nga njė martesė e pėrzier, prandaj ai shkon nė SHBA, ku edhe sot jeton. Nė NJu Jork ka kryer shkollėn e famshme pėr aktorė tė Li Strasbergut - Actor's Studio. Kohė pas kohe xhiron. Bekim Fehmiu ka shkruar edhe njė libėr autobiografik - "Brilante dhe pasionante".

      Ora ėshtė 19/4/2024, 11:47