BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Uliksi dhe Hedoni pėr Bekimin - heshtja si protestė

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Uliksi dhe Hedoni pėr Bekimin - heshtja si protestė

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/6/2010, 11:27

    “Ėshtė ndarė nga fjalėt qė pėr aktorin janė mė tė fuqishmet dhe mjeti mė i mirė. Ėshtė ndarė prej tyre dhe i ka shndėrruar nė heshtje, nė protestė, me ē’rast Hamleti do tė thoshte... 'Ka mbetur heshtja'”, thotė Uliksi, i biri i legjendės sė filmit, Bekim Fehmiu. Ndėrkaq, i biri mė i ri, Hedoni, ka deklaruar se dėshira e babait tė tij ishte qė Lumbardhi i Prizrenit tė jetė varri i tij.
    Uliks Fehmiu: Emrat qė flasin

    Qė tė flas pėr babanė tim, Bekimin, sė pari do tė duhet tė flas pėr gjyshin tim, Ibrahimin, i cili ka lindur mė 1892 nė Gjakovė, nė njė familje tregtare dhe arsimore. Shkollėn Normale dhe Medresenė e kishte kryer nė Shkup. Biografi a e gjyshit shkurtimisht mund tė tregohet edhe pėrmes emrave qė ua kishte lėnė fėmijėve tė vet, duke u pėrpjekur qė ata t’i kishin vetėm me kuptime shqiptare, e nė asnjė mėnyrė arabe ose turke.
    Vajza mė e madhe quhej Besa, fjalė e nderit, betim dhe njė lloj shenje mbrojtėse e shqiptarėve; Shpresa do tė thoshte shpresė nė ditė mė tė mira pėr popullin shqiptar; Bashkim, djali i parė, nė kuptimin e bashkimit tė shqiptarėve; Arsim, arsimimi i popullit; Fatmir, fat i mirė pėr popullin; Bekim, babai im, donte tė thoshte bekimi i popullit; Afėrdita, agimi ėshtė afėr pėr popullin shqiptar dhe Luljeta, lulja e jetės.
    Ibrahim Fehmiu me pushkė dhe libėr ishte dora e djathtė e patriotit tė shquar Bajram Curri, i cili kishte luftuar kundėr pushtimit turk nė vitin 1912. Si njė ndėr mėsuesit e parė shqiptar, i kushtohet arsimimit tė popullit tė tij dhe hapjes sė shkollave nėpėr Kosovė dhe Shqipėri. Pėr kėtė shkak, pushteti serbo-malazez e dėnon me vdekje.

    Nė kohėn e Mbretėrisė sė Jugosllavisė, ndiqet si ithtar i Bajram Currit dhe Fan Nolit. Gjyshin e ndiqte edhe Mbreti Ahmet Zogu, duke vėnė njė ēmim shumė tė lartė dukatėsh pėr kokėn e tij. Mė 1929 kapet dhe izolohet nė Valevė. Nė atė kohė familja e tij jetonte nė Gjakovė, kurse dy vite mė vonė tė gjithė sė bashku deportohen nė Sarajevė, ku, pėrveē tre fėmijėve tė lindur, nė botė vijnė edhe bijtė: Fatmiri, Arsimi dhe babai im, Bekimi.

    Nė vitin 1939, pas okupimit tė Shqipėrisė nga Italia, ata shkojnė nė Shkodėr, ku gjyshi bėhet drejtor didaktik i shkollave fillore dhe lind edhe vajza e tij mė e vogėl, Afėrdita.

    Pas rėnies sė Mbretėrisė Jugosllave mė 1941, familja kthehet nė Prizren, ku ai e vazhdon punėn e tij edukative dhe patriotike. E burgosin edhe gjermanėt. As nė kohėn e Jugosllavisė sė re nuk mbyllet golgota e familjes Fehmiu. Gjyshin e burgosin dhe pas procesit tė montuar ai dėnohet. Pas daljes nga burgu nė vitin 1951 ai vdes.

    Gjyshja ime, Hedija, ishte e lindur nė Gjakovė mė 1908, e cila e kishte pėrcjellė vazhdimisht gjyshin nė rrugėn e vuajtjeve tė tij jetėsore dhe babai im mendon se akoma nuk ka gjetur fjalė tė mjaftueshme pėr t’i pėrshkruar tė gjitha vuajtjet e nėnės sė tij dhe tė familjes Fehmiu. Gjenerata e babait tim Bekimit, ėshtė gjenerata e parė nė historinė e Kosovės qė ėshtė shkolluar nė Artisti i madh, qė nga gjysma e shekullit XX e deri mė sot, pas Aleksandėr Moisiut, ėshtė i pari aktor shqiptar me kėtė famė ndėrkombėtare.
    U shkollua nė gjuhėn amtare qė nga shkolla fillore deri nė maturėn e gjimnazit. Pas gjimnazit babai bėhet anėtar i dramės shqipe tė Teatrit Krahinor, si teatėr i vetėm profesional nė Kosovė. Akademinė Teatrore nė Beograd e regjistron nė vitin 1956, nė klasėn e profesorit tė njohur Mate Millosheviē.

    E jep provimin pranues dhe pranohet si student i saj, me kusht qė tė mėsonte gjuhėn serbo-kroate. Teatri i Prishtinės ia ndan bursėn e studimeve, por mallkimin qė i kishin bėrė “zotat “ e politikės ndaj familjes Fehmiu, bie edhe mbi kokėn e babait tim. Pas dy muajve i ndėrpritet bursa.

    Duke falėnderuar rektorin e Akademisė sė Poetėve, Dushan Matiqit, i ndahet bursa pėr shkollim deri nė fund tė studimeve. Shpejt mėson serbokroatishten dhe gjatė vitit 1960 bėhet anėtar i rregullt i teatrit mė tė mirė tė vendit, Teatrit jugosllav tė Dramės.
    Deri nė ditėt e sotme, profesorėt e Akademisė e pėrmendin babain tim si shembull i njė talenti tė jashtėzakonshėm dhe si njė student i vyeshėm, qė edhe unė, si student i tė njėjtin fakultet, i kam dėgjuar disa herė ato lėvdata qė i bėheshin babait tim. Deri nė vitin 1987, kur jep dorėheqje nga Teatri jugosllav i Dramės, ai kishte luajtur mbi 40 role tė llojllojshme teatrore, nga tė cilat kishte interpretuar role tė mesme dhe kryesore, duke hyrė kėtu edhe “Atelia 212”.

    Nė dy pjesė teatrore ishte asistent i regjisorit Millosheviē, pėr “Riēardin e tretė” dhe “Zbulimin” e Dobrica Qosiqit. I realizon filmat: “Klakson”, “Roj”, “Vitet e nxehta”, “Protesti”, “Depsi”, “Pavle Pavlloviq” etj. Pas suksesit tė madh tė filmit “Mbledhėsit e puplave”, nė regjinė e A. Petroviqit, ku luan rolin e romit Boro i bardhė (filmi fiton dy shpėrblime nė Festivalin e Kanės-Francė 1967 dhe nominohet edhe pėr “Oskar”), fillon karriera e tij internacionale, duke u bėrė ylli i parė botėror nga hapėsirat tona dhe nėnshkruan njė kontratė disavjeēare me producentin Dino De Laurentis.
    Ai bėhet krenaria e ish-Jugosllavisė. Kryesisht xhironte nė Europė, SHBA, Amerikėn Jugore, Afrikė dhe Azi. Luajti nė gjuhėn shqipe, serbokroate, maqedonishte, rome, turke, spanjolle, angleze, frėnge dhe italiane. Spektatorėt edhe sot i shikojnė fi lmat dhe teleseritė nė tė cilat luajti ai, siē janė: “Odisea” e Homerit, me Irena Papasin, “Aventurierėt”, ku luajti rolin kryesor tė Daksit (plejbojin Porfi ro Rubiroze), “Dezertor” me Xhon Hjustonin, Riēard Krenėn, Rikardo Montalbanin, Ēak Konorsin, Vudi Stroudin etj.

    Nė “Shtatorin e zi” me Robert Shoun, Marta Kelerin... nė “Libera dashuria ime”, me Klaudia Kardinalen, nė “Sallon Kiti” me Ingrid Tulin, Helmut Berger dhe tė tjerė. Qė ta fitonte rolin me buxhet tė lartė nė filmin “Aventurierėt”, nė regjinė e Luis Xhilbertit, duhej qė ta zotėronte gjuhėn angleze nė njė afat vetėm prej 10 javėsh, gjė qė pati sukses. Rolin e fitoi nė vitin 1968, po atė vit kur u linda edhe unė.

    Qė t’u paraqitej tė ftuarve, si ylli i ri i filmit “Aventurierėt” me yjet mė tė mirė tė filmit: Olivia de Hevilend, Ana Mofo, Kendis Bergen, Ernest Borgnin, Fernando Rej, Alen Badel, Rozano Brazi, Sharl Aznavur etj., pėr nder tė babait tim ishte organizuar njė pranim madhėshtor nė hotelin “Pjer” tė Nju Jorkut, nė tė cilin ishte paraqitur me veshje kombėtare shqiptare. Xhiroi mbi 50 filma, nė tė cilėt luante kryesisht role kryesore.
    Nė shenjė proteste, pėr shkak tė propagandės antishqiptare dhe urrejtjes ndaj popullit tė tij, babai im mė 1987-n nė mėnyrė demonstrative e lėshon pjesėn teatrore “Madam Kolontajn”, ku luan Stalinin dhe Leninin dhe pėrshėndetet publikisht me veprimtarinė artistike nė ish-Jugosllavi. Roli i fundit qė luajti pėr televizionin italian ishte Shėn Josifi nė fi lmin “Fėmija i emėruar Jezu” nė regjinė e Franko Rosit, i cili ėshtė shfaqur edhe nė televizionin amerikan.

    Shkrimtari dhe producenti italian, Francesko Skardamalia, kishte thėnė: “Bekim Fehmiu ėshtė i vetmi aktor internacional nga vendet lindore komuniste, i cili xhiroi nė Perėndim gati njėzet vite, duke e depėrtuar perden e hekurt, deri nė paraqitjen e Gorbaēovit dhe rrėzimin e Murit tė Berlinit”. Filmin e fundit “Xhingis Kani” e ka realizuar nė vitin 1992 nė regjinė e Ken Anakinit dhe nė produksionin amerikano-italian.

    Pas Aleksandėr Moisiut, aktorit nga gjysma e shekullit 20, babai im ėshtė aktori i parė internacional shqiptar nė gjysmėn e dytė tė shekullit 20. Rėnia e Jugosllavisė, lufta e tmerrshme vėllavrasėse, shkatėrrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi shumėvjeēar i Sarajevės, lufta nė Kosovė, bombardimi i RS tė Jugosllavisė, kanė bėrė qė babai im tė tėrhiqej edhe mė tepėr.

    Ėshtė ndarė nga fjalėt qė pėr aktorin janė mė tė fuqishmet dhe mjeti mė i mirė. Ėshtė ndarė prej tyre dhe i ka shndėrruar nė heshtje, nė protestė, me ē’rast Hamleti do tė thoshte... “Ka mbetur heshtja”.

    Hedoni: Babai do tė prehet nė Lumbardh tė Prizrenit

    "Ai jetoi si samuraj dhe vdiq si njė samuraj! Babai im shkoi me stil tė madh, ashtu sikurse edhe jetoi. Unė jam i trishtuar sepse mė mungon, por jam njėkohėsisht i lumtur pėr shkak tė tij... Kjo ishte dėshira e tij, dhe unė me gjithė zemėr e respektoj dhe e mbėshtes".
    Kėshtu ka deklaruar nė njė intervistė pėr gazetėn beogradase “Alo!”, Hedoni, i biri i legjendės sė filmit, Bekim Fehmiu, i cili tė martėn pasdite bėri vetėvrasje.

    Nė heshtje, gati vjedhurazi ka vendosur pėr kėtė veprim. Ėshtė shtrirė nė heshtje nė shtrat, dhe vendosi qė nė vete tė shtjerė me armė. Bekimi, mė tė dashurve tij ua la njė letėr lamtumirėse, nė tė cilėn pėr herė tė fundit i porositi se i do, por edhe i luti ta kuptojnė.
    Biri mė i ri i Fehmiut ka thėnė nė njė intervistė pėr "Alo!" se dėshira e babait tė tij ishte qė Lumbardhi i Prizrenit tė jetė varri i tij.
    “Gjithmonė i ka thėnė nėnės se kur tė vijė ai moment, hiri i tij tė shpėrndahet nė Lumbardhin e Prizrenit. E ka dashur atė qytet, ishte shtėpia e tij tė dytė. Ėshtė shpėrngulur aty nga vendlindja e tij, Sarajeva. Pasi tė pėrfundojė kremacioni, ne do tė shkojmė atje pėr ta pėrcjellė nė banesėn e pėrjetshme”, tregon dėshirėn e familjes sė tij, Hedoni.

    Ai ndau kujtimet pėr babain e tij nga ditėt e tij tė fundit.

    “Ai gjithmonė ka thėnė qė nėse nuk ėshtė vital, energjik me trup dhe shpirt, nuk dėshiron tė jetojė. Dhe, nėse diēka e tillė i ndodh, do tė shtie me njė plumb nė ballė! Ne gjithmonė nuk e kemi marrė seriozisht, duke menduar se ėshtė tepėr romantik, por ai ka qenė gjithmonė konsekuent! Vitin e kaluar ka humbur dy motrat, pėr tė cilat ėshtė shqetėsuar. I ka parė se si vyshken sikur bimėt, tė vetėdijshme se jeta tė cilin e kishin dashur ka kaluar, por nuk ka mundur t’u ndihmojė”, thotė Hedoni.

    Dhe, ai mban mend dėshirėn e pashuar tė babait tė tij pėr jetėn, e cila nė fund tė shkurtit u zhduk pothuajse brenda natės.
    “Deri para katėr muajsh, nuk ka pasur njeri mė vital se ai. Kur vija nga rruga, m’i merrte ēantat e mia dhe vetė i bartte deri nė katin e nėntė. Ėshtė kėnaqur. Pastaj, pėsoi njė goditje nė tru dhe ēdo gjė ndryshoi. Ai ishte i pafuqishėm, u plak pothuajse brenda natės. Lėvizte dobėt, fliste dobėt, nuk ishte mė i njėjti njeri, dhe kėtė e ndjente. Nuk e ka dashur njė fund tė tillė...”, kujton Hedoni.

    Pasi me nėnėn e tij ka gjetur trupin e pajetė tė babait tė tij mbi krevat, Hedoni thotė se kanė pėrjetuar njė “tobogan tė ndjenjave".
    “Nga ai shok, trishtim, dhimbje e deri te vetėdija se kishte kėrkuar ashtu dhe pėr kėtė shkak nuk duhet tė vuajnė. Mund tė flas pėr njė vit, pėr tė treguar se pėr ēfarė do ta mbaj nė mend. Ka aq shumė! Ai ishte njė njeri i rrallė”, thotė Hedoni.

    Lajmi tragjik e ka gjetur njė trashėgimtar tjetėr tė Bekimit, tė birin Uliksi, nė Amerikė.

    “Ai ishte nė shok mė tė madh! Nuk ishte pranė tij dhe nuk e dinte se ēfarė po ndodhte”, thotė Hedoni, i cili kishte dalė nė aeroport pėr ta pritur tė vėllain.

    E festoi qetė ditėlindjen e fundit

    Aktori legjendar mė 1 qershor, dy javė para se vendosi tė largohet nga kjo botė, mbushi 74 vjet.
    “Ditėlindjen e kaluar e festoi qetė... Sikur nuk pat mė fuqi”, kujton Hedoni, duke shtuar se babai i tij kohėt e fundit mezi lėvizte.
    Prishtinė: Humbja e njė aktori tė papėrsėritshėm

    Vdekja e aktorit Bekim Fehmiu ka pikėlluar tė gjithė shqiptarėt; ata e perjetojnė si humbje tė njė njeriu qė i bėnte tė ndjehen krenarė, thonė pėrfaqėsuesit e komunitetit tė artistėve nė Kosovė.

    Bekim Fehmiu ndėrroi jetė nė moshėn 74-vjeēare nė Beograd. Policia dyshon tė ketė kryer vetėvrasje.
    Regjisori Isa Qosja thotė se vdekja e Fehmiut shėnon humbjen e njė aktori tė papėrsėritshėm.

    “Lajm i rėndė... shumė i rėndė, pėr komunitetin dhe pėr Kosovėn nė pėrgjithėsi, pėr njerėzit e Kosovės. Megjithatė, ishte krenari kur e dėgjonim emrin e tij nė skenėn ndėrkombėtare... dhe me arsye tė madhe, sepse Bekimi Fehmiu ishte njė figurė e pazakontė, e veēantė, njė figurė artistike, i papėrsėritshėm”.

    “Nė disa filma ka lėnė freski tė vėrteta. Ėshtė njė humbje tejet e madhe pėr tė gjithė. Kishte shumė energji, shumė vullnet, shumė fuqi artistike dhe ja... pėrfundoi nė mėnyrė shumė tragjike, shumė tė rėndė... e habitshme pėr mua”, shprehet Qosja.
    Edhe regjisori Ekrem Kryeziu e quan humbje tė rėndė vdekjen e aktorit Bekim Fehmiu.

    “Lajmet e kėqija nuk tė kursejnė... e ndjeva veten shumė keq, pėr arsye se u shua njė yll i kinematografisė sė Ballkanit. Ka qenė dhe do tė ngelė i freskėt nė mendjen time. Shumė njerėz tonė tė mėdhenj i kanė ofruar shumė, tepėr botės... E vėrtetė... ėshtė katapultuar aq shpejt nė orbitė, saqė i ka marrė rrėnjėt me vete. Ai i ka marrė rrėnjėt me vete dhe i ka takuar gjithėsisė”, deklaron Kryeziu.

    Lajmi pėr vdekjen e Bekim Fehmiut ėshtė njė kumt i zi, thotė dramaturgu dhe publicisti Haqif Mulliqi.

    “Ėshtė njė kumt i zi, tė cilin nuk do tė kisha dėshirė ta dėgjoja asnjėherė. Bekimin e kam njohur shumė mirė dhe nga afėr. Ėshtė shuar njė prej artistėve mė tė mėdhenj shqiptarė tė shekullit 20, i cili, objektivisht, na ka bėrė tė ndjehemi krenarė qė jemi shqiptarė dhe, jo rrallė, ka qenė edhe frymėzim pėr tė gjithė artistėt shqiptarė, kudo qė kanė jetuar”.

    “Nuk duhet harruar se Bekim Fehmiu ėshtė zhvilluar nė njė rrethanė krejtėsisht tė pamundshme pėr t’u zhvilluar njė artist shqiptar. Kishte sfida tė mėdha nė jetė...”, thotė Mulliqi.

    Bekim Fehmiu, gjatė karrierės sė tij, nuk ka luajtur nė ndonjė film nė gjuhėn shqipe. Por, pėrfaqėsuesit e komunitetit tė artistėve nė Kosovė thonė se, pavarėsisht nga ky fakt, ai njihet si aktor qė ka shpėrthyer kufijtė nacionalė pėr t’ia falur artin botės.
    Regjisori Qosja thotė se aktori Bekim Fehmiu ka lėnė gjurmė tė pashlyera nė kinematografinė e rajonit dhe tė Evropės.

    “Ai ka lėnė mbresa dhe ka treguar fuqinė artistike, figurėn... Ka treguar portretin e njeriut tonė, njė portret qė ėshtė vėshtirė ta gjejmė si tė tillė. Kjo ėshtė ajo qė ka rėndėsi pėr ne. Fatkeqėsisht, s’kemi pasur rastin qė ta kemi nė njė projekt tonin. Fatkeqėsisht... nuk kemi pasur mundėsi”, thotė Qosja.

    Ngjashėm shprehet edhe regjisori Kryeziu:

    “Arti ėshtė arti i botės. Me kėtė, nė njėfarė mėnyre, neve na ka madhėruar, sepse nė kėtė orbitė qė nuk ėshtė mė kombėtare, nė orbitėn e yjeve tė botės, e kemi edhe ne njė njeri qė e ka pasur zemrėn shqiptare, por qė, fatkeqėsisht, nuk ka pasur rol nė gjuhėn shqipe. Bekimi ka qenė njė fanar, drejt tė cilit ne jemi orientuar”.

    Dramaturgu Mulliqi e vlerėson aktorin e ndjerė si njė figurė qė do tė shėrbejė si model pėr aktorėt e ardhshėm.
    “Do tė pretendohet pėr vite e dekada, qė tė arrihet nė atė nivel nga secili artist, jo vetėm shqiptar, por edhe ballkanas. Nė fakt, madhėshtia e Bekimit ishte se ai ishte shqiptar, por pėrgjithėsisht u ka takuar tė gjitha kulturave tė tjera, ku ka participuar, dhe ato kanė qenė tė shumta”, thekson Mulliqi.

    Bekim Fehmiu ishte aktor dhe personalitet i respektuar nė gjithė Ballkanin dhe mė gjerė. Mbėshtetės ka pasur dhe ka edhe nė Beograd, ku ka kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės.

    Nė vitin 1987 filloi heshtja e madhe e Bekim Fehmiut. Dramaturgu beogradas, Gorqin Stojanoviq, qė gjatė gjithė kėtyre viteve ishte afėr Fehmiut,
    nė kėtė temė thotė:

    “Nė vitin 1987, nė kohėn e histerisė antishqiptare qė zhvillohej, ai tha se mė, jo vetėm qė nuk do tė aktronte, por as nuk do tė paraqitej nė opinion. Shi pėr kėtė ai nuk vinte as nė premierat tona”, thotė Gorqin Stojanoviq.

    Filip David, letrar dhe recensent i librave tė Bekim Fehmiut, deklaron:

    “Sa u pėrket njohjeve me regjisorėt dhe aktorėt mė tė njohur botėrorė, ne kėtu as qė e kemi ditur madhėshtinė e tij. Bekim Fehmiu ka qenė absolutisht nė kulmin e kinematografisė botėrore. Ai ka pasur role tė tilla, por edhe ka njohur personalitete tė niveleve tė tilla”. (rel)

      Ora ėshtė 19/4/2024, 15:37