BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga SmOoThy` 3/7/2010, 00:38

    First topic message reminder :

    Poema Shqiptari vdes duke kėnduar ėshtė botuar nė numrat e 15.3.1999 dhe 31.3.1999 tė gazetės sė pėrditshme “Bota Sot”.Mė vonė janė bėrė disa plotėsime dhe ėshtė pėrfunduar.

    Nga Skender Buēpapaj

    POEMĖ NĖ GUR

    Nuk ėshtė e rastit qė njė letėrsi tėq ketė njė roman nė gur(kujtoni “Kronikė nė gur) dhe njė poemė nė gur,kėtė qė i kushtohet Adem Jasharit,legjendes moderne tė trimėrisė shqiptare.

    Nė kuadrin e lirive poetike, dihet, ka poetė qė kanė parapėlqyer dhe ka plot tė tillė qė edhe mė tej parapėlqejnė tė mos pėrdorin fare shenja pikėsimi.Kėshtu ata mėtojnė qė vetė lexuesi tė gėzojė po ato liri tė cilat vetes ia ka dhėnė poeti.Pra, tė jetė ai qė vendos sesi ta lexojė krijimin poetic,duke vėnė aty qoftė pėrvojėn e tij si lexues, qoftė ndjenjat apo fantazinė, ashtu duke plotėsuar, sekush pėr vete, atė qė poeti e ka hedhur nė letėr. Autori i poemės nė gur “Shqiptari vdes duke kėnduar” ėshtė rigoroz nė pikėsim dhe shkrim. Ėshtė rigoroz dhe madje nė pėrjashtimin e shenjave tė tilla si pikėpyetja apo pikėēuditėsja (pikėthirrėsja-siē cilėsohet nė disa gjuhė).Ėshtė pra njė liri poetike, e cila, nė dukje tė parė, ngjan se e kufizon lexuesin, nė vend qė t’i krijojė edhe atij, bashkudhėtarit tė poezisė privilegjet e lirisė sė lėximit tė poezisė.

    Ky kufizim, megjithatė, bėhet nė emėr tė lexuesit si njė gjest i mirėfilltė njerėzor. Poeti nuk do qė dhimbja, tė cilėn e transmeton nė ēdo ind tėb saj, tė jetė ēmobilizuese, pėrkundrazi, ajo tė jetė e tillė qė dhimbjen ta transmetojė me atė gradualitet qė t’i shėrbejė kujtesės kombėtare, pra tė jetė po ajo dhimbje pėr t’u ndjerė sesa dhimbje pėr tė mos u harruar.

    Kėshtu, pra, dhimbja merr formėn e statujės, tė statujės qė sa herė poema lexohet, ajo del nga shkėmbi prej nga ėshtė marrė dhe sa herė poema kthehet nė rrafshin e librave, ajo pėrsėri kthehet nė shkėmbin prej nga ka dalė. Nė kėtė rrafsh zbulohen marrėdhėniet e magjishme qė poeti ka vendosur me bashkėkrijuesin e tij, pra me lexuesin, marrėdhėnie tė krijuara nė heshtje, nė mirėkuptim, si dhe tė gurit me gurin, tė cilat sė bashku krijojnė edhe kėshtjellėn, edhe bjeshkėn, madje edhe Bjeshkėt e Nemuna, ku i vendos njė pjesė tė ngjarjeve krijimtaria e librit tė ri tė Naim Kelmendit. Ato krijojnė edhe kullėn legjendare tė Jasharajve tė Drenicės, ku u pėrsėrit nga Adem Jashari, epopeja e Oso Kukės, por edhe Kosharen po aq legjendare, ku ngriti epopenė moderne Agim Ramadani, i cili ishte po aq sa luftėtar edhe poet, poet i ngjyrave dhe i fjalės.

    Naim Kelmendi ka pėrjashtuar nga pikėsimi i poemės shenjat emocionale, duke vėnė frymėzimin brenda piketave tė tre- katėr shenjave racionale, tė cilat pėrmbyllin leximin vetėm nė arsyetimin, vetėm nė tė arsyetuarit, duke e lėnė pėr nė fund a duke abstrahuar krejtėsisht dhimbjen si kulm tėb ndjenjės dhe ndiesisė.

    Dhe pra ai kėtė e bėn nė njė poemė ku dhimbja pulson nė ēdo strukturė tė brendshme sa pak ta gėrvishtėsh secilėn prej tyre.

    Duke lėnė jashtė shenjat emocionale, pra, poeti e udhėheq leximin drejt thelbit racional, ndėrsa dhimbjen e vė nė shtratin e poemės, e cila, do ta shoqėrojė lexuesin nga fillimi nė fund, po gjithsesi, pa u pėrfshirė nė asnjėrėn nga shtresat kuptimore tė poezisė. E them kėtė, sepse nė poemė nuk mungojnė as mjetet emocionale tė poezisė. Autori shtron pyetje pa fund por qė nuk ua do pėrgjigjen jashtė tekstit tė poezisė, prandaj nuk i kufizon ato me pikėpyetje. Autori pėrdor pasthirrma, pėrdor strukturėn thirrėse, tė cilat shndėrrohen mes tyre shpesh nga vargu nė varg, por lejon qė grafikisht ato tė shfaqin theksin e tyre emocional, sepse, thashė, aty i intereson theksi racional.

    Ne shqiptarėt e kemi shprehjen “Fol gur”. Kėtė ne e pėrdorim nė raste kur dikush ka plot pėr tė thėnė por qė i mban pėr vete. Poeti, nė rastin tonė, tė folurit e kufizon mes vetes dhe lexuesit. Prandaj struktura e poemės ėshtė nė natyrėn e njė shprehjeje tė ngurosur metaforike, ku pozicioni i ēdo fjale, i ēdo shenje, ėshtė paracaktuar. Nė gramatikė kjo kuptohet edhe si trajtė e ngurosur e kuptimit, pra e strukturės sė leximit. Poema ka strukturėn e njė proverbi, tė njė proverbi mė fabulė, pra ėshtė njė krijim ku poeti ka vetėm rolin e firmės, ndėrsa autorėsia i pėrket pėrvojės njerėzore tė pėrfituar nė trojet liridashėse tė Kosovės mijėra e mijėra vjet nga tė gjithė bardėt, nga tė gjithė mendimtarėt, nga tė gjithė pleqnarėt e Kosovės, prandaj ajo ka vėrtet strukturėn e poemės nė gur.

    Naim Kelmendi ėshtė reporter i Luftės sė Kosovės. Nga vija e parė e frontit, nė epopenė e madhėrishme tė Koshares, ai ishte krah pėr krah me luftėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės deri nė ditėn e shumėpritur tė lirisė. Edhe reportazhet e para nga Kosova e lirė i pėrkasin penės sė tij. Prandaj frymėzimet e tij pėr heroikėn moderne shqiptare janė nga mė autentiket.
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga SmOoThy` 3/7/2010, 00:45

    25.

    Pamėshirshėm qindvjetshavė ke shkelur mbi mua

    ke bėrė ēka s’bėhet, ke stepur edhe zotin atje lart

    Uh po armik i egėr ke qenė e ke mbetur pėr jetė po ai

    qė kur ke ardhur e zure vend pėreth tokave tė mija

    atėherė e sot ke mbetur barabar nė tėra ecjet e tua

    ku je vuajtje e pėrvauajtur po zi na i ke rėnė epokės

    po zi na i ke shkruar kėto stinė e vite me tė zezėn

    i zi na ėshtė derdhur pqrmbi koka e shpirt trishtimi

    Ah, falė tė qofsha zoti ynė, ku rendin kėshtu spijujt

    tradhtarėt, antinjerėzit, antindėrkombėtarėt, kurrė s’u falet

    shiten lirė pėr ndonjė shėrbim si kuaj pa shėrbim

    dėgjojani tash gjėmen krismės nė kėtė zgjim Kosove

    ėshtė gjaku qė ia shkruan historinė Ilirit e Ilirianės

    ėshtė jehona e tij qė pėlcet tek ndėrgjegjet e botės

    dhe vijnė radhė mė radhė shqiptarėt dhe i prijnė

    luftės dhe epokės tek rrėnja e lashtė ia bekojnė tytėn

    pastaj vijnė kremtet dhen shqip ēelin sėrish lulet e

    bari rritet sėrish dhe shpendėt pėrsėri shihen sndej

    e shumohen prej vezės sė vet e bashkė me njerėzit

    ecin lumenjt e stinėt e mungojnė vetėm tė rėnėt

    s’mungojnė nė asnjė ēast emrat tanė mėsa kohėt tona

    i yni i bie cep mė cep pa drojė duke prekur zgjimin

    duke mos besuar se nga hiri i vet Ringjallet Kosova

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/4/2024, 17:14